Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrimi Publik (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Kodi i programit: N-MPA60C
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i administrimit publik
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Administrimi Publik është dizajnuar me qëllim që studentët, të cilët do të përfshihen në këtë program, të fitojnë njohuri menaxhimi, këshilluese, politike, analitike, njohuri juridike, shkathtësi dhe kompetenca për punësimin e tyre në nivele më të larta të sektorit publik dhe joqeveritar.

Studimet e administrimit publik mundësojnë  plotësimin e nevojave arsimore në përkrahjen e studentëve në  fillimin e karrierës së tyre profesionale në agjencitë  qeveritare në nivel qendror dhe vendor, komuna, institucione publike, administratën e shkollave, organizata jofitimprurëse, universitete dhe ndërmarrje.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri të avancuara për teoritë e administrimit publik, hulumtimet dhe praktikat.
  • Ka njohuri të dalluara për administrimin publik krahasimtar.
  • Ka njohuri të thella për organizimin, funksionimin e administrimit publik të vendeve anëtare të BE
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Shpjegon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
  • Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
  • Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijesim për aspektet etike në punë.
  • E njeh ndërlidhjen midis proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave
Aftësitë për të vlerësuar
  • Shpjegon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
  • Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
  • Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet relevante shkencore, etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijesim për aspektet etike në punë.
  • E njeh ndërlidhjen midis proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave. 
Aftësitë e komunikimit
  • Merr pjesë në debate publike dhe mediume, duke shfrytëzuar fjalor përkatës në nivel profesional
  • Shkruan, propozon dhe udhëheq projekte hulumtuese në lëmin e administrimit publik
  • Shfrytëzon mjetet bashkëkohore për komunikim me teknologjinë bashkëkohore kur flitet për institucione të ndryshme.
Aftësitë e të mësuarit
  • Është i aftë t’i identifikojë nevojat personale për studim autonom dhe këtë ta realizojë në mënyrë autonome në lëmin e administrimit publik krahasimtar.
  • Mund t’i ndihmojë në trajnimin dhe zhvillimin e rasteve të veçanta në pozicionet administrative dhe ato të sektorit publik.
  • Mund të tregojë aftësi për të dalluar modulet e klasifikimit të informatave, koncepteve dhe teorive të administrimit publik në politikën publike dhe administrimin publik.
  • Mund të dizajnojë një mënyrë të re të punës në administratën publike në Maqedoni duke shfrytëzuar përparësitë krahasimtare.
  • Ka aftësi për planifikim dhe organizim të funksionimit të administratës publike dhe institucioneve në përputhje me sistemet demokratike bashkëkohore.

Semestri 1

  • [MCPA1010] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët, të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit, si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, dhe te tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studime krahasimtare dhe studime të rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [MCPA3010] [6 SETK] Kontrolli i administratës
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të përfitojnë njohuri dhe informata për kontrollin dhe mbikëqyrjen, subjektet e kontrollit, llojet e kontrollit, procedurat për kryerjen e kontrollit, kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm ndaj organeve të administratës shtetërore, kontrollin politik me të gjitha instrumentet juridike për realizimin e tij siç janë: pyetjet e deputetëve, interpelanca, votëbesimi i qeverisë, komisionet anketuese, realizimi i buxhetit si instrument i rëndësishëm politik për kontrollin juridik, kontrolli nga ana e prokurorit publik, avokati i popullit, kontrolli shoqëror, kontrolli gjyqësor, kontrolli gjyqësor përmes procedurave administrative gjyqësore. Të gjitha këto institucione do të mësohen në aspektin krahasimtar.
  • [MCPA2020] [6 SETK] Menaxhmenti financiar publik Јавен
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’ua prezantojë standardet dhe praktikat në punën financiare të grupeve organizative, metodat dhe shfrytëzimin e fondeve dhe teknikat tjera për administrimin dhe përgjegjësinë me punën financiare të OG-ve. Do të përfshihet këtu edhe vështrimi i analizave dhe aspekteve teknike në kontabilitet dhe interpretimi i raporteve financiare. Koncepti i shfrytëzimit efikas të burimeve paraqet bazën e parimeve dhe procedurave si dhe mundëson vendosje të kornizës racionale për alokim të burimeve. Lënda mundëson balancim përkatës në mes teorisë dhe praktikës, vështrim të të gjitha praktikave nga studime të ndryshme dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të zgjojë interesin e studentëve.
  • [EMPA-02] [6 SETK] Hartimi i politikave në BE
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve ta përkufizojnë dhe ta ilustrojnë analizën politikave dhe rolin e tyre në politikëbërjen e BE-së. Nuk ka ndonjë pajtim për mënyrën se si pikërisht të përkufizohet politika publike. Studentët, do të kenë mundësi të njoftohen , me këtë fushë dhe ta analizojnë në mënyrë kritike zhvillimin, por dhe dukuritë në fushën e politikave publike. Krijimi dhe analiza e politikave publike është një disiplinë për zgjidhjen e problemeve që tërheq njohuri nga metodologjitë dhe teoritë themelore të shkencave shoqërore dhe të filozofisë së politikave.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MFE05] Komunikimi professional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
    • [MFE01] Retorika

Semestri 2

  • [MCPA4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti e zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike.
Google+