Programi: |
Biznes dhe Ekonomi (2021/2022) |
Drejtimi: Marketing dhe Menaxhment i Inovacionit |
Cikli i studimeve: | Cikli i parë (Deridiplomike) |
Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
Kodi i programit: | MIM-240 |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Ekonomist i diplomuar - Drejtimi: Marketing dhe menaxhment i inovacionit |
SETK: | 240 (4 vitе) Akreditimi |
Vendimi: | Vendimi për fillim me punë |
Gjatë studimeve në drejtimin e marketingut dhe menaxhmentit inovativ, studentët do të fitojnë aftësitë e nevojshme për të zgjidhur probleme sfiduese të biznesit duke përdorur një qasje multidisiplinare. Studentëve u mundësohet një karrierë premtuese (ndërkombëtare) falë njohurive aktuale në kombinimin e ekonomisë së biznesit, metodave sasiore dhe teknologjisë, aftësive të menaxhimit dhe aftësive gjuhësore. Më konkretisht, studentët do të bëhen menaxherë të cilët mund të marrin vendime strategjike të informuara në përgjigje të sfidave dhe mundësive ekonomike. Studentët gjithashtu do të fitojnë aftësitë e nevojshme për të zgjidhur probleme sfiduese të biznesit, për të fituar njohuri të rëndësishme në sfidat specifike me të cilat përballet jeta e kompanisë.
Programi studimor është krijuar për t'u siguruar studentëve mundësinë për të plotësuar aftësitë e tyre kryesore të specializuara me aftësi të përparuara të menaxhimit të marketingut dhe inovacionit, duke u mundësuar atyre që të integrojnë më mirë njohuritë e të dhënave në analizën dhe vendimmarrjen e tyre. Në të njëjtën kohë, programi i studimit korrespondon me nevojat e tregut të punës. Si i tillë, ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në aftësimin e studentëve për të ndërtuar një karrierë profesionale duke marrë kualifikime të arsimit të lartë në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Të zotërojë njohuri dhe kuptim të mjedisit të biznesit, subjekteve të biznesit dhe operacioneve të tyre në kontekstin e biznesit të aplikuar (ekonomi, menaxhim, marketing, financë, programim, baza të dhënash, sisteme kompjuterike dhe informacioni, rrjete dhe inxhinieria e të dhënave).
Aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe krijuese në mjedise në të cilat fushat e biznesit të aplikuar mbivendosen ose ndërlidhen.
Aftësi për të aplikuar njohuri ndërdisiplinore dhe për të demonstruar kompetenca të specializuara në biznesin e aplikuar.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për të zgjidhur në mënyrë kritike, të pavarur dhe krijuese problemet në mjedise të reja ose në mjedise në të cilat studentët nuk kanë përvojë të mëparshme në një kontekst multidisiplinar të një mjedisi të vërtetë biznesi ose mjedisit organizativ. Planifikimi, kryerja dhe vlerësimi i kërkimit të pavarur të biznesit, zbatimi i mjeteve të përshtatshme llogaritëse, mjediseve dhe teknologjive.
Kreativiteti dhe origjinaliteti në interpretimin e njohurive nga proceset e biznesit dhe përdorimi i duhur i mjeteve kompjuterike bazuar në teknikat e përcaktuara të hulumtimit dhe provimit. Ka njohuri për të filluar dhe zhvilluar biznesin e tij/saj.
Aftësitë për të vlerësuar
Aftësi për integrim krijues dhe sintezë të njohurive nga fusha të shumta që lidhen me proceset e biznesit dhe përdorimin e mjeteve dhe teknikave kompjuterike.
Aftësi për t'u marrë me situata komplekse në lidhje me proceset e biznesit, për të identifikuar instancat e përshtatshme të specializuara në fushën e biznesit dhe informatikës dhe për të bërë vlerësime të shëndosha në situata të mungesës së informacionit të plotë ose të dhënave dhe bazuar në parimet personale, sociale dhe etike; dhe përgjegjësitë që lidhen me të për zbatimin e njohurive dhe të kuptuarit.
Merr vendime biznesi në një nivel të ulët menaxhimi.
Ka aftësinë për të analizuar konkurrencën në treg.
Aftësitë e komunikimit
Aftësia për të paraqitur qartë dhe pa dyshim konkluzione, rezultate, studime dhe njohuri të ekspertëve me aftësi për të rregulluar stilin dhe formën e shprehjes.
Kompetenca për kërkime kritike, të pavarura dhe të arsyetuara në mënyrë krijuese, vlerësim të metodologjive dhe propozim dhe mbrojtje të hipotezave të reja.
Aftësi për të filluar, udhëhequr dhe marrë përgjegjësi për individët dhe grupet në rastet kur kompetencat e biznesit dhe kompetencat e TI janë thelbësore.
Aftësi për të paraqitur rezultatet e studimeve të ndryshme, për të transmetuar planet e biznesit tek grupet e punës dhe palët e interesit.
Aftësitë e të mësuarit
Aftësi për të identifikuar nevojat personale dhe udhëzimet për arsimimin e mëtejshëm individual dhe autonom, si dhe për performancën e tij në mënyrë të pavarur dhe autonome në fushat e zakonshme të biznesit dhe fushat e informacionit.
Aftësi për të marrë përgjegjësi për vazhdimin e mësimit individual në fusha të specializuara të biznesit dhe IT brenda një ekonomie në rrjet.
Përdor aftësitë kompjuterike për të fituar njohuri juridike.
Mund të bëjë mësim individual dhe ekipor.
Ka aftësinë për të bërë analiza të biznesit dhe për të përdorur literaturë shkencore dhe shqyrtim nga autorë të tjerë.
Semestri 1
-
[C2118]
[6 SETK]
Matematikë
Lënda ka për qëllim që t’i zgjeroj njohuritë themelore nga matematika dhe të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e studentëve në zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe aplikimin e tyre në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Gjithashtu, qëllim i dytë është aftësimi i studentëve me përdorimin e programeve aplikative për zgjidhjen e detyrave dhe problemeve të zbatuara në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Temat që trajtohen në këtë lëndë janë: bashkësitë numerike, shprehjet numerike dhe variabile, ekuacionet lineare dhe jolineare, matricat, përcaktorët, sistemet e ekuacioneve lineare, zbatimi i sitemeve të ekuacioneve lineare në biznes dhe ekonomi, vargjet, progresioni aritmetik dhe gjeometrik, seritë numerike, njehsimi proporcional, interesi i thjeshtë, interesi i përbërë, depozitat periodike, rentat periodike, huatë dhe plani i amortizimit të huave, metoda të ndryshme për amortizimin e huave.
-
[C2117]
[6 SETK]
Bazat e ekonomisë për biznes
Lënda ka për qëllim të njoftojë studentët për konceptet dhe njohuritë bazike nga lëmitë e ekonomisë dhe biznesit. Ligjeratat përfshijnë temat siç janë: kuptimi mbi ekonominë dhe biznesin, pse mësohet ekonomia, ndarja e saj në degët mikro dhe makro ekonomi, metodat që përdoren në humumtimin e dukurive ekonomike, nevojat dhe dëshirat e pakufizuarae, resurset e pamjaftueshme -rrallësinë, kompromisin, zgjedhjen dhe sjelljen e vendimeve. Më vonë studentët do të njihen me konceptet tjera bazike sikurse janë: kostoja oportune dhe kufiri i mundësive të prodhimit, kërkesa dhe oferta, faktorët e prodhimit, sistemet ekonomike dhe ciklet ekonomike. Në vazhdim trajtohen çështjes e rëndësishme si treguesit makroekonomik, inflacioni, papunësia, kostot e prodhimit, etj. Pjesa e fundit në këtë lëndë trajton çështjet nga biznesi duke filluar me kuptimin e biznesit të vogël dhe ndërmarrësisë, organizimi dhe zgjerimi i tij dhe përfundon me temën mbi ndërvarësinë dhe dobinë nga tregu ndërkombëtar.
-
[C2119]
[6 SETK]
Parimet e menaxhmentit
Lënda ka për synim njohtimin e studentëve me esencën e menaxhmentit dhe krijimin e një baze e cila do të plotësohet nga lëndët tjera menaxheriale dhe organizative që studentët do ti dëgjojnë gjatë studimit të tyre. Kjo lëndë ka disa qëllime kryesore, edhe atë: Studentët ti kuptojnë dhe sqarojnë konceptet dhe teoritë kryesore të menaxhmentit. - Të inicohet mendimi kritik në klasë. - Të aftësohen studentët që informatat e fituara ti shfrytëzojnë për të dhënë vlerësime dhe për të konstruktuar argumente. - Të zhvillohen aftësitë komunikuese të studentëve. - Të informohen studentët me procesin e menaxhmetit dhe detyrat e menaxherit. - Të informohen studentët me procesin e planifikimit. - Të informohen studentët me proceset dhe modelet e vendim marjes. - Të njohtohen studentët me organizimin, përfshirë këtu edhe ndarjen e punës dhe gjerësinë dhe thellësinë e menaxhmentit. - Studentët të jenë në gjendje që në praktikë të zbatojnë njohuri mbi relacionet individ-organizatë dhe elementet e ndryshme që kanë të bëjnë me sjelljen organizative, duke përfshirë këtu personalitetin,sjelljet dhe percepcionet. - Studentët të fitojnë njohuri mbi motivimin dhe teoritë e motivimit.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
- [3 SETK] Gjuhë angleze
- [6 SETK] Zgjedhore - Kompetencat digjitale
Semestri 2
-
[CBE-102]
[6 SETK]
Parimet e marketingut
Lënda ka për qëllim krijimin, zhvillimin dhe avancimin e dijeve të studentëve në lëminë e Marketingut, si fundament i funksionimit të një biznesi të çfarëdo industrie qoftë. Nëpërmjet të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuritë bazike rreth koncepteve dhe parimeve të marketingut; - Të aftësojë studentët për menaxhime të kërkimeve të tregut, segmentimeve të tregut, prezantimit të raporteve, etj. duke pasur parasysh nevojat ,dëshirat dhe sjelljet e konsumatorëve;; - T`i njoftojë studentët me mjedisin e marketingut, në realitet me faktorët e makro dhe mikro mjedisit, të cilët drejtëpërdrejtë ndikojnë në suksesshmërinë e afarizmit të ndërmarrjes. - Profesionalisht t`i përgatis studentët në zbatimin, që do të thotë implementimin dhe organizimin e konceptit të marketingut në organizatë përmes elementeve të marketing miksit.
-
[CBE-203]
[6 SETK]
Mikroekonomia
Lënda ka për qëllim që të njoftojë studentët me principet dhe konceptet e Mikroekonomisë, e cila do t’ju mundësojë dhe aftësojë studentët e Biznesit dhe të Ekonomisë me mjete dhe teknika analitike të domosdoshme që të analizojnë dhe të japin zgjedhje çështjeve relevante dhe aktuale në sferën e Mikroekonomisë. Kjo lëndë do t’i aftësojë studentët me njohuri teorike dhe praktike si vijon: 1. Analiza e kërkesës dhe ofertës dhe ekulibri i tregut; 2. Elasticiteti dhe aplikimi i tij, 3. Analiza e kostove dhe aplikimi i tyre; 4. Analiza e maksimalizimit të profitit në të gjitha llojet e konkurencës; 5. Konkurenca e plotë dhe jo e plotë; dhe 6. Qeveria dhe mikroekonomia.
-
[C2292]
[6 SETK]
Каlkulus
Lënda e Kalkulusit ka për qëllim që t’i zgjerojë njohuritë themelore nga matematika dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive te studentët për zgjidhjen dhe aplikimin e problemeve përmes modeleve funksionale, njehsimit derivat si dhe integral në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Temat që trajtohen në këtë lëndë janë: Kuptimi i funksionit me një ndryshore, funksionet elementare, modelet funksionale, limiti dhe vazhdueshmëria e funksionit, kuptimi i derivatit, regullat e derivimit, elementet e analizës margjinale, derivatet e rendeve të larta, derivati i funksionit të përbërë, monotonia dhe vlerat ekstreme të funksionit, konkaviteti dhe pikat e infeksionit, analiza dhe paraqitja e grafikut të funksionit, kuptimi dhe përkufizimi i integralit të pacaktuar, vetitë dhe rregullat e integralit, metodat e integrimit, zbatimi i integralit te pacaktuar në biznes dhe ekonomi, kuptimi dhe përkufizimi i integralit të caktuar, vetitë e integralit të caktuar, njehsimi i integralit të caktuar, zbatimi i integralit të caktuar në biznes dhe ekonomi.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
- [3 SETK] Gjuhë angleze
- [6 SETK] Zgjedhore - Kompetencat digjitale
Semestri 3
-
[C2121]
[3 SETK]
Biznesi, Qeveria dhe Shoqëria
Lënda ka për qëllim t'i përgatisë studentët për mënyrat me të cilat mjedisi, veçanërisht politika qeveritare ndikon në biznes dhe se si subjektet ekonomike dhe grupet e tjera të veçanta të interesit krijojnë dhe ndryshojnë rregullat e lojës në të cilën ata veprojnë. Në ekonominë e sotme, një strategji e suksesshme biznesi do të thotë më shumë sesa tejkalimi i kompanive rivale; menaxherët gjithashtu duhet të hartojnë strategji për t'u ballafaquar me forcat globale. Menaxherët duhet të kuptojnë se si bëhet politika publike dhe si palët e interesuara specifike, përfshirë edhe biznesin e tyre, mund të ndikojnë në procesin e politikave. Në këtë lëndë studentët do të krijojnë njohuri lidhur me: - Menaxhimin e çështjeve publike dhe marrëdhëniet me palët e interesuara; - Përgjegjësinë sociale të ndërmarrjes; - Biznesin në botën e globalizuar; - Etikën, gjykimin etik dhe menaxhimi etik; - Marrëdhëniet biznes-qeveri; - Ndikimin në mjedisin politik; - Zhvillimin e qëndrueshëm dhe biznesin global; - Rregullimin dhe menaxhimin e teknologjisë së informacionit.
-
[C2069]
[3 SETK]
Komunikimi verbal
Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
-
[CBE-301]
[6 SETK]
Statistika
Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të njihen me analizën e të dhënave numerike nga një perspektivë shkencore edhe e atë: - Të dhënat, matja dhe statistika - Treguesit deskriptiv statistikor - të thjeshtë; - Treguesit deskriptiv statistikor - të grupuar; - Treguesit deskriptiv statistikor - të ponderuar; - Probabiliteti; - Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit; - Vlerësimi intervalor; - Testimi i hipotezave statistikore-mbi mesataren; - Korrelacioni dhe regresioni.
-
[CBE-303]
[6 SETK]
Makroekonomia
Lënda ka për qëllim krijimin, zhvillimin dhe avancimin e dijeve të studentëve në lëmin e Makroekonomisë, si fundament i funksionimit të një ekonomie kombëtare dhe një nënsistem i sistemit globale ekonomik. Nëpërmjet të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuritë bazike makroekonomike rreth: - prodhimit të brendshë bruto (PBB); - ofertës dhe kërkesës agregate; - investimeve dhe konsumit; - inflacionit; - papunësisë; - buxhetit shtetëror; - borxhit publik; - politikës monetare dhe fiskale, - marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare (bilanci tregtarë dhe i pagesave), etj.
-
[C2120]
[3 SETK]
Parimet e kontabilitetit
Qëllimi i lëndës është që të ndihmojë studentët të kuptojnë thelbin e kontabilitetit; të mësojnë konceptet dhe parimet bazë të kontabilitetit. Në këtë drejtim, lënda synon që studentët të marrin dije dhe kuptim për pasqyrat financiare, zërat bilancor të tyre, rregullat bazë të regjistrimit të dhënave kontabël, parimet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit, etj.
-
[?B?-410]
[6 SETK]
E drejta tregtare
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri të thelluara në fushën e të së drejtës tregtare. Në këtë drejtim, studentët në këtë lëndë do të jenë në gjendje që të kuptojnë mbi: - Rregullat ligjore për të kryer një veprimtari afariste, mënyrën e organizimit të subjekteve të biznesit, kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe pronarëve individual si dhe mënyrat e ndërprerjes së subjekteve afariste; - Mënyrat për të krijuar një marrëdhënie juridike biznesi, kushtet për shfaqjen e atyre marrëdhënieve, efektet dhe pasojat; - Aktivitetet lidhur me tregtimin me letra me vlerë; - Mënyra për të mbrojtur të drejtat e pronësisë industriale, mënyra për të mbrojtur subjektet afariste nga konkurrenca e jolojale; - Mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve, etj.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 4
-
[CBE-401]
[6 SETK]
Menaxhimi i operacioneve
Lënda ka të bëjë me shpjegimin teorik dhe praktik të operacioneve të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin efikas të funksionit planifikimit, organizimit, drejtimin dhe kontrollit të burimeve të një biznesi që nevojiten për të prodhuar produkte dhe shërbime me qëllim të realizimit të përfitimeve sa më të mëdha. Studentëve u ofrohen njohuri hyrëse, mjaftë të kompletuara, të përmbledhura dhe të azhurnuara lidhur me vendin dhe rolin e menaxhimit të operacioneve në menaxhimin efikas të bizneseve dhe të aftësohen për aplikimin praktikë të kornizës teorike dhe profesionale që ka të bëjë me menaxhimin e operacioneve në bizneset bashkëkohore prodhuese dhe shërbyese. Studentët pritet që: - të kuptojnë çka përfaqëson menaxhimi i operacioneve, cili është roli i menaxhimit të operacioneve në biznes, të bëjnë dallimin në mes të karakteristikave të ndryshme të proceseve të operacioneve. - të kuptojnë çka është strategjia e operacioneve dhe të bëjnë dallimin në mes të prioriteteve konkurruese dhe fituese të një biznesi. Të kuptojnë se pse është i rëndësishëm projektimi i procesit të produktit apo shërbimit dhe cilat janë fazat e projektimit. - të kuptojnë çka nënkupton parashikimi i kërkesës dhe si duhet të bëhet planifikimi i kapacitetit dhe projektimi i sistemit të punës. - të vlerësojnë rëndësinë për mbijetesën e bizneseve në ekonominë globale. - të jenë në gjendje që të ndërtojnë koncepte të pavarura lidhur me menaxhimin e operacioneve në bizneset prodhuese dhe shërbyese përmes hulumtimeve dhe përgatitjes së projekteve hulumtuese profesionale nga kjo fushë.
-
[C2122]
[3 SETK]
Menaxhmenti i burimeve njerëzore
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me rolin dhe rëndësinë e menaxhmentit të burimeve njerëzore në organizatat bashkëkohore të biznesit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri lidhur me menaxhmentin e procesit të burimeve njerëzore, si në teorinë ashtu edhe në praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimi i Menaxhmentit.
-
[C2123]
[3 SETK]
Ekonomia për menaxher
Lënda ofron një përmbledhje të teknikave ekonomike dhe qasjeve analitike në dispozicion të menaxherit për vendimmarrjen e biznesit. Ajo përfshin tema të tilla si përcaktimi i çmimit, parashikimi, analiza e kërkesës, analiza e prodhimit dhe kostos, por edhe politikat makroekonomike që ndikojnë në mjedisin e biznesit. Qëllimi i kësaj lënde është të zhvillojë një perspektivë ekonomike që është e përshtatshme për studentët që aspirojnë të menaxhojnë njësi biznesi ose kompani të tëra në një larmi të madhe të industrive. Lënda bën pjesë në mikroekonominë e aplikuar. Mikroekonomia është themeli i të gjitha analizave ekonomike. Kjo lëndë do të paraqesë postulatet themelore të mikroekonomisë dhe do të ilustrojë implikimet e përhapura të këtyre postulateve kur ne shqyrtojmë situatat e botës reale. Qëllimi i kësaj lënde është që çdo student të "mendojë si një ekonomist" dhe të ndihet mjaft mirë në njohuritë mikroekonomike, për ta zbatuar atë në të gjitha sferat e jetës. Më detajisht, objektivat përfshijnë: - Zhvillimi i teknikave për vendimmarrje të dobishme biznesore; - Studimi i hollësishëm i teorisë së çmimeve dhe zgjedhjes së konsumatorit; - Studimi i strukturës dhe performancës së tregut; si dhe - Konsiderimi i problemeve të biznesit nga perspektiva ekonomike.
-
[C2124]
[6 SETK]
Sistemet informative të biznesit
Lënda u jep studentëve një hyrje në rolin e kompjuterëve dhe teknologjive të tjera të informacionit në biznes. Njohuritë konceptuale kompjuterike janë fokusi i kësaj lënde. Pas prezantimit të koncepteve themelore të përdorimit të kompjuterit, këto leksione i kushtojnë vëmendje të veçantë inovacionit aktual teknologjik në mjediset shoqërore dhe të biznesit. Temat përfshijnë teknologjinë dhe ndryshimin organizativ, telekomunikacionin, privatësinë në epokën e informacionit dhe sigurinë e biznesit në internet.
-
[CBE-402]
[6 SETK]
Kontabiliteti financiar
Lënda ka për qëllim të përgjithshëm avancimin e dijeve dhe shkathtësive të studentëve në lëminë e llogaritarisë ndërsa si qëllim të veçantë ka rrumbullaksimin e njohurive në sferën e kontabilitetit financiar dedikuar shoqërive tregtare të sektorit të biznesit në pajtueshmëri me SLK dhe standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK). Zbatimi i parimeve të kontabilitetit të dyfishtë duke aplikuar parimet e planit kontabël për bizneset në Maqedoninë e Veriut në rastin e regjistrimit të AAGJ dhe AASH, shpenzimeve dhe të hyrave, regjistrimin e detyrimeve dhe kërkesave fiskale dhe përcaktimin e rezultatit financiar me llogarinë vjetore në pajtim me SLK dhe SNK. Përpilimi i Pasqyrave Financiare si produkti final i Kontabilitetit Financiar është produkt shumë i rëndësishëm kontabël, financiar dhe ekonomik për bizneset, ekonominë dhe shtetin.
-
[C2070]
[3 SETK]
Komunikim me shkrim
Objektivat e programit të lëndës: - Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online)
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 5
-
[CBEF-602]
[6 SETK]
Financat publike
Lënda ka për qëllim t'i analizojë politikat e ndryshme fiskale të aplikuara në një ekonomi edhe atë duke i analizuar ato në pikë referimi me politikat fiskale të vendeve tjera. Po ashtu, t'i analizojë aspektet fiskale dhe reflekset e reperkusionet e tyre në një ekonomi, efektet e ndryshme makro dhe mikroekonomike të politikave të ndryshme fiskale (restriktive, fleksibile, relaksuese, etj), si dhe t'iu mundësojë studentëve të krijojnë një kuptim real mbi nevojën e tatimit si "një e keqe pa të cilën s'bëhet" por që mundë të krijojë mirëqenie shoqërore nëse menaxhohet drejtë dhe me efiçiencë. Qëllimet e lëndës janë: pajisja e studentëve me njohuri nga Financat Publike, si një nga shtyllat kryesore të politikave makroekonomike dhe instrument fundamental i funksionimit të një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. pajisja e studentëve me njohuri në lidhje me të mirat publike dhe shpenzimet për sigurimin e tyre, eksternalitetet, rishpërndarjen e të ardhurave shoqërore, alokimi dhe rialokimi i të ardhurave, sigurimet shoqërore dhe shpenzimet për ato, Analiza Kosto-Përfitime, sistemi i të ardhurave shoqërore, sistemi i tatimeve dhe struktura e tyre, aspektet krahasimore të financave publike në vendet e zhvilluara dhe në ato të tranzicionit, specifikat e sistemit fiskal të Maqedonisë, trendet dhe sfidat e tij, decentralizimi fiskal, etj. pajisja e studentëve me dituri të nevojshme profesionale në lidhje me buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, proçedurat e përgatitjes, përpilimit, miratimit, zbatimit dhe kontrollit buxhetor si dhe me teknikat e parimet e menaxhimit të buxhetit në funksion të menaxhimit efiçient të buxhetit si në rafsh qëndror poashtu edhe në atë lokal. krijimi i një pasqyre të qartë te studentët për funksionimin e një sistemi fiskal duke ju dhënë pika referimi në aspekt të teorive të ndryshme fiskale me çka do të munden në mënyrë komparative të bëjnë dallimet dhe të gjejnë pikëtakimet e funksionimit të këtyre sistemeve në vende të ndryshme. njoftimin e studentëve në mënyrë informative për indikatorët kryesorë të politikës fiskale në R.Maqedonisë, krijimi i një baze reale të të dhënave në lidhje me trendet afatgjate fiskale në Maqedoni duke i stimuluar ato të punojnë punë të pavaruara seminarike dhe ese nga lëmia fiskale.
-
[C2126]
[3 SETK]
Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
Lënda ka të bëjë me shpjegimin teorik dhe praktik të zinxhirit të furnizimit të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin efikas të funksionit planifikimit, blerja, kontrolli i inventarit, transporti dhe magazinimi. Studentët do të mësojnë rreth temave të tilla si dizajnimi i rrjeteve të furnizimit dhe shpërndarjes në përputhje me biznesin e firmës dhe strategjinë e zinxhirit të furnizimit si dhe përmirësimin e performancës së zinxhirit të furnizimit përmes teknikave SCOR, Lean dhe Six Sigma. Studentët eksplorojnë se si aspekte të ndryshme të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit janë të integruara brenda firmës, si dhe koordinohen me furnitorët, partnerët tregtarë dhe ofruesit e logjistikës / transportit për të ofruar kënaqësi superiore të klientit. Marrja e vendimeve të shëndosha strategjike dhe taktike të mësuara duke menaxhuar një zinxhir global të furnizimit me elektronikë të konsumatorit përmes një simulimi on-line.
-
[C2127]
[3 SETK]
Kontabiliteti menaxherial
Lënda ka për qëllim të aftësohen studentët të zbatojnë metoda të reja më analitike në llogaritjen, analizën, buxhetimin, kontrollin dhe vlerësimin e kostove, të ardhurave dhe profitit të kompanisë në funksion të vendimmarrjes efektive dhe efikase në sektorin privat të ekonomis, në sektorin publik dhe në sistemet organizative të tjera.
-
[C2125]
[6 SETK]
Marketingu strategjik
Lënda shqyrton temat në strategjinë e marketingut. Strategjia e marketingut ka të bëjë me atë se si të menaxhojmë klientët në mënyrë që të maksimizojmë fitimet në kompani. Theksi i lëndës do të jetë në mënyrën e menaxhimit strategjik të procesit të shënjestrimit, përfitimin, mbajtjen dhe rritjen e klientëve. Lënda do të shqyrtojë menaxhimin e strategjisë dhe organizatës për të ndërtuar klientë të vlefshëm për rritjen dhe fitime të ndërmarrjes. Do të diskutohen raste studimi në lidhje me problemet e një firme në secilin modul në mënyrë që studentët të jenë në gjendje të zbatojnë konceptet e mësuara, si dhe strategjitë që do të zbatohen në secilën situatë të dhënë.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARLT-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-101] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
- [ECM-602] Media dhe shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
- [E2530] Beletristike dhe argëtim
- [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
- [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
- [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
- [EBEF-701] Financat lokale
- [EBEF-704] Tregu i punës
- [EBEF-801] Modelimi financiar
- [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
- [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
- [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
- [EBA034] Zhvillimi ekonomik lokal
- [EBEE-702] Ekonomia globale
- [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
- [Sistemet ekonomike d] Sistemet ekonomike dhe politike
- [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
- [EBE-402] Menaxhmenti i portfolios
- [EFB-03] Financat personale
- [E2612] Principet e bankave dhe financave
Semestri 6
-
[C2128]
[6 SETK]
Strategjia dhe organizimi
Lënda është koncipuar në mënyrë që tu mundëson studentëve të vlerësojnë dhe zbatojnë elementet kryesore të analizës strategjike, të zgjedhin strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël dhe të inkurajojnë të menduarit për problemet që lidhen me zbatimin e strategjisë së formuluar të organizatës. Qëllimi i kësaj lënde është të mësojë studentët të mendojnë në mënyrë kritike për çështjet dhe problemet që lidhen me zgjedhjen e një strategjie në një mjedis të trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka një mënyrë të vetme të duhur për të zhvilluar një strategji.
-
[CBM-502]
[6 SETK]
Financat e korporatës
Lënda ka për qëllim studimin e financave, duke theksuar zbatimin e tyre në një gamë të gjerë situatash të botës reale që përfshijnë financat personale, vendimmarrjen e korporatave dhe ndërmjetësimin financiar. Konceptet dhe aplikacionet kryesore përfshijnë: vlerën në kohë të parave, shkëmbimin kthim-rrisk, koston e kapitalit, normat e interesit, kursimet e pensionit, financimin e hipotekës, buxhetimin e kapitalit, vlerësimin e aseteve, normën e brendshme të kthimit, afatin e ripagimit, etj. Temat e përfshira janë: - Hyrje në financat e korporatave - Vlera në kohë e parasë - Obligacionet dhe vlerësimi i tyre - Aksionet dhe vlerësimi i tyre - Vlera aktuale neto dhe rregullat e tjera të investimit - Vendimmarrja për investime kapitale - Kthimet dhe rreziqet: Modeli i Çmimit të Kapitalit (CAPM) - Rreziku, kostoja e kapitalit dhe buxhetimi i kapitalit - Vendimet e financimit të ndërmarrjeve dhe tregjet efikase të kapitalit
-
[C2129]
[3 SETK]
Parаtë, bankat dhe tregјet financiare
Lënda ofron një hyrje në parimet e parave, bankave dhe tregjeve financave. Përmbajtja e lëndës ka të bëjë kryesisht me studimin e strukturës dhe funksioneve të sistemeve financiare. Kjo lëndë përqëndrohet në secilin nga tre entitetet kryesore që përbëjnë një sistem financiar: ndërmjetësuesit financiarë, letrat me vlerë dhe tregjet financiare. Më pastaj studion ndryshimin në rëndësinë relative të ndërmjetësve financiarë dhe tregjet financiare në gjithë botën, dhe kështu realizohet një analizë historike dhe ekonomike e arsyeve të shfaqjes së sistemeve të bazuara në banka dhe sistemeve të bazuara në tregje në vende të ndryshme.
-
[C2130]
[3 SETK]
Biznesi ndërkombëtar
Lënda përfshin tema të cilët ngërthejnë në vete tema të biznesit që zhvillohen jashtë kufijve shtetërorë. Në fillim realizohen tema me të cilat studentët njihen me njohuritë bazike nga kjo lëmi duke filluar nga ato se çka paraqet biznesi ndërkombëtar, pse mësohet biznesi ndërkombëtar, dallimi midis biznesit vendor dhe atij ndërkombëtar, pse biznesi ndërkombëtar është më i vështirë se ai vendor, etj. Në vijim temat që trajtohen në këtë lëndë janë: biznesi ndërkombëtar në epokën e globalizmit, dallimet kombëtare në ekonominë politike, ndryshimet në kulturë, IHD dhe integrimet ekonomike rajonale. Në pjesën e dytë përfshinë temat që kanë të bëjnë me veprimet në BN siç janë: strategjitë e BN, organizimi i punës ndërkombëtare, strategjitë e hyrjes në biznesin ndërkombëtar, eksporti, importi dhe këmbimi, drejtimi i marketingut global dhe menaxhimi global i burimeve njerëzore.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARLT-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-101] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
- [ECM-602] Media dhe shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
- [E2530] Beletristike dhe argëtim
- [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
- [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
- [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
- [EBEF-701] Financat lokale
- [EBEF-704] Tregu i punës
- [EBEF-801] Modelimi financiar
- [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
- [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
- [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
- [EBA034] Zhvillimi ekonomik lokal
- [EBEE-702] Ekonomia globale
- [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
- [Sistemet ekonomike d] Sistemet ekonomike dhe politike
- [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
- [EBE-402] Menaxhmenti i portfolios
- [EFB-03] Financat personale
- [E2612] Principet e bankave dhe financave
Semestri 7
-
[CBEE-603]
[6 SETK]
Ekonometria
Qëllimi i lëndës është që të ju mundëson studentëve që të zhvillojnë kuptimin e ekonometrisë në një nivel që do t'i pajisë ata me të kuptuarit dhe vlerësimin e analizës më të zbatuar të të dhënave ndër-sektoriale dhe të jenë në gjendje të ndërmarrin vetë një analizë të tillë. Më konkretisht qëllimet e kësaj lënde janë: - të zhvillojnë një kuptim të përdorimit të analizës së regresionit dhe teknikave përkatëse për vlerësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe testimin e teorive ekonomike - ti aftësojë studentët për të lexuar dhe vlerësuar punime empirike në revista profesionale - të ofrojë përvojë praktike të përdorimit të programeve kryesore të regresionit (STATA 16) për të gjeneruar modele ekonomike.
-
[C2143]
[3 SETK]
Shërbimet e marketingut
Objektivi kryesor i lëndës është që ta zhvillojë të kuptuarit menaxherial të marketing- shërbimeve. Lënda do t’i ndihmojë studentët të përmirësojnë njohuritë e tyre në hartimin e strategjive të marketingut për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve që kanë për qëllim përmbushjen e pritjeve të konsumatorëve. Qëllimi i lëndës është që të prezantohen, të diskutohen dhe të analizohen disa çështje që lidhen me ndërmarrjet shërbyese. Pas përfundimit të suksesshëm të kësaj lënde kursi, studentët do të fitojnë njohuri për sfidat që paraqiten në shërbimet e marketingut, me çka do të identifikohen dallimet në mes shërbimeve të marketingut kundrejt marketingut në ndërmarrjet prodhuese. Lënda do t’u mundësojë studentëve t’i identifikojnë dhe t’i analizojnë komponentët e ndryshëm të marketingut miks të shërbimeve.
-
[E2583]
[3 SETK]
Menaxhimi i inovacionit
Menaxhimi i inovacionit paraqet një grup të qasjeve përmes të cilave inkurajohet kreativiteti dhe inovacioni përmes teknikave dhe qasjeve të ndryshme. Në këtë lëndë do të analizohen temat më të fundit në literaturën botërore në lidhje me inovacionin, kreativitetin dhe procesin e menaxhimit të tyre në fusha të ndryshme. Përveç analizës teorike, kjo lëndë do të mundësojë qasje praktike ndaj studentëve përmes krijimit të inovacionit të vërtetë dhe kalimit nëpër të gjitha fazat e të mësuarit të metodave të krijimit të ideve të reja, si dhe për të aplikuar për fonde dhe pitching.
-
[C2142]
[6 SETK]
Ndërmarrësia
Në këtë lëndë do të trajtohen bazat e ndërmarrësisë dhe zbatimi praktik i saj. Kjo lëndë do të përqëndrohet në zhvillimin e ndërmarrësisë, karakteristikat e ndërmarrësve, dallimet midis ndërmarrësve dhe menaxherëve, identifikimin e mundësive dhe gjenerimin e ideve, identifikimin e burimeve tradicionale dhe alternative të financimit për bizneset ndërmarrëse, analizimin e formave ligjore të organizimit dhe përgaditjen e planit të biznesit. Lënda është gjithashtu e dizajnuar për të siguruar aftësitë themelore ndërmarrëse dhe për të inkurajuar studentët të shqyrtojnë, analizojnë dhe vlerësojnë modele të ndryshme të sjelljes ndërmarrëse. Gjithashtu në këtë lëndë studentët do të njihen me konceptet e ndërmarrësisë sociale, korporative dhe dixhitale.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme - e avancuar
- [C2132] E-tregtia
- [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
- [E2580] Ndërmarrje e qëndrueshme
- [E2581] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
- [E2582] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
- [E2585] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
- [E2598] Marketing business to business
- [E2599] Sjellja organizative
- [E2593] Parimet e financave ndërkombnëtare
- [E2584] Menaxhimi i investimeve
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore profesionale
- [E2586] Tregtia analitike
- [E2587] CRM dhe analitka digjitale
- [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [CBEM-503] Hulumtimet e tregut
- [E2590] Logjistikë biznesi
- [EBA072] Menaxhimi i biznesit të vogël
- [EBEM-504] Marketingu ndërkombëtar
- [E2600] Menaxhimi i produktit të ri
- [C2137] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
- [E2611] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
Semestri 8
-
[C2134]
[6 SETK]
Anaitikë biznesi dhe modelim
Lënda përqëndrohet në procesin e transformimit të të dhënave në informacione për zgjidhjen e problemeve të biznesit në botën reale. Lënda ka një qasje fazore në gjenerimin e njohurive: së pari, mësohet analitika përshkruese ku përdoret analitika vizuale për të karakterizuar të dhënat; së dyti, mësohet analitika rekomanduese që përqëndrohet në strategjitë optimale që "duhet" të ndërmerren në të ardhmen; së treti, mësohet analitika parashikuese që përqendrohet në përdorimin e algoritmeve për parashikimin e të ardhmes në bazë të dhënave historike. Temat përfshijnë: eksplorimin e të dhënave, përgatitjen e të dhënave, optimizimin jolinear, etj.
-
[C2144]
[6 SETK]
Reklamim dhe promovim
Lënda do të përfshijë tema në lidhje me reklamimin dhe promocionin edhe atë: - kërkimi dhe analiza e kushteve të tregut; - të kuptuarit e sjelljes së konsumatorit; - strategjitë e pozicionimit; - planifikimi i buxhetit; - zhvillimi dhe krijimi i mjeteve promovuese; - planifikimi dhe promovimi i rasteve të ndryshme dhe matja e efektivitetit të promocionit. - përdorimi i marketingut digjital për të realizuar komunikimin e marketingut përmes rrjeteve sociale.
-
[C2145]
[3 SETK]
Sjellja konsumatore
Qëllimi i lëndës është që të shqyrtojë konceptet themelore duke analizuar sjelljen e konsumatorëve me qëllim të kuptuarit se si këto koncepte mund të zbatohet gjatë analizimit të problemeve të marketingut. Parimet nga shkencat sociale do të aplikohet (mbi tema të tilla si kujdesi dhe perceptimi, kujtesa, motivimi, qëndrimet, sjellja e vendimeve, mësimi, dhe ndikimet sociale) për probleme të marketingut, si psh: komunikimi, pozicionimi dhe relacionet me konsumatorët. Lënda i pajis studentët me njohuri bazike mbi çështjet dhe dimensionet e sjelljes konsumatore dhe zhvillon aftësinë e tyre për të aplikuar teori të sjelljes dhe teknikat e hulumtimit gjatë trajtimit të problemeve të marketingut. Në këtë lëndë, studentët mësojnë se si konsumatorët sjellin vendime rutinore dhe komplekse; çfarë procese kognitive dhe përvoja përfshihen gjatë vendimeve; si sjellja ndikohet nga karakteristikat personale të konsumatorit, nga kultura dhe grupet e referencës, si dhe implikimet e sjelljes konsumatore për strategjinë e marketingut. Kjo lëndë do t’i ofrojë studentit një analizë të gjerë të faktorëve social, kulturor, ekonomik, psikologjik që ndikojnë në vendimmarrjen e konsumatorëve.
-
[E2592]
[3 SETK]
Marketingu digjital
Lënda ju ofron studentëve njohuri në lidhje me përfitimet e biznesit nga marketingu digjital dhe rëndësinë e tij për një sukses marketingu në një organizatë. Marketingu digjital paraqet marketingun e realizuar përmes internetit. Marketingu digjital përfshin forma të reklamimit, përdorimin e rrjeteve sociale përmes internetit, si dhe përdorimin e mediave të ndryshme digjitale. Studentët gjithashtu aftësohen se si të përpilojnë një përmbajtje të marketingut; si të zgjedhin faqe në internet dhe si të përdorin optimizimin e SEO; si të fitojnë njohuri themelore rreth Google Analytics për të matur efektet e marketingut digjital. Njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e fituara do t'u ndihmojnë studentëve të hartojnë dhe vlerësojnë një plan të marketingut digjital në mënyrë që të menaxhojnë në mënyrë efektive performancën e marketingut digjital.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme - e avancuar
- [C2132] E-tregtia
- [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
- [E2580] Ndërmarrje e qëndrueshme
- [E2581] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
- [E2582] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
- [E2585] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
- [E2598] Marketing business to business
- [E2599] Sjellja organizative
- [E2593] Parimet e financave ndërkombnëtare
- [E2584] Menaxhimi i investimeve
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore profesionale
- [E2586] Tregtia analitike
- [E2587] CRM dhe analitka digjitale
- [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [CBEM-503] Hulumtimet e tregut
- [E2590] Logjistikë biznesi
- [EBA072] Menaxhimi i biznesit të vogël
- [EBEM-504] Marketingu ndërkombëtar
- [E2600] Menaxhimi i produktit të ri
- [C2137] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
- [E2611] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës