Instituti “Max van der Stoel” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore do të mirëpres studentët nga Universiteti i Varshavës të mërkurën më 29 maj 2019.
Kjo vizitë studimore është organizuar nën udhëheqjen e profesorit Pawel Swieniewicz, me qëllim për t'u ofruar studentëve mundësi për të mësuar më shumë për përvojat e Maqedonisë së Veriut për reformat territoriale dhe sistemin e qeverisjes lokale.
Gjatë vizitës së tyre studimore profesori dhe Drejtori i Institutit të MVDS-së, Veli Kreci do të mbajnë një ligjëratë me titull “Të kuptuarit e reformave territoriale dhe sistemit të qeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut”.
Pas ligjëratës do të pasojë diskutimi nga studentët dhe do të mbahet në mjediset e MVDS-së të mërkurën, më 29 maj, me fillim në ora 10:30.