Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

LISTA E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË TË REGJISTRIMIT

Në bazë të Konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2014/2015 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 01.09.2014, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e parë të regjistrimit, sipas fakulteteve:

LISTA FINALE E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË TË REGJISTRIMIT NE STUDIME DERIDIPLOMIKE

Parashtrimi i ankesave

Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e parë të regjistrimit në UEJL, mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 02.09.2014, në orën 24.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.

Komisioni Qendror për regjistrimin e studentëve ankesat eventuale do t'i shqyrtojë me datë 04.09.2014.

Shënim:

1. a. Kandidatët, të cilët nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar, mund ta kompletojnë atë në afatin e dytë, nga 2 shtator deri 13 shtator 2014.
b. Kandidatët, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses provimin e maturës shtetërore, por që e kanë kaluar maturën shkollore ose provimin përfundimtar, do të konsiderohen për pranim në afatin e dytë.
c. Kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm në shkolla që nuk i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore, do të konsiderohen për pranim në afatin e dytë.

2. Nëse, përfundimisht me afatin e dytë të regjistrimit (13 shtator 2014), numri i kandidatëve do të jetë i pamjaftueshëm për formimin e grupit në programin përkatës të shpallur në Konkurs, atëherë atyre kandidatëve do t’u ofrohet mundësia për regjistrim në programe të ngjashme studimore në Universitet.

3. Këshilli i Rektorit i UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 30 shtator 2014, të sjellin konfirmim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.

Regjistrimi i studentëve do të bëhet nga data 02.09.2014 deri më 13.09.2014

Për informata shtesë kontaktoni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.

E-mail: admissions@seeu.edu.mk
Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)
Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)

Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit

Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për pranim në ciklin e parë të studimeve në UEJL në vitin akademik 2014/2015, se regjistrimi do të bëhet nga data 02.09.2014 deri më 13.09.2014, edhe atë:

- Në Tetovë, në datat 2,3,4,5,9,12 dhe 13 shtator 2014, nga ora 9:00 deri 16:00
- Në Shkup, në datat 10 dhe 11 shtator 2014, nga ora 10:00 deri 16:00

Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumën e caktuar sipas Fakultetit, respektivisht programit studimor, edhe atë:

Për studime të rregullta dhe me korrespondencë:

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

- Biznes dhe Ekonomi (të gjitha programet) - 55 300 den
- Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti - 30 750 den (pagesa për LSE, në menyrë plotësuese)

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore

- Shkencat Kompjuterike - 55 300 den
- Inxhinieria Kompjuterike - 55 300 den
- Informatika e Biznesit - 61 500 den

Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikë

- Menaxhimi Bashkëkohor Bankar
- Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve
- Informatika e Aplikuar për Kompanitë e TI

Shënim: Në programet e studimeve të integruara me praktikë, pagesa për shkollim në shumë prej 61.500,- për semester do të mbulohet me bursë që do të akordohet nga kompanitë përkatëse. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të kryhet gjatë muajit shtator.

Fakulteti i Drejtësisë

- Studime të Drejtësisë - 40 000 den
- Studime të Kriminalistikës dhe Sigurisë - 40 000 den

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike

- Administrimi Publik - 40 000 den
- Shkencat Politike - 40 000 den
- Studime Evropiane - 40 000 den

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - 40 000 den
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze - 40 000 den
- Gjuhë dhe Letërsi Gjermane - 40 000 den
- Komunikimi Ndërkombëtar - 40 000 den

Për studime Online

- Drejtimi i Shkencave Kompjuterike - 40 000 den
- Informatika e Biznesit - 40 000 den

Shënim: Kandidatët që kanë fituar bursë meritore (SEEU Merit Based Scholarship) për vitin akademik 2014/15, duhet ta paguajnë vetëm dallimin për pagesë të semestrit të parë, ndërsa kandidatët që kanë aplikuar për bursa në programin HESP, duhet ta paguajnë gjysmën e shumës së semestrit të parë.

Pagesa e semestrit:

Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-së:

Data: 2 – 13 shtator 2014

Pagesa në denarë:

Pranues: Universiteti i EJL
Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup
Xhirollogaria: 200-0008775390-10
Qëllimi i pagesës: për shkollim 2014/15

Pagesa nga jashtë në EURO:

Name of Institution: SEEU Tetovo
Address: Bul. Ilindenska 335, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA
Acc. number (EUR): 0009009090
IBAN: MK07200000900909026
SWIFT: STOBMK2X

Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!

Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.

E-mail: bursary@seeu.edu.mk
Tel.: +389 44 356 049

Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze:

Tetovë - 9 shtator 2014, e martë nga ora 11:00 dhe 13:00
Shkup - 5 shtator 2014, e premte nga ora 11:00 dhe 13:00

Google+