Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2011/2012 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 13.09.2011, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën e studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e dytë të regjistrimit, sipas fakulteteve:
Lista perfundimtare e rezultateve te afatit te dyte
Parashtrimi i ankesave
Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e dytë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 14.09.2011, në orën 24.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.
Komisioni Qendror për regjistrimin e studentëve ankesat eventuale do ti shqyrtojë me datë 16 shtator 2011.
Shërbimi Studentor (Zyra e Pranimit) do të realizoj regjistrimin e studentëve në periudhën nga 14.09.2011 deri më 16.09.20011 (detajet janë shpjeguar më poshtë).
Shënim:
1.
a. Kandidatët, të cilët nuk i kanë të kompletuara dokumentet mund ta kompletojnë dokumentacionin në afatin e dytë, nga 14 shtator deri 24 shtator 2011.
b. Kandidatët, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses provimin e maturës shtetërore, por që e kanë kaluar maturën shkollore ose provimin përfundimtar, do të konsiderohen për pranim në afatin të tretë.
c. Kandidatët të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm në shkolla qe nuk i nënshtohen provimit të maturës shtetërore do të konsiderohen për pranim në afatin e tretë.
2. Nëse në grupe studimore, përfundimisht me afatin e tretë të regjistrimit (24 shtator 2011), numri i kandidatëve do të jetë i pamjaftueshëm për formim të grupit në programin gjegjës të shpallur në konkursit, atëherë atyre kandidatëve do t’u ofrohet mundësia për regjistrim në programe studimore të ngjashme në Universitet.
3. Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 30 shtator 2011 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.
Regjistrimi i studentëve do të bëhet nga data 14.09.2011 deri më 16.09.2011
Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 802.
E-mail: admissions@seeu.edu.mk
Tel.: +389 44 356 091 dhe +389 356 081
Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit
Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve në UEJL, në mënyrë të drejtpërdrejtë, për vitin akademik 2011/2012 , se regjistrimi i tyre do të bëhet nga data 14.09.2011 deri më 16.09.2011.
Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:
Për studime të rregullta:
- Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë
§ drejtimi i Administrimit të Biznesit 55300 den
§ drejtimi i Ekonomiksit 55300 den
§ drejtimi i Adminsitrimit të Biznesit (Anglisht) 61500 den
- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
§ drejtimi i Shkencave Kompjuterike 55300 den
§ drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike 61500 den
§ drejtimi Informatika e Biznesit 61500 den
- Fakulteti të Drejtësisë
§ Drejtimi i Drejtësisë 40000 den
§ Drejtimi I Kriminalogjisë dhe Sigurisë 40000 den
- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
§ drejtimi Administrim Publik 40000 den
§ drejtimi Shkencat Politike 40000 den
§ drejtimi Lidershipi dhe Puna me Rininë në Shoqëri 40000 den
- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
§ drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 40000 den
§ drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40000 den
§ drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40000 den
§ drejtimi Shkencat e Komunikimit 40000 den
Për studime me korrespodencë:
- Fakulteti i Administrimit të Biznesit 40000 den
- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore 40000 den
- Fakulteti të Drejtësisë, 27700 den
- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike 27700 den
- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit 27700 den
Shënim:Lartësia e pagesës së shkollimit për studime në distancë është e njejtë për të gjitha programet studimore në kaudë të fakultetit përkatës.
Pagesa bëhet në xhirollogarinë vijuese të UEJL-së:
Pranues: UEJL
Xhirollogaria: 200-0008775390-10
Deponent: Stopanska Banka
Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë
Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.
E-mail: bursary@seeu.edu.mk
Tel.: +389 44 356 049
/files/rezultatet/Admmitted Students2nd Term AY 2011-12 v.pdf