Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rezultatet përfundimtare të BURSAVE MERITORE

Në bazë të konkursit për bursa, për vitin akademik 2011/2012, Komisioni shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues të BURSES MERITORE të UEJL-së.

Në bazë të konkursit për bursa, për vitin akademik 2011/2012, Komisioni shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues të BURSES MERITORE të UEJL-së.

Shqyrtimi i ankesave nga testimi për bursë

Më datë 5 shtator 2011, Komisioni për bursa shqyrtoi të gjitha ankesat/kërkesat nga testimi për bursë, të parashtruara në afat të paraparë për ankimim (5 shtator 2011, ora 12:00). Informata kthyese për parashtrimin e ankesës, kandidatët mund të gjejë E-mail-in e tyre personal.

Rezultatet përfundimtare të BURSAVE MERITORE (SEEU MBS), dt. 6 shtator 2011

Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore

Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi

Drejtësi

Administrimi Publik dhe Shkencat Politike

Akordimi i bursave meritore

Rangimi i kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parapara për bursë meritore të UEJL-së:

1) suksesi në shkollë të mesme, notat në katër vitet e shkollimit të mesëm 20%

2) rezultati nga testi për bursë 80%

Në konkurim për bursë meritore janë marrë kandidatët që nga dy komponentët e lartshënuara kanë arritur të paktën 70 nga 100 pikë të mundshme.

Akordimi i bursës është bërë në bazë të konkursit të shpallur për vitin akademik 2011/12

Lartësia e bursës vjetore sipas programit studimor është përcaktuar nga pikët e fituara.

Me datë 7 shtator ose 12 shtator 2011, studentët e akorduar me bursë meritore duhet të bëjnë konfirmimin e bursës në Zyrën për ndihma financiare, ndërtesa numër 802.

Studentët, të cilët nuk do të paraqiten në afatin e paraparë (12 dhe 13 shtator 2011), do të konsiderohen se tërhiqen nga bursa meritore.

Shënim:Studentët që janë akorduar me Bursë Meritore të UEJL-së, për regjistrim, duhet të bëjnë pagesën e dallimit për semestrin e parë.

Për informata shtesë kandidatët mund të drejtohen në Zyrën për ndihma financiare 802.

Njoftim për të gjithë aplikuesit e bursave në bazë të nevojës financiare në fondin HESP:

- Studentët e pranuar duhet të bëjnë regjistrimin e semestrit të parë në afatin e paraparë, me pagesë të gjysmës së shumës së paraparë për semestër.

- Aplikuesit në këtë fond bursash do të kenë përgjigje me shkresë për akordim të bursës më së voni me datë 30 shtator 2011, pas mbajtjes së mbledhjes së Komisionit për bursa, me përfaqësues të donatorëve.

Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën për ndihma financiare, ndërtesa 802.

E-mail: financialaid@seeu.edu.mk

Tel.: +389 44 356 044

Google+