Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrim Biznesi (+1)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
SETK: 60 (1 vit)
Vendimi:
Njohuritë dhe të kuptuarit
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësitë për të vlerësuar
Aftësitë e komunikimit
Aftësitë e të mësuarit

Semestri 1

  • [6 SETK] Ekonomia e avancuar
    Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit brenda ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmëria, sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: prodhimin bruto të vendit, inflacionin, papunësinë, kursimin, investimet, kursin devizor etj.. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrën e karakterin e politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
  • [6 SETK] Statistika aplikative
    Përmes kësaj lënde studentët do t’i kuptojnë dhe do t’i zbatojnë elementet e statistikës deskriptive, teorinë e gjasës të ndjekur me gjasën dhe shpërndarjen e kopjeve, llogaritjen e parametrave shpërndarëse, llogaritjen dhe kontrollimin e hipotezave statistike, testimin e hipotezave, analizën e variantit, analizat lineare dhe analizat e serive kohore, regresionin dhe korrelacionin e thjeshtë linear.
  • [6 SETK] Sjellja organizative
    Lënda synon t’i njoftojë studentët me sjelljen organizative dhe me psikologjinë organizative. Nga kjo pikë vështrimi studentët duhet të fitojnë njohuri përkatëse nga lëmi i liderizmit, fuqisë, autoritetit, punës ekipore, konfliktit, rolit dhe rëndësisë së organizimit të biznesit individual, etj.
  • [6 SETK] Sistemi monetar dhe politika
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Komunikimi afarist
    • Tregtia e jashtme
    • Menaxhmenti i investimeve

Semestri 2

  • [6 SETK] Standare ndërkombëtare të kontabilitetit
    Lënda përfshin: standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, kapitalin, mjetet dhe rezervat e vazhdueshme, mjetet financiare, detyrimet, letrat me vlerë, kërkesat e blerësve, përkufizimet aktive kohore, detyrimet ndaj furnizuesve, rezervat afatshkurtra dhe afatgjata, përkufizimet pasive kohore, shpenzimet materiale dhe jomateriale, shpenzimet e rrogave dhe amortizimin, caktimin e detyrimeve të TVSH-së dhe tatimit të fitimit, caktimin e rezultatit financiar.
  • [6 SETK] Ekonomia publike
    Intenca kryesore e lëndës është t’u ndihmojë studentëve në kuptimin e dallimeve midis sektorit publik dhe privat. Në këto suaza, gjithashtu, duhet të sqarohet logjika, organizimi dhe mënyra e funksionimit të sektorit publik në botë dhe në Republikën e Maqedonisë.
  • [6 SETK] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njohë studentët me konceptin e shitjes dhe distribuimit, dallimet midis këtyre dy veprimtarive, si dhe metodat moderne të përdorura në ekonominë e tregut në procesin e shitjes dhe efikasitetin e shpërndarjes, kanalet e shpërndarjes, kriteret dhe strategjitë e shpërndarjes.
  • [6 SETK] Etika afariste dhe përgjegjësia shoqërore
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Menaxhmenti ndërkombëtar
    • Menaxhimi i portfolios
    • Zhvillimi ekonomik vendor dhe rajonal
Google+