Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Cikli i dytë i trajnimit për përgatitjen e provimit të judikaturës, organizuar nga Fakulteti Juridik- UEJL

Fakulteti Juridik-UEJL në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të RM-së, duke filluar prej 18 tetor  2018, do të vazhdojë me ciklin e dytë të realizimit të programit ‘Trajnim për përgatitjen e provimit të judikaturës’. Trajnimi është i akredituar nga Bordi për Akreditim dhe Evaluim të Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet një inovacion në Fakultetin Juridik-UEJL, duke e veçuar atë nga fakultetet tjera juridike në vend. Provimi i judikaturës, si një provim profesional, juristëve të diplomuar ua zgjeron mundësinë e afirmimit të tyre për realizimin e detyrave, për kryerjen e të cilëve kërkohet dhënia e këtij provimi. Andaj, duke ndjekur trendet e fakulteteve juridike bashkëkohore, të cilët prioritet i japin pjesës trajnuese dhe praktike, e pamë të arsyeshme që për studentët dhe kandidatët tjerë të interesuar të ofrojmë trajnim për dhënien e provimit të judikaturës.

Plan programi i Trajnimi bazohet në Programin për dhënien e provimit të judikaturës, bazuar në nenin 7, të Ligjit për provimin e judikaturës, Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 137/2013 Linku në vazhdim (http://www.pravdiko.mk/wp-content/uploads/2013/11/Zakon-za-pravosudniot-ispit-07-10-2013.pdf).

Trajnimi do të ndahet në dy sesione: pjesa teorike dhe pjesa praktike.

Për pjesën teorike të trajnimit, do të angazhohen profesorë të dëshmuar në lëminë përkatëse juridike, ndërkaq për pjesën teorike, do të angazhohen ekspertë nga praktika juridike (gjykatës, prokurorë, avokatë, përmbarues, noterë, etj).

Pjesa teorike e trajnimit do të përfshijë këto lëmi:

1. E drejta civile (materiale dhe procedurale);
2. E drejta penale (materiale dhe procedurale);
3. E drejta e punës;
4. E drejta tregtare;
5. E drejta ndërkombëtare, E drejta kushtetuese dhe E drejta administrative

Pjesa praktike e trajnimit do të përfshijë:

1. Raste studimi - E drejta civile;
2. Raste studimi- E drejta penale

Fondi i orëve për realizimin e trajnimit do të jetë: 57 orë (një orë është 50 minuta)

Studentët dhe kandidatët që do të ndjekin trajnimin do t’i kenë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme bazuar në programin për dhënien e provimit të judikaturës të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë. Kandidatët, në çdo kohë do të mund t’iu drejtohen për këshilla dhe konsultime profesorëve, ekspertëve, si dhe koordinatorit të trajnimit në periudhën sa zgjatë trajnimi, por edhe gjatë periudhës së dhënies së provimit të judikaturës në Ministrinë e Drejtësisë.

Ky trajnim do të ofrohet për studentët e ciklit të dytë të Fakultetit Juridik-UEJL, si dhe për kandidatët tjerë të interesuar.

Afati i fundit për aplikim në trajnim është deri më 12 nëntor 2018.

Trajnimi fillon me 15 nëntor 2018.

Aplikimi bëhet me plotësimin e formularit në vazhdim https://goo.gl/ogsPCH

Çmimi i trajnimit

Çmimi i trajnimit për përgatitjen e provimit të judikaturës është 10.000,00 denarë.
(*Për studentët e studimeve pasdiplomike të Fakultetit Juridik – UEJL, do të ketë lëshim të caktuar në çmim.)

Kandidatëve ju jepet mundësia që pagesën ta bëjnë me dy këste.

Pagesa te behet sipas këtij shembulli:

  • Pranuesi: BIZNIS END INOVEJSHN SENTR-BDC
  • Emri i bankes: STOPANSKA BANKA
  • Zhiro llogaria : 200003314393477
  • Arsya pagesës: Uplata za PI
  • Kodi: 930

Për informata më të hollësishme drejtohuni tek koordinatori i trajnimit Doc.Dr. Arta Selmani-Bakiu (arta.selmani@seeu.edu.mk)

Google+