Ky program përfshin qasjen multidisiplinare të zgjerimit dhe thellimit, gjegjësisht të diferencimit të arsimimit në kuadër të studimeve juridike-politike dhe juridike-ekonomike në ciklin e dytë.
Këto studime janë të ndërtuara nga 3 module-drejtime të cilat bëjnë pjesë në sferën e studimeve juridike ndërkombëtare bashkëkohore.
Modulet të cilat ofrohen janë:
- E drejta ndërkombëtare
- Marrëdhëniet ndërkombëtare
- E drejta ndërkombëtare biznesore
Në një kohë të globalizimit botëror i cili është nxitësi kryesor i proceseve integruese globale, është thelbësore ta njohim rëndësinë e këtyre rrjedhave ndërkombëtare që paraqiten si nxitës të jashtëm dhe të brendshëm të politikave dhe të programeve shtetërore dhe bazohen në dinamizmin e së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto marrëdhënie juridike-politike realizohen në biznesin ndërkombëtar në suaza të të cilit lidhen aleanca dhe lindin konflikte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të këtyre fushave dhe tendencave të vendit tonë për përfshirje në këto integrime botërore, programi është i dizajnuar për t'iu përgjigjur këtyre nevojave të reja kadrovike të vendit.
Pas përfundimit të këtij program studimor, studentët do të jenë në gjendje, në bazë të njohurive dhe aftësive të fituara, të punojnë në institucionet kombëtare që zbatojnë ligjin, sidomos të drejtën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare biznesore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare të cilat kanë nevojë për personel te këtij profili. Studentët që do të orientohen në të drejtën ndërkombëtare e kanë edhe mundësinë për vazhdimin e arsimimit në sistemin juridik kombëtar dhe praktikimin e së drejtës kombëtare.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon njohuri dhe të kuptuar për fushën shkencore të hulumtimit (ose studimit), e cila mbindërtohet mbi ciklin e parë, duke aplikuar metodologji përkatëse për zgjidhjen e problemeve komplekse, si në mënyrë sistematike ashtu edhe në mënyrë kreative, gjë që siguron bazë ose mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe/ose aplikimin e ideve autonome në kontekst të hulumtimit.
- Ka aftësi për të përdorur njohuri të zgjeruara dhe thelluara.
- Tregon një nivel të lartë të kompetencës profesionale në një ose më shumë fusha të caktuara shkencore.
- Ka njohuri nga një ose më shumë fusha shkencore, të cilat në fushat e dhëna shkencore bazohen në hulumtimet më me renome ndërkombëtare në atë fushë fushë shkencore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për zgjidhur problemet në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative, me një origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose të panjohura, në një kontekst multidisiplinar, të lidhura me fushën e studimit.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për të zgjidhur problemet në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative, me një origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose të panjohura, në një kontekst multidisiplinar, të lidhura me fushën e studimit.
- Aftësi për të sintetizuar dhe integruar njohuritë;
- Aftësi për t'u ballafaquar me çështje komplekse, në mënyrë sistematike dhe kreative, për të vlerësuar në mënyrë solide edhe kur informacioni nuk është i tërësishëm ose është i kufizuar, por të cilat përfshijnë përgjegjësitë personale, shoqërore dhe etike gjatë aplikimit të njohurive dhe të vlerësimit;
- Aftësi për të vlerësuar dhe përzgjedhur teoritë shkencore, metodologjitë, veglat dhe aftësi të përgjithshme nga fushat përkatëse dhe përcaktimin e analizave të reja dhe vendimeve në bazë shkencore.
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për të shkëmbyer konkluzione dhe propozime me argumente dhe mbështetje të arsyeshme, si me njerëz të kualifikuar ashtu edhe me njerëz të pakualifikuar, qartë dhe pa mëdyshje;
- Marrja e përgjegjësisë për rezultate të përbashkëta të rëndësishme, udhëheqje dhe inicim të aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësi për të njohur nevojën personale për dituri dhe aftësi të mëtejshme për veprim të pavarur gjatë përvetësimit të njohurive dhe shkathtësive të reja në korniza shoqërore;
- Aftësi për të marrë përgjegjësi për zhvillim të mëtejshëm dhe për t’u përsosur profesionalisht.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Çështjet bashkëkohore të së drejtës ndërkombëtare
Qëllimi i kësaj lënde është të prezantohet e drejta ndërkombëtare publike, e cila përfshin parimet dhe rregullat me të cilat rregullohen marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe ndërveprimet mes tyre, si dhe marrëdhëniet e shteteve me aktorët tjerë ndërkombëtarë. Përmes kësaj lënde, studentët do të fitojnë njohuri mbi rregullat e përgjithshme me të cilat rregullohen marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aftësi praktike të kërkimit, arsyetimit dhe shkrimit për çështjet ndërkombëtare.
-
[6 SETK]
Teoria e tregtisë ndërkombëtare
Në suaza të kësaj lënde përfshihen:
- Tregtia ndërkombëtare dhe ekonomia;
- Çështjet (problemet) e tregtisë ndërkombëtare;
- Faktorët e lëvizshmërisë;
- Politikat e ndryshme kombëtare tregtare;
- Teoria e tregtisë ndërkombëtare (oferta);
- Teoria e tregtisë ndërkombëtare (kërkesa);
- Faktorët e rritjes dhe ndryshimet teknologjike.
- Tregtia dhe rritja e ekonomisë në vendet në zhvillim;
- Kostot e transportit dhe teoria e vendndodhjes;
- Politika tregtare (tarifa doganore, kontrolli devizor, tregëtia shtetërore, diskriminimi i çmimit dhe karteli, integrimi ekonomik);
- Ndarja ndërkombëtare e mjeteve, tatimet dhe migrimi;
- Procedura e përshtatjes;
- Qarkullimi i kapitalit (kapitali afatshkurtër dhe afatgjatë);
- Marrëveshjet monetare ndërkombëtare.
-
[6 SETK]
Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe globalizimi
Në suaza të kësaj lënde jepet një pasqyrë e zhvillimit historik të marrëdhënieve ndërkombëtare duke filluar nga idetë fillestare mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, nga fillimi i shekullit të 20 dhe analiza e tyre përmes funksionimit të organizatave ndërkombëtare, e deri në trendet më të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe globalizmi.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 1
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
Предметот Напреден анлиски јазик и терминологија 1 е наменет за студентите кои веќе имаат одредено познавање на англискиот јазик. Предметот има за цел понатамошно усовршување на сите четири јазични вештини: читање, пишување, слушање и зборување. Темите и терминологијата кои ќе се изучуваат преку овој предмет се поврзани со специфичната терминологија на меѓународното право.
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2 është e përgatitur për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1. Është përpiluar për t’i avancuar dhe më tej njohuritë e gjuhës angleze. Temat dhe terminologjia që do të përpunohen në këtë lëndë janë të lidhura me agjencitë dhe trupat tjerë të Bashkimit еvropian.
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3 është e dizajnuar për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2. Duke marrë parasysh se ky është niveli më i avancuar i gjuhës angleze, studentët do të bëjnë kërkime dhe do t’i diskutojnë temat dhe materialet e marra nga Biblioteka qendrore e Bashkimit Evropian të cilat mund të gjenden në mënyrë elektronike dhe janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me evro-integrimet.

Gjuhë gjermane 1
Kjo lëndë i njofton studentët me strukturat themelore të gjuhës gjermane. Pjesëmarrësit do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit në lexim, në dëgjim, në të folur dhe në të shkruar. Kursi do t’i aftësojë ata për të realizuar biseda të thjeshta nga jeta e përditshme gjatë shitblerjes ose në restorant dhe të flasin drejtpërdrejt për të kaluarën. Ata do të njoftohen me strategjitë për dëgjim me të kuptuar dhe do të mund të përfitojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit nga leximi i teksteve të thjeshta. Përveç kësaj do të ushtrohen edhe veçoritë fonetike në kontekste komunikuese.
-
Gjuhë gjermane 2
Kjo lëndë është e koncipuar për studentë me paranjohuri të gjuhës gjermane. Në këtë kurs do të kapërcehet komunikimi i thjeshtë, kështu që pjesëmarrësit, përmes strukturave komplekse të fjalisë, do të mund të raportojnë për familjen dhe miqtë e tyre, për planet e të ardhmes dhe për të kaluarën. Ata do të mësojnë lakimin e mbiemrave; do t`i ushtrojnë teknikat e të lexuarit dhe të dëgjuarit dhe përmes ushtrimeve të veçanta fonetike do ta përmirësojnë shqiptimin dhe do t’i shkruajnë tekstet e para koherente.
-
Gjuhë gjermane 3
Në këtë lëndë do të sqarohen strukturat komplekse dhe kompetencat komunikuese në gjuhën gjermane. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shprehin dëshirat dhe qëllimet e tyre dhe të pasqyrojnë sekuencat kohore. Ata do të mund të komunikojnë në situata të përditshme (si kërkimi i banesës, udhëtimi, orientimi, marrëdhëniet etj.). Objekt mësimi, gjithashtu, do të jenë edhe tekstet më të vështira për dëgjim dhe lexim. Nga tekstet autentike (artikuj gazetash, tekste të shkurtra letrare etj.) studentët do të filtrojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit. Gjithashtu në fushën e të shkruarit do të ushtrohet edhe përpilimi i thjeshtë i llojeve të ndryshme të teksteve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
Semestri 2
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Qëllimi i lëndës metodologjia e hulumtimit është që të prezantohet se si mund të zbatohen metodat në problemet e hulumtimit, si mund të bëhet një projekt-skicë kërkimore, si t’u qaset studenti në mënyrë kritike marrëdhënieve në mes teorisë, qasjes metodologjike, çështjes hulumtuese dhe analizës. Qëllimi thelbësor është mundësia e një studenti të zhvillojë në mënyrë të pavarur një projekt hulumtues shkencor.
-
[6 SETK]
Institucionet ndërkombëtare
Në kuadër të kësaj lënde janë përfshira disa çështje teorike lidhur me institucionet ndërkombëtare në nivel universal dhe rajonal, zhvillimi i tyre historik, roli, funksionet dhe kompetencat. Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet çështjes së rolit të institucioneve ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeve kolektive në politikën globale. Fokusimi do të jetë në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimit ekonomik, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës, si dhe organeve kryesore të krijuara në kuadër të institucioneve, të cilat janë përcaktuar për realizimin e qëllimeve të caktuara.
-
[6 SETK]
Politika e tregtisë ndërkombëtare
Në kuadër të kësaj lënde janë përfshirë këto çështje: rritja dhe kahja e tregtisë ndërkombëtare, tregtia ndërkombëtare dhe rajonale, kanalet e shpërndarjes së eksportit, logjisitika ndërkombëtare, rreziku dhe sigurimi, dokumentet për shitje dhe transport, mënyrat e pagesës, të drejtat e pronësisë intelektuale, etj.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 2
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
Предметот Напреден анлиски јазик и терминологија 1 е наменет за студентите кои веќе имаат одредено познавање на англискиот јазик. Предметот има за цел понатамошно усовршување на сите четири јазични вештини: читање, пишување, слушање и зборување. Темите и терминологијата кои ќе се изучуваат преку овој предмет се поврзани со специфичната терминологија на меѓународното право.
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2 është e përgatitur për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1. Është përpiluar për t’i avancuar dhe më tej njohuritë e gjuhës angleze. Temat dhe terminologjia që do të përpunohen në këtë lëndë janë të lidhura me agjencitë dhe trupat tjerë të Bashkimit еvropian.
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3 është e dizajnuar për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2. Duke marrë parasysh se ky është niveli më i avancuar i gjuhës angleze, studentët do të bëjnë kërkime dhe do t’i diskutojnë temat dhe materialet e marra nga Biblioteka qendrore e Bashkimit Evropian të cilat mund të gjenden në mënyrë elektronike dhe janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me evro-integrimet.
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3 është e dizajnuar për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2. Duke marrë parasysh se ky është niveli më i avancuar i gjuhës angleze, studentët do të bëjnë kërkime dhe do t’i diskutojnë temat dhe materialet e marra nga Biblioteka qendrore e Bashkimit Evropian të cilat mund të gjenden në mënyrë elektronike dhe janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me evro-integrimet.
-
Gjuhë gjermane 1
Kjo lëndë i njofton studentët me strukturat themelore të gjuhës gjermane. Pjesëmarrësit do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit në lexim, në dëgjim, në të folur dhe në të shkruar. Kursi do t’i aftësojë ata për të realizuar biseda të thjeshta nga jeta e përditshme gjatë shitblerjes ose në restorant dhe të flasin drejtpërdrejt për të kaluarën. Ata do të njoftohen me strategjitë për dëgjim me të kuptuar dhe do të mund të përfitojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit nga leximi i teksteve të thjeshta. Përveç kësaj do të ushtrohen edhe veçoritë fonetike në kontekste komunikuese.
-
Gjuhë gjermane 2
Kjo lëndë është e koncipuar për studentë me paranjohuri të gjuhës gjermane. Në këtë kurs do të kapërcehet komunikimi i thjeshtë, kështu që pjesëmarrësit, përmes strukturave komplekse të fjalisë, do të mund të raportojnë për familjen dhe miqtë e tyre, për planet e të ardhmes dhe për të kaluarën. Ata do të mësojnë lakimin e mbiemrave; do t`i ushtrojnë teknikat e të lexuarit dhe të dëgjuarit dhe përmes ushtrimeve të veçanta fonetike do ta përmirësojnë shqiptimin dhe do t’i shkruajnë tekstet e para koherente.
-
Gjuhë gjermane 3
Në këtë lëndë do të sqarohen strukturat komplekse dhe kompetencat komunikuese në gjuhën gjermane. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shprehin dëshirat dhe qëllimet e tyre dhe të pasqyrojnë sekuencat kohore. Ata do të mund të komunikojnë në situata të përditshme (si kërkimi i banesës, udhëtimi, orientimi, marrëdhëniet etj.). Objekt mësimi, gjithashtu, do të jenë edhe tekstet më të vështira për dëgjim dhe lexim. Nga tekstet autentike (artikuj gazetash, tekste të shkurtra letrare etj.) studentët do të filtrojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit. Gjithashtu në fushën e të shkruarit do të ushtrohet edhe përpilimi i thjeshtë i llojeve të ndryshme të teksteve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 2
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
Semestri 3
-
[6 SETK]
Organizatat ekonomike ndërkombëtare
Gjatë këtij semestri do të studiohen nocionet themelore të së drejtës së organizatave ndërkombëtare tregtare me theks të veçantë në Organizatën botërore të tregtisë, por edhe në: FMN, BNRZH, KNF, OBPI, etj. Lidhur me Organizatën botërore të tregtisë me interes të veçantë është studimi i aspekteve në vijim: parimet themelore tregtare si mosdiskriminimi në marrëdhëniet tregtare, zhvillimi historik i OBT-së dhe ONP-së, duke filluar nga GATT 1947 deri te OBT në 1995, anëtarësia e shteteve, territoret e veçanta doganore, BE dhe OBT, burimet e së drejtës së OBT-së, përfshirë edhe strukturën dhe organizimin e përgjithshëm dhe të veçantë të Organizatës botërore të tregtisë dhe mekanizamt e veçantë për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare tregtare në kuadër të OBT-së.
-
[6 SETK]
E drejta tregtare ndërkombëtare
Nëpërmjet kësaj lënde ofrohet një pasqyrë teorike, praktike dhe gjithëpërfshirëse e arbitrazhit ndërkombëtar në procesin e krijimit të tribunaleve të arbitrazhit, përmes monitorimit të seancave të para, seancave të mëtejshme dhe sjelljes së vendimit përfundimtar për raste të veçanta. Theksi do të vihet në rolet që i kanë pjesëmarrësit në kontest dhe në këtë mënyrë studentët do të fitojnë përvojë në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme të cilat shpesh lindin gjatë arbitrazhit. Kursi do të përfshijë video diskutime, të bëra nga ekspertë të shquar ndërkombëtarë mbi aspekte kritike të procesit të arbitrazhit, siç janë: zgjedhja e arbitrit, selektimet dhe dëgjimet, konferencat. Në suaza të kësaj lënde do të përkufizohen nocionet e mëposhtme: investues, shtet, arbitrazh, Qendra ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve të investimit (QNZKI), arbitrazhi kontraktual etj.
-
[6 SETK]
Arbitrazhi ndërkombëtar
Nëpërmjet kësaj lënde ofrohet një pikëpamje teorike, praktike dhe gjithëpërfshirëse e arbitrazhit ndërkombëtar në procesin e krijimit të tribunaleve të arbitrazhit, nëpërmjet fillimit të monitorimit, dëgjimit dhe shqyrtimit dhe marrjes së vendimit përfundimtar në raste konkrete. Theksi do të vendoset në rolet që kanë pjesëmarrësit gjatë kontestit dhe me këtë rast studentët do të fitojnë përvojë të dorës së parë në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme që dalin nga arbitrazhi. Lënda do të përfshijë diskutime nëpërmjet videos nga ekspertë të shquar ndërkombëtarë për çështje vendimtare që lidhen me procesin e arbitrazhit, përzgjedhjen e arbitërve, përzgjedhjen dhe dëgjimet, konferencat. Lënda do të përkufizojë këto nocione: investues, shtet, arbitrazh, Qendra ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve të investimit (ICSID), arbitrazhi i kontraktuar, etj.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Analiza e politikës së jashtme
Pjesa teorike e përmbajtjes së kësaj lënde do të fokusohet në mënyrat dhe mjetet e komunikimit mes shteteve, ndikimit të opinionit publik dhe mediumeve në krijimin e politikës ndërkombëtare, ndikimin e subjekteve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm në përqendrimin mbi çështjet e caktuara të politikës ndërkombëtare. Pjesa praktike do të përqëndrohet në analiza, diskutime të hapura dhe parashikime për ngjarje specifike që janë në zhvillim e sipër.
-
E drejta e BE-së
Pasqyrimi historik i zhvillimit të së drejtës së BE-së nga idetë e para për integrimin evropian deri te marrëveshjet themelore (BETHÇ, BEE dhe Euroatomi, e deri te marrëveshjet për BE nga Maastrichti, Amsterdami, Nica dhe Lisbona) dhe analiza e tyre duke u mbështetur në funksionimin e përditshëm të BE-së.
-
E drejta ndërkombëtare bankare
Në kuadër të kësaj lënde do të përfshihet:
- Tregtia ndërkombëtare dhe ekonomia;
- Problemet ndërkombëtare tregtare;
- Faktorët e mobilitetit, politikat e ndryshme nacionale;
- Teoria e tregtisë ndërkombëtare (oferta);
- Teoria e tregtisë ndërkombëtare (kërkesa);
- Faktorët e rritjes dhe ndryshimet teknologjike;
- Tregtia dhe shtytja e ekonomisë në vendet në zhvillim;
- Shpenzimet e transportit dhe teoria e lokacionit;
- Politika afariste (tarifat doganore, kontrolli devizor, tregtia shtetërore, diskriminimi, çmimi dhe karteli, integrimi ekonomik);
- Distribuimi ndërkombëtar i mjeteve, tatimimi dhe migrimi;
- Procedura e përshtatjes;
- Qarkullimi i kapitalit (kapitali afatshkurtër dhe afatgjatë);
- Aranzhmanet ndërkombëtare monetare.
-
Problemet bashkëkohore shoqërore
Qëllimi i parë i lëndës problemet bashkëkohore shoqërore është të stimulohet aktiviteti mendor i studentit për njëspektër të gjerë të problemeve shoqërore të karakterit lokal dhe global. Ligjëratat do të mbahen me ushtrime,të cilat do të mundësojnë depërtimin e thellë në bërthamën e problemeve shoqërore të cilat ndikojnë në paraqitjen e dukurive të quajtura probleme shoqërore.
-
Analiza krahasuese e sistemeve juridike
Kjo lëndë ofron njohuri të thelluara për sistemet dhe traditat e ndryshme juridike në botën bashkëkohore, përfshirë këtu sistemin juridik kontinental (në kuadër të të cilit do të mësohen familja juridike rumune, gjermane dhe nordike) dhe sistemi anglo-amerikan (common law) dhe e drejta e Lindjes së largët dhe sistemet juridike religjioze.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe të bëjnë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme dhe aftësitë e shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, si: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.