Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Informatikë biznesi (2012/2013)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2023 / 2024
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Programi i studimeve trevjeçare (Bachelor of Science) Informatikë  biznesi, e bashkon më të mirën nga mjedisi i  biznes-ambientit dhe nga perspektivat teknologjike të cilat në mënyrë gjithëpërfshirëse i japin impuls zhvillimit bashkëkohor të industrisë dhe njëkohësisht përgatiten studentët për pozita udhëheqëse në organizatat në mbarë botën. Tregu i punës tashmë po kalon nëpër një ekspansion rapid, në të njëjtën mënyrë siç lëvizin shoqëria dhe ekonomia e këtij vendi drejt standardeve të Bashkimit Evropian dhe drejt globalizmit në përgjithësi.

Në suazat e programit trevjeçar janë përfshirë studime të cilat për nga natyra janë dinamike, integruese dhe interaktive. Pritet që këto studime  të gjenerojnë rezultate të larta profesionale, të përshtatura për nevojat e tregut të punës, të cilat njëherësh do të shërbejnë si një bazë solide për studime të mëtutjeshme në nivel pasuniversitar.

Përmes Programit studimor (kurrikulumi) Informatika e Biznesit, adresohen  nevoja dhe trende specifike të cilat i përmbushin nevojat aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës në fusha të caktuara të zhvillimit korporativ lidhur  me menaxhmentin dhe udhëheqjen  e sistemeve informative dhe me zhvillimin e tyre. Programi, gjithashtu përfshin edhe: zhvillimin e portaleve, teknologjitë dhe projekte multimediale, aplikacione TI për biznese të reja, bazat e të dhënave, rrjetën e vlerave vargore, e-tregti, marketingun interaktiv, menaxhimin e marrëdhënieve me konsumatorët (CRM), konvergjencën e biznesit dhe biznesin virtual, financat korporative dhe kontabilitetin.

Përmes këtij Programi studentët seriozisht do ta kuptojnë dhe do ta njohin fushën e biznesit dhe shkencave kompjuterike, njëkohësisht duke u orientuar në lëmenj të caktuar të cilat janë të paraparë në ciklin e dytë të studimeve. Gjatë programit trevjeçar studimor studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka do të aftësohen për t’i aplikuar njohuritë dhe aftësitë e fituara në fushën e informatikës së biznesit.

Universiteti aktualisht posedon IT infrastrukturë të shkëlqyer për realizimin e planprogramit të propozuar me laboratorë kompjuterikë, me qasje në internet dhe me mundësi për mësim nga larg (distance learning), si dhe bibliotekë me burime të disponueshme online për kërkim.

Struktura e planprogramit mësimor paraqet një kombinim të balancuar të diturive themelore dhe të shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është posaçërisht i rëndësishëm për studentët, për shkak se bashkon një spektër të tërë të lëndëve interdisiplinore me zbatim praktik nga të dyja fushat, të biznesit dhe informatikës. Kjo do të jetë në dobi të jashtëzakonshme për formimin e tyre profesional.

Qëllimet arsimore të programit:

  • T’u mundësohet studentëve hulumtimi i pavarur, duke hyrë në ato fusha të Informatikës së Biznesit, të cilat nuk kanë qenë të përfshira me planprogramin mësimor;
  • Të zhvillojnë aftësi për qasje kritike, analitike dhe funksionale, aftësi krahasuese për zgjidhjen e problemeve që mund të aplikohen në fushën e Informatikës së Biznesit;
  • Të ofrohet mundësia për zhvillimin e aftësive personale, të komunikimit, hulumtimit dhe të aftësive të tjera të rëndësishme të nevojshme për punësim;
  • Të ofrohet mundësia për njohje dhe fitim të përvojave të para të punës në një ambient real të punës nga lëmi i studimit, nëpërmjet punës praktike dhe përmes stazhimit.
  • Të potencohet mësimi shumëgjuhësor dhe të promovohet dialogu ndëretnik dhe ndërkulturor;
  • Të fitohen njohuri dhe shkathtësi nga disiplinat themelore të Informatikës së Biznesit: programimi, bazat e të dhënave, rrjetat kompjuterike, ueb-teknologjitë e avancuara, financat korporative, menaxhmenti, marketingu si dhe implementimi i tyre në fusha të ngjashme.

Me mbarimin e programit, të diplomuarit mund  të gjejnë punë në fushat e zhvillimit të sistemeve, menaxhimit të projekteve softuerike,  mund t’u bëhen mbështetje përdoruesve përfundimtarë të IT, të punojnë në programim dhe të jenë si analistë të sistemeve të biznesit. Për këtë arsye, personat që kanë jo vetëm aftësinë për të hartuar zgjidhje teknike të bazuara në kompjuter, por gjithashtu kanë mundësinë të njihen me mundësitë e TI nga një perspektivë e biznesit, do të kërkohen për punësim nga çdo organizatë. Studentët do të pajisen me aftësitë e mëposhtme.

  • Të menaxhojnë informacionin në organizata të mesme dhe të mëdha.
  • Të analizojnë, të planifikojnë dhe të zhvillojnë zgjidhje nga TI që mbështesin nevojat e tregut.
  • T’i planifikojnë analizat nevojshme të biznesit dhe vlerësimet e rrezikut të biznesit.
  • T’i zhvillojnë aftësitë, të kontribuojnë në marrjen e vendimeve, hartimin dhe zbatimin e ndryshimeve në procesin e biznesit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Posedimi i diturisë dhe të kuptuarit nga lëmenjtë e biznesit dhe informatikës (ekonomi, menaxhment, marketing, financa, programim, baza të të dhënave, sisteme kompjuterike dhe të informacionit, rrjeta dhe inxhinieri të të dhënave).
  • Aftësim për zhvillim dhe zbatim të ideve origjinale dhe kreative në mjediset ku përputhen ose janë të ndërlidhura fushat e biznesit dhe informatikës.
  • Aftësi për zbatim të diturisë ndërdisiplinore dhe për demonstrimin e  kompetencave specialistike nga informatika e biznesit.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për zgjidhjen kritike, të pavarur dhe kreative të problemeve në mjedise të reja ose në mjedise në të cilat studentët nuk kanë përvojë paraprake në kontekstin multidisplinar në mjedisin real të biznesit ose të mjedisit organizativ. Planifikim, udhëheqje dhe vlerësim i hulumtimeve të pavarura në lëmin e biznesit, duke implementuar mjete të duhura llogaritëse, mjedise dhe teknologji.
  • Kreativitet dhe origjinalitet në interpretimin e dijeve nga biznes proceset dhe përdorim i duhur i veglave kompjuteriketë bazuara në teknika të definuara për kërkim dhe hulumtim.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për integrim kreativ dhe sintetizë të njohurive nga shumë lëmenj që lidhen me biznes proceset dhe me përdorimin e veglave dhe teknikave kompjuterike.
  • Aftësi për t’u ballafaquar me situata komplekse që lidhen me proceset e biznesit, për të identifikuar rastet përkatëse të instancave të specializuara në lëmin e Biznesit dhe Informatikës dhe për të sjellë vlerësime të qëndrueshme në situata kur ka mungesë të informacionit të plotë ose të të dhënave dhe në bazë të parimeve dhe përgjegjësive personale, shoqërore që lidhen me zbatimin e diturisë dhe të të kuptuarit.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për performim të qartë dhe të pa mëdyshje të konkluzioneve profesionale, për rezultate, studime dhe njohuri me aftësi për përshtatjen e stilit dhe të formës të shprehjes.
  • Kompetencë për hulumtime kritike, të pavarura  dhe të argumentuara në mënyrë kreative, vlerësim të metodologjive dhe propozim apo mbrojtje të hipotezave të reja.
  • Aftësi për inicim, udhëheqje dhe marrje të përgjegjësive për individë dhe grupe në raste kur kompetencat e biznesit dhe kompetencat informatike janë me rëndësi thelbësore.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për identifikimin e nevojave dhe drejtimeve personale për riedukim personal dhe autonom si dhe për performimin e tij në mënyrë të pavarur dhe autonome në fushat e zakonta të lëmenjve të biznesit dhe të lëmenjve informatikë.
  • Aftësi për të marrë përgjegjësi për mësim të vazhdueshëm individual në fusha të specializuara të lëmenjve të biznesit dhe informatikës në kuadër të ekonomisë së rrjetëzuar.

Semestri 1

  • [6 SETK] Sistemet kompjuterike
    Qëllimet e programit mësimor janë njohja me: elementet themelore, strukturën, komponentët, organizimin dhe funksionimin e sistemeve kompjuterike. Në suazat e kësaj lënde përfshihet nj spektër i gjerë të sistemeve kompjuterike dhe radhëve periferike. Përpunohen edhe bazat e prezantimit dhe manipulimit me të dhëna, bazat e rrjeteve kompjuterike dhe të ueb-teknologjive.
  • [6 SETK] Hyrje në ekonomi
    Përmes kësaj lënde studentët do të njoftohen me rrethimin e brendshëm dhe të jashtëm të ndërmarrjes. Me këtë rast kujdes i veçantë do t’i kushtohet funksionit financiar, marketing funksionit dhe funksionit organizativ të ndërmarrjes. Krahas kësaj, do të shqyrtohet edhe ndikimi i ndërmarrjes në shoqëri.
  • [6 SETK] Kalkulus dhe algjebër lineare
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të pajisen me njohuritë praktike rreth koncepteve themelore nga lënda e kalkulusit. Në dy-tre javët e para mësohet për konceptin e funksionit si koncept themelor i kësaj lënde: përkufizohen funksione të llojeve të ndryshme nëpërmjet dy bashkësive të ndryshme numerike, bëhet parashtrimi i funksioneve në mënyra të ndryshme (tabelare, diagrame, analitike, grafike etj.). Më pastaj, bëhet llogaritja e vlerës kufitare të funksionit, derivati, diferenciali dhe integrali i një funksioni numerik, zbatimi i tyre në jetën praktike dhe në lëndët tjera natyrore. Po ashtu, tri javët e fundit janë rezervuar për mësimin e disa koncepteve nga teoria e algjebrës lineare.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë angleze 1
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë shqipe / maqedonase 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase

Semestri 2

  • [6 SETK] Strukturat diskrete
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri matematikore të duhura që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e informatikës së biznesit. Disa nga konceptet e parashikuara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi këtu është t’i formalizojnë këto koncepte në një nivel akoma më të lartë që do t’u mundësojë zgjerimin e diapazonit të tyre të ideve dhe këto t’i aplikojnë duke zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
  • [6 SETK] Programimi kompjuterik 1
    Në suazat e kësaj lënde prezantohen konceptet themelore të programimit të cilat më tej shërbejnë si hyrje në programimin strukturor. Qëllimi është që studentët të aftësohen të shkruajnë C++ programe të qarta dhe efikase, duke aplikuar një spektër të gjerë teknikash programuese.
  • [6 SETK] Parimet e menaxhmentit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët që njoftohen me bazat e menaxhmentit, gjenezën dhe përkufizimin e tij, si dhe me parimet themelore në të cilat do të bazohet puna e secilit menaxher të ardhshëm. Ndjekja e kësaj lënde ka për qëllim që studentët të përfitojnë njohuri themelore nga fusha e funksioneve bazike në menaxhment si planifikimi, organizimi, koordinimi, motivi dhe kontrolli. * Të mësuarit e kësaj lënde studentëve do t’u mundësojë: * Të mësojnë bazat e menaxhmentit dhe të aftësohen për to që të japin shembuj konkretë. * Të aftësohen ta shohin këtë lëndë si nevojë për fitimin e njohurive, të cilat do të jenë në kontekst të zbatimit në praktikë të asaj që kanë mësuar Të mendojnë në mënyrë efikase që do t’u ndihmojë të përballen me problemet afariste në jetën e tyre te mëtutjeshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë angleze 2
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë shqipe / maqedonase 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase

Semestri 3

  • [6 SETK] Kontabiliteti financiar
    Qëllimi i programit mësimor është t’u ndihmojë studentëve që ta kuptojnë thelbin e kontabilitetit, t’i mësojnë bazat e kontabilitetit financiar si dhe konceptet dhe parimet e kontabilitetit.
  • [6 SETK] Programimi kompjuterik 2
    Kjo lëndë u dedikohet studentëve që kanë njohuri paraprake për programim strukturor dhe të cilët dëshirojnë që ato dituri t’i aplikojnë në C++. Qëllimi i lëndës është që studentët: të fitojnë dituri dhe kuptim nga lëmi i Programimit objektues-orientues, (tipe abstrakte të të dhënave, klasa, enkapsulacion, abstraksion, trashëgimi, polimorfizëm e të tjera), të mësohen studentët të shkruajnë program të qartë dhe efikas C++. Duke i shfrytëzuar parimet objektuese-orientuese të programimit për krijimin e aplikacioneve efikase, të kenë aftësi të bëjnë vlerësim të solucionit objektues-orientues dhe të aftësohen t’i zbatojnë konceptet të tipçeve abstrakte të të dhënave në zgjidhjen e problemeve duke u bazuar në parimet e programimit objektues-orientues të realizuar në C++.
  • [6 SETK] Probabiliteti dhe statistika
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara etj. Po ashtu qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 3
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë angleze 3
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

Semestri 4

  • [6 SETK] Bazat e sistemeve të informacionit
    Qëllimet e programit të lëndës (kompetencat): * T’i mësojnë konceptet themelore dhe terminologjinë e sistemeve të informacionit: Sistemet themelore të informacionit dhe konceptet - hardware, software, rrjete; Е-World: е-biznes dhe е-tregti; Proceset zhvillimore. * Të mësojnë më shumë për sistemet dhe teknologjitë e informacionit të cilat i përmirësojnë vlerat e biznesit dhe proceset e ndryshme të biznesit nëpër organizata. * T’i zbatojnë e-konceptet me disiplina të ndryshme menaxheriale, gjatë procesit të analizës, interpretimit, vlerësimit dhe marrjes së vendimeve. * Ta kuptojnë procesin e ridisejnimit të organizatave me shfrytëzimin e sistemeve të informacionit. * Ta përshkruajnë rolin e sistemeve të informacionit në vendimmarrje. * Ta shqyrtojnë sigurinë e informacioneve, si dhe çështjet etike dhe sociale. * Të njihen me Internetin, tregtinë elektronike dhe e-biznesin. * Të aftësohen studentët për të punuar në projekte individuale dhe grupore, të cilat për nga natyra mund të jenë: studime të rastit, projekte hulumtuese shkencore, projekte zhvillimore ose punë praktike.
  • [6 SETK] Bazat e të dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet e bazave të të dhënave dhe në sistemet e bazave të të dhënave. Studenti i cili me sukses do ta përfundojë këtë lëndë do të mundet t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e disejnimit të bazave të të dhënave, do të jetë në gjendje të përdorë dhe hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional të bazave të të dhënave, do të mund ta shfrytëzojë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), gjuhën SQL dhe të realizojë pyetësor (queries).
  • [6 SETK] Marketing
    Nëpërmjet kësaj lënde studentët do t’i mësojnë konceptet themelore të cilat janë inkorporuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vënë në konceptet dhe në çështjet që kanë të bëjnë me marketingun e produkteve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Kjo lëndë gjithashtu mundëson kuptimin e mjedisit të marketingut me analizimin e tregut, që më pas studentët të munden t’i implementojnë strategji të suksesshme të marketingut në një mjedis të tillë. Ata gjithashtu do të mund t’i zbatojnë konceptet shkencore gjatë hartimit të një plani të plotë të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë do të kontribuojë që studentët të njihen me aktivitete të ndryshme të marketingut, që kontribuojnë kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore gjuhë angleze
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4
    • Е-tregtia
    • Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • Hyrje në rrjetat wireless

Semestri 5

  • [6 SETK] Financat korporatave
    Kjo lëndë synon t’i pajisë studentët me shkathtësitë dhe njohuritë e duhura në fushën e financave. Lënda i përfshin shkathtësitë themelore që përdoren në organizatat bashkëkohore, si: vlera kohore e parasë, vlerësimi i investimeve, vlerësim i letrave me vlerë dhe planifikimi financiar.
  • [6 SETK] Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
    Përmes kësaj lënde studentët njihen me konceptet dhe parimet fundamentale me rastin e analizimit dhe hartimit të algoritmeve si dhe me rastin e shfrytëzimit të strukturave të ndryshme të të dhënave. Shqyrtohen algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Hollësisht shqyrtohet kompleksiteti kohor dhe hapësinor i algoritmeve. Vendosen kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studiohet hartimi i strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe shqyrtohet mundësia e krijimit të strukturave të reja të të dhënave si dhe zbatimi i tyre konkret. Pjesa e fundit e kësaj lënde paraqet hyrje në grafikonet dhe shqyrtohen modelet themelore të grafik-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve të ndryshme, kështu që më tej u mundësohet përfshirje e drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete softuerike.
  • [6 SETK] Ueb-programimi
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njohë studentët me problemet e ueb zhvillimit dhe ta kuptojnë ueb programimin objektues-orientues, teknikat dhe teknologjitë. * T’i njohin gjuhët dhe teknikat e ndryshme të programimit që janë në dispozicionin e organizatave dhe ndërmarrjeve, si dhe të kenë mundësi të zgjedhin arkitekturë përkatëse për ueb aplikacionet. * Të demonstrojnë aftësi për disejnim dhe për implementim të ueb zhvillimeve. * Të jenë të aftë të marrin vendime të informuara dhe kritike në lidhje me ueb zhvillimin. * Të jenë në gjendje të disejnojnë dhe të implementojnë ueb aplikacione të arsyeshme të sofistikuara, duke përdorur një apo më tepër teknologji përkatëse. * Të posedojnë njohuri që në mënyrë kritike t’i analizojnë dhe vlerësojnë ueb aplikacionet. * Të posedojnë kuptim kritik dhe sistematik për ueb protokollet. * Të njihen me më tepër teknologji për ueb zhvillimin dhe me sintaksën e gjuhëve të skripteve si dhe të gjuhëve programore dhe t’i mësojnë bazat dhe konceptet e programimit; të aftësohen t’i kushtojnë vëmendje kodit të qartësisë dhe të dokumentacionit. * T’i analizojnë OOP konceptet kyçe: klasat dhe objektet, trashëgiminë etj. * Të fitojnë shkathtësi për disejnim të zgjidhjeve softuerike të problemeve nga fusha të ndryshme të aplikimit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5/2
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Ueb-teknologjitë
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5/1
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Ueb-teknologjitë

Semestri 6

  • [6 SETK] Inxhinieringu i të dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe parimet e inxhinieringut të të dhënave. Në këtë lëndë shqyrtohen metodat e deponimit dhe organizimit të të dhënave dhe metoda e përpunimit të tyre në mënyrë që të ndihmohet procesin e vendimmarrjes në mjediset e biznesit. Hollësisht trajtohen tema nga statistika deskriptive me qëllim të përshkrimit të të dhënave, shpërndarjes së tyre, korrelacionit, etj. Rëndësi të veçantë i kushtohet implementimit praktik të deponimit të të dhënave (data warehousing) dhe metodat e transferimit të të dhënave në informata të dobishme. Ndër metodat e përdorura janë: aplikimi i algoritmeve për klasifikim, grupim (eng. Clustering), vendimmarrje, modelet regresive e të tjera.
  • [6 SETK] Inxhinieringu i sistemeve dhe i softuerit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerikë; analiza dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim me projektime të aplikacioneve softuerike efikase. Si rezultat i kësaj studentët do t’i kenë kuptojnë veglat dhe metodologjinë e zhvillimit të solucioneve softuerike. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë të aftë: 1. Ta analizojnë procesin e zhvillimit të solucioneve softuerike dhe ta shprehin esencën në mënyrë koncize dhe të saktë. 2. Të hartojnë strukturë të modulit për zgjidhje të problemit, si dhe vlerësim të alternativave. 3. Të programojnë dhe të zbatojnë module softuerike për performim efektiv dhe korrekt; 4. Të punojnë në grupe të vogla, të bashkëpunojnë në aspekte të ndryshme për zhvillimin e softuerit dhe të shkëmbejnë ide konstruktive dhe të organizuara; 5. T’i vlerësojnë aftësitë zhvilluese dhe çështjet metodologjike në zhvillimin e softuerit, siç janë: rëndësia e mendimit të përdoruesit si fidbek, puna me burime të kufizuara, qëndrueshmëria, testimi, si dhe menaxhimi i ekipit të zhvillimit të softuerit.
  • [6 SETK] Sistemet afariste informative
    * Studentët të përfitojnë njohuri të sistemeve ERP (Enterprise Resource Planning), të zgjedhjes së softuerit ERP, si dhe integrimin e proceseve dhe transaksionet në ERP sistemin. * T’u mundësohet studentëve t’i kuptojnë sfidat në lidhje me implementimin e suksesshëm të sistemeve për menaxhim të zinxhirëve furnizues (Supply Chain Management systems). * T’u mundësohet studentëve t’i kuptojnë sfidat në lidhje me implementimin e suksesshëm të sistemeve për menaxhim të marrëdhënieve me konsumatorët (Customer Relationship Management systems). * Të zhvillohen aftësitë analitike dhe organizative të studentit përmes përdorimit të biznes studimeve të rastit dhe të punës në grupe.
  • [6 SETK] Punim i diplomës
    Ky është aktiviteti i punimit të diplomës dhe projekti i vendosjes profesionale në fushën e informatikës së biznesit. Studentët janë të angazhuar të kompletojnë një projekt, zakonisht një ndërlidhje mes pjesës së teknologjisë së informacionit dhe biznesit, ta strukturojnë punimin e tyre, të hulumtojnë si dhe ta shkruajnë punimin e diplomës. Idealisht projektet paraqesin një sistem komplet ose një produkt, një analizë të integruar, simulim apo shfrytëzim të softuerit dhe harduerit, nëse është e aplikueshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 6/2
    • Menaxhimi i rrezikut
    • Kontabilitet menaxherial
Google+