Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Subvencionimi i Racionit për Studentë 2025/2026

Subvencionimi i Racionit për Studentë 2025/2026

THIRRJE PUBLIKE Për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2025/2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët se afati i aplikimit për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2025/2026 është nga 1 deri më 5 tetor 2025.

Ftohen të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet në vijim që të aplikojnë në Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë.

1. Të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Të cilët janë studentë të rregullt në ciklin e parë, ciklin e dytë ose në studime të integruara në universitete shtetërore ose private në Republikë;

3. Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto-minimale në Republikë për vitin aktual.

I. Mënyra e aplikimit

Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe të nënshkruara t`i bashkangjesin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.

Kushtet dhe kriteret për ushtrimin e të drejtës për racion ushqim të subvencionuar për studentët janë të disponueshme në linkun në vazhdim (https://mon.gov.mk/sq-AL/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/javen-povik-za-ostvaruvanje-na-pravoto-na-subvencioniran-studentski-obrok-za-akademskata-20252026-godina)

Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për Standardin e e Nxënësve dhe Studentëve edhe atë në kontaktin në vazhdim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.

Ky afat është i hapur edhe për studentët që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme aktive.

Google+