Si pjesë e pakos së ndihmave financiare, UEJL edhe gjatë vitit akademik 2010/11 do t’ju mundësojë studentëve që të angazhohen në programin ’’Puno dhe studio” sipas kushteve të mëposhtme:
- Paga e studentit nuk mund të tejkalojë koston e mësimit
- Angazhimi maksimal është deri në 15 orë punë në javë dhe studenti mund të angazhohet më së shumti deri në shlyerjen e pagesës së shkollimit të një viti akademik gjatë kohëzgjatjes së studimeve.
- Të drejtë aplikimi në programin “Puno dhe studio” kanë të gjithë studentët, të cilët gjatë vitit akademik 2011/12 i ndjekin studimet e rregullta në UEJL, por përparësi, do të kenë studentët që do të dëshmojnë se kanë nevojë për përkrahje financiare, si dhe ata që do të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.
- Studentëve të cilëve u është ndarë bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin akademik paraprak dhe vijues nuk u mundësohet të angazhohen në programin “Puno dhe studio”.
Departamentet, ku do të munden të angazhohen studentët janë të potencuar më poshtë :
1. Bibliotekë 07. Departamenti TI-së
2. Qendra e karrierës * TI - Demonstrator
3. Qendra e biznesit * TI - Përkrahje
4. Instituti për ambient jetësor * Ueb Dizajnues/Zhvillues
5. Mirëmbajtje * SHTB Laboratorët
· Pastrim 08. SEEU Alumni
· Gjelbërim 09. Qendra e gjuhëve
· Mirëmbajtje teknike 10. Asistencë administrative në fakultete
· Zërim 11. Asistencë administrative - Shkup
- Shërbimi Studentor 12. Operatori Telefonik
- Angazhimi në këtë program do të bëhet sipas kritereve:
1. Nevoja për ndihmë financiare
2. Aftësitë për vendin e punës
· Kriteri i parë (Nevoja për ndihmë financiare), duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të prezantuar.
· Kriteri i dytë (Aftësia për vendin e punës), do të verifikohet në intervistat që në veçanti do të mbahen me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes në bazë të kriterit të parë
* Lista e termineve për intervistë, për çdo vend pune do të shpallet pas 15 shtatorit
tek Zyra për Ndihma Financiare, ndërtesa (802).
· Aplikacionet mund të merren nëse KLIKONI KËTU , në kampusin universitar në Shkup dhe te Zyra për Ndihma Financiare-Tetovë, ndërtesa (802.02), ku edhe duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar
· Afati i aplikimit për studentët e rinj – 05. 09. 2011 deri me 13. 09. 2011
Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet prej 01. 10. 2011