Pagesa për shkollim (Tuition fees)

Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për programin përkatës të studimeve dhe për vitin përkatës së studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë vjetore dhe studentët mund të parashikojnë rritje eventuale të pagesës për studime gjatë studimit. Shumat caktohen nga Bordi i universitetit dhe publikohen në konkursin për regjistrim të studentëve.
Mundësitë e pagesës për shkollim për studime deridiplomike
1. Pagesa për studime për gjithë vitin akademik paraprakisht kur të regjistrohen. Për studentët që paguajnë paraprakisht për gjithë vitin akademik mundësohet lehtësim prej 3% nga detyrimi vjetor.
2. Pagesa për studime në dy këste. Studentët që zgjedhin pagesën në dy këste duhet të bëjnë pagesën e semestrit dimëror me regjistrimin e parë por jo më vonë se 30 shtator kurse pagesën e semestrit veror deri më 28 shkurt të vitit gjegjës akademik.
3. Pagesa në katër këste të barabarta sipas këtij plani:
a. Për studime deridiplomike:
Kësti i parë Paraprakisht me regjistrimin e parë, por jo më vonë se 30 shtatori;
Kësti i dytë 31 nëntori;
Kësti i tretë 28 shkurti;
Kësti i katërt 30 prilli.
b. Studime master dhe studime të doktoraturës:
Kësti i pare Paraprakisht me regjistrimin e parë, por jo më vonë se 30 shtatori;
Kësti i dytë 31 dhjetor;
Kësti i tretë 28 mars;
Kësti i katërt 31 maj.