Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Informatika e mediumeve

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2023 / 2024
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi Master nga Informatika e mediumeve fokusohet ne dizajnimin dhe zhvillimin e mjeteve dhe shërbimeve specifike që ju nevojiten mediave, duke përdorur teknologjitë ueb dhe mobile.

Programi ofron një kombinim të balansuar të perspektivave teorike dhe dijes së aplikuar, në veçanti nëpërmjet kuptimit të thellë të komuniteteve në linjë dhe rethit teknik në të cilit ato komunikojnë. Studentët do të fitojnë aftësitë e duhura për krijimin e zgjidhjeve dhe mjeteve inovative për përkrahjen e këtyre komuniteteve nëpërmjet teknologjive mobile dhe ueb.

Pogrami përmban lëndë nga fushat e zhvillimit të portaleve, teknologjive dhe projekteve multimedia, aplikcaione IT për mas-mediat, teknologjitë për zhvillimin e interfejs-it modern, rrjetet sociale, sistemet interaktive, sistemet ueb dhe ato mobile, arqitektura e internetit, internet shoqëritë dhe kulturat si dhe ueb semantik dhe adaptiv.

Dijet dhe aftësitë e fituara do të ju mundësojnë studentëve t'i identifikojnë nevojat e mediave moderne digjitale dhe ato në internet, dhe për të njëjtat të propozojnë zgjidhje adekuate. Pozitat në të cilat mund të punësohen studentët e diplomuar përfshijnë zhvillimin e ueb aplikacioneve, dizajnimin e aplikacioneve interaktive, zhvillimin e strategjive për TI ose editimin e mediumeve të reja në kompani të ndryshme, përfshirë edhe kompani të mëdha multinacionale.

Gjithsahtu, studentët do të mund të punojnë edhe në sektorin e arsimit, përfshirë edhe institucionet e arsimit të lartë. Semestri i fundit  përfshin punimin e tezës së magjistraturës që ju mundëson edhe vazhdimin e studimeve të doktoraturës në këtë fushë.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri dhe kuptim në fushën e Shkencave të komunikimit (masmediat) dhe Shkencave kompjuterike  (arqitektura e ueb-it dhe informacioneve, rrjetet sociale dhe kulturën e Internetit, Internetit dhe ueb teknologjive) proporcioalisht të zgjeruar në krahasim me ciklin e parë.
  • Ka aftësi të zhvillojë dhe aplikojë ide origjinale dhe kreative në mjedise të përziera të mediave dhe informatikës.
  • Ka aftësi të aplikojë dituri ndërdisciplinare dhe demonstron kompetenca të specializuara nga informatika e mediave.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për zgjedhje kritike, të pavarur dhe kreative të problemeve në rrethina të reja për të cilat nuk disponojnë njohuri paraprake në kontekst multidiciplinar të mediumeve masive ose mjediseve organizative. Planifikim, udhëheqje dhe evaluim të hulumtimeve të pavarura në sferën e mediumeve masive me implementim të mjeteve llogaritëse, mjedisit dhe teknologjive përkatëse.
  • Kreativitet dhe origjinalitet në interpretim të njohurive nga proceset e medieve dhe shfrytëzim përkatës të mjeteve kompjuterike dhe mjediseve të bazuara në hulumtim teknikë dhe kërkimor.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për integrim kreativ dhe sintezë të njohurive nga më shumë lëmi të lidhura me proceset e mediumeve me shfrytëzim të mjeteve dhe teknikave kompjuterike.
  • Aftësi për ballafaqim me situata komplekse të lidhura me proceset e mediumeve, për identifikim të rasteve të specializuara në domenin e mediumeve dhe informatikës për sjellje të vlerësimit të qëndrueshëm në rastet e mungesës së informacionit komplet ose të dhënave dhe në bazë të përgjegjësive personale, sociale dhe principeve etike të lidhura me zbatimin e njohurive dhe kuptimit.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për komunikim të qartë dhe të padyshimt në sjelljen e vendimeve, rezultateve, studimit dhe njohurive të specializuara nga të dy sferat: mediumet dhe informatika me mundësi të përshtatjes së stilit dhe mënyrës së shprehjes për jo profesionistë.
  • Kompetent për argumentim të hulumtimit kreativ, kritik, të pavarur, si dhe vlerësim të metodologjive dhe propozim dhe mbrojtje të hipotezave të reja.
  • Aftësi për incimit, udhëheqje dhe marrje të përgjegjësisë individuale dhe grupore në rastet kur mediumet e komunikimit dhe kompetencat e informatikës janë me rëndësi primare.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për identifikim të nevojave personale dhe drejtimeve për arsimimim individual dhe autonom dhe realizim individual dhe autonom në komunikimet e zakonshme dhe në lëminë e informatikës.
  • Aftësi për marrjen e përgjegjësive individuale për mësim në kontinuitet, në lëmi të specializuara të informatikës së biznesit në kuadër të sistemit ekonomik.
Google+