Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lista finale e studentëve të pranuar në afatin e tretë për regjistrim në studime deridiplomike për vitin akademik 2015/2016

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve, në fakultetet e UEJL për vitin akademik 2015/2016 dhe vendimit të Senatit të UEJL-së, Komisioni për regjistrimin e studentëve më datë 6 tetor 2015 shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në studime deridiplomike, në afatin e tretë të regjistrimit, sipas fakulteteve:

LISTA FINALE E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E TRETË PËR REGJISTRIM NË STUDIME DERIDIPLOMIKE PËR VITIN AKADEMIK 2015/2016

Parashtrimi i ankesave

Shënim:

Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e tretë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 07.10.2015, në orën 24.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.

Shënim:

Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 30 tetor 2015 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.

Regjistrimi i studentëve do të bëhet nga data 07.10.2015 deri më 09.10.2015

Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.

E-mail: admissions@seeu.edu.mk

Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)
Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)

Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit

Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për pranim në ciklin e tretë të studimeve në UEJL në vitin akademik 2014/2015 se regjistrimi do të bëhet nga data 07.10.2015 deri më 09.10.2015 në Tetovë.

Për regjistrim studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:

Për studime të rregullta dhe me korrespondencë:
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë
  • Biznes dhe ekonomi (të gjitha programet) 55 300 den
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti 61 500 den
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
  • Shkencat Kompjuterike 55 300 den
  • Inxhinieria Kompjuterike 55 300 den
  • Informatika e Biznesit 61 500 den
Studime të integruara me praktikë
  • Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve
  • Menaxhimi bashkëkohor bankar
  • Informatika e Aplikuar për Kompanitë e TI

Shënim: Në programet e studimeve të integruara me praktikë, pagesa për shkollim në shumë prej 61.500,- për semester do të mbulohet me bursë që do akordohet nga kompanitë gjegjëse. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të kryhet gjatë muajit shtator.

Fakulteti i Drejtësisë
  • Studime të Drejtësisë 40 000 den
  • Studime të Kriminalistikës dhe Sigurisë 40 000 den
Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
  • Administrimi Publik 40 000 den
  • Shkencat Politike 40 000 den
  • Studime Evropiane 40 000 den
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40 000 den
  • Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40 000 den
  • Komunikimi ndërkombëtar 40 000 den

Shënim:

Kandidatët që kanë aplikuar për bursë në programin HESP duhet të bëjnë gjysmë e shumës së semestrit të parë, ndërsa për rezultatet do të njoftohen në mënyrë plotësuese me E-mail deri në fund të shtatorit.

Pagesa e semestrit:

Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.

  • Kandidatët që kanë fituar bursë meritore (SEEU Merit Based Scholarship) për vitin akademik 2015/16 duhet paraprakisht të firmosin letrën e akordimit të bursës në Zyrën për Ndihmë Financiare ku do të kenë evidencë për lartësinë e bursës dhe shumën që duhet të paguajnë për semestrin e parë.
  • Kandidatët që kanë aplikuar për bursë në programin HESP duhet të bëjnë gjysmë e shumës së semestrit të parë, ndërsa për rezultatet do të njoftohen në mënyrë plotësuese me E-mail deri në fund të shtatorit. bursary@seeu.edu.mk

Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-se:

Data:
07 – 09 Tetor2015
Pagesa e semestrit

Pagesa në Denarë:

Pranues: Universiteti i EJL
Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup
Xhirollogaria: 200-0008775390-10
Qëllimi i pagesës: për shkollim 2015/16


Pagesa nga jashtë në EURO:

Name of Institution: SEEU Tetovo
Address: Bul. Ilindenska 335, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA
Acc. number (EUR): 0009009090
IBAN: MK07200000900909026
SWIFT: STOBMK2X


Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!

Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.

E-mail: bursary@seeu.edu.mk
Tel.: +389 44 356 049

Google+