COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta kushtetuese dhe administrative (2020/2021)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-PhDLAWCAL180C
Viti akademik: 2021 / 2022
Titulli: Doktor i shkencave juridike - Drejtimi: E drejta kushtetuese dhe administrative
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Programi studimor E drejta kushtetuese dhe administrative synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike kushtetuese-administrative me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë juridike duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës kushtetuese dhe administrative në RMV si dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe  BE-ja.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike kushtetuese-administrative si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të resurseve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Tregon kuptimin sistematik në fushën e hulumtimit dhe njohjen e perfeksionuar të metodave dhe shkathtësive për hulumtim në kuadër të së drejtës kushtetuese dhe administrative sipas standarteve më të larta ndërkombëtare. 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Tregon aftesi konstitucionalisht dhe administrativisht të interpretojë, dizajnojë, zbatojë dhe adaptojë lëndën esenciale të hulumtimit me integritet shkencor;
- Jep kontribut nëpërmjet hulumtimeve origjinale të cilët i tejkalojnë kufijtë ekzistues të dijeve, duke zhvilluar dije të reja, të vlerësuara në nivel të publikimeve të recensuara nacionale e ndërkombëtare nga lëmi i të drejtës kushtetuese dhe administrative. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë e ideve të reja dhe komplekse, duke pasur komepetencë për vlerësim;
- Aftësi për inicimin e pavarur dhe pjesëmarrje në rrjete hulumtuese nacionale e ndërkombëtare dhe ngjarje me integritet shkencor;
- Aftësi për inicimin e pavarur të proekteve hulumtuese dhe zhvillimore, nëpërmjet të cilave do gjenerojë dije të reja dhe shkathtësi për zhvillimin e të drejtës kushtetuese dhe administrative.

Aftësitë e komunikimit

- Mund të komunikojë me kolegët e vet, komunitetin më të gjerë akademik dhe me shoqërinë në tërësi në kuadër të lëmisë të së drejtës kushtetuese dhe administrative.
 

Aftësitë e të mësuarit

- Pritet të jetë i aftë të promovohet në korniza akademike dhe profesionale dhe në zhvillimin teknologjik, shoqëror apo kulturor në shoqërinë e bazuar në dije. 

Semestri 1

  • [DLAW0101] [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
  • [C2010] [10 SETK] E drejta kushtetuese - programi i thelluar
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri të thella dhe të avancuara në fushën e së drejtës kushtetuese si një degë e së drejtës dhe si një disiplinë shkencore dhe aftësi specifike për zbatimin e kësaj dije në praktikë. Për të arritur këto qëllime, programi do të trajtojë aspektet teorike të së drejtës kushtetuese, dhe më pas do të përqendrohet në zbatimin e tyre praktik. Me adoptimin e njohurive për këtë program lëndor, studentët do të jenë në gjendje: - të kuptojnë konceptin dhe përmbajtjen e të drejtës kushtetuese - të kuptojnë burimet e së drejtës kushtetuese - të dallojnë të drejtën kushtetuese si një degë të së drejtës dhe të drejtën kushtetuese si një disiplinë shkencore - të kuptojnë modelet e organizimit të pushtetit shtetëror dhe të jenë në gjendje të përcaktojnë llojin e organizimit të pushtetit shtetëror në RMV - të kuptojnë sfidat në rregullimin dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese për të drejtat e njeriut - të jenë në gjendje të analizojnë normat kushtetuese në RMV - të fitojnë njohuri të thelluara dhe të avancuara mbi sistemin kushtetues të RMV -të njohin në mënyrë analitike dhe kritike çështjet kushtetuese-juridike që lindin në praktikë.
  • [C2011] [10 SETK] E drejta administrative - programi i thelluar
    Qëllimi i programit: - Përkufizim i avancuar dhe mendimi kritik për administratën dhe funksionin administrativ; - Njohja dhe analiza si dhe kritika e avancuar dhe e thelluar e rregullativës ligjore që rregullon organizimin dhe funksionimin e administratës publike në RMV - Diferenca kritike midis llojeve të akteve të administratës dhe për të zotëruar teknikat dhe aftësitë e përparuara të krijimit të akteve të tilla; - Kuptimi kritik i mekanizmave të kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësisë së saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para klientëve të saj-përdoruesit e shërbimeve të saj.

Semestri 2

  • [DCAL0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDCAL01] Sistemet administrative krahasimtare
    • [EDCAL02] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [E2489] E drejta kushtetuese procedurale
    • [E2490] Trendet bashkëkohore të sistemeve politike
    • [E2491] Sistemet kushtetuese krahasimtare
    • [E2492] Trendet bashkëkohore të qeverisjes lokale
    • [E2493] E drejta kushtetuese e BE-së
    • [E2494] E drejta administrative e BE-së
    • [E2495] Kontratat administrative dhe administrata publike
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDCAL01] Sistemet administrative krahasimtare
    • [EDCAL02] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [E2489] E drejta kushtetuese procedurale
    • [E2490] Trendet bashkëkohore të sistemeve politike
    • [E2491] Sistemet kushtetuese krahasimtare
    • [E2492] Trendet bashkëkohore të qeverisjes lokale
    • [E2493] E drejta kushtetuese e BE-së
    • [E2494] E drejta administrative e BE-së
    • [E2495] Kontratat administrative dhe administrata publike

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore-shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [PHD-S3-S4-02] [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
  • [C2020] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.

Semestri 5

  • [DCAL0105] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [CAL-PHD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+