Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U zgjodhe përbërja e re e Bordit të Universitetit

Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore, në mbledhjen e mbajtur të hënën (10 qershor 2024), emëroi anëtarët e rinj. Procesi ka nisur në fillim të shkurtit dhe ka përfshirë një proces përzgjedhjeje për anëtarët e Bordit nga të tre komunitete përbërëse, si komuniteti ndërkombëtar, komuniteti lokal dhe komuniteti Universitetit. Bordi e finalizoi procesin e përzgjedhjes me votim unanim, duke emëruar anëtarët e rinj të Bordit, që do të shërbejnë në këtë organ të Universitetit në katër vitet e ardhshme, duke filluar nga 1 shtatori 2024.

Anëtarët e rinj të emëruar të Bordit janë: Profesor Klaus Tochtermann, Z. Edward Joseph, Profesor Veli Kreci, Profesor Visar Shehu, Z-nj. Elmedina Abdullai, Profesor Sonja Topuzoska dhe Profesor Gligor Bishev.

Bordi në mënyrë unanime zgjodhi profesorin Klaus Tochtermann si Kryetar të Bordit dhe Profesor Veli Krecin si Nënkryetar të Bordit.

Në mbledhjen e Bordit u diskutuan edhe një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me punën e Universitetit.

Google+