-
[EM666] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është sqarimi i metodologjive dhe teknikave të punës shkencore, të cilat para së gjithash tek studentët e rinj krijojnë vështirësi. Ushtrimet praktike, duhet të ndihmojnë për mënyrën si duhet të orientohemi në bibliotekë, si të shkruajmë punim me shkrim, referate dhe të ngjashme. Në kuadër të kësaj lënde, do të përfshihen këto tema: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, të dhënat shkencore, organizimi i punës etj.
-
[EM667] Letërsia moderne gjermane
Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 20. Nga studentët pritet të njihje me veprat dhe autorët më të spikatur të kësaj periudhe, me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 20. Lënda, duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lëndë, studentët, do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë parashihet analiza e veprave dhe autorëve në këtë periudhë të letërsisë gjermane, si për shembull poetika e autorëve nga periudha e letërsisë gjermane pas luftës së dytë botërore në Gjermani 1945 – 1949. Letërsia gjermane 1949-1961, 1961-1977 dhe 1978-1989.
-
[EM668] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njihen me problemet themelore të teorisë së të mësuarit të gjermanishtes si gjuhë e huaj, me aspektet e ndryshme të mësimit të gjuhëve të huaja. Në kuadër të kësaj lënde, do të sqarohen modelet kryesore të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (për shembull mësimi me vetëdije dhe mësimi pa vetëdije), mënyrat e dygjuhësisë, respektivisht shumëgjuhësisë; modele psikolinguistike të bazuara të ligjëratave (p.sh. teoria e monitorimit, fokusim të formave, qasje interaktive), rezultate kërkimore për L2- nivelin e mësimit të gjuhëve, për lateralizim, etj., qasje sociolinguistike (regjistër i thjeshtëzuar, codeswitch, etj.); të ndryshueshme individuale si mosha ose stili njoftojës; koncepte të zgjeruara, si p.sh. psikologjia e krahasimit të kulturave. Përveç kësaj, do të diskutohet rreth faktorëve, siç janë: motivimi, mosha dhe grupi i gjuhëve.
-
[EM669] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
Qëllimi i kësaj lënde është t’i informimojë studentët me bazat e kulturës dhe civilizimit gjerman, me ideologjitë, periudhat shkencore-teknologjike, politike-historike, shoqërore dhe kulturore, zhvillimet, rastet dhe arritjet e rrethit kulturor të Gjermanisë dhe kulturës gjermanfolëse përgjatë shekujve. Një vështrim i posaçëm, do të bëhet mbi problemet në vijim: shqyrtimi i historisë gjermane ndërmjet periudhës së shekullit 19 dhe 20, shqyrtimi i autorëve, ideve, koncepteve dhe ndikimi i filozofisë gjermane, muzikës gjermane, shkencave gjermane (а. shkencat kulturore; b. teknologjitë), shkencat tjera gjermane, etj.
-
[EM670] Politika gjuhësore në BE
Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me problemet e politikës gjuhësore, si dhe me shumëgjuhësinë në BE. Çka është në të vërtetë politika gjuhësore dhe kush e menaxhon atë? Përkrah sqarimit të këtyre pyetjeve, do të tematizohen edhe fillimet e politikës gjuhësore gjermane dhe problemet aktuale, në veçanti në lidhje me BE-në. Cilin rolë e luan gjuha gjermane dhe gjuhët tjera me rëndësi, si p.sh: gjuha angleze, frënge, spanjolleë etj., në institucionet e BE-së? A është përparësi për personat nga vendet gjermanfolëse nëse gjuha e tyre luan rol të rëndësishëm në institucionet e BE? Nëse përgjigja është po, si mund të forcohet pozita e gjuhës gjermane si gjuhë zyrtare në institucionet e BE-së? Në këtë kontekst, do të diskutohen pozitat e ndryshme të politikës gjuhësore në UB. Kjo lëndë i përmbush dhe i thellon njohuritë themelore nga kjo fushë.
-
[EM671] Analiza e gabimeve
Si mësimdhënës, në rast të gjermanishtes si gjuhë e huaj qëllimi ynë është t’i mësojmë studentët tanë të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën gjermane pa gabime. Përsëri, mësimi është një proces gjatë së cilit secili njeri bën gabime dhe çdoherë mëson nga ato gabime. Pra, ne nuk duam vetëm t’i identifikojmë dhe t’i analizojmë gabimet e ndryshme, por gjithashtu të reflektojmë me përballje me gabimet dhe ato t’i njohim si instrumente diagnostike. Gjithashtu do të merren parasysh edhe problemet e gjuhësisë kontrastive.
-
[MCGR3020] Pragmatikа
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me rëndësinë themelore të pragmatikës si një disiplinë gjuhësore dhe me rëndësinë e saj fundamentale. Në këtë kontekst, do të eksplorohen metodat e Austin-it, Searle dhe Wunderlich, në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve gjuhësore dhe shfrytëzuesit e shenjave, si dhe çështja në lidhje me kontekstin në të cilin përdoren shenjat. Gjithashtu, do të jepet një hyrje në terminologjinë dhe në punën e metodat e hulumtimit të pragmatikës gjuhësore, veçanërisht në fushën e gramatikës. Diferenca midis ndryshimeve universale dhe kulturore të lidhura me ndryshimet në pragmatikë, duke u bazuar në krahasimin e gjuhëve dhe kulturës - shqip-gjermanisht dhe maqedonisht-gjermanisht. Kjo fushë i plotëson, i ndërton dhe i lidhë disiplinat tradicionale me intonacionin gjuhësor (fonetika), fjalorin, sintaksën dhe semantikën.
-
[MCGR3011] Teoritë e mësimit të gjuhëve
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me problemet e teorisë së mësimit të gjuhëve të huaja, me aspekte të ndryshme të mësimit të gjuhës dhe njohuritë metodologjike të hulumtimeve empirike në fushën e mësimit të gjuhës së huaj. Në kuadër të lëndës, do të shpjegohen modelet e rëndësishme të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (p.sh. me vetëdije - pa vetëdije - e përzier), mënyrat e bilingualizmit ose multilingualizmit; modelet e bazuara psikolinguistike të mësimdhënies (si p.sh. teoria e monitorimit, duke u fokusuar në format dhe qasjet interaktive), rezultatet e hulumtimit mbi L2-fazën e mësimit të gjuhëve etj., qasje sociolinguistike (regjistër të thjeshtëzuar, codeswitching etj.), variabla individuale si mosha apo stili kognitiv, koncepte e zgjeruara të tilla si psikologjia e krahasimit të kulturave. Lënda i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[MCGR2010] Sociolinguistika
Në kuadër të kësaj lënde, studentët, do të njoftohen me pjesën teorike dhe praktike të sociolinguistikës. Pjesa teorike mbulon konceptet themelore: marrëdhëniet e gjuhës me shoqërinë, ose mënyrën se si të përdorin gjuhën në kontekste të ndryshme shoqërore dhe cilat janë shkaqet themelore të variacioneve gjuhësore, cili është funksioni i gjuhës në shoqëri, marrëdhëniet midis gjuhës dhe kulturës, stratifikimi horizontal dhe vertikal i gjuhës, diferencimi sociolektor, politika gjuhësore, standardizimi i gjuhës, etj. Në pjesën praktike përfshihet përgatitja e portofolit personal sociolinguistik, punime seminarike të bazuara në hulumtime shkencore që do të kryhen në fushën e sociolinguistikës në zgjedhje të lirë të tyre dhe në marrëveshje me profesorin, si dhe paraqitjen e saj dhe analizime kritike dhe komente. Çështjet sociolinguistike lidhur me disiplinat e tjera, veçanërisht psikologjisë dhe pragmatikën.