Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2015/2016 dhe vendimit të Senatit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 14.09.2015, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në studime deridiplomike, në afatin e dytë të regjistrimit, sipas fakulteteve:
LISTA FINALE E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E DYTË PËR REGJISTRIM NË STUDIME DERIDIPLOMIKE PËR VITIN AKADEMIK 2015/2016
Parashtrimi i ankesave
Shënim:
Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e dytë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 15.09.2015, në orën 24.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk. Komisioni Qendror për regjistrimin e studentëve ankesat eventuale do t’i shqyrtojë me datë 16.09.2015.
- Kandidatët, të cilët nuk kanë aplikacion të kompletuar, mund të kompletojnë dokumentacionin gjatë afatit të tretë, nga 14 shtator deri 30 shtator 2015.
- Komisioni qendror vendosi që të pranojë kandidatët të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, me kusht që deri më datë 30 shtator 2015 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.
Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.
E-mail: admissions@seeu.edu.mk
Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)
Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)
Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit
Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për pranim në afatin e dytë për regjistrim – cikli i parë i studimeve - në vitin akademik 2015/2016 se regjistrimi do të bëhet nga data 14.09.2015 deri më 18.09.2015 në Tetovë.
Për regjistrim studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:
Për studime të rregullta dhe me korrespondencë:
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë
- Biznes dhe ekonomi (të gjitha programet) 55 300 den
- Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti 61.500 den
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
- Shkencat Kompjuterike 55 300 den
- Inxhinieria Kompjuterike 55 300 den
- Informatika e Biznesit 61 500 den
Studime të integruara me praktikë
- Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve
- Menaxhimi bashkëkohor bankar
- Informatika e Aplikuar për Kompanitë e TI
Shënim: Në programet e studimeve të integruara me praktikë, pagesa për shkollim në shumë prej 61.500,- për semester do të mbulohet me bursë që do akordohet nga kompanitë gjegjëse. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të kryhet gjatë muajit shtator.
Fakulteti i Drejtësisë
- Studime të Drejtësisë 40 000 den
- Studime të Kriminalistikës dhe Sigurisë 40 000 den
Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
- Administrimi Publik 40 000 den
- Shkencat Politike 40 000 den
- Studime Evropiane 40 000 den
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40 000 den
- Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40 000 den
- Komunikimi ndërkombëtar 40 000 den
Shënim:
Kandidatët që kanë aplikuar për bursë në programin HESP duhet të bëjnë gjysmë e shumës së semestrit të parë, ndërsa për rezultatet do të njoftohen në mënyrë plotësuese me E-mail deri në fund të shtatorit.
Pagesa e semestrit:
Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.
- Kandidatët që kanë fituar bursë meritore (SEEU Merit Based Scholarship) për vitin akademik 2015/16 duhet paraprakisht të firmosin letrën e akordimit të bursës në Zyrën për Ndihmë Financiare ku do të kenë evidencë për lartësinë e bursës dhe shumën që duhet të paguajnë për semestrin e parë.
- Kandidatët që kanë aplikuar për bursë në programin HESP duhet të bëjnë gjysmë e shumës së semestrit të parë, ndërsa për rezultatet do të njoftohen në mënyrë plotësuese me E-mail deri në fund të shtatorit. bursary@seeu.edu.mk
Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-se:
Data:
14 – 18 shtator 2015
Pagesa e semestrit
Pagesa në Denarë:
Pranues: Universiteti i EJL
Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup
Xhirollogaria: 200-0008775390-10
Qëllimi i pagesës: për shkollim 2015/16
Pagesa nga jashtë në EURO:
Name of Institution: SEEU Tetovo
Address: Bul. Ilindenska 335, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA
Acc. number (EUR): 0009009090
IBAN: MK07200000900909026
SWIFT: STOBMK2X
Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!
E-mail: bursary@seeu.edu.mk
Tel.: +389 44 356 049
Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze:
Tetovë 18 shtator 2015, e premte nga ora 11:00 dhe 13:00
Shkup 17 shtator 2015, e enjte nga ora 11:00 dhe 13:00