Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

25 Vjet - UEJL

Universiteti i Evropës Juglindore shënon 25-vjetorin e themelimit

Më 20 nëntor 2026, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) shënon 25-vjetorin e themelimit, duke kremtuar një çerek shekulli të përkushtimit ndaj dijes, arsimit cilësor, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror.

Ky jubile shënon një rrugëtim të rëndësishëm institucional, të karakterizuar nga arritjet akademike, mundësitë e reja dhe kontributi në përgatitjen e gjeneratave të reja. Njëkohësisht, ai është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të rikonfirmuar vizionin e UEJL-së për të ardhmen.

Ceremonia solemne me rastin e 25-vjetorit do të mbahet më 20 nëntor 2026, me fillim në orën 12:00, në Amfiteatrin LH2 „Alajdin Abazi“, në kampusin e UEJL-së në Tetovë.

Data: 20 nëntor 2026
Ora: 12:00
Vendi: Amfiteatri LH2 „Alajdin Abazi“, UEJL, Tetovë

Google+