Programi: |
Menaxhimi bashkëkohor bankar |
Program studimor i integruar me praktikë |
|
| Cikli i studimeve: | Cikli i parë (Deridiplomike) |
| Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| SETK: | 180
(3 vite)
Akreditimi
|
| Vendimi: |
Vendimi për fillim me punë
|
Kurikulumi "Menaxhimi bashkëkohor bankar" është një kombinim i balancuar i njohurive primare teorike specifike dhe i aftësive profesionale. Struktura e programit trevjeçar përfshin studime që janë nga natyra dinamike, integruese dhe interaktive. Programi është dizajnuar për të ofruar qasje e tema integruese të menaxhimit modern të bankës, duke zbatuar këtë koncept me anë të mësimit dhe programit praktik. Gjërat e përfshira në këtë program paraqesin perspektivat që bazohen në teorinë, e cila është e lidhur ngushtë me zbatimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve t’i fitojnë aftësitë dhe përvojën e nevojshme për punë bankare, përdorimin e menaxhimit, marketingut dhe të financës në operacionet bankare.
Gjatë programit trevjeçar studentët kanë mundësi për punë praktike në mënyrë që të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë fushë. Puna praktike përfshihet në tërë ciklin e studimeve dhe është e detyrueshme. Rreth 50% të kohës së tyre studentët do të kryejnë punë praktike në kompani të specializuara për menaxhimin bashkëkohor bankar, njëkohësisht do të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre praktike në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe në mënyrë specifike për të përmbushur kërkesat e bankave.
Programi studimor menaxhimi bashkëkohor bankar synon:
- t’i përgatisë studentët për pozitën e udhëheqësit në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe në botë.
- t’i përgatisë studentët për të ndërtuar karrierën në fushën e menaxhimit bankar, por edhe në sektorin privat në fushën e financave.
- të mundësojë përvetësimin e aftësive hulumtuese dhe të përvojës në çështjet bankare, përdorimin e menaxhimit, marketingut dhe financës në operacionet bankare.
- ta zhvillojë konceptin e punës praktike të studentëve.
- ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik të studentëve.
- të mundësojë që studentët në mënyrë aktive të marrin pjesë në ligjërata dhe punë praktike, që në mënyrë të pavarur të bëjnë kërkime në të gjitha fushat e administrimit të biznesit.
- ta mundësojë zhvillimin e aftësive personale, të komunikimit, hulumtimit dhe aftësive të tjera të rëndësishme të nevojshme për punësim.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuritë e nevojshme për funksionet e mëposhtme: të marketingut, ekonomisë, menaxhimit, të financave, të modelimit të biznesit, të operacioneve të menaxhimit, të menaxhimit të riskut,ut, të udhëheqjes sipërmarrëse, menaxhimit strategjik, të bazave të së drejtës biznesore dhe të planifikimit të biznesit.
- Ka njohuri të zonave funksionale të kërkimit, sipërmarrjes dhe inovacionit të vazhdueshëm, për tendencat e ardhshme dhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në teori dhe praktikë.
- Ka një njohuri dhe të kuptuarit e situatës kombëtare, rajonale dhe globale ekonomike në treg.
- Ka njohuri të teorive financiare, për analiza dhe raportim.
- Fiton një themel të fortë diturie për fillimin e një biznesi dhe është i gatshëm për karrierë për studime pasuniversitare në lidhje me menaxhimin e ndërmarrjeve, sipërmarrjeve ose për fusha të ngjashme.
- Të kuptuarit e mjeteve të ndryshme për marrjen e vendimeve menaxheriale.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për të shkruar profesionalisht dhe të zhvillojnë më tej planin e tyre të biznesit dhe zbatimin e tij në jetën reale.
- Aftësi për të zbatuar parimet e nevojshme në procesin e menaxhimit me sukses të sipërmarrjes së re.
- Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të planeve dhe strategjive të suksesshme të menaxhimit, marketingut, financiar.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë njohuritë teorike dhe praktike dhe përvojën për të identifikuar dhe për të analizuar biznesin problematik
- Të analizojnë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike mundësitë e identifikuara sipërmarrëse.
- Të menduarit strategjik dhe arsyetimi në lidhje me aktivitetet që lidhen me zhvillimin, krijimin dhe mirëmbajtjen e një modeli të përshtatshëm të biznesit.
Aftësitë e komunikimit
- Kuptojnë dinamikën individuale dhe grupore në organizata.
- Veprojnë në mënyrë efektive në punën në grup.
- Menaxhimi efektiv me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale, ekonomike, kulturore dhe fetare.
- Demonstrojnë kuptim dhe ndjeshmëri ndaj përgjegjësive etike, sociale dhe ligjore të kompanive.
- Tregojnë idetë e biznesit në mënyrë efektive.
- Demonstrojnë aftësitë negociuese kryesore.
- Interpretojnë të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomike.
Aftësitë e të mësuarit
- Mund të hulumtojnë dhe të zbulojnë burimet e të mësuarit;
- Mund të aftësohen për mësim individual dhe ekipor;
- Kanë aftësinë për të bërë analizën e biznesit dhe përdorimin e literaturës shkencore, si dhe analiza të opinioneve dhe të vlerësimeve të autorëve të tjerë.
Semestri 1
-
Hyrje në konceptet e biznesit
Qëllimi i lëndës është që studentët të kenë njohuri për mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm të kompanisë. Megjithatë, vëmendje do t'i kushtohet funksionit financiar, marketingut, menaxhimit dhe organizimit të ndërmarrjes. Përveç kësaj, do trajtohet ndikimi i perceptuar i kompanisë në bashkësinë në të cilën vepron. Studentët do të fitojnë njohuri që: - t’i shpjegojnë problemet themelore ekonomike; - ta kuptojnë lidhjen midis burimeve të kufizuara, vlerës, përfitimeve dhe pasurisë; - ta kuptojnë lidhjen e kohezionit mes mikro dhe makro ekonomisë; - t’i diskutojnë objektivat dhe instrumentet e makroekonomisë; - t’i kuptojnë dhe t’i shpjegojë ciklet ekonomike; - të mësojnë të debatojnë për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare etj.
-
Praktikë
-
Mikroekonomia dhe çmimet
Lënda është e dizajnuar për t'u dhënë një kuptim themelor për fenomenet ekonomike dhe për terminologjinë globale universale mikroekonomike. I ndjek dhe i analizon qasjet teorike që mumdësojnë të kihet qasje në pasqyrën vetanake të zgjidhjeve të mundshme aplikative për problemet e prodhimit, për këmbimin dhe organizimin e ndërmarrjes individuale, për një degë të veçantë apo një treg të veçantë. Komponentët zhvillimorë japin një dimensioni dinamik pa të cilin qasjet e thjeshtësuara do të ishin të papërdorshme. Bazat e mikroekonomisë mësohen në mbarë botën, si pjesë e përpjekjeve universale të identifikohen dhe të përkufizohen problemet e ngjashme dhe të krijohet mundësia që ato të mund të zgjidhen në një mënyrë të ngjashme kudo në botë, por edhe të merret informacioni që të mundet në nivel agregat për të ndihmuar në formulimin e objektivave makroekonomike dhe të elementeve të planifikimit strategjik. Ajo është pjesë e nevojës për të ndërtuar një shoqëri të ngjashme në nivel global, në të cilën kontaktet e shpeshta të biznesit, ato politike, të punës apo të tjera do të jenë të njohshme për të gjithë pjesëmarrësit në të njëjtën mënyrë dhe do të zgjidhen me përdorimin e instrumenteve plotësuese të ngjashme dhe të përdorshme kudo. Bëhen përpjekje për të krijohet mundësia për të përdorur literaturë universale, por edhe sa ka mundësi dhe sa më efektshëm të përdoren komunikimet dhe on-line format e komunikimit.
-
Konceptet e marketingut dhe komercializimin
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri për konceptet themelore të marketingut në organizatat moderne. Theksi është në konceptet dhe çështjet që lidhen me marketingun e produkteve të konsumit dhe të shërbimeve. Më konkretisht, objektivi është që studentët të fitojnë një kuptim të mjedisit të marketingut duke analizuar në treg, dhe pastaj të zbatojnë strategjitë e suksesshme të marketingut në një mjedis të tillë. Studentët gjithashtu do të jenë në gjendje të zbatojnë konceptet shkencore për të hartuar një plan të plotë të marketingut për produktin e tyre. Ky kurs kontribuon që studentët të familjarizohen me aktivitete të ndryshme në fushën e marketingut, të cilat janë të rëndësishme për kompaninë në mënyrë që të jetë më konkurruese dhe e suksesshme në treg.
-
Lëndë zgjedhore 1
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
-
Lëndë zgjedhore e lirë 1
- Të folurit publik
- Studime ndërkulturore
- Aftësitë e komunikimit
- Excel i avancuar
- Aftësi të avancuara të TI-së
- Word-i i avancuar
- Google Apps
- Access-i i avancuar
- Desktop publikimi
- Web publikimi
- Gjuha shqipe për qëllime profesionale
- Te shkruarit akademik në gjuhën angleze
- Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
- Gjuha gjermane (niveli 1-4)
- Mbrojta e ambientit
- Zhvillimi profesional i karrierës
- Debat dhe shkathtësi prezantimi
- Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Semestri 2
-
Praktikë
-
Makroekonomia
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri për: - termet dhe kategoritë makroekonomike që janë parakusht për funksionimin e një ekonomie nacionale e cila është pjesë e një sistemi të zgjeruar ekonomik global; - rëndësinë e indikatorëve kryesorë makroekonomikë siç janë: bruto prodhimi kombëtar, të ardhurat kombëtare, rritja ekonomike, ciklet ekonomike, investimet dhe harxhimet publike, inflacioni, papunësia, paratë dhe bankat, buxheti, bilanci i pagesave etj.; - instrumentet themelore të analizës makroekonomike (oferta dhe kërkesa agregate) dhe politikat makroekonomike (politika monetare dhe fiskale) etj.; - funksionimin efikas i një ekonomike kombëtare, krahasuar me ekonomitë bashkëkohore të tregut, duke evidentuar në atë drejtim dallimet, ngjashmëritë dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse. - fushat e makroekonomisë, që do të mundësojë qasje më të lehtë në lëndët tjera të avancuara makroekonomike.
-
Hyrje në sistemin bankar
Lënda jep njohuri themelore për menaxhimin bankar dhe për politikat rregullative të sistemit financiar modern në botë, si dhe në Maqedoni, për ndërmjetësit kryesorë dhe për funksionet e tyre, si dhe për rolin e bankave në sektorin financiar në Maqedoni. Studentët do të pajisen me njohuri se si funksionon industria financiare dhe cilët faktorë ekonomikë janë më të rëndësishëm për suksesin e menaxhimit të sektorit financiar në botën e sotme financiare.
-
Matematika e biznesit
Qëllimi i këtij kursi është studentët të aftësohen për sa vijon: - ta aplikojnë sistemin e ekuacioneve lineare për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në fushën e biznesit dhe ekonomisë; - t’i aplikojnë njohuritë e tyre për modelet lineare dhe për vargjet e shumta për të zgjidhur probleme të ndryshme në biznes dhe ekonomi; - të fitojnë njohuri të avancuara për llogaritjen e normës së interesit, për depozitat periodike, qiratë periodike, kreditë dhe për vendimmarrjen financiare.
-
Lëndë zgjedhore 2
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
-
Lëndë zgjedhore e lirë 2
- Të folurit publik
- Studime ndërkulturore
- Aftësitë e komunikimit
- Excel i avancuar
- Aftësi të avancuara të TI-së
- Word-i i avancuar
- Google Apps
- Access-i i avancuar
- Desktop publikimi
- Web publikimi
- Gjuha shqipe për qëllime profesionale
- Te shkruarit akademik në gjuhën angleze
- Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
- Gjuha gjermane (niveli 1-4)
- Mbrojta e ambientit
- Sportet, rekreacioni, kultura
- Zhvillimi profesional i karrierës
- Debat dhe shkathtësi prezantimi
- Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Semestri 3
-
Planifikimi dhe analiza financiare
Qëllimi i kursit është bartja e fondit të nevojshëm teorik të njohurive dhe të shkathtësive të studentëve nga fusha e menaxhimit financiar dhe trajnimi i studentëve me njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike dhe pajisja ,e përvoja për analizat e koncepteve fondamentale të financave të kompanive, të projekteve financiare dhe reale për investime dhe për vlerësimin e tyre përmes dimensionit kohor të parasë. Qëllimi i lëndës vazhdon me trajnimin e studentëve se si të përdorin burimet adekuate të financimit, menaxhimin efikas të kapitalit dhe përcaktimin e strukturës së duhur, përcaktimin e politikës adekuate të shpërndarjes së fitimit - politikës së dividentit dhe finalizohet me planifikimin financiar dhe parashikimin, etj . Realizimi i objektivave të synuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje konkurruese në tregun e punës ose menaxhim më efikas të bizneseve të tyre reale.
-
Praktikë
-
Financat e korporatës
Qëllimi i lëndës është transferimi i shkathtësive dhe njohurive të nevojshme teorike në fushën e menaxhimit financiar, si dhe përgatitja e studentëve me njohuri dhe me përvojë bashkëkohore teorike në analizën e koncepteve themelore të financave korporative, projekteve investuese financiare e reale dhe vlerësimi i tyre përmes dimensionit kohor të parave. Qëllimi i lëndës vazhdon me trajnimin e studentët se si të përdorin burime adekuate të financimit, si ta bëjnë menaxhimin efikas të kapitalit dhesi ta bëjnë përcaktimin e strukturës adekuate, përcaktimin e politikës adekuate të shpërndarjes së fitimit - politikës së dividentit dhe si të bëhet finalizimi i planifikimit financiar dhe parashikimi, etj. Arritja e objektivave të synuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje më konkurruese në tregun e punës ose menaxhim më efikas të bizneseve të tyre reale.
-
Menaxhimi i riskut në sistemin bankar
Lënda ka për qëllim të përfshijë mënyrat me të cilat kryhet kuantifikimi dhe menaxhimi i burimeve të ndryshme të riskut nga ana e korporatave. Kjo vlen veçanërisht për fushën e sektorit financiar dhe kujdes i veçantë u kushtohet kompanive jo-financiare. Në këtë mënyrë lënda mbulon një qasje të gjerë të menaxhimit të riskut në ndërmarrje apo "menaxhimin e integruar të riskut" – qasje e re menaxheriale në drejtimin e riskut. Ndër titujt që përfshihen në këtë lëndë një peshë të veçantë kanë rreziku kreditor, rreziku i tregut dhe rreziku operacional. Lënda, në masë të madhe mbështetet në zbatimin aktiv të analizave të rasteve aktuale.
-
Lëndë zgjedhore 3
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
-
Lëndë zgjedhore e lirë 3
- Të folurit publik
- Studime ndërkulturore
- Aftësitë e komunikimit
- Excel i avancuar
- Aftësi të avancuara të TI-së
- Word-i i avancuar
- Google Apps
- Access-i i avancuar
- Desktop publikimi
- Web publikimi
- Gjuha shqipe për qëllime profesionale
- Te shkruarit akademik në gjuhën angleze
- Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
- Gjuha gjermane (niveli 1-4)
- Mbrojta e ambientit
- Sportet, rekreacioni, kultura
- Zhvillimi profesional i karrierës
- Debat dhe shkathtësi prezantimi
- Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Semestri 4
-
Praktikë
-
Paratë dhe bankat
Lënda synon të sigurojë njohuri themelore për njërën prej kategorive më dinamike në ekonomi – bankarinë dhe paratë, si një kusht pa të cilin nuk mund të imagjinohet asnjë ekonomi moderne kombëtare. Ta paraqesë dhe ta përshkruajë trajektoren historike të lëvizjes së zhvillimit të sistemit bankar, t’i afrojë përvojat e vendeve të tjera të zhvilluara të botës dhe t’i paraqesë sistemet e vendeve fqinje, si pjesë e rrethimit afërt i cili pas diplomimit do të jetë pjesë e mjedisit të tyre të punës. Të kuptuarit e operacioneve bankare mundëson fitimin më të lehtë të besimit në mesin e bankierëve, kur paraqitet nevoja për monitorimin e kreditor ose ndonjë lloj tjetër të mbikëqyrjes bankare, ose jep mundësi për tërheqje të vëmendjes, ose të fitohet besimi i konsumatorëve që kompania është pjesë e procesit të punës ku ekonomisti i ardhshëm do të punojë. Nga ana tjetër bankaria është profesion tërheqës dhe prestigjioz që nuk është vetëm interesant, por ofron një status të mirë në shoqëri dhe të ardhura të mira.
-
Marketingu bankar
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri për konceptet themelore që janë të përfshirë në funksionet e marketingut të bankave moderne. Theksi është vënë në konceptet dhe çështjet që lidhen me marketingun e produkteve të konsumit dhe shërbimeve në sektorin bankar. Më konkretisht, objektivi është që studentët të fitojnë një kuptim të mjedisit të marketingut përmes analizës së tregut që pastaj të zbatojnë strategjitë e suksesshme të marketingut në një mjedis të tillë. Studentët gjithashtu do të jenë në gjendje të zbatojnë konceptet shkencore për të hartuar një plan të plotë të marketingut në sektorin bankar. Lënda kontribuon që studentët të familjarizohen me aktivitete të ndryshme në fushën e marketingut bankar, të cilat ndihmojnë që kompania të jetë më konkurruese dhe më e suksesshme në treg.
-
Menaxhimi i burimeve njerëzore
Qëllimi i lëndës është njoftimi i studentëve me rëndësinë dhe rolin e menaxhimit të burimeve njerëzore në organizatat e biznesit bashkëkohor. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njihen me procesin e menaxhimit të burimeve njerëzore si në teorinë ashtu edhe në praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore.
-
Lëndë zgjedhore 4
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
-
Lëndë zgjedhore 5
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
Semestri 5
-
Mbikëqyrja bankare
Lënda mundëson vlerësimin e depozitave jo-monetare, respektivisht kategoritë e ndryshme të mjeteve prej të cilave mund të përbëhen depozitat jo-monetare, pastaj vlerësimin e mjeteve dhe kapitalit në rastet e bashkimit dhe rimarrjes së kompanive, blerjen dhe shitjen e kompanive tregtare dhe vlerësimin gjatë rregullimit të procedurave të falimentimit. Përcaktimi i çmimit të ndershëm të mjeteve dhe të kapitalit është procedure thelbësore që u paraprin shumë operacioneve kontabiliste, financiare, ligjore që lidhen me shitjen, blerjen, marrjen dhe bashkimin e kompanive. Vlerësimi është baza e çdo shitblerjeje të mjeteve, marrjes dhe konvertimit të detyrave në kapital, shitjet e arkëtueshme, huadhënia dhe operacione të tjera kontabiliste, financiare dhe ligjore.
-
Menaxhimi i projekteve
Me përfundimin e suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje: * Të planifikojnë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit, të identifikojnë ndërvarësitë e tyre, kohëzgjatjen si dhe kostot e tyre; * Të përgatisin raportet e nevojshme dhe të kryejnë të gjitha komunikimet e nevojshme ndërmjet projektit dhe klientit, si dhe në mes të anëtarëve të ekipit dhe të aktorëve të tjerë; * Të strukturojnë projektin dhe aktivitetet e tij përbërëse; * Të përgatisin një Gantt-tabelë dhe një plan të rrjetit për projektin dhe të identifikojnë kohën më të shkurtër të nevojshme për të përfunduar projektin; * Të përdorin MS Project si një mjet në procesin e planifikimit, zbatimit dhe rishikimit të projektit; * Të përcaktojnë projektin, të identifikojnë lëminë dhe objektivat e tij, si dhe të zhvillojnë specifikat e projektit;
-
Metodat e vlerësimit të mjeteve dhe pronës
Lënda mundëson një vlerësim të depozitave jo-monetare, respektivisht kategori të ndryshme të mjeteve nga të cilat mund të përbëhen jo-kesh depozitat, pastaj vlerësimin e mjeteve dhe kapitalit në rastet e bashkimeve dhe blerjeve të kompanive, bashkimin e kompanive, shitblerjen e shoqatave tregtare dhe rregulloren e procedurave të falimentimit. Përcaktimi i vlerës së drejtë të tregut të fondeve dhe procedurat e kapitalit themelor u paraprin shumë operacioneve kontabiliste, financiare, ligjore, lidhur me shitjen, blerjen, marrjen e bashkimin e shoqërive. Vlerësimi është themeli i çdo shitjeje të mjeteve, shkarkimit dhe konvertimit të detyrimeve në kapital, shitjet e arkëtueshme duke u zotuar, huadhëniet dhe kontabiliste, financiare dhe veprimet të tjera ligjore.
-
Praktikë
-
Lëndë zgjedhore 6
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
-
Lëndë zgjedhore 7
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
Semestri 6
-
Praktikë
-
Strategji për menaxherët
Qëllimi lëndës është që t'u mundësojë studentëve t’i vlerësojnë dhe t’i aplikojnë elementet kryesore të analizave strategjike, zgjedhjen e strategjisë së duhur në kuadër të planit fleksibil dhe ta nxisë të menduarit për problemet që lidhen me zbatimin e strategjisë së formuluar. Gjithashtu nëpërmjet kësaj lënde, studentët do të fitojnë përvojë në të menduarit kritik në lidhje me çështjet dhe problemet që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin turbulent dhe dinamik dhe do të kuptojnë se nuk ka një mënyrë të vetme - të drejtë të zhvillohet një strategji. Pas përfundimit të lëndës, studentët duhet të jenë në gjendje; - t’i kuptojnë teoritë dhe konceptet e menaxhimit strategjik; - ta zotërojnë fjalorin përkatës të menaxhimit strategjik; - t’i integrojnë njohuritë e marra nga menaxhmentet e veçanta funksionale; - t’i zhvillojnë aftësitë analitike dhe të komunikimit dhe aftësitë e punës ekipore.
-
Menaxhimi bankar
Lënda fokusohet në marrjen e vendimeve në menaxhimin e bankës në mjedisin e sotëm operativ dhe në diskutimin për sfidat bashkëkohore të sektorit financiar në botë. Në këtë lëndë do të analizohen faktorët që ndikojnë në kreditë, fondet, investimet dhe vendimet që lidhen me çmimet. Po ashtu do të analizohen dhe gjërat në mes të rrezikut dhe të kthimit për produkte të ndryshme bankare. Lënda gjithashtu do të analizojë bankat kombëtare në Maqedoni dhe në Shqipëri, por dhe bankat qendrore të botës, politikat monetare dhe mbikëqyrjen.
-
Aftësitë profesionale të menaxhimit
Qëllimi i lëndës është që studentëve t’u ofrojë njohuri për bazat e menaxhmentit, zanafillën dhe definicionin e tij, si dhe parimet themelore në të cilat duhet të bazohet puna e çdo menaxheri të ardhshëm. Kjo lëndë do t’u mundësojë studentëve: - t’i mësojnë bazat e menaxhimit dhe të japin shembuj specifikë; - të jenë në gjendje që studimin e kësaj teme ta shohin si të nevojshme për ta bërë zbatimin praktik në kuadër të mësimit; - për të marrë një mënyrë efektive të të menduarit që do të ndihmojë në trajtimin e problemeve të biznesit të mëtejshëm në jetën e tyre;
-
Lëndë zgjedhore 9
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
-
Lëndë zgjedhore 8
- Menaxhimi i kredisë
- Hyrje në kontabilitet
- Tatimet vendore dhe ndërkombëtare
- Shkrimi dhe analiza e biznes planit
- Etika menaxheriale dhe menaxhimi me stejkholderë
- Tregjet dhe institucionet financiare
- Analiza e pasqyrave financiare
- Analiza statistikore për menaxherët
- Komunikimi i afarist
- Menaxhimi i lojërave
- Sistemi bankar ndërkombëtar
- Bankieria elektronike (E-Banking)
- Analiza e kostos
- Politika e normave të interesit
- Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- Qeverisja korporative
