Si pjesë e pakos së ndihmave financiare, UEJL edhe gjatë vitit akademik 2012/13 do t’ju mundësojë studentëve që të anagazhohen në programin ’’Puno dhe studio” sipas kushteve të mëposhtme:
• Paga e studentit nuk mund të tejkalojë koston e mësimit
• Angazhimi maksimal është deri në 15 orë punë në javë dhe studenti mund të angazhohet më së shumti deri në shlyerjen e shkollimit të një viti akademik gjatë kohëzgjatjes së studimeve.
• Të drejtë aplikimi në programin “Puno dhe studio” kanë të gjithë studentët që gjatë vitit akademik 2012/13 ndjekin studimet e rregullta në UEJL, por përparësi do të kenë studentët që do të dëshmojnë se kanë nevojë për përkrahje financiare si dhe ata që do të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.
• Studentëve që janë të akorduar me bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin paraprak dhe vijues akademik nuk u mundësohet të angazhohen në programin “Puno dhe studio”.
Departamentet ku do të munden të angazhohen studentët janë të potencuara më poshtë :
1. Bibliotekë
2. Qendra e Karrierës
3. Qendra e biznesit
4. Instituti për ambient jetesor
5. Mirëmbajtje *
• Pastrim
• Gjelbërim
• Zërim
6. Shërbimi Studentor
7. Departamenti IT-së
• IT – Demostrator
• *IT – Support
• Web Designer/Developer
• *CST Laboratories
8. Qendra e gjuhëve
9. Asistencë administrative në fakultet
10. Asistencë administrative – Shkup
11. SEEU Alumni
• Angazhimi në këtë program do të bëhet sipas kritereve:
1. Nevoja për ndihmë financiare
2. Aftësitë për vendin e punës
• Kriteri i parë (Nevoja për ndihmë financiare) duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të prezantuar.
• Kriteri i dytë (Aftësia për vendin e punës) do të verifikohet në intervistat që në veçanti do të mbahen me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes në bazë të kriterit të parë
* Lista e termineve për intervistë, për ç’do vend pune do të shpallet në muajin shtator tek Zyra për Ndihma Financiare, ndërtesa (802).
• Aplikacionet mund të merren nëse KLIKONI KËTU , në kampusin universitar në Shkup dhe te Zyra për Ndihma Financiare-Tetovë, ndërtesa (802.02) ku edhe duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar
Afati për aplikim – prej 01. 06. 2012 deri me 15. 06. 2012
Për studentët e rrinj (brucoshët) afati i aplikimit është prej 03. 09. 2012 deri me 10. 09. 2012
Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet prej 01. 10. 2012
APLIKIM NË PROGRAMIN ’’PUNO DHE STUDIO” PËR VITIN AKADEMIK 2012/2013
4 qershor 2012UNIVERSITETI I EJL TETOVË ZYRA PËR NDIHMA FINANCIARE
Më shumë lajme
- Open Call for Students and Professionals
- Lista finale e kandidatëve të pranuar në ciklin e tretë të studimeve në UEJL - 2020/2021
- Lista preliminare e kandidatëve të pranuar në ciklin e tretë të studimeve në UEJL
- Rezultatet finale për bursa meritore, 2020-21 [afati i dytë për regjistrim]
- Rezultatet finale për bursa meritore, 2020-21 [afati i parë për regjistrim]
- Rezultatet preliminare për bursa meritore, 2020-21 [afati i parë për regjistrim]
- LISTA PRELIMINARE E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË PËR REGJISTRIM 2020/2021 – STUDIME DERIDIPLOMIKE