Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Gara kombëtare për shkrim të eseve nga gjuha angleze në Maqedoni- 2012 (për studentë të ardhshëm)

Gara kombëtare për shkrim të eseve nga gjuha angleze në Maqedoni organizohet për së shtati herë dhe është një iniciativë e organizuar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes nga SHBA, në bashkëpunim me ELTAM (Shoqata e Mësimdhënësve të gjuhës angleze në Maqedoni) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL).

Gara kombëtare për shkrim të eseve nga gjuha angleze në Maqedoni organizohet për së shtati herë dhe është një iniciativë e organizuar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes nga SHBA, në bashkëpunim me ELTAM (Shoqata e Mësimdhënësve të gjuhës angleze në Maqedoni) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL). Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë vetëdijen për rëndësinë e shkrimit dhe për t’i motivuar nxënësit tëshkruajnë ese të qarta në gjuhën angleze, si dhe për t’i zhvilluar aftësitë e mësimdhënësve për të ligjëruar të shkruarit e esesë. Të drejtë për t’u regjistruar kanë nxënësit e klasës së shtatë dhe tetë,si dhe nxënësit e vitit të 1-4 të shkollave të mesme, nga të gjitha rajonet e Maqedonisë. Fituesit do të përzgjidhen në tre nivele, në nivel kombëtar dhe rajonal. Çdo vit anëtarët e rrjetit tonë të gjerë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes nga SHBA,aktivizohen për të i ndihmuar koordinatorët kombëtar, trajnerët dhe gjyqtarët e komisioneve.

Për më tepër informata shikoni linqet e mëposhtme:

Google+