Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E Drejta Civile (2023-2024)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-PhDLAWCV180C
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Doktor i Shkencave Juridike / Drejtimi: E Drejta Civile
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor e drejta civile synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike civile me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës civile në Republikën e Maqedonisë sëe Veriut  dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike civile si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të resurseve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka dituri të hollësishme nga e drejta civile, si ajo materiale ashtu edhe nga ajo procedurale, njëherësh  edhe nga normat themelore në lëmenjtë kryesorë të së drejtës civile;
  • Ka njohuri të hollësishme të parimeve dhe instituteve të së drejtës civile, përfshirë edhe origjinën dhe përmbajtjen e tyre;
  • Vlerëson lëmin e së drejtës civile në mënyrë kritike, nga këndvështrimi shkencor dhe praktik;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • I zhvillon dhe i avancon shkathtësitë e hulumtimit analitik dhe të zgjidhjes së problemeve në teori dhe praktikë nëpërmjet përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore;
  • Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil;
Aftësitë për të vlerësuar
  • I zhvillon dhe i avancon shkathtësitë e hulumtimit analitik dhe të zgjidhjes së problemeve në teori dhe praktikë nëpërmjet përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore;
  • Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil;
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-civile;
  • Sjell vendime më të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore civile;
  • Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor;
  • I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore;
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij;
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e  kriminalitetit;

Semestri 1

  • [DLAW0101] [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
  • [C2370] [10 SETK] E drejta civile (programi i zbatuar)
    Qëllimi i lëndës: •T’i pajisë studentët me njohuri të avansuara nga e drejta civile duke u mundësuar të tregojnë •pse në situata të caktuara jetësore zbatohen institutet përkatëse të së drejtës civile. •T’i aftësojë studentët të interpretojnë në mënyrë adekuate normat që rregullojnë materien e •së drejtës civile; •Të gjejnë normat juridike të cilat janë relevante për zgjidhjen e një rasti juridiko-civil; •Të zhvillojë shkathtësi kritike të analizimit dhe interpretimit të normave të ndryshme të të •drejtës civile nga sistemet me të rëndësishme juridke nëpërmjet metodologjisë krahsuese. •Të nxisë mendimin analitik dhe kritik te studentët lidhur me problemet me të cilët •ballafaqohet sot e drejta civile në RMV-së.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2783] E drejta civile e krahasuar
    • [E2784] E drejta familjare evropiane
    • [E2785] E drejta e pronesise intelektuale
    • [E2786] E drejta trashëgimore e krahasuar

Semestri 2

  • [DCV01033] [10 SETK] E drejta procedurale civile (programi i zbatuar)
    Qëllim i lëndës: -të aftësojë studentët që në mënyrë të pavarur të identifikojnë dhe analizojnë në mënyrë kritike institucionet bazë të së drejtës procedurale civile -të zhvillojë aftësi për zbatimin e njohurive të marra në praktikë në lidhje me zhvillimin e proceseve gjyqësore civile.
  • [E2782] [10 SETK] E drejta afariste (program i zbatuar)
    Qëllimi i lëndës: Të aftësojë studentët të njihen me rregullat ligjore për kryerjen e një veprimtarie. Mënyra e organizimit të subjekteve afariste, kushtet për themelimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe pronarit të vetëm, si dhe mënyrat e përfundimit të subjekteve afariste; mënyrat e krijimit të një marrëdhënie juridike biznesi, kushtet për shfaqjen e atyre marrëdhënieve, efektet dhe pasojat; që kanë të bëjnë me letrat me vlerë: hake për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe mënyra për të mbrojtur subjektet e biznesit nga konkurrenca e padrejtë: mënyra për të mbrojtur konsumatorët, etj.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2783] E drejta civile e krahasuar
    • [E2784] E drejta familjare evropiane
    • [E2785] E drejta e pronesise intelektuale
    • [E2786] E drejta trashëgimore e krahasuar

Semestri 3/4

  • [DCV0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të dytë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [C2378] [30 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.

  • [PHD-S3-S4-02] [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
  • [C2020] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre.

Semestri 5

  • [DCV0105] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [CV-PhD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+