Në kuadër të programit Puno dhe Studio, UEJL ka nevojë për angazhim të studentëve në vendin e punës - SEEUTechPark
(Më shumë informacione për këtë vend pune mund të merni në Job Description)
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UEJL-së.
Angazhimi në programin ’’Puno dhe studio’’ bëhet sipas kushteve të mëposhtme:
- Paga e studentit nuk mund të tejkalojë koston e mësimit dhe çdo orë pune paguhet nga 2 euro dhe kjo llogaritet vetëm për pagesë të shkollimit
- Studentëve të angazhuar në këtë program u lejohet të punojnë më së shumti 15 orë në javë.
Afati për aplikim prej 16. 09. 2013 deri me 24. 09. 2013
Përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të aftësive për vendin e punës e cila do të verifikohet në Intervistën (testimin) që do të zhvillohet me 25.09.2013.
Koha e saktë dhe vendi do të përcaktohet në mënyrë plotësuese dhe aplikantët do të informohen nëpërmjet web mailit.
Ø Periudha e angazhimit : 01 Tetor - 30 Korrik2013
Aplikacionet i keni në link, gjithashtu mund të meren edhe tek Zyra për Ndihma FinanciareUEJL-Tetovë objekti 802, ku edhe duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar.
Aplikimi mundet të bëhet edhe nëpërmjet e-mailit.