Programi: |
E Drejta Ndërkombëtare (2022/2023) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Drejtësia |
Kodi i programit: | N-LAWIL120C |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i shkencave juridike / Drejtimi: E drejta ndërkombëtare |
SETK: | 120 (2 vite) Akreditimi |
Vendimi: | Vendimi për fillim me punë |
Programi studimor E Drejta Ndërkombëtare synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt profesioneve juridike dhe profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri solide, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.
Diploma e Fakultetit Juridik njihet nga Oda e Avokatëve dhe Noterëve në RMV. Titujt profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit Juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore, si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RMV. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UJEL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës).
Studentët në këtë program, gjithashtu profesionalisht aftësohen edhe për të gjitha profesionet në fushën e diplomacisë, të drejtës diplomatike dhe konsullore, organizatat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, institutet e të drejtës ndërkombëtare private, si dhe të punojnë në tërë shërbimin diplomatik dhe konsullor të shtetit dhe në tribunalet e të arbitrazhit ndërkombëtar.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri solide nga disiplinat nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare, si dhe të drejtës së organizatave ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtës ndërkombëtare publike, të drejtës ndërkombëtare private, të drejtës ndërkombëtare penale, të drejtës ndërkombëtare ekonomike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Ka njohuri për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në lëmin e së drejtës ndërkombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Është i aftë që të interpretojë teoritë e së drejtës ndërkombëtare dhe rastet relevante nga praktika.
- Zbaton njohuri teorike në situata praktike që paraqiten në lëmin e së drejtës ndërkombëtare si mbrojtja e të drejtave të njeriut, diplomacia dhe zgjidhja e kontesteve dhe kolizionini i ligjeve si dhe negociatat dhe mediacioni.
- Sintetizon njohuritë e fituara dhe i zbaton ato në rrethana konkrete.
Aftësitë për të vlerësuar
- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmes metodës së analizës dhe të krahasimit.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmes praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga juridiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.
Aftësitë e komunikimit
- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-ndërkombëtare.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.
Semestri 1
-
[MCIL1012]
[6 SETK]
E drejta ndërkombëtare publike
Lënda përbëhet në punën e rasteve nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare, kurse pjesërisht përfshin edhe punën praktike (intership) në institucionet relevante, gjë që mund të përfshijë edhe punën shkencore-kërkimore të studentëve në grupe.
-
[MCIL1011]
[6 SETK]
Marrëdhëniet ndërkombëtare
Lënda merret me analizën e sjelljes dhe marrëdhënieve të shteteve dhe të subjekteve të tjera në politikën ndërkombëtare. Është e strukturuar në një mënyrë që tregon evolucionin e mendimit për politikën ndërkombëtare përmes një retrospektive historike të marrëdhënieve themelore midis shteteve - lufta dhe paqja, që më pas përmes punimeve autoriale t’i paraqesë dy rrymat kryesore të mendimit në marrëdhëniet ndërkombëtare në botën e sotme. Gjithashtu, në suazat e kësaj lënde studiohet edhe marrëdhënia midis të drejtës dhe politikës në shoqërinë ndërkombëtare.
-
[EMIPL0020]
[6 SETK]
Arbitrazhet ndërkombëtare
Lënda përqendrohet në përpunimin sistematik të koncepteve dhe të instituteve që ndërlidhen me këtë mënyrë alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke përfshirë: marrëveshjet e arbitrazhit, llojet e arbitrazhit dhe të arbitrave dhe themelimi i arbitrazhit, procedura para arbitrazhit, vendimi i arbitrazhit dhe mjetet juridike në procedurën e arbitrazhit dhe njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të arbitrazhit të huaj. Në rrethana kur zgjidhja e kontesteve nga marrëdhëniet juridike-civile nga ana e gjykatave si organe shtetërore gjithnjë e më shumë kritikohet për shkak të ngadalësisë së saj, për shkak të joefikasitetit dhe pasigurisë, gjykimi arbitrazhi që u siguron palëve një mjedis të pranueshëm të shqyrtimit, thjeshtësinë e formave të procesit, shpejtësinë dhe efikasitetin, gjithnjë e më shumë promovohet si një alternativë e pranuar nga rendet juridike të të gjitha shteteve moderne dhe e afirmuar në suaza botërore.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [EMIPL0050] Organizatat ndërkombëtare
- [MCSS1070] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
- [MCIPL2040] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
- [EMCIL1015] Diplomacia multilaterale dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
- [EMCIL1018] Siguria ndërkombëtare
- [EM536] E drejta ndërkombëtare e traktateve
- [EM537] E drejta ndërkombëtare e mjedisit jetësor
- [MFE01] Retorika
- [EM538] E drejta ndërkombëtare ekonomike
- [EM539] Historia e së drejtës ndërkombëtare
- [MFE14] Mbrojtja e të drejtave të njeriut
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [EMIPL0050] Organizatat ndërkombëtare
- [MCSS1070] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
- [MCIPL2040] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
- [EMCIL1015] Diplomacia multilaterale dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
- [EMCIL1018] Siguria ndërkombëtare
- [EM536] E drejta ndërkombëtare e traktateve
- [EM537] E drejta ndërkombëtare e mjedisit jetësor
- [MFE01] Retorika
- [EM538] E drejta ndërkombëtare ekonomike
- [EM539] Historia e së drejtës ndërkombëtare
- [MFE14] Mbrojtja e të drejtave të njeriut
Semestri 2
-
[MCCL2011]
[6 SETK]
E drejta ndërkombëtare private
Nëpërmjet këtij moduli, studentët do të fitojnë njohuri të avancuara për burimet e së drejtës që do të duhet të zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike civile - me elemente të huaja (nacionale dhe ndërkombëtare) dhe mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve civile-juridike me elemente të huaja (mënyra direkte dhe indirekte (kolizionale), që është karakteristike vetëm për këtë modul), si dhe elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe të zbatimit të DNP, faktet përmes të cilëve paraqitet elementi i huaj (fakte të identifikimit), pikat e lidhjes dhe institutet përmes të cilave shmanget aplikimi i të drejtës meritore në DNP.
-
[MCIL1013]
[6 SETK]
E drejta ndërkombëtare humanitare
Në kuadër të kësaj lënde studiohen institutet themelore të së drejtës ndërkombëtare në konfliktet e armatosura, ku përfshihen edhe konfliktet e brendshme të armatosura dhe të ashtuquajturat luftëra civile. Theksi do të vendoset në burimet e kësaj të drejte, pra në të ashtuquajturat Konventa të Gjenevës të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe Protokollet shtesë, por edhe të gjitha institutet tjera të së drejtës së luftës, si dhe mënyrat për përfundimin e konflikteve. Në kushtet e zhvillimit jashtëzakonisht të shpejtë të kësaj disipline në drejtim të përfshirjes të konflikteve të shumta të brendshme dhe rregullimin e tyre juridik nga aspekti humanitar, theks i veçantë do t’u vihet edhe konflikteve e brendshme të armatosura.
-
[MCIL1014]
[6 SETK]
E drejta diplomatike dhe konsullore
Lënda ofron studim të avancuar të kuadrit juridik-ndërkombëtar të procesit të vendosjes, funksionimit dhe të përfundimit të marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore; të rregullave të së drejtës së RMV që prekin çështjet diplomatike dhe konsullore si dhe elementet kryesore të protokollit diplomatik dhe praktikës diplomatike të RMV.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [EMIPL0050] Organizatat ndërkombëtare
- [MCSS1070] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
- [MCIPL2040] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
- [EMCIL1015] Diplomacia multilaterale dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
- [EMCIL1018] Siguria ndërkombëtare
- [EM536] E drejta ndërkombëtare e traktateve
- [EM537] E drejta ndërkombëtare e mjedisit jetësor
- [MFE01] Retorika
- [EM538] E drejta ndërkombëtare ekonomike
- [EM539] Historia e së drejtës ndërkombëtare
- [MFE14] Mbrojtja e të drejtave të njeriut
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [EMIPL0050] Organizatat ndërkombëtare
- [MCSS1070] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
- [MCIPL2040] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
- [EMCIL1015] Diplomacia multilaterale dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
- [EMCIL1018] Siguria ndërkombëtare
- [EM536] E drejta ndërkombëtare e traktateve
- [EM537] E drejta ndërkombëtare e mjedisit jetësor
- [MFE01] Retorika
- [EM538] E drejta ndërkombëtare ekonomike
- [EM539] Historia e së drejtës ndërkombëtare
- [MFE14] Mbrojtja e të drejtave të njeriut
Semestri 3
-
[MCCR1120]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë . - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
-
[MCIL1015]
[6 SETK]
Zgjidhja e kontesteve ndërkombëtare
Lënda përfshinë studimin e thellë të teknikave dhe të procedurave të zgjidhjes paqësore të konflikteve ndërkombëtare, si të atyre diplomatike ashtu edhe të atyre nga karakteri gjyqësor dhe kuazi-gjyqësor. Në mënyrë të veçantë studiohen përballimi (menaxhimi), i konflikteve, si formë tejet e ashpërsuar e kontestit dhe në veçanti, trajtimi i kontesteve me identitet kulturor.
-
[MCCR2030]
[6 SETK]
E drejta penale ndërkombëtare
Pas përfundimit me sukses të lëndës, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide mbi nocionet dhe lëndën e kësaj disipline, normat në DPN, mbi pushtetin represiv dhe juridiksionin e shteteve, mbi ekstradimin, azilin, transferimin e procedurës penale, bashkëpunimin dhe ndihmën penale juridike, si dhe korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe juridiksionin e instancave ndërkombëtare penale.
-
[CM171]
[6 SETK]
E drejta e BE-së (program i zbatuar)
Qëllimi lëndës është njohja e studentëve me acquis communautaire, nga njëra anë, si dhe me pjesën procedurale në krijimin, miratimin dhe zbatimin e të njëjtit ligj, nga ana tjetër. Më konkretisht, studentët do të kenë mundësinë të njihen me sistemin juridik të Bashkimit evropian, si dhe me ligjin që gjeneron ai sistem në lidhje me vetë bashkimin, shtetet anëtare dhe qytetarët e tyre. Në të njëjtën kohë, studentët do të njihen me burimet e kësaj të drejte specifike, llojet e saj, si dhe punën e institucioneve të BE. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet pjesës procedurale në miratimin e legjislacionit të ri, si dhe punës së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë - si gjykatë dhe organ që krijoi tërthorazi ligjin nëpërmjet gjykimeve të tij.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [EMIPL0050] Organizatat ndërkombëtare
- [MCSS1070] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
- [MCIPL2040] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
- [EMCIL1015] Diplomacia multilaterale dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
- [EMCIL1018] Siguria ndërkombëtare
- [EM536] E drejta ndërkombëtare e traktateve
- [EM537] E drejta ndërkombëtare e mjedisit jetësor
- [MFE01] Retorika
- [EM538] E drejta ndërkombëtare ekonomike
- [EM539] Historia e së drejtës ndërkombëtare
- [MFE14] Mbrojtja e të drejtave të njeriut
Semestri 4
-
[MCCR4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktik dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është e paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës, duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.