Në bazë të vendimit të Rektoratit të UEJL-së, Zyra për ndihma financiare shpall dhe administron aplikimet për lehtësimin financiar në pagesë të shkollimit për studentin e dytë dhe të tretë të një familjeje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë - bërthamë). Lehtësimi financiar aplikohet për studentë aktiv të regjistruar në UEJL në vitin akademik 2015-16 në ciklin e parë ose të dytë të studimeve.
Lartësia e lehtësimit financiar (zbritjes)
- Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit vjetor
- Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit vjetor [zbritje 15%]
- Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit vjetor [zbritje 25%]
Kushtet e aplikimit të lehtësimit financiar
- Të drejtë aplikimi për lehtësim financiar (zbritje nga shuma vjetore e shkollimit) kanë anëtarët e një familjeje të ngushtë të regjistruar në vitin akademik 2015/16
- Aplikuesit duhet të kenë ngarkesë financiare për vitin akademik 2015/16
- Zbritja e shkollimit aplikohet tek studenti i dytë dhe i tretë i familjes
-
Lehtësimi financiar (zbritja) nuk mundësohet:
- nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - gjatë vitit akademik 2015/16 është akorduar me bursë ose ndihmë financiare nga fondet që administrohen në UEJL ose fonde tjera të jashtme
- nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - është i angazhuar në programin „Work-study“.
- nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë – në vitin akademik 2015/16 ka ngarkesë financiare në lartësi më pak se 50 % e shumës së një semestri.
Shënim: Nëse ndonjëri nga aplikuesit nuk ka ngarkesë financiare më tepër se 50% e shumës së një semestri por më pak se shuma e plotë për një vit akademik, atëherë i mundësohet gjysma zbritjes së paraparë.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Formulari për aplikim (në vijim)
- Çertifikatë të lindjes (fotokopje), vetëm për studentët që aplikojnë për zbritje financiare për herë të pare.
Aplikimi dhe afati për aplikim
- Formulari për aplikim, në web faqe seeu.edu.mk < Përkrahje financiare > duke KLIKUAR KËTU, në “my seeu” ose në ndërtesën administrative 802.10, Zyra për ndihma financiare dhe të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar.
- Afati për aplikim: nga 12.2015 deri me 28.02.2016