Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Claud computing dhe aplikacionet mobile të ueb-it

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
SETK: 120 (2 vite)
Vendimi:

Programi studimor në Cloud Computing dhe aplikacionet mobile për ueb u mundëson studentëve të fitojnë njohuri të fundit dhe kompetencat e kërkuara nga industria me rritje më të shpejtë globale. Cloud Computing dhe aplikacionet mobile për ueb pritet të jenë industri miliarda eurosh gjatë dy - tre viteve të ardhshme. Ky program është praktik për nga  natyra dhe ofron specializime në fushat më të rëndësishme të Cloud-it: softueret si shërbim dhe menaxhimi i komponentëve të infrastrukturës themelore (duke përfshirë rolin e administratorit të sistemit). Studentët e regjistruar në këtë program do t’i fitojnë përvojat të fundit mbi parimet, modelet dhe teknologjitë në Cloud të ligjëruara nga ekspertët e fakultetit dhe industrisë me përvojë në këtë fushë.

Ky është një program i ri që ofrohet në rajon. Është tërheqës për kategori të ndryshme të studentëve: të diplomuarit e shkencave teknike, ekspertë të industrisë, administratorë te sistemit dhe ata që janë të interesuar në fitimin e përvojës praktike në Cloud dhe aplikacionet mobile për ueb.

Programi do t’u mundësojë studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, në atë fushë që konsiderohet si një nga ato me potencial më të lartë të zhvillimit dhe një makineri e fuqishme për punësim në të ardhmen, si në Maqedoni ashtu dhe në mbarë botën. Cloud Computing mendohet  të sigurojë një brez të ri të infrastrukturës, të shërbimeve dhe zgjidhjeve për bizneset e tanishme dhe të ardhshme. Njohuritë e fituara në këtë program do t’u mundësojnë studentëve aftësi të shumta për nevojat e industrisë dhe karriera e studentëve varion nga IT sektori deri te sektori bankar.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të kuptuarit e parimeve dhe teknologjive lidhur me Claud computing dhe aplikacioneve mobile te ueb-it;
  • Njohuri dhe përvojë me platformat më të reja për zhvillim të aplikacioneve për Claud, pajisje mobile dhe ueb.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Krijimi dhe shpërndarja e ueb aplikacioneve komerciale nëplatforma tëndryshme Claud;
  • Dizajnimi i aplikacioneve dhe shkrimi i kodit qëpunon me efikasitet nëClaud platform;
  • Dizajnimi dhe zhvillimi i aplikacioneve qëpunojnëme efikasitet nëpajisjet mobile;
  • Aplikimi i praktikave mëtëmira nëmenaxhimin e projekteve.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Vlerësimi i potencialit Cloud dhe mobile tëueb-it dhe ndikimi i tyre nëzhvillimin e ueb aplikacioneve nëtëgjitha rrethinat e mëdha për Cloud
  • Vlerësimi i strategjive tësigurimit lidhur me Cloud computing dhe implementimi i protokolleve për tësiguruar qëndrueshmërinëe organizatave;
  • Vlerësimi i teknologjive dhe rrjedhave moderne për Cloud, ueb dhe pajisje mobile;
Aftësitë e komunikimit
  • Të komunikojëme moshatarët teknikë, menaxhmentin, klientët, dhe përdoruesit finalë;
  • Tëudhëheqë dhe të trajnojë tëtjerët nëzhvillimin e sistemeve dhe komponentëve softuerikë.
Aftësitë e të mësuarit
  • Ta identifikojë ndikimin operativ dhe ekonomik të arkitekturave sistemore dhe aplikacioneve softuerike në fushën përkatëse;
  • Të mësuarit e kornizave, platformave dhe sintaksës për ndërtimin e aplikacioneve për Cloud, ueb dhe pajisje mobile.

Semestri 1

  • [6 SETK] Cloud Arkitekturat
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’u ofrojë njohuri mbi tendencat e fundit mbi “cloud”-in si dhe njohuri mbi dallimet dhe sfidat në mes të arkitekturave “cloud” dhe arkitekturave tradicionale. Po ashtu, lënda ofron njohuri për identifikimin dhe kategorizimin e platformave dhe mjediseve softuerike për llogaritje në “cloud”, si dhe analizën e karakteristikave të platformave llogaritëse në “cloud”.
  • [6 SETK] Menaxhimi i mjediseve virtuale
    Pas përfundimit të kësaj lënde studentët duhet: - të kenë njohuri për teknikat bazë të virtualizimit të sistemeve kompjuterike bashkëkohore; - të kenë njohuri për virtualizimin e sistemeve operative; - të kenë njohuri për të menaxhuar virtualizimin e rrjeteve kompjuterike; - të kenë njohuri për funksionimin e disqeve dhe memorieve virtuele; - të mund të distribuojnë resurset fizike në sisteme të shpërndara virtuale.
  • [6 SETK] Dizajni i aplikacioneve mobile dhe ueb
    Qëllimi i lëndës është përkufizimi mbi llogaritjet mobile dhe llojet e pajisjeve mobile si dhe përshkrimi i përparësive dhe mangësive të platformave të ndryshme të platformave të aplikacioneve mobile, zhvillimi i aplikacioneve për pajisje mobile (pajisje Android) dhe zhvillimi i përdorimeve të rastit për aplikacionet e zhvilluar mobile.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Aplikacionet e bazuara në shërbime për Cloud
    • Arkitekturat e orientuara drejt shërbimeve
    • Internet programimi
    • Zhvillimi i Internet aplikacioneve
    • Sistemet e shpërndara
    • Programimi në C# dhe .NET
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Методологија на наставата
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar të aplikacioneve TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Tema të avancuara nga aplikacione statistikore për përpunimin e të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 2

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Lënda siguron gjithpërfshirje të metodologjisë së hulumtimit, teorive dhe protokolleve themelore të hulumtimit dhe të shkruarit e të propozimeve hulumtuese. Gjatë lëndës studenti do të mësojë për natyrën ciklike të zbatimit të hulumtimit dhe të procesit interaktiv të shkrimit shkencor. Lënda i mëson studentët si ta identifikojnë temën për studim, të formulojnë pyetje, ta organizojnë pasqyrën e literaturës, të zgjedhin projekte hulumtuese dhe metodologji adekuate. Deri në mbarim të kursit studentët do të përfundojnë me propozimin i cili përfshin hyrjen, arsyetimin e punimit, bibliografinë, metodologjinë, referencat dhe afatet kohore të projektit.
  • [6 SETK] Menaxhimi me infrastruktra Cloud
    Qëllimi i këtij moduli është t'u mundësojë studentëve që t’i vlerësojnë në mënyrë kritike aspektet strategjike dhe operacionale të sigurimit, zbatimit dhe menaxhimit të komponentëve të bazuara në cloud infrastruktura. Moduli do t’u mundësojë studentëve të analizojnë, të dizajnojnë dhe implementojnë mjedise të besueshme dhe të optimizuara.
  • [6 SETK] Interaksioni njeri-kompjuter për pajisjet mobile
    Qëllimi i lëndës është që studentët t’i mësojnë parimet e dizajnimit të aplikacioneve mobile për të arritur një nivel të lartë të përdorshmërisë. Më saktësisht, studentët do të njoftohen me metodën e dizajnimit me qendër përdoruesin, që nënkupton dizajnimin e aplikacioneve mobile bazuar në analizën e përdoruesit dhe të rrethanave të përdorimit. Gjithashtu, do të mësohen metoda të ndryshme vlerësuese, që do të zbatohen për të siguruar përdorshmërinë e aplikacionit nga ana e përdoruesve.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Siguria në Cloud rrethinat
    • Zhvillimi i Cloud aplikacioneve
    • Minimi dhe magazinimi i të dhënave
    • Teknologjitë sociale të ueb-it
    • Teknologjitë bashkëkohore për ueb dhe mobile
    • Rrjetat të përkufizuara në softuer
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lire 2
    • Retorika
    • Методологија на наставата
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar të aplikacioneve TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Tema të avancuara nga aplikacione statistikore për përpunimin e të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 3

  • [6 SETK] Përllogaritja mobile dhe depërtuese
    Lënda ka për qëllim që studentët t’i aftësojë për hulumtim të çështjeve nga sfera e sistemeve mobile, si dhe sistemeve depërtuese (pervasive). Shumë lëmenj tradicionalë nga shkenca kompjuterike dhe inxhinieria kompjuterike janë të goditura nga kufizimet dhe kërkesat e sistemeve mobile dhe depërtuese. Lënda do të ofrojë punë praktike të konsiderueshme. Studentët do të punojnë në grupe të vogla nën udhëheqjen e mentorit të projektit. Do të kenë qasje të vazhdueshme te të dhënat, do të dinë t’i përdorin makinat virtuale, do të kenë njohuri për, adaptimin burimor-dinamik, teknologjinë mobile hardware, do ta njohin lokacionin dhe kontekstin, do ta dinë mirë se ç’është siguria dhe privatësia, metodologjia e dizajnit dhe infrastrukturës.
  • [6 SETK] Infrastrukturat Cloud për magazinim të dhënash
    Qëllimi i këtij moduli është që t'u mundësojë studentëve të vlerësojnë në mënyrë kritike një sërë opsionesh për ruajtjen e të dhënave, me një fokus të veçantë në ofrimin e shërbimeve të besueshme për ruajtjen e sigurt dhe efikase, si dhe lexim të informacionit në Cloud. Studentët do të njihen me projektimin, zhvillimin, zbatimin dhe menaxhimin e mjediseve të bazuara ne "cloud" për ruajtje të të dhënave. Studenti do të fitojë një pasqyrë të detajuar në aspektet praktike dhe teorike të magazinimit të të dhënave dhe menaxhimin e tyre. Në fund studenti duhet: - t’i vlerësojnë në mënyrë kritike metodat e tanishme / teknikave për ruajtjen e të dhënave dhe menaxhimin e tyre ne Cloud; - të demonstrojnë njohuri në projektimin, zhvillimin, implementimin dhe menaxhimin e bazave të të dhënave të bazuara në cloud; - t’i analizojë në formë kritike dhe t’i vlerësojë sfidat e magazinimit të të dhënave në Cloud si dhe menaxhimin e tyre.
  • [6 SETK] Biznes strategjitë për Cloud computing
    Qëllimi i këtij moduli është që t’u mundësojë studentëve të kryejnë hulumtime të pavarura, analiza dhe vlerësime në sektorin e biznesit, bazuar në njohuritë e teknologjive cloud dhe mjedisit të biznesit. Studentët do të zhvillojnë strategji për menaxhimin dhe zhvillimin e operacioneve të biznesit, duke vlerësuar në formë kritike rastet e biznesit për migracionin në një mjedis cloud.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 3
    • Zhvillimi i aplikacioneve mobil me Android
    • Përllogaritjet Grid
    • Sistemet inteligjente të bazuara në agjentë
    • Mjetet për llogaritje inteligjente
    • Parimet e të shkruarit në ueb
    • Grafika kompjuterike dhe lëvizja
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4
    • Zhvillimi i aplikacioneve mobil me Android
    • Përllogaritjet Grid
    • Sistemet inteligjente të bazuara në agjentë
    • Mjetet për llogaritje inteligjente
    • Parimet e të shkruarit në ueb
    • Grafika kompjuterike dhe lëvizja

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+