-
[E2657] Arsimimi dhe zbavitja
Arsimi është një kombinim i edukimit dhe argëtimit në kushte arsimore. Qëllimi i lëndës është promovimi i të mësuarit përmes lojërave dhe shpërblimeve të vazhdueshme. Të dyja këto strategji synojnë të rrisin motivimin dhe të inkurajojnë të mësuarit përmes një sërë aplikacionesh. Gjatë lëndës, studentët do të mësohen se si ta përdorin një sistem distinktivësh ose pikësh kur arrijnë një nivel të caktuar.
-
[E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
Lënda shqyrton shkrimtarin me ndikim më të madh të të gjitha kohërave – Uiliam Shekspir (William Shakespeare). Përmes kësaj lënde do të shqyrtohen arritjet e tij dramatike (komedi, tragjedi dhe histori), poezinë e tij dhe ndikimin e tij në shkrimin e mëvonshëm në anglisht. Shekspiri është shkrimtari më i rëndësishëm në histori - andaj gjatë kësaj lënde do të përpiqemi të kuptojmë pse ai është kaq domethënës.
-
[MCEL1020] Gramatika pedagogjike
Qëllimi i lëndës është të ofrojë një model të integruar të përshkrimit të gjuhës që është projektuar për t’u përshtatur me nevojat e studentëve të gjuhës angleze. Modeli i përdorur organizon gramatikën nën tre tituj: strukturën, orientimin dhe modelimin, si dhe tregon marrëdhënien ndërmjet gramatikës dhe leksikut. Komponent i rëndësishëm i kësaj lënde është vetëdijësimi i studentëve për fenomenin e frazave leksikore: si janë organizuar, si mund të klasifikohen për qëllime mësimore dhe cila është rëndësia e tyre në ndërtimin e kompetencës komunikative. Studentët e suksesshëm do të bëhen më të vetëdijshëm, se disa aspekte të ndryshme të gramatikës kërkojnë procese të ndryshme të mësimit dhe të strategjive të ndryshme mësimore.
-
[E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
Pritet që studentët të prezantojnë pikëpamjet e tyre për kulturën, globalizimin dhe mënyrën se si ai reflektohet në procesin arsimor, që të diskutohen tema që kanë të bëjnë me tolerancën dhe të kuptuarit e kulturës tjetër. Gjithashtu, përgatitja e eseve që trajtojnë çështjet e relativizmit kulturor, stereotipeve dhe paragjykimeve, si dhe zhvillimin e koncepteve të bashkëpunimit ndërkulturor dhe edukimit multikulturor.
-
[CEL-402] Leksiokologjia
Qëllimi i lëndës:
Ngriitja e ndërgjegjësimit për funksionimin e gjuhës si sistem në leksik; Analizimi i konceptit të njësisë leksikore në dritën e përparimeve të fundit në gjuhësi; përcaktimi dhe marrja e dimensioneve të njohurive të fjalorit; Përcaktimi i niveleve të kuptimit në kontekstet njëgjuhëshe dhe dygjuhëshe; Vëzhgimi i ndërveprimit të gramatikës dhe leksikut në përdorimin aktual të gjuhës.
-
[E2660] Varietetet e gjuhës angleze
Lënda i shqyrton ndryshimet e anglishtes në të gjithë botën, historinë, kulturën dhe historinë specifike gjuhësore të Australisë, Anglisë, Skocisë, Irlandës, Indisë, Afrikës së Jugut, SHBA dhe Kanadasë.
-
[EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me karakteristikat kryesore të shkrimit dhe punës hulumtuese në gjuhën angleze. Studentët do të njoftohen me teknika të ndryshme të cilat do t’i përgatisin për pjesëmarrje në tekste akademike në gjuhën angleze. Ata do t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit, prezantimet akademike, diskutime të llojeve të ndryshme të të shkruarit dhe do të mësojnë si të shkruajnë punim hulumtues duke përfshirë edhe zhanrin, përzgjedhjen e temës dhe gjetje dhe citim të burimeve. Temat e përfshira janë: zhanret e të shkruarit, llojet e hulumtimive në të shkruarin akademik, stili i të shkruarit, citimi në tekst, kuptimi dhe shfrytëzimi i dëshmive, diskutimi i rezultateve dhe zhvillimi temës.
-
[EMEL2030] Analiza e diskursit
Lënda merret me analizën gramatikore, strukturore dhe pedagogjike të teksteve (të shkruara ose të folura). Mbulon elementet e teksteve, si modelet gramatikore dhe stilet. Studentët, do të njoftohen dhe do t’i përvetësojnë tema të rëndësishme në fushën e analizës tekstuale dhe të diskursit dhe në vazhdueshmëri do t’i forcojnë aftësitë thelbësore në mënyrën se si të shkruajnë, si të vlerësojnë dhe si t’i përmirësojnë tekstet e shkruara dhe të folura. Përveç kësaj, lënda do të aftësojë studentët për të pasur një qasje kritike ndaj një teksti, duke përfshirë shkrimin e tyre, vlerësimin e shkrimeve të studentëve të tjerë, dhënien e një feedback-u adekuat, si dhe t’i udhëheqin studentët e tyre të ardhshëm.
-
[MCEL2010] Shkrimi pedagogjik
Lënda fokusohet në qasjet dhe çështjet në mësimin e shkrimit të gjuhës së dytë. Studentët, do të inkurajohen që të mendojnë në mënyrë kritike në lidhje me qasjet e ndryshme dhe të reflektojnë mbi besimet dhe praktikat e tyre në lidhje me shkrimin dhe mësimin e shkrimit. Lënda, jo vetëm që do të shqyrtojë teoritë mbizotëruese në mësimdhënien dhe shkrimin e gjuhës së dytë, por do të përqendrohet edhe në aspektet praktike të mësimit të shkrimit, duke përfshirë reagimet e mësimdhënësve dhe kolegëve, vlerësimin, audiencën, dizajnimin e planit mësimor, të materialeve dhe të detyrave për mësimin e shkrimit, si dhe huazimet tekstuale. Studentët, gjithashtu, do të inkurajohen t’i ndjekin hulumtimet e fushës dhe të mendojnë në mënyrë kritike në lidhje me to. Qëllimi i lëndës është të arrijë një ekuilibër në mes të njohurive teorike dhe praktike.
-
[EM548] Të folurit publik dhe retorika
Qëllimet e lëndës është që studentët:
- të njihen me zanafillën dhe historinë e retorikës;
- të dinë çfarë është retorikë e mirë;
- të mësohen nga fjalimet publike të personave të sukseshëm;
- të dinë se si krijohet një fjalim publik;
- të prezantojnë një fjalim në ndonjë diskutim apo konferencë shkencore.