Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të Drejtësisë - Kriminalistikë dhe Siguri (2024/2025)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-CRIM-240
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Jurist i diplomuar - Kriminalistikë dhe Siguri
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Ky program nënkupton zgjerimin dhe thellimin gjegjësisht diferenciminin e arsimimit të lartë në kuadër të studimeve për drejtësi.

Ky program studimor ka për qëllim që studentëve t’u mundësojë:

  • Të fitojnë njohuri themelore lidhur me konceptet dhe çështjet kryesore në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
  • Të zhvillojnë aftësi për përdorimin e terminologjisë përkatëse,si dhe koncepteve përkatëse në lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë.
  • Të identifikojnë dhe analizojnë probleme në lidhshmëri me kriminalistikën dhe sigurinë.
  • Të jenë në gjendje të analizojnë në mënyrë kritike kuptime lidhur me kriminalistikën dhe sigurinë.
  • Të fitojnë aftësi dhe njohuri të veçanta me rëndësi praktike për karrierën e tyre të mëtejshme në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.
  • Të zgjedhin dhe të aplikojnë kornizë adekuate nga lëmi përkatës gjatë zgjidhjes së problemeve duke përdorur teknikat përkatëse.
  • T’i integrojnë njohuritë e akumuluara në organizatë në funksion të sjelljes së vendimeve.
  • T’i bartin në mënyrë efikase zgjidhjet dhe njohuritë.
  • T’i zhvillojnë aftësitë personale të komunikimit, hulumtimit dhe analizës të cilat nevojiten për punësimin e studentëve të diplomuar nga ky program.
  • Të zhvillohet mësim multilingual përmes promovimit të dialogut ndëretnik dhe ndërkulturor.

Pas mbarimit të studimeve studentët duhet:

  • Të kenë njohuri themelore për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
  • Të kenë njohuri të hollësishme për objektin e studimit dhe kuptimet specifike të teknikës dhe taktikës kriminalistike.
  • Të kenë mendimin e vetë kritik.
  • Të jenë të aftë të analizojnë dhe hulumtojnë ngjarje relevante për teknikën dhe taktikën kriminalistike.
  • Të fitojnë aftësi të caktuara nga teknika dhe taktika kriminalistike të nevojshme për karrierën e tyre të mëtejshme.
  • Të jenë të aftë të prezantojnë rezultate nga hulumtimet, të punojnë në ekip dhe të marrin pjesë në debat.
  • Të jenë në gjendje ta aplikojnë teorinë në rastet praktike nga jeta reale.

Për realizimin e programit është angazhuar kuadri akademik i UEJL-së, UKIM - Shkup, por edhe nga universitetet në rajon: Zagreb, Prishtinë, Sarajevë dhe Tiranë. Për realizimin e programit studimor është planifikuar edhe angazhimi i ligjëruesve visitor nga universitetet me të cilët bashkëpunon UEJL-ja në kontekst të mobilitetit në hapësirën e përbashkët evropiane të arsimit të lartë (HPEAL), bazuar në parimet e Kartës së Bolonjës.

Studimet e programit studimor të ciklit të pare Kriminalistikë dhe Siguri zgjasin katër vjet. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do ta merrë titullin: I diplomuar në Kriminalistikë dhe Siguri me mundësi për vazhdimin e studimeve të magjistraturës në lëmin e sigurisë, si dhe për punësim në organet dhe institucionet e sistemit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me burimet dhe institucionet e së drejtës në kuptim të gjerë, e që posaçërisht përfshijnë: fillet e së drejtës, të drejtën kushtetuese, të drejtën administrative, kuptimin historik të së drejtës (e drejta romake dhe historia e shtetit dhe së drejtës), të drejtën civile dhe atë pronësore.
  • Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me burimet dhe institucionet e shkencave specifike juridiko-penale si p.sh.: e drejta penale dhe e drejta e procedurës penale, kriminologjia, penologjia, viktimologjia, si dhe kuptimi ndërkombëtar për të drejtën penale (e drejta ndërkombëtare penale, të drejtat e njeriut, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe terrorizmi ndërkombëtar).
  • Posedon njohuri themelore lidhur me kuptimet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë si p.sh.: kriminalistika (teknika, taktika dhe metodika), e drejta policore, si dhe njohuri nga lëndët forenzike (gjyqësore).
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Identifikon dhe analizon probleme nga lëmia e kriminalistikës dhe sigurisë, dhe merr pjesë në përgatitjen e akteve dhe dokumenteve juridike në një procedurë penale, shkruan padi, kërkesa si dhe dokumente tjera të nevojshme në një procedurë penale.
  • Zgjidh dhe aplikon një kornizë adekuate nga fusha e tij e studimit me qëllim që të zgjidhë probleme duke përdorur teknikën adekuate në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.
Aftësitë për të vlerësuar
  • I analizon në mënyrë kritike konceptet dhe nocionet që përdoren në faza të ndryshme të procedurës penale (si në procedurën parapenale-policore, ashtu edhe në procedurën gjyqësore penale).
  • I integron njohuritë e akumuluara për të sjellë vendime themelore (fillestare), në kuadër të interpretimit të të drejtës sa i përket çështjeve të sigurisë.
  • I analizon dhe raporton lidhur me rezultatet e arritura në kuadër të profesionit të tij, bazuar në njohuritë e tij dhe në aftësitë e interpretimit të së drejtës.
  • Punon si nëpunës në institucionet shtetërore që veprojnë në fushën e parandalimit të kriminalitetit.
Aftësitë e komunikimit
  • Posedon një spektër të gjerë të aftësive të prezantimit gojor dhe të shkruar që janë të domosdoshme për profesionin e juristit, në veçanti në kontekstin e kriminalistikës dhe sigurisë.
  • Angazhohet në mënyre efektive në argumentim dhe debatim në një procedurë penale, me subjektet e procedurës penale, si: gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, duke përdorur terminologji profesionale.
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon sistem të mësimit që përfshin identifikimin, klasifikimin dhe përdorimin e burimeve të së drejtës.
  • Shfrytëzon me sukses aftësitë që lidhen me përdorimin e literaturës dhe teknologjive të informimit për të fituar njohuri juridike.
  • Transferon me sukses zgjidhjen e problemeve në relacion me publikun e specializuar dhe jo të specializuar.

Semestri 1

  • [CLE-101] [6 SETK] Fillet e së drejtës
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ndeshet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët, do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Т’i shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën, të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • [CBE-101] [6 SETK] Hyrje në ekonomi
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është të zhvillojë një kuptim bazë të koncepteve dhe teorive kryesore ekonomike të përdorura në analizimin e çështjeve ekonomike. Kjo lëndë është dizajnuar në mënyrë për t'i pajisur studentët me parimet, konceptet dhe teknikat bazë për të bërë analiza ekonomike. Në fund të lëndës studentët duhet të jenë në gjendje të "mendojnë si një ekonomist". Kjo lëndë ofron një studim të parimeve të mikro- dhe makroekonomisë me fokus në vendimmarrjen e aplikuar menaxheriale në një mjedis global. Pas përfundimit të lëndës, studentët duhet të jenë në gjendje: të përdorin modelin e kërkesës dhe ofertës për të përcaktuar ndikimin e ndryshimeve në kërkesë ose ofertë në çmim dhe sasi; të përcaktojnë PBB-në dhe të përshkruajë matjen, përdorimet dhe kufizimet e tij si masë e mirëqenies ekonomike; të përkufizojnë Inflacionin dhe të përshkruajë matjen e tij, pasojat dhe mënyrën e përshtatjes për të; si dhe të përshkruajnë rolin dhe mjetet e një banke qendrore.
  • [CLE-104] [6 SETK] Historia e së drejtës
    Kjo lëndë ka për qëllim: - T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. - Të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. - Studentët duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio - juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. - Studentët të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). - Studentët, duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint

Semestri 2

  • [CLE-201] [6 SETK] E drejta kushtetuese
    Qëllimet e lëndës: - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institucionet e së drejtës kushtetuese, si dhe të institucioneve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese, si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; Nëpërmjet këtij moduli studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RMV, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RMV dhe në kuadër të UE-së, me ç’rast do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian i cili në të ardhmen si profesionist do të duhet të interpretojë dhe të aplikojë të drejtën kushtetuese evropiane si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami, gjithashtu, do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RMV-së, që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RMV, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin vendor, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami do ta përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore të pushtetit shtetëror në RMV, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu, do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001, që kanë ndikim të madh për demokracinë e RMV-së, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RMV-së, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005, në lidhje me reformat e gjyqësore në RMV; - Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RMV-së në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe bashkësive etnike;
  • [CLE-204] [6 SETK] E drejta civile – pjesa e përgjithshme
    Qëllimi i programit studimor E Drejta Civile - Pjesa e Përgjithshme, është t’i pajisë studentët me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri teorike mbi nocionet dhe institutet kryesore të së drejtës civile, si: parimet e të drejtës civile, burimet e të drejtës civile, subjektet dhe zotësinë e tyre juridike, të veprimit dhe deliktore, marrëdhënien juridiko-civile, punët juridike, etj. Studentët, do të aftësohen të bëjnë dallimet e duhura teorike dhe praktike të nocioneve dhe dukurive me karakter juridiko-civil në sistemin juridik të RMV, të veçojnë karakteristikat themelore dhe esenciale të tyre, si dhe të vërejnë rëndësinë dhe funskionimin e tyre në praktikë.
  • [CLE1020] [6 SETK] E drejta romake
    Qëllimet e lëndës: - T’u ofrojë studentëve të dhëna për procesin e krijimit, zhvillimit dhe ndryshimeve të institucioneve dhe normave të së drejtës romake nën ndikimin e rrethanave të ndryshme historike; - T’i njoftojë studentët me rolin e së drejtës romake si forcë unifikuese në traditën juridike evropiane; - T’u ofrohet studentëve mundësia e përvetësimit të bazave të terminologjisë juridike romake; - Të tregohet historia e mendimit juridik romak prej fillimeve të veta në periudhën republiane në Romë; - Të shpjegohet rëndësia historike e recipimit të së drejtës romake në Evropën Kontinentale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2

Semestri 3

  • [CLE2030] [6 SETK] E drejta administrative
    Në kuadër të lëndës studiohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Si objekt studimi janë parimet e organizimit, punës dhe fushëveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore që e përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe raporti midis qytetarëve dhe administratës. Qëllimet e programit të lëndës konsistojnë në atë që studentët: -T'i përkufizojnë dhe kuptojnë nocionet mbi administratën dhe funksionin administrativ; -Të identifikojnë dhe analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RMV-së; -T’i njohin veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; -Ta bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe t'i përvetësojnë hapat e parë të përpilimit të akteve të tilla; -T’i mësojnë llojet e kontrollit administrativ; -T'i njohin mekanizmat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para konsumatorëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; -T’i fitojnë aftësitë dhe shkathtësitë për punësimin e ardhshëm në organet e administrates të RMV-së, organizatat joqeveritare, dhe në të gjitha institucionet ku vendosen lëndët e natyrës juridike-administrative.
  • [CLE025] [6 SETK] E drejta sendore
    Qëllimi i lëndës mësimore E Drejta Sendore është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet që të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës sendore, për subjektët e së drejtës sendore, për parimet e së drejtës sendore, për posedimin, për të drejtën e pronësisë, për të drejtën e servitutit, për të drejtën e pengut, për barrët sendore për librat publikë etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute dhe me shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentimit ligjor në lëminë e së drejtës sendore.
  • [CLE-404] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare publike
    Qëllimi i lëndës është që studentët të njoftohen me kuptimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike, paraqitjen e kësaj discipline shkencore, zhvillimin e saj si dhe aspektet kryesore.
  • [CLE024] [6 SETK] E drejta familjare
    Në lëndën E Drejta Familjare, studentët do të përfitojnë njohuri rreth rregullimit juridik të marrëdhënieve të cilat lindin mes anëtarëve të familjes në bazë të martesës dhe gjinisë. Theks i veçantë iu jepet institucioneve bazike të të drejtës familjare: martesa, prindëria, adoptimi, kujdestaria, marrëdhëniet familjare me karakter personal dhe pasurorë, marrëdhëniet personale-pasurore, bashkësia jashtëmartesore.
  • [C2069] [6 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2

Semestri 4

  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [CLE5010] [6 SETK] E drejta trashëgimore
    Në lëndën E Drejta Trashëgimore studentët do të fitojnë njohuri rreth parimeve themelore të trashëgimisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe do të përfitojnë njohuri për institutet themelore trashëgimore - juridike me të cilët rregullohet trashëgimia në RMV-së. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj lënde, në pjesën komparative, studentët do të mësojnë për institutet trashëgimore-juridike bashkëkohore, e në veçanti për dallimet midis sistemit kontionetal dhe sistemit Common Law (anglo- sankson).
  • [CLE-403] [6 SETK] E drejta e BE-së
    Me përfundimin e kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje të njohin esencën dhe shtrirjen e të drejtës së BE-së, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative - juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe aplikimin e rregullt të dispozitave e të akteve të BE-së, që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE-së.
  • [CLE-405] [6 SETK] E drejta penale - pjesa e përgjithshme
    Lënda E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme), është obligative. Në këtë lëndë studentët do të marrin njohuri themelore për sistemin e së drejtës penale në RMV. Rëndësi të veçantë, do t’i kushtohet studimit të parimieve të së drejtës penale, burimeve, veprës penale dhe elementeve të saj, bashkimit të veprave penale, pjesëmarrjen e më shume personave në kryerjen e veprës penale, sistemit të sanksioneve penale, etj.
  • [CLE-402] [6 SETK] E drejta e detyrimeve
    Qëllimet e planprogramit mësimor: me studimin e kësaj lënde studentët, do të fitojnë njohuri për bazat e të drejtës detyrimore dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve juridike - detyrimore. Studentët nëpërmjet edukimit do të duhet të fitojnë njohuri që u nevojiten në kuadër të qarkullimit të të drejtave subjektive civile. Në lëmin e studimit të përgjithshëm të detyrimeve (marrëdhënieve detyrimore), studentët duhet të fitojnë shkathtësi në aplikimin e instituteve të përgjithshme të së drejtës detyrimore të llojeve të veçanta të marrëdhënieve detyrimore. Në mënyrë të posaçme, studentët duhet të fitojnë shkathtësi për të negociuar, për të lidhur dhe për të aplikuar llojet e veçanta të kontratave detyrimore, si dhe të mësojnë për mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve mbi përmbushjen e detyrimeve të debitorit.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2

Semestri 5

  • [CCR-302] [6 SETK] Hyrje në kriminalistikë
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me shkencën e Kriminalistikës – shkencën mbi zbulimin dhe të provuarit e krimit. Kriminalistika përbëhet nga tri pjesë: Teknika, Taktika dhe Metodika kriminalistike. Gjatë përpunimit të kësaj lënde, studentët do të njihen më hollësisht me të gjitha këto degë kriminalistike dhe funksionin që ata e kanë në praktikë. Në fund të lëndës studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe substanciale të nocioneve kryesore nga fusha e Teknikës kriminalistike si dhe të analizojnë veprimet e ndryshme taktiko-kriminalistike dhe atyre të metodikës kriminalistike.
  • [C2458] [6 SETK] E drejta penale - pjesa e posaçme
    E Drejta Peanle - pjesa e posaçme është sistem i normave ligjore për veprat penale dhe shqiptimin e sanksioneve. Lënda e së drejtës penale-pjesa e posaçme, është përcaktimi i sjelljeve të njeriut, që do të konsiderohen si vepra penale, si dhe forma dhe vellimi i reakcionit ndeshkimor për shkeljen e ndalesave të përcaktuara.
  • [CCR-303] [6 SETK] Kriminologjia
    Qëllimi i kësaj lënde është të analizohet fenomenologjia dhe etiologjia e kriminalitetit. Në kuadër të kësaj lënde do të studiohen format e paraqitjes së kriminalitetit, dinamika, struktura si dhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit. Do të studiohen faktorët e jashtëm, faktorët mikrogruporë si dhe faktorët e brendshëm të kriminalitetit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [6 E2843] E Drejta e Punës dhe Sigurimit Social
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi median dhe informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst Profesional në Anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [CLE-704] E drejta e procedurës civile (E drejta kontestimore)
    • [CLE-802] E drejta financiare
    • [CLE-805] E drejta e procedurës civile (E drejta jashtëkontestimore dhe përmbaruese)
    • [C2454] Praktika juridike
    • [CLE-302] E drejta tregtare
    • [CLE6010] E drejta ndërkombëtare private
    • [CLE4030] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [CLE5020] E drejta e procedurës administrative
    • [E2851] Kundërvajtjet administrative
    • [E2852] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi

Semestri 6

  • [CCR-603] [6 SETK] Delikuenca e të miturve
    Fusha e studimit të kësaj disipline shkencore përfshinë dukurinë e delikuencës së fëmijëve, format, shkaqet dhe pasojat e krimeve të kryera nga fëmijët, pra personat që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Studentët do të njihen me aspektet kriminologjike të disa prej formave tipike të krimeve të kryera nga fëmijët, si: Krimet kundër pasurisë, kundër jetës dhe trupit, kundër sigurisë në trafikun publik, kundër shëndetit të njerëzve etj. Gjithashtu studentët do të fitojnë njohuri për Etiologjinë e delikuencës së fëmijëve, përkatësisht shkaqet/faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj dukurie, si: Faktorët mikrogrupor: Familja, arsimi, rrethi i njerëzve me të cilët shoqërohen të rinjtë; Faktorët sociopatologjikë: Narkomania, bixhozi, alkoolizmi, prostitucioni si dhe faktorët subjektivë/individual. Një trajtim i veçantë i kushtohet sanksioneve penale për fëmijët, parandalimit të delikuencës së fëmijëve si dhe procedurës penale ndaj fëmijëve në përputhje me legjislacionin pozitiv. Trajtohen edhe temat që kanë të bëjnë me mënyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale ndaj fëmijëve.
  • [CLE-503] [6 SETK] E drejta e procedurës penale
    E drejta e procedurës penale është disiplinë shkencore që studjon normat juridike që rregullojnë pozitën e palëve si dhe kompetencat e palëve dhe subjekteve tjera pjesmarës në procesin penal, llojin, formën dhe kushtet për ndërrmarjen e veprimeve procedurale. Lëndë studimi është sistemi i mjeteve juridike-të rregullta dhe të jashtëzakonshme si dhe procedurat e veçanta.
  • [CCR-4022] [6 SETK] Teknikat e kriminalistikës
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me pjesën themelore të kriminalistikës, e që është teknika kriminalistike. Në fakt studentët do të njihen me metodat tekniko-shkencore që praktikohen në regjistrimin dhe identifikimin e personave dhe sendeve, për gjetjen e sigurimin material të gjurmëve të veprës penale me karakter të ndryshëm, me qëllim të ndriçimit të tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [CLE-704] E drejta e procedurës civile (E drejta kontestimore)
    • [CLE-802] E drejta financiare
    • [CLE-805] E drejta e procedurës civile (E drejta jashtëkontestimore dhe përmbaruese)
    • [C2454] Praktika juridike
    • [CLE-302] E drejta tregtare
    • [CLE6010] E drejta ndërkombëtare private
    • [CLE4030] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [CLE5020] E drejta e procedurës administrative
    • [E2851] Kundërvajtjet administrative
    • [E2852] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [6 E2843] E Drejta e Punës dhe Sigurimit Social
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi median dhe informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst Profesional në Anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike

Semestri 7

  • [CCR-4023] [6 SETK] Taktikat e Kriminalistikës
    Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve me pjesën e veçantë të kriminalistikës, ose më saktë me pjesën e njohur si metodika kriminalistike , që merret me zbulimin, zbardhjen dhe vërtetimin e veprave individuale të karakterit kriminal. Në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje të: - Të ketë njohuri bazë të shkencës së metodikës kriminalistike; - Të bëjë dallimet themelore ndërmjet termave taktikë, teknikë dhe metodik kriminalistike; - Të jetë në gjendje të aplikojë metoda të përshtatshme gjatë hetimit të krimeve nga fusha të ndryshme si dhe nga e njëjta fushë; - Të jetë në gjendje të menaxhojë veprimtarinë e policisë në drejtim të zbardhjes dhe të provuarit e situatave kriminale me karakter të ndryshëm.
  • [CCR-403] [6 SETK] Viktimologjia
    Qëllimi i kësaj lënde është të analizohet në më tepër aspekte pozita e viktimës së veprës penale. Do të studiohet fenomenologjija dhe etiologjia viktimologjike, forma, vëllimi, struktura dhe dinamika e viktimizimit, si dhe faktorët e ndryshëm që ndikojnë tek viktimizimi.
  • [ELE-604] [6 SETK] Kriminaliteti i organizuar
    Në lidhje me temat që do të elaborohen në këtë lëndë, pas mbarimit të programit të paraparë studentët do të jenë në gjendje: - Të kenë njohuri themelore mbi krimin e organizuar; - Të bëjnë dallimin midis nocionit krim i organizuar, krim, dhe krim transnacional; - Të dinë mbi metodat vepruese të krimit të organizuar; - Të dinë mbi elementet përbërëse të krimit të organizuar; - Të kenë njohuri në lidhje me metodat që zbatohen në situata kriminale të krimit të organizuar; - Të ketë njohuri themelore në drejtim të ndërmarjes së masave dhe aktiviteteve për zbulimin sqarimin dhe dokumentimin e situatave kriminale që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [CLE-704] E drejta e procedurës civile (E drejta kontestimore)
    • [CLE-802] E drejta financiare
    • [CLE-805] E drejta e procedurës civile (E drejta jashtëkontestimore dhe përmbaruese)
    • [C2454] Praktika juridike
    • [CLE-302] E drejta tregtare
    • [CLE6010] E drejta ndërkombëtare private
    • [CLE4030] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [CLE5020] E drejta e procedurës administrative
    • [E2851] Kundërvajtjet administrative
    • [E2852] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ELE-402] Krimi Kompjuterik
    • [E2510] Trafikimi me Qenie Njerëzore
    • [ELE-603] Mjekësia Ligjore
    • [E2512] Shërbimet e Zbulimit dhe Kundërzbulimit
    • [ELE-505] E drejta Penale e Krahasuar

Semestri 8

  • [ECR-401] [6 SETK] E Drejta Policore
    Duke pasur parasysh se studentët që do të diplomohen në fushën e sigurisë dhe kriminalistikës janë kandidatë potencialë për punësim në organet që luftojnë krimin, në radhë të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është më se e nevojshme që ata të marrin njohuri për kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, në punën e tyre të përditshme. Këto të dhëna gjenden kryesisht në Ligjin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Policinë. Duke marrë parasysh këtë, qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve me legjislacionin e kësaj fushe, në mënyrë që ata, në kuadër të detyrave të tyre të punës, si anëtarë të ardhshëm të institucioneve të sistemit që luftojnë krimin, të jenë në gjendje të zbatojnë në mënyrë të drejtë dhe konform rregullativës përkatëse, detyrat e tyre në fushëveprimin përkatës.
  • [CCR-602] [6 SETK] Penologjia
    Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve me Penologjinë si shkencë për ekzekutimin e sanksioneve penale. Një problem i veçantë në trajtimin e krimit është politika për parandalimin dhe kontrollin e tij. Kjo lëndë do të trajtojë veçanërisht llojet e sanksioneve penale dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, organizimin e burgjeve dhe institucioneve të tjera për rehabilitimin e të burgosurve dhe metodat e riintegrimit të tyre në komunitet.
  • [CCR-502] [6 SETK] Metodika kriminalistike
    Metodika Kriminalistike është pjesë e veçantë e Taktikës Kriminalistike, e cila i studion mënyrat dhe metodat për zbulimin e llojeve, ose grupeve të veçanta të veprave penale dhe kryerësve të tyre. Kjo disiplinë shkencore gjithashtu studion dallimet që paraqiten gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetuese për veprat e ndryshme penale. Në këtë lëndë në mënyrë të veçantë studentët, do të mësojnë për metodikën e zbulimit dhe hetimit të disa veprave penale, si: metodikën e hetimit dhe sqarimit të vrasjeve, kontrabandave të ndryshme, akteve terroriste, aksdienteve të trafikut, korrupsionit, krimet e luftës e kështu me radhë
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [CCR-801] Terrorizmi Ndërkombëtar
    • [ELE-402] Krimi Kompjuterik
    • [E2510] Trafikimi me Qenie Njerëzore
    • [ELE-603] Mjekësia Ligjore
    • [E2512] Shërbimet e Zbulimit dhe Kundërzbulimit
    • [ELE-505] E drejta Penale e Krahasuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [E2505] E drejta e kundërvajtjeve
    • [E2507] Kriminaliteti ekologjik
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik
    • [ELE-502] Politika kriminale
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [CLE-704] E drejta e procedurës civile (E drejta kontestimore)
    • [CLE-802] E drejta financiare
    • [CLE-805] E drejta e procedurës civile (E drejta jashtëkontestimore dhe përmbaruese)
    • [C2454] Praktika juridike
    • [CLE-302] E drejta tregtare
    • [CLE6010] E drejta ndërkombëtare private
    • [CLE4030] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [CLE5020] E drejta e procedurës administrative
    • [E2851] Kundërvajtjet administrative
    • [E2852] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
Google+