Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e kandidatëve në ciklin e tretë të studimeve, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2015/2016, Këshilli i shkollës së doktoraturës, shpall listën e kandidatëve të pranuar në ciklin e tretë të studimeve në UEJL në vitin akademik 2015/16, sipas fakulteteve:
LISTA E KANDIDATËVE TË PRANUAR NË CIKLIN E TRETË TË STUDIMEVE PËR VITIN AKADEMIK 2015/2016
Parashtrimi i ankesave
Kandidatët që kanë aplikuar në ciklin e tretë (doktorant) për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë nga data e shpalljes së rezultateve deri më 04.11.2015, në orën 16.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.
Këshilli i shkollës së doktoraturës ankesat eventuale do t’i shqyrtojë deri më datë 11.11.2015.
Informatë për regjistrim
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet pas shqyrtimit të ankesave nga Këshilli i shkollës së doktoraturës. Kandidatet e pranuar do të njoftohen me email në mënyrë plotësuese për afatin kohor kur do të mund kryejnë regjistrimin.
Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë prej 61.500 den, dhe ta paraqesin atë në Zyrën për Pranim, objekti 801.
Gjatë regjistrimit studentit do ti jepet karta e identifikimit si student ne doktoraturë si dhe kredencialet për qasje në sistemet elektronike te universitetit.
Dita e orientimit (05.11.2015):
Për të gjithë studentët të studimeve në ciklin e tretë, dita orientimit do të organizohet më datë 05.11.2015 në ora 17:00 në sallën e konferencave QZHB, ndërtesa e Rektoratit.
Programi dhe informatat tjera shtesë do të dërgohen me e-mail deri te ju.
Pagesa e semestrit:
Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-së:
Pagesa në Denarë:
Pranues: Universiteti i EJL
Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup
Xhirollogaria: 200-0008775390-10
Qëllimi i pagesës: për shkollim 2015/16
Pagesa nga jashtë në EURO:
Name of Institution: SEEU Tetovo
Address: Bul. Ilindenska 335, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA
Acc. number (EUR): 0009009090
IBAN: MK07200000900909026
SWIFT: STOBMK2X
Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!