Programi: |
Menaxhimi bashkëkohor i ndërmarrjeve |
| Cikli i studimeve: | Cikli i parë (Deridiplomike) |
| Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| SETK: | 180
(3 vite)
Akreditimi
|
| Vendimi: |
Vendimi për fillim me punë
|
Programi studimor “Menaxhimi bashkëkohor i ndërmarrjeve” paraqet kombinim të balancuar të njohurive teorike bazike dhe shkathtësive specifike profesionale. Struktura e këtij programi trevjeçar përmban studime, të cilat për nga natyra janë dinamike, integruese dhe interaktive. Programi është i disejnuar të ofrojë qasje integrative të temave nga fusha e menaxhimit bashkëkohor të ndërmarrjeve, duke implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor dhe praktik. Lëndët që e përbëjnë këtë program paraqesin perspektiva, të cilat bazohen në teori që janë të lidhura ngushtë me zbatimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve të akumulojnë njohuri dhe përvojë rreth menaxhmentit, marketingut dhe financave në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse.
Gjatë programit trevjeçar studentët kanë mundësi për punë praktike në mënyrë që të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë fushë. Puna praktike përfshihet në tërë ciklin e studimeve dhe është e detyrueshme. Rreth 50% të kohës së tyre studentët do të kryejnë punë praktike në kompani të specializuara për menaxhimin bashkëkohor të ndërmarrjeve, njëkohësisht do të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre praktike në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe në mënyrë specifike për të përmbushur kërkesat e kompanive.
Programi i menaxhimit bashkëkohor të ndërmarrjeve studentëve do t’u mundësojë:
- ngritjen e nivelit të menaxhimit dhe udhëheqjes së ndërmarrjeve dhe zhvillimin e menaxhimit bashkëkohor;
- aftësimin dhe krijimin e menaxherëve të profilit bashkëkohor: ndërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione dhe rreziqe të cilat lidhen me çdo iniciativë, persona fleksibilë, të vendosur dhe të guximshëm;
- edukim të menaxherëve të kualifikuar dhe profesionalë me aftësi udhëheqjeje dhe dëshirë për ballafaqim me sfidat e mileniumit të ri;
- krijimin e menaxherëve me qasje dhe mënyra të reja të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikim të së ardhmes dhe pranim të sfidave dhe mundësive që i ofron e sotmja.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Disponon me njohuri të nevojshme rreth funksioneve afariste në vijim: marketing, ekonomizim,, menaxhim financash, modelim të biznesit, menaxhim me operacionet, lidership ndërmarrës, menaxhim strategjik, të drejtë afariste dhe planifikim afarist;
- Disponon me njohuri rreth fushave funksionale të ndërmarrësisë, hulumtimeve të datës së fundit, inovacioneve, trendeve të ardhshme dhe ndikimit të këtyre gjërave në teorinë dhe praktikën e biznesit;
- Disponon me njohuri rreth gjendjes ekonomike nacionale, rajonale dhe globale;
- Disponon me njohuri rreth teorive, analizave dhe raportimeve financiare;
- Fiton bazë të fuqishme rreth nisjes së një biznesi dhe është i përgatitur për karrierë dhe studime pasdiplomike që kanë të bëjnë me menaxhimin e ndërmarrjeve, ndërmarrësisë etj.
- Disponon me njohuri rreth mjeteve të ndryshme për marrjen e vendimeve.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për shkrim profesional dhe zhvillim të mëtejmë të planit personal të biznesit dhe realizim të tij në realitet;
- Aftësi për zbatimin e principeve të nevojshme në procesin e menaxhimit të suksesshëm të iniciativave të reja;
- Aftësi të ndihmojnë në formulimin dhe realizimin praktik të planeve dhe strategjive të marketingut, financave dhe menaxhimit të përgjithshëm.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë njohuritë teorike dhe përvojën praktike në identifikimin dhe analizën e problemeve të biznesit;
- Në mënyrë kritike t’i analizojnë dhe t’i vlerësojnë mundësitë e identifikuara ndërmarrëse;
- Të përdorin racion dhe gjykimin strategjik në lidhje me aktivitetet që kanë të bëjnë me krijimin, zhvillimin dhe mbështetjen e modelit të duhur të biznesit.
Aftësitë e komunikimit
- Të demonstrojë të kuptuarit e dinamikës individuale dhe grupore në ndërmarrje.
- Të funksionojë në mënyrë efektive në punë ekipore;
- Të dijë t’i menaxhojnë në mënyrë efektive aktivitetet me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale, ekonomike, kulturore dhe fetare;
- Të demonstrojë kuptim dhe ndjeshmëri rreth përgjegjësive etike, sociale dhe ligjore të ndërmarrjeve;
- T’i prezantojnë idetë e biznesit në mënyrë efektive;
- T’i demonstrojnë aftësitë kryesore për negocim;
- T’I interpretojë të dhënat afariste dhe indikatorët ekonomik.
Aftësitë e të mësuarit
- Mund të kërkojnë dhe detektojnë burime të të mësuarit;
- Të aftësohen për mësim individual dhe ekipor;
- Të aftësohen për të bërë analiza të biznesit, të përdorin dhe të rishikojnë literaturën shkencore.
Semestri 1
-
Praktikë
-
Konceptet e marketingut dhe komercializimi
Qëllimi i lëndës është që studentët të njoftohen me konceptet themelore të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, si dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët gjithashtu do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
-
Hyrje në konceptet e biznesit
Qëllimi i lëndës është që t’i njoftojë studentët me mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm të kompanisë. Megjithatë, vëmendje do t'i kushtohet funksionit financiar, marketingut, menaxhimit dhe organizimit të ndërmarrjes. Përveç kësaj, do të trajtohet ndikimi i kompanisë në bashkësinë në të cilën vepron. Studentët do të fitojnë njohuri për shpjegimin e problemeve themelore ekonomike, për kuptimin e marrëdhënieve në mes të burimeve të kufizuara, vlerave, përfitimeve dhe pasurive, kuptimin e marrëdhënieve kohezive midis mikro dhe makro ekonomisë. Duke diskutuar objektivat dhe instrumentet e makroekonomisë studentët duhet të kuptojnë dhe të shpjegojnë ciklet ekonomike; ata debatojnë rreth marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, etj, si dhepër ndikimin e tyre mbi biznesin.
-
Hyrje në kontabilitet
Qëllimi i programit është t’i ndihmojë studentët për të kuptuar thelbin e kontabilitetit, për të mësuar bazat e kontabilitetit financiar si dhe konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Në mënyrë të veçantë, studentët mund të fitojnë njohuri dhe kuptim mbi pasqyrat financiare, komponentet e tyre, rregullat themelore të kontabilitetit, përdorimin e dokumenteve të kontabilitetit.
-
Lëndë zgjedhore e lire 1
Lëndë gjuhësore
- Gjuha shqipe për qëllime profesionale
- Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
- Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
- Gjuha gjermane (niveli 1-4)
- Gjuha frënge
Aftësitë e komunikimit
Shkathtësi në TI
- Excel i avancuar
- Aftësitë të avancuara të TI-së
- Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
- Google Apps
- Access-i i avancuar
- Desktop publikimi
- Web publikimi
Tjera
-
Lëndë zgjedhore 1
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
Semestri 2
-
Komunikimi afarist
Qëllimi i lëndës është që t’i njoftojë studentët me konceptin e komunikimit afarist. Kohëve të fundit kompanitë gjithnjë e më shumë i aplikojnë teknikat e komunikimit afarist si mjet kryesor për t'iu përgjigjur konkurrencës në tregun global. Kjo lëndë është një përpjekje për të përmirësuar aftësitë e komunikimit të studentëve si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik në një mjedis organizativ me punonjësit dhe menaxherët, gjatë mbledhjeve, intervistave; si të përgjigjen gjatë intervistimit, negocimit dhe motivimit të rrethit.
-
Praktikë
-
Matematika e biznesit
Qëllimi i lëndës është që studentët të aftësohen për: - zbatimin e sistemit të ekuacioneve lineare për zgjidhjen e problemeve të biznesit dhe ekonomisë; - zbatimin e njohurive të tyre mbi modelet lineare dhe vargjet e shumta në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në biznes dhe ekonomi; - fitimin e njohurive të avancuara në përllogaritjen e shkallës së ndërlikuar të kamatës, depozitave periodike, rentave periodike, huave dhe vendimeve financiare.
-
Mikroekonomia dhe çmimet
Lënda është menduar të sigurojë njohuri bazike rreth fenomeneve ekonomike dhe terminologjisë globale, universale të mikroekonomisë. Përcillen dhe analizohen qasjet teorike që mundësojnë ardhjen deri te zgjidhjet aplikative të problemeve që kanë të bëjnë me prodhimin, këmbimin dhe organizimin në ndërmarrje, degë apo tregje përkatëse.
-
Lëndë zgjedhore e lire 2
Lëndë gjuhësore
- Gjuha shqipe për qëllime profesionale
- Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
- Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
- Gjuha gjermane (niveli 1-4)
- Gjuha frënge
Aftësitë e komunikimit
Shkathtësi në TI
- Excel i avancuar
- Aftësitë të avancuara të TI-së
- Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
- Google Apps
- Access-i i avancuar
- Desktop publikimi
- Web publikimi
Tjera
-
Lëndë zgjedhore 2
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
Semestri 3
-
Matematika financiare
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë: njohuri themelore të matematikës financiare të parapara në këtë program; njohuri të gjerë në fushën e matematikës financiare dhe zbatimin e tyre në praktikë.
-
Planifikimi dhe analiza financiare
Qëllimi i kursit është transferimi i njohurive të nevojshme teorike dhe aftësive të studentëve në fushën e menaxhimit financiar, si dhe trajnimi i studentëve me njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike dhe përvojën e analizës së koncepteve themelore të kompanive të financave, projekteve financiare dhe reale për investime dhe vlerësimi i tyre përmes dimensionit kohor të parasë. Qëllimi i lëndës vazhdon me trajnimin e studentëve se si të përdorin burime adekuate të financimit, menaxhim efikas të kapitalit dhe përcaktimin e strukturës së duhur, përcaktimin e politikës adekuate të shpërndarjes së fitimit - politikës së dividentit dhe finalizohet me planifikimin financiar dhe parashikimin, etj . Arritja e objektivave të synuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje konkurruese në tregun e punës ose menaxhim efikas të bizneseve të tyre reale.
-
Kontabiliteti financiar
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri të avancuara në fushën e kontabilitetit dhe zbatimin e tyre në sistemin e kontabilitetit të subjekteve afariste.
-
Praktikë
-
Lëndë zgjedhore e lire 3
Lëndë gjuhësore
- Gjuha shqipe për qëllime profesionale
- Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
- Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
- Gjuha gjermane (niveli 1-4)
- Gjuha frënge
Aftësitë e komunikimit
Shkathtësi në TI
- Excel i avancuar
- Aftësitë të avancuara të TI-së
- Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
- Google Apps
- Access-i i avancuar
- Desktop publikimi
- Web publikimi
Tjera
-
Lëndë zgjedhore 3
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
Semestri 4
-
Analiza ststistikore për menaxherë
Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri që të jenë në gjendje: - ta përdorin analizën përshkruese me analizën e të dhënave; - ta përdorin probabilitetin dhe variablat e rastit në zgjidhjen e problemeve të biznesit; - ta kuptojnë përmbylljen statistikore e cila është bazë për interpretimin e rezultateve dhe marrjen e vendimeve të biznesit, - ta përdorin korrelacionin, regresionin e thjeshtë dhe të shumëfishtë; - t’i mësojnë bazat e analizës së variantit; - t’i kuptojnë bazat e numrave index dhe metodat e analizës së serive kohore.
-
Praktikë
-
Menaxhimi i burimeve njerëzore
Qëllimi i lëndës është që t’u ndihmohet studentëve ta kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore në organizatat bashkëkohore të biznesit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri lidhur me menaxhimin e procesit të burimeve njerëzore si në teori ashtu edhe praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore.
-
Aftësitë profesionale të menaxhimit
Qëllimi i lëndës është që studentët të njoftohen me konceptet themelore të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe të shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët gjithashtu do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
-
Lëndë zgjedhore 5
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
-
Lëndë zgjedhore 4
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
Semestri 5
-
Mbështejta sistemore e operacioneve
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri që: - të përgatisin dhe të marrin vendime që do të realizonin prodhim dhe shërbime, - të përgatisin dhe të marrin vendime që kontrollojnë prodhimin dhe shërbimet, - të gjejnë qasje adekuate për të zgjidhur çdo situatë lidhur me çështjet komplekse të prodhimit dhe të shërbimeve; - të realizojnë aktivitete të ndryshme të organizimit dhe funksionimit të menaxhimit operativ të tërë sistemit; - të përgatisin dhe të marrin vendime që krijojnë kushtet për prodhim dhe shërbime.
-
Menaxhimi i ndryshimeve organizative
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me rëndësinë dhe rolin e menaxhimit, me ndryshimet organizative në organizatat e biznesit bashkëkohor. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të mësojnë për procesin e menaxhimit të ndryshimeve në aspektin teorik, si dhe në praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore.
-
Menaxhimi ndërmarrës
Qëllimi i lëndës është t’i ndihmojë studentët ta kuptojnë rëndësinë dhe thelbin e funksionimit dhe organizimit të ndërmarrjeve të vogla në ekonomi dhe menaxhimin e tyre të suksesshëm gjatë procesit të zhvillimit.
-
Praktikë
-
Lëndë zgjedhore 6
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
-
Lëndë zgjedhore 7
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
Semestri 6
-
Strategjitë për biznes ndërkombëtar
Qëllimi i lëndës është që studentët të kuptojnë dallimin në mes krijimit global, mirëmbajtjes dhe modifikimit në krahasim me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar; të kryejnë SWOT analizë për kompani të ndryshme ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje të njohin tregje të reja globale; ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe ta dinë përdorimin e komunikimit global, të përcaktojnë dhe të përdorin strategji për vlerësimin e ndërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture), të njohin unifikimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të fitohet qasje në tregjet e reja etj.
-
Konsalting ‘Capston’ Projekti
Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve mundësinë për të zgjidhur problemet reale të biznesit në kompanitë e përzgjedhura, me zgjedhjen e tyre, në një ekip të studentëve 3-4, në kohëzgjatje 3-4 muaj. Nxënësit do të punojnë së bashku si një ekip konsultimi në një kompani dhe do të kërkojnë zgjidhje për problemet e saj. Puna e studentëve do të vihet në përdorim nga kompania. Ekipet studentore do të zhvillojnë analizat dhe rekomandimet e tyre në dy afate dhe do ta përfundojnë projektin duke dorëzuar një raport përfundimtar dhe duke bërë prezantimin për udhëheqjen e kompanisë.
-
Strategjitë për menaxherë
Lënda synon t’i pajisë studentët me vlerësimin dhe implementimin e elementeve kryesore të analizave strategjike, duke zgjedhur strategjinë e duhur në kuadër të planit fleksibil, dhe synon të nxisë të menduarit për problemet që lidhen me zbatimin e strategjisë së formuluar.
-
Praktikë
-
Lëndë zgjedhore 8
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
-
Lëndë zgjedhore 9
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- E drejta afariste dhe e drejta e punës
- Zhvillimi dhe komercializimi i prodhimit të ri
- Makroekonomia
- Kontabiliteti dhe analiza e kostos
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Menaxhimi dhe organizmi i projektit
- Lidershipi ekzekutiv
- Reklamimi, promovimi i shitjes dhe ekspozimi
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrenca
- Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
- Planifikimi i resurseve të ndërmarrjes (ERP)
- Menaxhimi i riskut
- Menaxhimi i prodhimit dhe cilësisë
- Е- tregtia
- Menaxhimi i investimeve
- Menaxhimi i dijes në ndërmarrje
