Programi: |
E Drejta Kushtetuese (2026/2027) |
| Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
| Fakulteti: | Drejtësia |
| Kodi i programit: | CL60 |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | Magjistër i shkencave juridike Drejtimi: E Drejta Kushtetuese |
| SETK: | 60 (1 vit) |
| Vendimi: |
Qëllimi i programit studimorështë të ofrojë përmbajtje lëndore që përfshijnë bazat e njohurive kushtetuese-juridike me rëndësi për profesionin e juristit, të lidhura me këtë fushë juridike. Nëpërmjet tyre sigurohen njohuri të avancuara, të aplikuara, konkrete dhe të sistematizuara mbi institutet kushtetuese-juridike, si dhe mbi themelet e sistemit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe njohuri krahasuese nga kjo fushë juridike në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Objektivat e programit studimor në fushën e së drejtës kushtetuese, në kuadër të ciklit të dytë të studimeve në Fakultetin Juridik pranë UJIE, janë si vijon:
• T’i përgatisë studentët për një kuptim të avancuar të shkencave kushtetuese-juridike dhe për njohje të thelluar të metodave dhe aftësive kërkimore në këtë fushë, në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare;
• T’i aftësojë studentët të fitojnë kompetenca për interpretimin, zbatimin dhe përshtatjen e normave juridike, si dhe për zgjidhjen e problemeve juridike, duke zhvilluar kërkime me integritet të lartë shkencor;
• T’u mundësojë studentëve zhvillimin e aftësive për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë të ideve të reja dhe të avancuara, si dhe fitimin e kompetencave për iniciim të pavarur dhe pjesëmarrje aktive në rrjete kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në ngjarje shkencore;
• T’i përgatisë studentët për komunikim efektiv me kolegët, komunitetin e gjerë akademik dhe shoqërinë në tërësi brenda fushës së tyre të ekspertizës, si dhe për prezantimin dhe shpërndarjen e rezultateve të kërkimeve të tyre;
• T’i aftësojë studentët për afirmim në kuadër akademik dhe profesional dhe për kontribut në zhvillimin teknologjik, social dhe kulturor në një shoqëri të bazuar në dije;
• T’u mundësojë studentëve të zhvillojnë aftësi për mendim kritik dhe zgjidhje analitike të problemeve në nivel të avancuar;
• Të krijojë kushte që studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për kërkim akademik, prezantim të argumentuar dhe shprehje të shkruar në nivel të avancuar akademik;
• T’i përgatisë studentët për avancim të mëtejshëm akademik në studime doktorale brenda vendit dhe jashtë tij.
Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të magjistraturës të aftësohen për t’i zbatuar njohuritë dhe shkathtësitë e përgjithshme dhe të posaçme teorike dhe praktike profesionale dhe kushtetuese-administrative në praktikë; të ofrojnë përgjigje analitike si nga pikëpamja e zbatimit të akteve normative juridike, ashtu edhe nga pikëpamja e ndryshimit të rregullativës juridike; t’i shqyrtojnë dhe t’i hulumtojnë fenomenet dhe problemet kushtetuese-administrative dhe të japin propozime kreative për zgjidhjen e tyre; në mënyrë kritike dhe argumentative t’i analizojnë dhe t’i evaluojnë zgjidhjet juridike dhe funksionimin e institucioneve juridike-kushtetuese-administrative në praktikë; të vijojnë me perfeksionimin e mëtejshëm të studimeve të doktoratës në lëminë e shkencave juridike- kushtetuese-administrative; ta ndjekin zhvillimin e legjislacionit dhe të praktikës juridike dhe të angazhohet për zbatimin e rezultateve shkencore të hulumtimit në praktikën legjislative dhe juridike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon njohuri dhe kuptim për të drejtën kushtetuese, duke zbatuar metodologjinë adekuate për zgjidhjen e problemeve komplekse kushtetuese, si në mënyrë sistematike, ashtu edhe në mënyrë kreative, që siguron bazë, apo mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe/ose zbatimin e ideve autonome në konktekst të hulumtimit kushtetues;
- Aftësi për përdorimin e dijeve të gjera dhe të thella kushtetuese;
- Tregon nivel të lartë të kompetencës në të drejtën kushtetuese;
- Posedon dije nga njëra ose më shumë lëndë të lëmisë, të cilat, në fushat e dhëna shkencore, mbështeten në hulumtimet më me renome ndërkombëtare në lëminë kushtetuese.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për zgjidhjen kritike, të pavarur dhe kreative të problemeve me origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose të panjohura dhe në kontekst multidisiplinar, të ndërlidhur me trendet bashkëkohore të së drejtës kushtetuese.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për sintetizimin dhe integrimin e dijeve;
- Aftësi për menaxhimin me çështje komplekse, sistematikisht dhe kreativisht, për vlerësimin solid, madje edhe gjatë informacioneve jo të plota dhe të kufizuara, por të cilët i përfshijnë përgjegjësitë personale, shoqërore dhe etike gjatë zbatimit të dijeve të fituara kushtetuese;
- Aftësi për vlerësimin dhe seleksionimin e teorive shkencore, metodologjive, mjeteve dhe shkathtësive të përgjithshme nga lëmitë e lëndëve dhe vendosja e analizave dhe zgjidhjeve të reja në baza shkencore.
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për këmbimin e konkluzioneve dhe propozimeve me mbështetjen me argumente dhe me mbështetje racionale të tyre, si me persona profesionistë, ashtu edhe me persona joprofesionistë, qartë dhe bindshëm;
- Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; menaxhimi dhe inicimi i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësi për njohjen e nevojës personale për dijet e mëtejshme dhe aftësi për veprimin e pavarur dhe të mëvetësishëm gjatë fitimit të dijeve dhe shkathtësive të reja në kontekst nacional, rajonal dhe evropian si dhe në kontekst botëror;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësisë për zhvillimin dhe perfeksionimin e mëtejshëm profesional.
Semestri 1
-
[MCAL-0101]
[6 SETK]
E drejta kushtetuese e zbatuar
Fitimi i njohurive të avancuara për konceptet, dukuritë dhe institutet e të drejtës kushtetuese dhe të institucioneve shtetërore në Maqedoni të Veriut, përfshirë edhe qëndrimet e ndryshme teorike për to. Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese si shkencë dhe degë juridike, duke përfshirë analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në domenin rajonal dhe evropian. Nëpërmjet këtij moduli, studentët do të fitojnë njohuri themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e organeve shtetërore dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit; Inkurajimi i mendimit kritik te studentët për çështjet themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në suaza të BE-së, me çrast, do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian i cili, në të ardhmen, si një ekspert do të duhet ta interpretojë dhe ta zbatojë të drejtën kushtetuese në rrafshin nacional dhe evropian; Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese në aspektin krahasimtar dhe nacional, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse konsiderohet vetëm në aspektin nacional; Planprogrami, gjithashtu, në vetvete do të mbulojë: Rregulloren e re të punës së Kuvendit e cila ka një rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në Maqedoni, ligjet e reja që rregullojnë materien kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, pushtetin vendor, sistemi zgjedhor, shoqëria civile, mbrojtjes, politikës së jashtme, etj; Përveç kësaj komponente normative, planprogrami do të përpunojë dhe praktikën e organeve qendrore të pushtetit shtetëror në RMV, përkatësisht të: Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme, e cila ka një ndikim të fortë në të drejtën kushtetuese si shkencë; Gjithashtu, do të përfshihen edhe amendamentet kushtetuese të vitit 2001 që kanë një ndikim të madh në demokracinë mazhoritare në RMV si dhe në vlerat themelore kushtetuese të rendit kushtetues të RMV-së si dhe amendamentet kushtetuese të vitit 2005 lidhur me reformat gjyqësore në RMV; Në fund të kursit, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktik; T’i bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike mbi konceptet, dukuritë dhe institutet e të drejtës kushtetuese; T’ipërshkruajnë dhe analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriutnë të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe komuniteteve etnike.
-
[EMCAL-01]
[6 SETK]
E drejta e vetadministrimit lokal
Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në fushën e vetëqeverisjes lokale. Në nivel teorik, synohet veçanërisht kuptimi i rëndësisë së qeverisjes lokale, garancive kushtetuese, si dhe njohuritë mbi legjislacionin krahasues. Në nivel praktik, përfshihen gjithashtu njohuritë mbi strukturën dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe të organeve të saj. Studentët fitojnë njohuri dhe kuptim mbi qeverisjen lokale, statusin e saj kushtetues, organizimin dhe funksionimin. Njohuritë e fituara mund të zbatohen drejtpërdrejt në aspekte të ndryshme të punës juridike në komunitetet lokale dhe, në mënyrë të tërthortë, në shumicën e veprimeve juridike. Ato zhvillojnë aftësinë për të kuptuar qeverisjen lokale dhe rolin e saj në sistemin kushtetues-politik dhe juridik, si dhe shkathtësinë juridike për të ushtruar funksione në komunitetet lokale. Studentët lidhin njohuritë e fituara me lëndët në fushën e të drejtës kushtetuese dhe asaj administrative.
-
[EMCA0030]
[6 SETK]
Teoria dhe Praktika e Federalizmit
Kjo lëndë studentëve u ofron njohuri për organizimin e shteteve federative, organeve të tyre, kompetencave, llojeve të shteteve të përbëra, disa federata me karakteristike në botë, si dhe për çështjet qendore teorike e praktike të ndërlidhura me shtetet federative, siç janë: Kushtetuta e shtetit federativ,, struktura e federatës, ndarja e kompetencave midis federatës dhe subjekteve të saj, pjesëmarrja e subjekteve të federatës në ushtrimin e pushtetit federativ, e drejta e vetorganizimit e subjekteve të federatës, çështja e sovranitetit (shtetshmërise) në shtetin federativ, perspektivat e federalizmit në botë, si dhe çështja për pozitën e njësive federale në marrëdheniet ndërkombëtare. Studenti fiton njohuri për nocionet themelore dhe ligjshmëritë e federalizmit, që do ta aftësojnë atë për arsyetimin historik, komparativ dhe kritik të federatave aktuale dhe proceseve lidhur me to.
-
[MCAL-0302]
[6 SETK]
Gjyqësori kushtetues
Qëllimi i lëndës është të zhvillojë njohuritë shkencore, aftësitë akademike në procesin e kërkimit në fushën e gjyqësorit kushtetues, zhvillimin e aftësive kreative dhe interpretimin e rregullave për juridiksionin, procedurën dhe efektin juridik të vendimeve të gjykatave kushtetuese, zotërimin e aftësive specifike në zbatimin e mbrojtjes gjyqësore-kushtetuese, në përgjithësi, dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Duke përvetësuar lëndën përmes aktiviteteve të planifikuara dhe formave të mësimdhënies, pritet që studenti të: - të kuptojë strukturën dhe procesin e shfaqjes së gjyqësorit kushtetues dhe të sistemit të kontrollit gjyqësor kushtetues të shtetit bashkëkohor demokratik të bazuar në sundimin e së drejtës; - të jetë në gjendje të parashtrojë iniciativë te Gjykata Kushetuese për kontrollin gjyqësor të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të akteve të përgjithshme normative juridike si dhe për të paraqitur kërkesë për mbrojtjen gjyqësore-kushtetuese të lirive dhe të drejtave të caktuara të përcaktuara me Kushtetutë; - të zhvillojë aftësinë për t'iu qasur sistematikisht problematikave gjyqësore-kushtetuese, si dhe të ofrojë përgjigje kritike dhe analitike në pjesën që lidhet me zgjidhjet juridike pozitive dhe për të zbatuar njohuritë e marra në praktikë.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore
Semestri 2
-
[MCCR1120]
[6 SETK]
Metodologjia e Hulumtimit
Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë. - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
-
[CM256]
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Qëllimet e punimit të magjistraturës janë: • Zhvillimi i aftësive kërkimore: Tregon se studenti mund të formulojë një problem kërkimor, të dizajnojë metodologji, të mbledhë dhe analizojë të dhëna, si dhe të interpretojë rezultatet. • Kontributi në dije: Duhet të ofrojë njohuri të reja, gjetje ose një kuptim më të thelluar të një teme në fushën përkatëse. • Aplikimi i njohurive teorike: Lidh teoritë dhe konceptet akademike të mësuara gjatë studimeve me probleme kërkimore reale ose teorike. • Dëshmimi i mendimit kritik: Studenti duhet të vlerësojë në mënyrë kritike literaturën, metodat dhe gjetjet, dhe jo vetëm t’i përshkruajë ato. • Përgatitja për karrierë profesionale ose akademike: Zhvillon kompetenca të nevojshme për kërkime të mëtejshme (studime PhD) ose për praktikë profesionale të avancuar. Në përmbledhje, punimi i masterit është njëkohësisht proces mësimor dhe produkt shkencor që dëshmon gatishmërinë e studentit për punë të pavarur në nivel të avancuar akademik. Për më tepër, aktiviteti synon të përmirësojë teknikat e kërkimit dhe stilin e shkrimit të punimit të masterit, duke respektuar në mënyrë strikte parimet e integritetit akademik dhe duke shmangur përdorimin e mjeteve të paautorizuara, si plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, të cilat janë të ndaluara nga Statuti i UEJL.