Njoftohen studentët e UEJL, të cilët kanë përfunduar me ligjëratat dhe deri në diplomim ju kanë ngelur jo më shumë se dy provime dhe të cilët janë të interesuar të vazhdojnë me ciklin e dytë të studimeve (master) se mund të aplikojnë me kushtet në vijim:
1. Të plotësojnë formularin online (http://apply.seeu.edu.mk/?type=sao02)
2. Të dorëzojnë dokumentacionin në zyrën e pranimit (pa çertificatë të diplomimit)
3. Të praqesin provimet të cilëve duhet t’iu nënshtrohen te këshilltari për studentë i fakultetit përkatës
4. Të bëjnë pagesë të semestrit të parë në shumë prej 55.350 Den, në xhirollogarinë:
200-0008775390-10
Afati për paraqitje është deri më 26 shtator, 2011.
Afati shtesë i provimeve për studentët që do të aplikojnë për master studime do të organizohet në javën e fundit të shtatorit.
Shënim:
· Nëse studenti nuk i kalon provimet, shuma e lartësëshuar (55,350 den) do ti kthehet në tërësi.
· Nëse studenti i kalon provimet atëherë shuma e paguar i llogaritet në pagesë të semestrit të parë, pa të drejtë refundimi (kthimi).
· Pas kryerjes së aplikimit për mastër, studenti me fletëpagesë të kryer drejtohet te këshilltari për studentë për regjistrim të provimeve të mbetura (cikli deridiplomik).