Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU

Universiteti i Evropës Juglindore, sot organizoi promovimin e platformës vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU.

Kjo platformë paraqet një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital dhe integrimit të inteligjencës artificiale në arsimin e lartë, duke dëshmuar përkushtimin e UEJL-së për inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Platforma AI@SEEU paraqet një zgjidhje unike të inteligjencës artificiale, e zhvilluar nga vetë Universiteti i Evropës Juglindore. Me këtë projekt inovativ, UEJL bëhet universiteti i parë në vend dhe në rajon që promovon dhe implementon një platformë vetanake të inteligjencës artificiale për përdorim akademik dhe administrativ.

Në hapje të aktivitetit u theksua rëndësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset akademike dhe administrative, si dhe nevoja për krijimin e zgjidhjeve moderne që avancojnë cilësinë e arsimit të lartë.

Udhëheqësja e grupit të punës dhe Këshilltare për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim në UEJL, Prof. Dr. Florije Ismaili, foli për vizionin institucional në fushën e digjitalizimit dhe rëndësinë strategjike të platformës AI@SEEU.

Ajo theksoi se AI@SEEU është një platformë e zhvilluar nga vetë universiteti, e krijuar për studentët, stafin akademik dhe administrativ, duke ofruar mundësi të avancuara për përdorimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe procese të tjera institucionale.

Në vazhdim, ekipi punues prezantoi funksionalitetet kryesore të platformës, mënyrën e përdorimit dhe potencialin për integrim në procesin mësimor dhe administrativ, si dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Një falënderim i veçantë iu shpreh studentëve Ron Ismaili, Artir Daudi, Ali Salihi, Fehmi Havziu dhe Nardi Etemi për kontributin dhe angazhimin e tyre në zhvillimin dhe prezantimin e platformës.

Me këtë projekt, UEJL konfirmon pozicionin e saj si universitet inovativ dhe lider në rajon në fushën e transformimit digjital.

Google+