Pas mbarimit të këtij programi, studentët do te marrin titullin doktor i shkencave filologjike në fushën e gjuhës angleze. Para së gjithash, ky program do të fokusohet në gjuhësi, kulturë, përkthim dhe metodologji të mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj. Me një ekip të stafit vendor dhe ndërkombëtar, të cilët janë me kualifikimet më të larta për të ligjëruar me metodat më moderne, departamenti ynë gëzon respekt në rajon dhe ofron më të mirën në instruksionet e gjuhës bashkëkohore.
Programi i doktoratës ndjek një dizajn inovativ që përkrah kërkimin origjinal me zgjedhore lidhur ngushtë me fushën e studimit, që do të thellojnë dituritë ekzistuese të studentëve në fushën përkatëse. Të gjithë instruktorët e doktoratës janë hulumtues me përvojë të dëshmuar me publikime në fushën e letërsisë angleze, gjuhësisë dhe mësimit të gjuhës angleze. Programi u lejon studentëve të ndjekin një rrugë të strukturuar të zhvillimit akademik me mundësi të prezantojnë shkrime me rezultate kërkimore në parametrat e programit. Studentët do të përfitojnë nga mundësitë e interaksionit me kolegët e barabartë ku idetë do të mund të testohen dhe të zhvillohen. Në këtë mënyrë, studimet e doktoratës në anglisht mund të jenë shpërblyese dhe eksperienca sfiduese.
Studentët e suksesshëm të programit të doktoratës në anglisht mund të presin mundësi të gjerë të mundësive të mësimdhënies në nivelin e tretë dhe të dytë (të shkollave të mesme). Në fakt, vetëm të kualifikuarit me doktoratë do të kenë mundësi të ligjërojnë në nivel universitar në sektorin arsimor në RMV pas vitit 2015. Sidoqoftë, opsionet për karrierë nuk kufizohen vetëm në profesion akademik. Studentët e suksesshëm mund të zgjedhin sfera të tjera siç janë politika kulturore, ndërmjetësimi kulturor dhe puna si përkthyes ose në fushën e mediave and shtëpive botuese, ose në organizata ndërkombëtare dhe turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Paraqet të kuptuarit sistematik të fushës së zgjedhur të hulumtimit dhe njohuri të përkryera të metodave dhe aftësive të hulumtimit.
- Demonstron njohuri të specializuara të gjuhësisë së aplikuar, letërsisë angleze, kulturës dhe civilizimit të vendeve anglishtfolëse.
- Posedon njohuri profesionale dhe të kuptuarit të trendeve më të mëdha në metodologjinë e mësimdhënies së anglishtes në nivel të dytë dhe të tretë.
- Kërkon kapacitet akademik për hulumtim të pavarur akademik.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Paraqet mundësi interpretimi, dizajnimi, aplikimi dhe adaptimi të fushës kërkimore me integritet shkencor.
- Jep kontribut nëpërmjet hulumtimit origjinal, që tejkalon kufijtë ekzistues të njohurive, zhvillon njohuri të reja, të vlerësuara me publikime kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Përdorimi i anglishtes së folur dhe të shkruar më mënyrë akademikë më qellim të bartjes së ideve të reja dhe rezultateve.
Aftësitë për të vlerësuar
- Tregon mundësi për analiza kritike, vlerësim dhe sintetizim të ideve të reja komplekse;
- Tregon mundësi për të iniciuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në rrjete dhe ngjarje hulumtuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Tregon mundësi për të iniciuar në mënyrë të pavarur projekte hulumtuese dhe të zhvillimit, nëpërmjet të cilave njohuri të reja do të kontribuojnë në fushën e kërkimit.
- Është në gjendje të vlerësojë në mënyrë të pavarur rëndësinë dhe substancën intelektuale të hulumtimit të kolegëve në fushën përkatëse.
- Mund të bëjë gjykime komplekse metodologjike në dizajnin dhe analizën e hulumtimit në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze.
Aftësitë e komunikimit
- Mund të komunikojë me kolegët e tij/saj, me komunitetin më të gjerë dhe shoqërinë si tërësi në fushën përkatëse
- Tregon kompetencë komunikative në klasë në menaxhimin e klasës në nivel të dytë dhe të tretë
- Tregon mundësi të nivelit intelektual në diskutimet në anglisht, në formë verbale ose të shkruar të ideve komplekse.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësi për promovim të vetvetes në një sistem profesional akademik;
- Është në gjendje ta përparojë hulumtimin e vet me një kornizë teknologjike, shoqërore ose kulturore në shoqërinë e bazuar në dije.
- Mund të hulumtojë në mënyrë të pavarur cilën do lëndë që lidhet me fushën e tij/të saj duke përdorur mësimin dhe aftësitë hulumtuese.
Semestri 1
-
[C2469]
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike etj.. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
-
[C2471]
[10 SETK]
Çështjet kyçe në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë
Kjo lëndë ka për qëllim të njohë doktorantët me disa kapituj të rëndësishëm të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimit profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin e përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media etj. Përveç kësaj do të trajtohen edhe disa tema nga sfera e letërsisë gjermane.
-
[C2470]
[10 SETK]
Shkrimi i disertacionit të doktoratës
Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë në mënyrë të pavarur hulumtime shkencore gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës . Është paraparë që ky kurs të jetë praktik dhe t’ju japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye lënda më shumë është bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.
Semestri 2
-
[DLCC0104]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EDLCC0104] Nxënia e gjuhëve të huaja
Qëllimi i lëndës është të njoftojë doktorantët me problemet e teorisë së mësimit të gjuhëve të huaja, me aspektet e ndryshme të mësimit të gjuhës dhe njohuritë metodologjike të hulumtimeve empirike në fushën e mësimit të gjuhëve të huaja. Në kuadër të këtij kursi do të shpjegohen modelet e qenësishme të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (p.sh. me kontroll - pa kontroll - përzier), mënyrat e bilingualizmit ose multilingualizmit; modelet e bazuara psikolinguistike të mësimdhënies (si p.sh. teoria e monitorimit, fokusimi i formave, qasjet interaktive), rezultatet e hulumtimit mbi L2-fazën e mësimit të gjuhëve etj., qasje sociolinguistike (regjistër të thjeshtëzuar, codeswitching etj.), variablat individuale si mosha apo stili kognitiv, konceptet e zgjeruara të tilla si psikologjia e krahasimit të kulturave. Ky kurs i plotëson dhe i thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[EDLCC0103] Sociolinguistika dhe gjuha e arsimit
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet dhe temat themelore të sociolinguistikës: variantet e gjuhës, variacionet dhe ndryshimet gjuhësore, variablat e folësit, rrjetin shoqëror dhe të folurit në komunitet, analizën e diskursit dhe etnografinë e komunikimit si dhe gjuhën dhe gjininë. Kjo lëndë, fokusohet në ndryshimin e sistemeve gjuhësore dhe në rolin e folësit në zbatimin dhe ndryshimin e shpërndarjes gjuhësore. Implikimet nga këto ide për fusha të tilla siç është gjuha dhe arsimi diskutohen. Aplikacionet vijuese të sociolinguistikës do të shqyrtohen: politika dhe planifikimi gjuhësor; marrëdhëniet e ndërsjella midis gjuhës dhe shoqërisë; kontakti i gjuhës; kërkimet aktuale, debatet dhe idetë nga traditat e ndryshme brenda sociolinguistikës.
-
[E2545] Shkrim i avansuar akademik
Objektivat kryesore të lëndës janë të fitohet një stil i qartë akademik i shkrimit akademik dhe të përmirësohet struktura e koherenca e teksteve dhe paragrafëve. Saktësisë gramatikore dhe zgjerimit të fjalorit u kushtohet kujdes i njëjtë. Pasi të fillohet stili i përgjithshëm dhe vokabulari akademik, kjo lëndë fokusohet në pjesë të ndryshme të punimeve shkencore (abstrakte, shqyrtime letrare, hyrje, ekspoze, diskutime, konkluzione). Pjesa më e madhe e lëndës i kushtohet shqyrtimit kritik të hartimit të pjesëmarrësve. Lënda do të shërbejë për freskimin e diturive studentore të gjuhës - qëllim edhe i opsioneve gjuhësore të hapura për të që të bartet rëndësia e lexuesit.
-
[EDLCC0101] Multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në programin e ciklëit të tretë do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në studimet e këtij cikli për multikulturalizmin në këtë program mësimor përfshihen përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
[E2856] Komunikimi ndërkombëtar
Lënda përqëndrohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit ndërkombëtar që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit ndërkombëtar dhe t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi ndërkombëtar, në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[EDELL0102] Shekspiri dhe koha e tij
Ky modul ka për qëllim t’i hulumtojë pesë derë më gjashtë tekste kyçe të Shekspirit nga një spektër i gjerë perspektivash, duke përfshirë burime e prekurzorë, kontekstet e prodhimit dhe recepcionit dhe shfaqjet “afterlives” në shtyp, në punë dhe punën e shkrimtarëve të tjerë. Moduli do të hulumtojë se si arritën dramat të ekzistojnë, si e arritën ato statusin e tyre unik në letërsinë dhe kulturën angleze dhe si ishte sfidë dhe vazhdon të mbetet i tillë dominimi i Shekspirit. Moduli u kushton kujdes të madh tërësisht disa mundësive të teatrit, si një mënyrë e prodhimit kulturor. Prandaj, vëmendje do t'i kushtohet zhvillimit të zhanrit dramatik, ndërveprimit midis dramaturgëve të ndryshëm dhe, përmes hulumtimit të llojeve të tjera të teksteve të shkruara në këtë periudhë (pamflete, poezi dhe një përkthim i një shfaqjeje klasike) në lidhjet midis shfaqjeve dhe çështjet të cilat e preokupojnë publikun bashkëkohor.
-
[EDELL0103] Teoria e letërsisë
Lënda kapër qëllim ta mbulojë një spektër të konsiderueshëm të qasjeve kritike dhe teorike për studimet letrare dhe filmit, duke përfshirë punën e autorësisë, tekstet dhe leximin, ideologjinë dhe pushtetin, gjininë, seksualitetin, racën, vendin dhe postkolonializmin. Kursi do ta ndjekë ndryshimin në diskursin teorik nga perspektivat humaniste liberale në fillim të shekullit të njëzet dhe format e ndryshme të post-strukturalizmit dhe postmodernizmit. Teoritë e diskutimit do të përfshijnë dekonstruksionin, varietetet e feminizmit, teoritë e "të tjerëve" dhe diskurset postkoloniale, vdekjen e autorit dhe teoritë e pranimit të lexuesit. Moduli i inkurajon studentët të pranojnë dhe njohin dialogun dhe mospajtimin në suazat e terrenit dhe i fut rregullat themelore të bursave në disiplinën e studimeve letrare.
-
[E2613] Modernizmi transatlantik
Qëllimi i lëndës:
-Studentit do t'i kërkohet të demonstrojë aftësinë për të shkruar punime hulumtuese të nivelit të lartë të komunikimit, të përshtatshme për prozë akademike, të përdor terminologji të përshtatshme dhe të përputhshme letrare;
-Studentit do t'i kërkohet të shkruaj dy ese kërkimore dhe një prezantim formal për të analizuar thellësisht prirjet dhe figurat e rëndësishme të lëvizjes moderniste, me fokus të veçantë mbi dallimet (dhe ndërveprimet) midis modernizmit evropian dhe amerikan. Të gjitha punimet do të përfshijnë krahasim dhe kontrast historik dhe artistik.
-Studentit do t'i kërkohet të krahasojë figurat kryesore, zhanret dhe teknikat narrative, me komente relevante historike dhe sociale.
-Studentit do t'i kërkohet të kryejë një projekt hulumtues formal që do të rezultojë në një ese mbi dy autorë modernist / poetë dhe më pas të bëjë një prezentim formal krahasues mes tyre.
-Studentit do t’i kërkohet të demonstrojë dhe zhvillojë aftësi kërkimore, aftësi shkrimi, shkathtësi analitike, diskutim bindës dhe aftësi debati, si dhe të krijoj projekte kërkimore të arsyeshme dhe të përshtatshme.
-
[E2538] Analiza e gjuhës angleze
Lënda ka për qëllim hulumtimin e çështjeve për arsimimit gjuhësor në lidhje me aftësitë gjuhësore dhe nevojat arsimore të studentëve që kërkojnë udhëzime dygjuhëshe ose shumëgjuhëshe. Temat për të cilat diskutohet përfshijnë përvetësimin e gjuhës, pedagogjinë e gjuhës, modelet e programeve, ndikimet kulturore, trajnimet e mësuesve dhe kahjet për hulumtime. Kjo lëndë poashtu synon të identifikojë dhe analizojë qëndrimet, supozimet dhe besimet në lidhje me studentët që studiojnë anglishten në mënyrë që të artikulojë se si këto ndikojnë në të nxënit e studentëve.

Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-02]
[15 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
-
[C2019]
[5 SETK]
Mobiliteti i studentëve
Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.
Semestri 5
-
[DLCC0105]
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[ELL-PHD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.