Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të Drejtësisë (2024/2025)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-LS-240
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Jurist i Diplomuar
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor i studimeve të drejtësisë synon që:

  • T’i realizojë nevojat e të gjithë atyre që mendojnë ta vazhdojnë karrierën e vet në fushën e shkencave të drejtësisë.
  • Të ofrojë një sërë modulesh që do të përfshijnë bazën e njohurive juridike për afrimin me profesionet që ndërlidhen me fushën e së drejtës.
  • Të ofrojë njohuri solide dhe sistematike në lidhje me institucionet dhe bazat e së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Të sigurojë njohuri themelore të koncepteve dhe parimeve themelore të së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mënyrës së funksionimit të saj në kontekst ndërkombëtar.
  • Të ofrojë mundësinë për ligjërata nga ana e stafit vizitues akademik ndërkombëtar.
  • Të zhvillojë një kritikë të ndërgjegjshme të së drejtës në kontekstin komparativ, historik, socio-ekonomik dhe politik dhe t’u ofrojë studentëve një  varg koncepcionesh të ndryshme teorike të ndërlidhura me studimet juridike.
  • T’u mundësojë studentëve që të qëndrojnë dhe të studiojnë jashtë vendit brenda suazave të programeve për shkëmbimin e studentëve.
  • T’u ofrojë një sërë opsionesh, që do tu mundësojnë studentëve të studiojnë fushat specifike të së drejtës.
  • T’u mundësojë studentëve të jenë pjesë e veprimtarisë hulumtuese në kuadër të studimeve të tyre.
  • Të ofrojë mundësi për zhvillimin e aftësive personale, komunikimin, hulumtimin dhe aftësi të tjera të rëndësishme të nevojshme për punësimin e të diplomuarve në institucionet që tashmë kanë krijuar kontakte përmes Qendrës së karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore.
  • Të potencohet mësimi shumëgjuhësor dhe të promovohet dialogu ndëretnik dhe ndërkulturor.

Sipas njohurive dhe shkathtësive të fituara nga ky program deridiplomik në Fakultetin Juridik, studentët e diplomuar, do të jenë në gjendje t’i identifikojnë çështjet juridike që duhet të hulumtohen, do t’i përdorin në mënyrë efikase burimet primare dhe sekondare të së drejtës, ta hulumtojnë shkencën juridike, t’i vlerësojnë në mënyrë kritike çështjet juridike, si në aspektin e doktrinës, ashtu dhe në aspektin socio-ekonomik.

Diploma e Universitetit të Evropës Juglindore pranohet në RMV dhe në botën e jashtme.

Diploma e Fakultetit Juridik u mundëson studentëve qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore, siç janë: gjykatat, prokuroritë publike, avokatia, noteria dhe përmbaruesia, etj. Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe me Odën e Avokatëve të RMV-së.

Për studentët ambicia e të cilëve është që të merren me punë shkencore, Fakulteti Juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të tyre të magjistraturës dhe të doktoratës.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të kenë njohuri themelore të shkencës juridike dhe mënyrës së krijimit të së drejtës, të zhvillohet dhe të ndryshohet përvoja e tyre duke përfshirë edhe burimet edhe institucionet e së drejtës në kontekstin e tyre më të gjerë;
  • Të kenë njohuri solide nga degët më të rëndësishme të së drejtës, siç janë: e drejta kushtetuese dhe administrative, e drejta civile, e drejta e punës, e drejta penale, procedura civile dhe penale, si dhe e drejta ndërkombëtare publike dhe private;
  • Të kenë njohuri në lidhje me strukturën, përmbajtjen dhe funksionimin e sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e tij me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane;
  • Ta njohin kontekstin social-ekonomik dhe historik në të cilin veprojnë normat juridike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • I identifikon dhe aplikon parimet dhe rregullat themelore në fusha të caktuara,  sikurse janë: e drejta administrative dhe kushtetuese, e drejta civile, e drejta e punës, e drejta penale, procedura civile dhe penale, dhe e drejta ndërkombëtare publike dhe private;
  • I identifikon problemet juridike që mund të paraqiten në situata të ndryshme faktike dhe propozon zgjidhje për to;
  • Përdor metoda shkencore për të krijuar një punim hulumtues në disa degë të së drejtës.
Aftësitë për të vlerësuar
  • I identifikon, shpjegon, analizon dhe zgjidh probleme juridike në mënyrë që pritet nga një jurist i ri;
  • Interpreton dhe e sintetizon kuptimin e normave juridike si pjesë e sistemit ligjor dhe e aplikon në situata të shumta që mund të ndodhin në jetën e përditshme;
  • I vlerëson në mënyrë kritike normat ekzistuese juridike dhe etike me të cilat rregullohet profesioni juridik.
Aftësitë e komunikimit
  • Komunikon në mënyrë efektive me gojë dhe me shkrim me subjekte publike dhe private;
  • Shkruan dhe redakton në nivel themelor dokumente me karakter juridik, siç janë: kërkesa, ankesa, kontrata, testamenti, padia, etj;
  • Merr iniciativa dhe përgjegjësi për aktivitete individuale dhe grupore përmes së cilave implementohet pjesëmarrja efektive në profesionin e juristit.
Aftësitë e të mësuarit
  • Merr iniciativë dhe përgjegjësi për të identifikuar dhe aplikuar nevojat e mësimit në degët më të rëndësishme të së drejtës;
  • Zhvillon sistemin e të mësuarit që përfshin identifikimin, klasifikimin, sintetizimin dhe përdor burime të ndryshme;
  • Ka aftësi të shfrytëzojë bibliotekën për të marrë njohuri juridike;
  • I shfrytëzon aftësitë kompjuterike për të fituar dituri juridike.

Semestri 1

  • [CLE-101] [6 SETK] Fillet e së Drejtës
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ndeshet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët, do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Т’i shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën, të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • [CBE-101] [6 SETK] Hyrje në Ekonomi
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është të zhvillojë një kuptim bazë të koncepteve dhe teorive kryesore ekonomike të përdorura në analizimin e çështjeve ekonomike. Kjo lëndë është dizajnuar në mënyrë për t'i pajisur studentët me parimet, konceptet dhe teknikat bazë për të bërë analiza ekonomike. Në fund të lëndës studentët duhet të jenë në gjendje të "mendojnë si një ekonomist". Kjo lëndë ofron një studim të parimeve të mikro- dhe makroekonomisë me fokus në vendimmarrjen e aplikuar menaxheriale në një mjedis global. Pas përfundimit të lëndës, studentët duhet të jenë në gjendje: të përdorin modelin e kërkesës dhe ofertës për të përcaktuar ndikimin e ndryshimeve në kërkesë ose ofertë në çmim dhe sasi; të përcaktojnë PBB-në dhe të përshkruajë matjen, përdorimet dhe kufizimet e tij si masë e mirëqenies ekonomike; të përkufizojnë Inflacionin dhe të përshkruajë matjen e tij, pasojat dhe mënyrën e përshtatjes për të; si dhe të përshkruajnë rolin dhe mjetet e një banke qendrore.
  • [CLE-104] [6 SETK] Historia e së Drejtës
    Kjo lëndë ka për qëllim: - T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. - Të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. - Studentët duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio - juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. - Studentët të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). - Studentët, duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për Drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për Drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga Shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [E2609] Google Aplikacione për Edukim
    • [E2741] Bazat e Harduerit dhe Softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në Sigurinë Kibernetike

Semestri 2

  • [CLE-201] [6 SETK] E Drejta Kushtetuese
    Qëllimet e lëndës: - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institucionet e së drejtës kushtetuese, si dhe të institucioneve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese, si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; Nëpërmjet këtij moduli studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RMV, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RMV dhe në kuadër të UE-së, me ç’rast do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian i cili në të ardhmen si profesionist do të duhet të interpretojë dhe të aplikojë të drejtën kushtetuese evropiane si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami, gjithashtu, do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RMV-së, që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RMV, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin vendor, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami do ta përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore të pushtetit shtetëror në RMV, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu, do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001, që kanë ndikim të madh për demokracinë e RMV-së, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RMV-së, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005, në lidhje me reformat e gjyqësore në RMV; - Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RMV-së në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe bashkësive etnike;
  • [CLE-204] [6 SETK] E Drejta Civile - Pjesa e Përgjithshme
    Qëllimi i programit studimor E Drejta Civile - Pjesa e Përgjithshme, është t’i pajisë studentët me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri teorike mbi nocionet dhe institutet kryesore të së drejtës civile, si: parimet e të drejtës civile, burimet e të drejtës civile, subjektet dhe zotësinë e tyre juridike, të veprimit dhe deliktore, marrëdhënien juridiko-civile, punët juridike, etj. Studentët, do të aftësohen të bëjnë dallimet e duhura teorike dhe praktike të nocioneve dhe dukurive me karakter juridiko-civil në sistemin juridik të RMV, të veçojnë karakteristikat themelore dhe esenciale të tyre, si dhe të vërejnë rëndësinë dhe funskionimin e tyre në praktikë.
  • [CLE1020] [6 SETK] E Drejta Romake
    Qëllimet e lëndës: - T’u ofrojë studentëve të dhëna për procesin e krijimit, zhvillimit dhe ndryshimeve të institucioneve dhe normave të së drejtës romake nën ndikimin e rrethanave të ndryshme historike; - T’i njoftojë studentët me rolin e së drejtës romake si forcë unifikuese në traditën juridike evropiane; - T’u ofrohet studentëve mundësia e përvetësimit të bazave të terminologjisë juridike romake; - Të tregohet historia e mendimit juridik romak prej fillimeve të veta në periudhën republiane në Romë; - Të shpjegohet rëndësia historike e recipimit të së drejtës romake në Evropën Kontinentale.
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për Drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për Drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga Shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [E2609] Google Aplikacione për Edukim
    • [E2741] Bazat e Harduerit dhe Softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në Sigurinë Kibernetike
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2

Semestri 3

  • [CLE2030] [6 SETK] E Drejta Administrative
    Në kuadër të lëndës studiohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Si objekt studimi janë parimet e organizimit, punës dhe fushëveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore që e përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe raporti midis qytetarëve dhe administratës. Qëllimet e programit të lëndës konsistojnë në atë që studentët: -T'i përkufizojnë dhe kuptojnë nocionet mbi administratën dhe funksionin administrativ; -Të identifikojnë dhe analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RMV-së; -T’i njohin veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; -Ta bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe t'i përvetësojnë hapat e parë të përpilimit të akteve të tilla; -T’i mësojnë llojet e kontrollit administrativ; -T'i njohin mekanizmat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para konsumatorëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; -T’i fitojnë aftësitë dhe shkathtësitë për punësimin e ardhshëm në organet e administrates të RMV-së, organizatat joqeveritare, dhe në të gjitha institucionet ku vendosen lëndët e natyrës juridike-administrative.
  • [CLE025] [6 SETK] E Drejta Sendore
    Qëllimi i lëndës mësimore E Drejta Sendore është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet që të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës sendore, për subjektët e së drejtës sendore, për parimet e së drejtës sendore, për posedimin, për të drejtën e pronësisë, për të drejtën e servitutit, për të drejtën e pengut, për barrët sendore për librat publikë etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute dhe me shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentimit ligjor në lëminë e së drejtës sendore.
  • [CLE-404] [6 SETK] E Drejta Ndërkombëtare
    Qëllimi i lëndës është që studentët të njoftohen me kuptimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike, paraqitjen e kësaj discipline shkencore, zhvillimin e saj si dhe aspektet kryesore.
  • [CLE024] [6 SETK] E Drejta Familjare
    Në lëndën E Drejta Familjare, studentët do të përfitojnë njohuri rreth rregullimit juridik të marrëdhënieve të cilat lindin mes anëtarëve të familjes në bazë të martesës dhe gjinisë. Theks i veçantë iu jepet institucioneve bazike të të drejtës familjare: martesa, prindëria, adoptimi, kujdestaria, marrëdhëniet familjare me karakter personal dhe pasurorë, marrëdhëniet personale-pasurore, bashkësia jashtëmartesore.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim Verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për Drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për Drejtësi 2

Semestri 4

  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me Shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [CLE5010] [6 SETK] E Drejta Trashëgimore
    Në lëndën E Drejta Trashëgimore studentët do të fitojnë njohuri rreth parimeve themelore të trashëgimisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe do të përfitojnë njohuri për institutet themelore trashëgimore - juridike me të cilët rregullohet trashëgimia në RMV-së. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj lënde, në pjesën komparative, studentët do të mësojnë për institutet trashëgimore-juridike bashkëkohore, e në veçanti për dallimet midis sistemit kontionetal dhe sistemit Common Law (anglo- sankson).
  • [CLE-403] [6 SETK] E Drejta e BE-së
    Me përfundimin e kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje të njohin esencën dhe shtrirjen e të drejtës së BE-së, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative - juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe aplikimin e rregullt të dispozitave e të akteve të BE-së, që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE-së.
  • [CLE-405] [6 SETK] E Drejta Penale - Pjesa e Përgjithshme
    Lënda E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme), është obligative. Në këtë lëndë, studentët, do të marrin njohuri themelore për sistemin e së drejtës penale në RMV. Rëndësi të veçantë, do t’i kushtohet studimit të parimieve të së drejtës penale, burimeve, veprës penale dhe elementeve të saj, bashkimit të veprave penale, pjesëmarrjen e më shume personave në kryerjen e veprës penale, sistemit të sanksioneve penale, etj.
  • [CLE-402] [6 SETK] E Drejta e Detyrimeve
    Qëllimet e planprogramit mësimor: me studimin e kësaj lënde studentët, do të fitojnë njohuri për bazat e të drejtës detyrimore dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve juridike - detyrimore. Studentët nëpërmjet edukimit do të duhet të fitojnë njohuri që u nevojiten në kuadër të qarkullimit të të drejtave subjektive civile. Në lëmin e studimit të përgjithshëm të detyrimeve (marrëdhënieve detyrimore), studentët duhet të fitojnë shkathtësi në aplikimin e instituteve të përgjithshme të së drejtës detyrimore të llojeve të veçanta të marrëdhënieve detyrimore. Në mënyrë të posaçme, studentët duhet të fitojnë shkathtësi për të negociuar, për të lidhur dhe për të aplikuar llojet e veçanta të kontratave detyrimore, si dhe të mësojnë për mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve mbi përmbushjen e detyrimeve të debitorit.
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për Drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për Drejtësi 2

Semestri 5

  • [CLE-302] [6 SETK] E Drejta Tregtare
    Qëllimi i lëndës mësimore është studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës ndërkombëtare publike. Kështu, studentët njihen me rregullat juridike për ushtrimin e ndonjë aktiviteti afarist, me mënyrën e organizimit të subjekteve afariste, me kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe të tregtarit individual, si dhe me mënyrat e shuarjes së subjekteve afariste; me mënyrën për të krijuar ndonjë marrëdhënie juridike – afariste, me kushtet për paraqitjen e atyre marrëdhënieve, me efektet dhe pasojat; me punën e letrave me vlerë: me mënyrat e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, me mënyrat e mbrojtjes së subjekteve afariste nga konkurrenca joluajale: me mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve e të tjera.
  • [C2458] [6 SETK] E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
    E Drejta Peanle - Pjesa e Posaçme është sistem i normave ligjore për veprat penale dhe shqiptimin e sanksioneve. Lënda e së drejtës penale-pjesa e posaçme, është përcaktimi i sjelljeve të njeriut, që do të konsiderohen si vepra penale, si dhe forma dhe vellimi i reakcionit ndeshkimor për shkeljen e ndalesave të përcaktuara.
  • [CLE4030] [6 SETK] E Drejta e Punës dhe Sigurimit Social
    Studimi i lëndës E Drejta e Punës dhe e Sigurimit Social studentëve do t’u mundësojë: - Të njihen me korpusin e çështjeve dhe problemeve, të cilat janë pjesë përbërëse e së drejtës së punës, duke u nisur nga premisa fundamnetale se secili nga ne një ditë do të themelojë marrëdhënie pune dhe pikërisht për atë arsye njohja e të drejtave nga marrëdhënia e punës paraqet edhe një mori çështjesh në luftën për jetë më cilësore; - Të njihen me aspektet e ndryshme të realizimit të të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive nga marrëdhënia e punës, si dhe me institucionet juridike nga lëmi i punës; - T’i studiojnë marrëdhëniet e punës në praktikë përmes - procedurës së punësimit, lidhjen e kontratës për punësim, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës te punëdhënësi dhe organet kompetente; procedurën e përgjegjësisë së të punësuarve; pushimin e marrëdhënies së punës, përkatësisht pushimin e vlefshmërisë së kontratës për punësim; - Të përpunojnë aktet konkerete në lidhje me të gjitha institutet, të cilat janë përfshirë me rregullativën ligjore pozitive nga lëmi i marrëdhënieve të punës në RMV; - Të mundësohen forma të ndryshme të pjesëmarrjes së studentëve dhe të inkorporohet mundësia për përvetësimin e numrit sa më të madh të mundshëm të poenave të parashikuara për aktivietin.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [E2843] E Drejta e Punës dhe Sigurimit Social
    • [E2843] E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi Median dhe Informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e Menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe Përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst Profesional në Anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsia Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në Institucionet Publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të Miturve
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [CCR6010] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [ECR-401] E Drejta Policore
    • [ELE-604] Krimi i Organizuar
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECR-601] Kriminaliteti Ekonomik
    • [ELE-605] Vetëqeverisja Lokale
    • [E2844] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe E Drejta
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [E2845] Sistemet Juridike Bashkëkohore
    • [E2842] E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së Drejtës
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsullore
    • [E2848] Organizatat Ndërkombëtare

Semestri 6

  • [CLE-503] [6 SETK] E Drejta e Procedurës Penale
    Qëllimi i lëndës, E Drejta e Procedurës Penale, është që studentët të njihen me dispozitat procedurale – penale me të cilat rregullohet ligjërisht aktiviteti i organeve procedurale dhe i pjesëmarrësve të tjerë proceduralë dhe të aftësohen për aplikimin juridik të tyre në praktikë.
  • [CLE5020] [6 SETK] E Drejta e Procedurës Administrative
    Qëllimi i lëndës: E Drejta e Procedurës Administrative përfshinë dy fusha (pjesë) të veçanta, si: procedurën administrative dhe konfliktin (kontestin) administrativ, që përbëjnë objektin themelor të studimit të pjesës formale (procedurale) të së drejtës administrative. Shtjellimi i lëndës iu mundëson studentëve fitimin e njohurive që më lehtë t’i kuptojnë, shpjegojnë dhe analizojnë çështjet që kanë të bëjnë me nocionet dhe institutet e së drejtës administrative procedurale. Në pjesën e parë, do të shpjegohet procedimi (veprimi), i organeve të administratës shtetërore dhe publike në zbatimin e normave juridike-materiale, kur duke aplikuar drejtpërdrejtë dispozitat juridike në raste konkrete vendosin mbi të drejtat, detyrimet, ose interesat juridike të individëve, të personave juridikë ose të palëve të tjera. Në pjesën e dytë, do të shpjegohet kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së akteve administrative përfundimtare –kontrolli i ushtrimit të veprimtarisë administrative dhe i shërbimeve publike.
  • [CLE-802] [6 SETK] E Drejta Financiare
    Qëllimi i lëndës është që t’u mundësojë studentëve dituri themelore nga lëmi i së drejtës financiare përkatësisht i marrëdhënieve financiare juridike (nga aspekti përmbajtësor dhe formal juridik).
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [E2843] E Drejta e Punës dhe Sigurimit Social
    • [E2843] E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi Median dhe Informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e Menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe Përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst Profesional në Anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsia Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në Institucionet Publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të Miturve
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [CCR6010] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [ECR-401] E Drejta Policore
    • [ELE-604] Krimi i Organizuar
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECR-601] Kriminaliteti Ekonomik
    • [ELE-605] Vetëqeverisja Lokale
    • [E2844] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe E Drejta
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [E2845] Sistemet Juridike Bashkëkohore
    • [E2842] E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së Drejtës
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsullore
    • [E2848] Organizatat Ndërkombëtare

Semestri 7

  • [CLE-704] [6 SETK] E Drejta e Procedurës Civile (E drejta kontestimore)
    Qëllimi i lëndës: • Studentët do të pajisen me njohuritë mbi nocionet, dukuritë dhe institutet e së drejtës së procedurës civile si bazë ëpr realizimin e ndonjë të drejte subjektive civile; • Studentët do të fitojnë njohuri konkrete mbi të drejtën e procedurës civile si shkencë dhe si degë e së drejtës, përfshi këtu edhe analizën komparative, perspektivat dhe tendencat kryesore të zhvillimit të institutive të ndryshme të së drejtës së procedurës civile; • Nëpërmjet këtij moduli studentët duhet të aftësohen lidhur me njohjen teorike dhe konkrete të zhvillimit të procedurës civile, në shkallë të ndryshme në RMV-së, si dhe në veçanti lidhur me mundësinë e zhvillimit të procedurës kontestimore, jashtkontestimore dhe përmbaruese; • Studentët do të zhvillojnë mendimin analitik dhe kritik lidhur me problemet në lidhje me realizimin e të drejtave subjektive civile me të cilat ballafaqohen sot persona të shumtë në RMV-së; • Në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje së paku të bëjnë dallimet themelore të institutive kryesore të së drejtës së procedurës civile; • Të bëjnë dallimet e duhura teorike dhe praktike të nocioneve themelore të procedurës civile, përfshirë këtu si procedurën kontestimore, jashtëkontestimore dhe ate përmbaruese; • Të shpjegojnë dhe analizojnë veprimet procedurale të palëve dhe gjykatës, përfshirë këtu edhe institutet tjera procedurale siq janë pajtimi gjyqësor, ç‘ështjet paraprake, ndihmën juridke, etj.
  • [CCR-303] [6 SETK] Kriminologjia
    Qëllimi i kësaj lënde është të analizohet fenomenologjia dhe etiologjia e kriminalitetit. Në kuadër të kësaj lënde do të studiohen format e paraqitjes së kriminalitetit, dinamika, struktura si dhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit. Do të studiohen faktorët e jashtëm, faktorët mikrogruporë si dhe faktorët e brendshëm të kriminalitetit.
  • [CLE6010] [6 SETK] E Drejta Ndërkombëtare Private
    Përmes kësaj lënde studentët, do të fitojnë njohuri themelore për: - Emërtimin e lëndës (pse emërtohet e drejta ndërkombëtare e pse emërtohet e drejta private); - Ndarjen dhe dallimin midis marrëdhënieve juridike - civile dhe marrëdhënieve juridike – civile me element të huaj; - Burimet e së drejtës (nacionale dhe ndërkombëtare), të cilat duhet të aplikohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike - civile me element të huaj; - Mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve juridike - civile me elementin e huaj (direkte dhe indirekte - kolizive) - mënyrë karakteristike e rregullimit vetëm për DNP; - Elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe aplikimit të DNP, faktet përmes së cilave paraqitet elementi i huaj (faktet e identifikimit), pikat e lidhjes, si dhe institutet përmes së cilave shmanget aplikimi i së drejtës rëndom kompetente në DNP.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të Miturve
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [CCR6010] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [ECR-401] E Drejta Policore
    • [ELE-604] Krimi i Organizuar
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECR-601] Kriminaliteti Ekonomik
    • [ELE-605] Vetëqeverisja Lokale
    • [E2844] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe E Drejta
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [E2845] Sistemet Juridike Bashkëkohore
    • [E2842] E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së Drejtës
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsullore
    • [E2848] Organizatat Ndërkombëtare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [ELE-504] Gjyqësia Kushtetuese
    • [E2847] E Drejta Prindërore dhe të Drejtat e Fëmijës
    • [E2846] Regjistrimi i të Drejtave të Pasurive të Paluajtshme
    • [ELE-502] Politika Kriminale
    • [ELE111] E Drejta e Falimentimit
    • [ELE006] E Drejta Ndërkombëtare Humanitare
    • [E2849] Procedurat e Posaçme Administrative
    • [ELE-608] E Drejta Noteriale
    • [ELE087] E Drejta e Sigurimit
    • [ELE-406] E Drejta Ndërkombëtare Ekonomike

Semestri 8

  • [CCR-602] [6 SETK] Penologjia
    Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve me Penologjinë si shkencë për ekzekutimin e sanksioneve penale. Një problem i veçantë në trajtimin e krimit është politika për parandalimin dhe kontrollin e tij. Kjo lëndë do të trajtojë veçanërisht llojet e sanksioneve penale dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, organizimin e burgjeve dhe institucioneve të tjera për rehabilitimin e të burgosurve dhe metodat e riintegrimit të tyre në komunitet.
  • [CLE-805] [6 SETK] E Drejta e Procedurës Civile (E drejta jashtëkontestimore dhe përmbaruese)
    Qëllimi i lëndës: •Të pajisë studentët me njohuri të thelluara mbi të drejtën përmbaruese dhe të drejtën jashtëkontestimore, dhe të zhvillojë shkathtësi specifike për zbatimin e tyre në praktikë. •Të paisë studentët me njohuri teorike mbi nocionet dhe institutet kryesore të së drejtës përmbaruese dhe të drejtës jashtëkontestimore, si: nocionin e procedurës gjyqësore në përgjithësi, llojet e procedurave gjyqësore dhe raportet ndërmjet tyre, parimet e së drejtës përmbaruese dhe së drejtës jashtëkontestimore, subjektet e procedurës përmbaruese dhe procedurës jashtëkontestimore, veprimet procedurale dhe afatet për kryerjen e tyre, vendimet në procedurë përmbaruese dhe në procedurë jashtëkontestimore, mjetet e goditjes së vendimeve, etj.. •Të njoftojë studentët me korpusin e çështjeve dhe problemeve që lidhen me konceptin e së drejtës përmbaruese dhe jashtëkontestimore, si edhe me rrugën e zhvillimit historik të institucioneve të tyre. •Të aftësojë studentët për të njohur dhe analizuar institutet kryesore të së drejtës përmbaruese dhe jashtëkontestimore në kontekst të referencave legjislative dhe teorike në komparacion me referencat legjislative dhe teorike evropiane dhe më gjërë; •Të nxisë mendimin analitik dhe kritik te studentët lidhur me problemet me të cilët ballafaqohet sot E drejta përmbaruese dhe E drejta jashtëkontestimore në Rеpublikën e Maqedonisë së Veriut. •Të aftësojë studentët për të bërë dallimet teorike dhe praktike të nocioneve dhe dukurive nga E drejta përmbaruese dhe E drejta jashtëkontestimore në sistemin juridik të Rеpublikës së Maqedonisë së Veriut. Të veçojnë karakteristikat themelore dhe esenciale të tyre, si edhe të vërejnë rëndësinë dhe funksionimin e tyre në praktikë.
  • [C2454] [6 SETK] Praktika Juridike
    Praktika Juridike si disiplinë e aplikuar shkencoro-juridike fokusohet në aspektin institucional të drejtësisë, përkatësisht gjyqësorin, i cili synon t'u ofrojë studentëve të drejtësisë njohuri teorike dhe praktike shkencore-profesionale juridike në lidhje me: • normat ligjore për organizimin, funksionet dhe kompetencat e gjykatës dhe të organeve e institucioneve të tjera publike që marrin pjesë në procedurën gjyqësore të zbatimit të ligjit; • mbrojtja gjyqësore e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe realizimi i drejtësisë si vlera juridike themelore dhe universale; • normat juridike për procedurat gjyqësore; dhe • normat juridike lëndore që zbaton gjykata në procedurën gjyqësore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të Miturve
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [CCR6010] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [ECR-401] E Drejta Policore
    • [ELE-604] Krimi i Organizuar
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECR-601] Kriminaliteti Ekonomik
    • [ELE-605] Vetëqeverisja Lokale
    • [E2844] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe E Drejta
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [E2845] Sistemet Juridike Bashkëkohore
    • [E2842] E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së Drejtës
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsullore
    • [E2848] Organizatat Ndërkombëtare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [ELE-504] Gjyqësia Kushtetuese
    • [E2847] E Drejta Prindërore dhe të Drejtat e Fëmijës
    • [E2846] Regjistrimi i të Drejtave të Pasurive të Paluajtshme
    • [ELE-502] Politika Kriminale
    • [ELE111] E Drejta e Falimentimit
    • [ELE006] E Drejta Ndërkombëtare Humanitare
    • [E2849] Procedurat e Posaçme Administrative
    • [ELE-608] E Drejta Noteriale
    • [ELE087] E Drejta e Sigurimit
    • [ELE-406] E Drejta Ndërkombëtare Ekonomike
Google+