Përshkrimi i programit
Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Karriera
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës;
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional;
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike;
- Të jenë të informuar dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale;
Njohuritë dhe të kuptuarit
Llogaritja e agregateve themelorë makroekonomikë dhe analizë kritike e politikave aktuale makroekonomike.
Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për të diagnostikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonizimit dhe globalizimit të trendëve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[C2012]
[10 SETK]
Metodologjia sasiore e hulumtimit
Lënda do të fokusohet më tepër në metodat sasiore të kërkimit sesa në filozofinë e kërkimit. Ajo do të mbulojë metodën sasiore të kërkimit dhe teknikat e kërkimit të përdorura në shkencën e ekonomisë. Prandaj, qëllimi i lëndës është t'i mësojë studentët se si të bëjnë kërkime dhe të përdorin metodat e duhura të kërkimit për këtë qëllim. Për më tepër, lënda është projektuar për individë që mund të kenë nevojë të kryejnë kërkime në shkencat sociale, si pjesë e studimeve të tyre akademike, ose përgjegjësive profesionale. Rrjedhimisht, lënda do t'u sigurojë studentëve mjetet që do të rrisin probabilitetin që ata të përfundojnë me sukses hulumtimin e tezës së tyre, dhe në kohën e duhur. Përveç kësaj, lënda do t'u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të mjaftueshme për mjetet dhe teknikat analitike dhe të bëhen konsumatorë më të sofistikuar të kërkimit të shkencave sociale (d.m.th., literaturës në ekonomi, financë, menaxhim dhe marketing në këtë kontekst).
-
[C2013]
[10 SETK]
Ekonomia dhe teoria e përgjithshme
Qëllimi i lëndës është që studentët të ndërgjegjësohen për parimet e avancuara të ekonomisë, por edhe për temat bashkëkohore. Lënda do t'i ndihmojë studentët të vendosin për fushën e tyre të interesave kërkimore.
Në mënyrë të veçantë, objektivat e lëndës janë që t'u mundësojë studentëve:
- Të kuptojnë teoritë dhe konceptet mikroekonomike dhe makroekonomike dhe zbatimin e tyre në botën reale;
- Të kuptojnë ndikimin tek individët dhe shoqëritë nëpërmjet ndërveprimeve ekonomike ndërmjet kombeve;
- Të zhvillojnë një ndërgjegjësim për problemet zhvillimore me të cilat përballen kombet ndërsa kalojnë në procesin e ndryshimit.
-
[C2014]
[10 SETK]
Ekonomia e sjelljes në mjedisin jetësor
Pas përfundimit të kësaj lënde, kandidatët e PhD-së do të jenë në gjendje të:
- Zhvillojnë dhe kritikojnë modelet e ekonomisë së sjelljes: të ndërtojnë dhe kritikojnë modele të avancuara ekonomike që integrojnë faktorë të sjelljes, duke vlerësuar rëndësinë e tyre në vendimmarrjen e mjedisit jetësor;
- Kryejnë kërkime eksperimentale: të dizajnojnë dhe zbatojnë eksperimente për të testuar hipotezat për sjelljen njerëzore në ekonominë e mjedisit jetësor;
- Analizojnë ndërveprimet e ndërlikuara sjellore: të kuptojnë dhe zbatojnë teoritë mbi mënyrën sesi paragjykimet njohëse, preferencat shoqrërore dhe normat ndikojnë veprimet kolektive në kontekste të mjedisit jetësor;
- Vlerësojnë kornizat e politikave: të vlerësojnë në mënyrë kritike politikat mjedisore duke përdorur njohuri të ekonomisë së sjelljes, me theks në aplikimet reale dhe integrimin ndërdisiplinor;
- Kontribuojnë në debatin akademik nëpërmjet angazhimit në literaturën akademike, në ekonominë e sjelljes dhe mjedisit, duke kontribuar me kërkime dhe njohuri origjinale në fushë.
Semestri 2
-
[DBE0105]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
По првиот семестар, студентот ги започнува активностите за составување на својот план за докторската дисертација. Активностите вклучуваат: одредување на литературата, составување хипотетичка рамка, дефинирање на методологијата за работа и определување индивидуален план како и прва јавна презентација. По потреба може да се организираат и изборни предмети за оваа цел.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EDEC0101] Ekonometria e avancuar
Lënda do t'i njohë studentët me metodat moderne ekonometrike dhe zbatimin praktik të këtyre metodave duke përdorur STATA 17 dhe Eview. Lënda do të përfshijë katër pjesë: pjesa e parë përfshin pyetje në lidhje me matematikën statistikore, gjetjet statistikore dhe teorinë e gjasave maksimale, pjesa e dytë përfshin pyetje rreth modeleve lineare si regresion linear të thjeshtë dhe të shumëfishtë, dhe variabla instrumentale, seksioni i tretë përfshin pyetje jolineare. Modele të tilla si metoda jolineare katrorët më të vegjël dhe metoda e përgjithësuar, pjesa e katërt përfshin seritë kohore si proces stacionar dhe stokastik ARIMA (p, d, q) model dhe model autoregresioni vektorial (VAR) dhe modeli i vektorit te korrigjimit të gabimit (VECM).
-
[EDEC0102] Ekonomia monetare
Lënda synon:
- Të zhvillojë një kuptim të thellë të ndërveprimit të politikës monetare me sektorët realë dhe financiarë në ekonomitë e mbyllura dhe të hapura, duke theksuar modelet teorike dhe provat empirike;
- Të eksplorojë teoritë më të fundit në ekonominë monetare, përfshirë modelet e reja Keynesiane, rolin e politikës së bankës qendrore në stabilizimin e ekonomisë, dhe integrimin e politikave monetare dhe fiskale;
- Të pajisë studentët me mjete për të vlerësuar në mënyrë kritike politikat e bankave qendrore, objektivat e inflacionit dhe masat për stabilitetin financiar në ekonomitë e përparuara dhe tregjet në zhvillim;
- T’u mundësojë studentëve të angazhohen me kërkimet bashkëkohore në ekonominë monetare, duke u fokusuar në debatet kryesore si problemi i kufirit të poshtëm zero, politikat monetare jo-konvencionale (p.sh., lehtësimi sasior) dhe monedhat digjitale;
- Të përgatisë studentët për të kryer kërkime origjinale në ekonominë monetare duke aplikuar metoda të avancuara kuantitative dhe mjete empirike.
-
[EDEC0103] Financat publike
Qëllimet e lëndës:
Paisjen e studentëve me njohuri të teorive të avancuara dhe aspekte aplikative nga Financat Publike, si një nga shtyllat kryesore të politikave makroekonomike dhe instrument fundamental i funksionimit të një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si nënsistem i një sistemi ekonomik te vendit.
Pajisjen e studentëve me njohuri aplikative në lidhje me funskionet fiskale dhe instrumentet e realizimit të tyre. Mbi bazën e njohjeve aplikative të krijohen dije për dizajnim optimal të financave publike në kushte dhe rethana të ndryshme të cikleve ekonomike. Karakteristikat dhe specifikat e të mirave publike dhe shpenzimet për sigurimin e tyre, teoritë e zgjedhjes publike, indiferenca dhe preferenca, eksternaliet, rishpërndarrja e të ardhurave shoqërore, alokimi dhe rialokimi i të ardhurave, sigurimet shoqërore dhe shpenzimet për të njëjtat, analiza Kosto – Përfitime, sistemi i të ardhurave shoqërore, sistemi i tatimeve dhe struktura e tyre, aspektet krahasimore të financave publike në vendet e zhvilluara dhe në ato të tranzicionit, specifikat e sistemit fiska të RMV-së, trendet dhe sfidat e tij, decentralizimi fiskal, etj.
Pajisja e studenteve me dituri aplikative të nevojshme profesionale në lidhje me përzgjedhjen e alternativave dhe buxhetimin racional të tyre si në rafshin e financave publike qëndrore poashtu edhe ato lokale.
-
[EDEC0104] Ekonomia ndërkombëtare
Lënda Ekonomisa Ndërkombëtare synon t'u sigurojë studentëve një kuptim gjithëpërfshirës të teorive dhe koncepteve që mbështesin tregtinë dhe financat ndërkombëtare. Ai do të eksplorojë shkaqet dhe pasojat e tregtisë ndërmjet kombeve, rolin e institucioneve ndërkombëtare dhe ndikimin e globalizimit në politikën ekonomike. Kursi gjithashtu do të mbulojë tema të tilla si politika tregtare, kurset e këmbimit, bilanci i pagesave dhe funksionimi i sistemeve monetare ndërkombëtare. Nëpërmjet analizave teorike dhe studimeve të rasteve në botën reale, studentët do të zhvillojnë aftësitë për të vlerësuar në mënyrë kritike tendencat ekonomike globale dhe përgjigjet e politikave.
-
[EDEC0105] Financat ndërkombëtare
Objektivat e programit lëndor janë të ofrojë një hyrje në menaxhimin financiar ndërkombëtar dhe të debatojë pse është e rëndësishme të studiohet financat ndërkombëtare, dhe në veçanti të bëhet dallimi midis financave ndërkombëtare dhe vendase. Lënda njëkohësisht prezanton lloje të ndryshme të sistemeve monetare ndërkombëtare nën të cilat ekonomia botërore mund të funksionojë dhe të funksionojë në kohë të ndryshme. Përveç kësaj, programi i lëndës diskuton Bashkimin Monetar Evropian, konceptet e bilancit të pagesave dhe kontabilitetin. Kjo lëndë ofron gjithashtu një pasqyrë të qeverisjes së korporatave në mbarë botën, struktura e qeverisjes së korporatës ndryshon shumë nga vendi në vend, duke reflektuar sisteme të ndryshme kulturore, ekonomike, politike dhe ligjore.
-
[DEC0101] Ekonomia financiare
Lënda zhvillon njohuri si teorike, ashtu edhe praktike në fushën e ekonomisë dhe financës me fokus të veçantë në ndërveprimin e tyre. Qëllimi i lëndës është një studim i kujdesshëm i teorisë së ekonomisë financiare drejtë zgjidhjeve të problemeve reale. Lënda synon të zhvillojë aftësitë e kandidatëve të doktoratës në mënyrë që të:
- Vlerësojnë kontributin e teorive të ndryshme ekonomike në rritjen dhe zhvillimin ekonomik;
- Përcaktojnë ndikimin e tregjeve financiare në ekonomi;
- Përdorin teorinë e investimeve, portofolio dhe financat e korporatave;
- Të kuptojnë dhe zbatojnë praktikisht teknikat për vlerësimin e aseteve;
- Vlerësojnë strukturat e kapitalit, format e financimit të afarizmit si dhe përdorimin e metodave të buxhetimit kapital;
- Kuptojnë efektet e krizave ekonomike/financiare në sektorin real dhe mjedisin makroekonomik;
- Aplikojnë modele adekuate ekonometrike drejtë analizës dhe projektimit të indikatorëve ekonomiko financiar në të ardhmen.
-
[E2496] Ekonomia e zhvillimit dhe ekonomia politike
Objektivat e programit lëndor:
Ndërtimi i një themeli për të menduar për rolin e ekonomisë politike në kuptimin e zhvillimit ekonomik.
Një kuptim i disa koncepteve teorike në ekonominë politike, me ilustrime nga vendet në zhvillim sa herë që është e mundur.
Kuptimi i provave empirike në ekonomi. Çfarë përbën një studim të mirë empirik? Si mësojmë për botën në mënyrë empirike? Cilat janë disa nga teknikat që mund të përdorim për të kuptuar më mirë botën?
-
[E2497] Ekonomia e punës dhe marrëdhëniet industriale
Objektivi kryesor i lëndës "Ekonomiksi i punës" është të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e teorisë të tregut të punës dhe mekanizmin e funksionimit të të tij në ekonominë e tregut. Lënda "Ekonomiksi i punës " ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me anën e të cilave funksioinon tregu i punës. Ajo i bën një anëlizë të hollësishme mënyrës së sjëlljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet ne dy kategoritë themelore të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë, shërbejnë si bazë teorike themelore të domosdoshme për të kuptuar dhe përvehtësuar toeritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që tek studentët të kuptohet se si tregjet e ndryshme të punës shpërndajnë dhë përdorin në mënyrë eficente faktorin e rrallë të prodhimit: punën. Gjithashtu lënda synon të bëjë ndërlidhjen e tregut të punës ne relacion me industrinë.

Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-02]
[15 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit, do të kontrollohet para audiencës shkencore.
-
[C2016]
[5 SETK]
Mobiliteti i studentëve
Во текот на четвртиот семестар студентот треба да реализира мобилност во научна или во друга релевантна институција во траење од најмалку една недела надвор од државава. Целта на мобилноста на докторандите е да ја презентираат, разменат и дискутираат својата истражувачката работа со колеги од други земји за подобрување на квалитетот дисертацијата. За реализираната мобилност студентот до менторот доставува потврда од институцијата.
Semestri 5
-
[DBE0104]
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të pestë, pas aktiviteteve kërkimore në planin individual, doktoranti i prezanton publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të tezës dhe kërkimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 6
-
[C2599]
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.