Programi: |
Financa, Banka dhe Kontabilitet (2026/2027) |
| Cikli i studimeve: | Cikli i parë (Deridiplomike) |
| Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
| Kodi i programit: | FBA-240-26-27 |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | Ekonomist i diplomuar - Drejtimi: Financa, Banka dhe Kontabilitet |
| SETK: | 240 (4 vitе) |
| Vendimi: |
Programi studimor i ciklit të parë në Financë, Bankë dhe Kontabilitet ka për qëllim përgatitjen e studentëve me njohuri të qëndrueshme teorike dhe aftësi praktike në fushën e financave, sistemit bankar dhe kontabilitetit. Programi synon të zhvillojë kuptimin e parimeve ekonomiko-financiare dhe zbatimin e tyre në analizën e proceseve financiare dhe të raportimit kontabël në organizata të ndryshme. Gjithashtu, programi fokusohet në zhvillimin e aftësive analitike dhe profesionale për interpretimin e të dhënave financiare, menaxhimin e burimeve financiare, vlerësimin e performancës së institucioneve financiare dhe marrjen e vendimeve të informuara në mjedise dinamike ekonomike. Programi synon të përgatisë studentët për tregun e punës në sektorin financiar dhe kontabël, si dhe për studime të mëtejshme në nivele më të avancuara akademike, duke theksuar etikën profesionale, përgjegjësinë dhe standardet ndërkombëtare në fushë.
Të diplomuarit e këtij programi studimor kanë mundësi të gjera punësimi në sektorin financiar dhe të biznesit. Ata mund të punojnë në banka, kompani sigurimesh, firma kontabiliteti dhe auditimi, si dhe në ndërmarrje private dhe institucione publike. Pozicionet tipike të punës përfshijnë: analist financiar, kontabilist, punonjës bankar, analist kredie, asistent auditimi, këshilltar tatimor, si dhe pozicione në departamentet e financave dhe kontrollit menaxherial. Gjithashtu, të diplomuarit mund të vazhdojnë studimet e mëtejshme në nivel master dhe doktoraturë në fushat e financës, bankës, kontabilitetit ose disiplina të ngjashme ekonomike. Ky program u mundëson studentëve zhvillimin e aftësive profesionale, të menduarit analitik dhe kompetencave të kërkuara në tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të demonstrojnë një kuptim të qëndrueshëm të koncepteve dhe parimeve themelore të financës, bankës dhe kontabilitetit.
- Të shpjegojnë strukturën dhe funksionimin e institucioneve financiare, tregjeve dhe instrumenteve financiare.
- Të kuptojnë standardet kryesore të kontabilitetit, pasqyrat financiare dhe praktikat e raportimit financiar.
- Të aplikojnë teoritë ekonomike dhe financiare për të analizuar sjelljen e biznesit dhe tregjeve.
- Të njohin kornizat ligjore, etike dhe rregullatore brenda të cilave operojnë institucionet financiare dhe bankare.
- Të kuptojnë rolin e menaxhimit financiar në proceset e vendimmarrjes brenda organizatave..
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aplikimi i njohurive dhe i të kuptuarit
- Të zbatojnë parimet e financës, bankës dhe kontabilitetit në situata reale të biznesit dhe në proceset e vendimmarrjes.
- Të përgatisin, analizojnë dhe interpretojnë pasqyra dhe raporte financiare në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Të përdorin metoda sasiore dhe cilësore për analizë financiare, planifikim dhe parashikim.
- Të përdorin mjete dhe softuerë të përshtatshëm financiarë për të mbështetur operacionet e kontabilitetit dhe bankare.
- Të vlerësojnë mundësitë e investimeve dhe të analizojnë rreziqet në tregjet financiare.
- Të zhvillojnë dhe zbatojnë strategji financiare që sigurojnë përdorimin efikas të burimeve në organizatat e sektorit privat dhe publik.
- Të zbatojnë standardet etike dhe profesionale në praktikat financiare dhe kontabël.
Aftësitë për të vlerësuar
Aftësitë për të vlerësuar
- Të vlerësojnë në mënyrë kritike informacionin dhe të dhënat financiare për të mbështetur vendimmarrje të informuara në biznes dhe investime.
- Të vlerësojnë performancën financiare dhe stabilitetin e kompanive, bankave dhe institucioneve të tjera financiare.
- Të analizojnë dhe interpretojnë trendet ekonomike dhe financiare për vendimmarrje strategjike.
- Të identifikojnë dhe vlerësojnë rreziqet financiare, si dhe të propozojnë masa të përshtatshme për menaxhimin e tyre.
- Të ushtrojnë gjykim profesional në zgjidhjen e problemeve në kontabilitet, auditim dhe menaxhim financiar.
- Të demonstrojnë vetëdije mbi implikimet etike dhe përgjegjësinë sociale në vendimmarrjet financiare dhe të biznesit.
Aftësitë e komunikimit
Shkathtësitë e komunikimit
- Të komunikojnë në mënyrë efektive duke përdorur terminologjinë e duhur në financë, bankë dhe kontabilitet, si në formë të shkruar ashtu edhe me gojë.
- Të prezantojnë në mënyrë të qartë të dhëna dhe analiza komplekse financiare për audienca profesionale dhe joprofesionale.
- Të përgatisin raporte profesionale, pasqyra financiare dhe prezantime në përputhje me standardet ndërkombëtare.
- Të marrin pjesë në mënyrë efektive në diskutime, punë në ekip dhe procese vendimmarrjeje në mjedise multidisiplinare.
- Të përdorin mjete digjitale dhe teknologji komunikimi për përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit financiar.
- Të demonstrojnë komunikim profesional dhe etik në marrëdhënie me klientë, kolegë dhe institucione.
Aftësitë e të mësuarit
Shkathtësitë e të mësuarit
- Të demonstrojnë aftësinë për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur në mënyrë të pavarur probleme në fushën e financës, bankës dhe kontabilitetit.
- Të përditësojnë vazhdimisht njohuritë dhe aftësitë e tyre në përputhje me rregulloret e reja financiare, standardet e kontabilitetit dhe zhvillimet teknologjike.
- Të aplikojnë metoda të përshtatshme për të nxënit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin profesional.
- Të kryejnë kërkime të pavarura dhe të përdorin në mënyrë kritike dhe efektive burimet përkatëse të informacionit.
- Të përshtaten me situata dhe sfida të reja në mjedisin financiar dhe të biznesit.
- Të kuptojnë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe përgjegjësisë etike për zhvillimin e karrierës.
Semestri 1
-
[C2638]
[6 SETK]
Bazat e ekonomisë dhe biznesit
Objektivat: Të kuptohen konceptet themelore të ekonomisë dhe biznesit. Të zhvillohet aftësia për të analizuar marrëdhëniet midis faktorëve ekonomikë dhe vendimeve të biznesit. Të aftësohen studentët për të përdorur terminologjinë bazë ekonomike dhe të biznesit. Të nxisin mendimin kritik dhe aftësinë për të lidhur teorinë me praktikat reale të tregut. Pas përfundimit të lëndës, studenti do të jetë në gjendje: Të shpjegojë konceptet themelore të ekonomisë dhe biznesit. Të identifikojë faktorët që ndikojnë në funksionimin e tregjeve dhe ndërmarrjeve. Të aplikojë njohuritë bazë për analizimin e situatave të thjeshta ekonomike dhe të biznesit. Të komunikojë në mënyrë efektive idetë ekonomike dhe të biznesit.
-
[C2639]
[6 SETK]
Matematikë për biznes
Objektivat e lëndës: - Studentët do të inkurajohen për pjesëmarrje aktive në diskutim, në zgjidhjen detyrave dhe problemeve të ndryshme nga lënda e matematikës. - Studentët të njihen me konceptet bazë nga algjebra lineare si dhe të aplikojnë njohuritë e tyre permes modeleve lineare në fushën e energjenetikë, ekonomisë dhe mjedisit jetësor. - Studentët të kuptojnë mirë progresionin aritmetik dhe gjeometrik si dhe ta zbatojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga fusha e energjenetikës, ekonomisë dhe mjedisit jetësor. - Studentët të posedojnë njohuri të mjaftueshme nga fusha e matematikës financiare si dhe aplikimin e tyre fushën e energjisë, ekonomisë dhe mjedisit jetësor.
-
[C2121]
[3 SETK]
Biznesi, Qeveria dhe Shoqëria
Lënda ka për qëllim krijimin, zhvillimin dhe avancimin e dijeve të studentëve në fushën e marrëdhënieve ndërmjet biznesit, institucioneve qeveritare dhe shoqërisë. Përmes kësaj lënde, studentët do të pajisen me njohuri bazike dhe praktike lidhur me: rëndësinë e kursit BQSH për menaxherët dhe profesionistët e së ardhmes; korporatat dhe stejkholderët e tyre; menaxhimin e çështjeve publike dhe marrëdhëniet me palët e interesit; funksionimin e biznesit në një botë të globalizuar; etikën dhe përgjegjësinë organizative; marrëdhënien biznes–qeveri; rolin e teknologjisë dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet shoqërore dhe ekonomike; sfidat bashkëkohore në raportin midis zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe interesit publik.
-
[C2861]
[3 SETK]
Komunikimi Afarist
Qëllimi i kësaj lënde është t'i njohë studentët me parimet themelore të komunikimit në biznes dhe të zhvillojnë aftësinë e tyre për të komunikuar në mënyrë efektive në mjedise profesionale dhe organizative. Kursi përqendrohet në përmirësimin e aftësive të komunikimit verbal, joverbal, të shkruar dhe dixhital që janë thelbësore për bashkëpunimin, negocimin dhe ndërveprimin profesional në organizatat moderne të biznesit. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të: 1. Kuptojnë parimet dhe rëndësinë e komunikimit të biznesit në organizata. 2. Zbatojnë teknikat e komunikimit verbal dhe joverbal në kontekste profesionale. 3. Përgatitin dokumente të qarta dhe efektive të shkruara biznesi, siç janë email-et, portet dhe memorandumet. 4. Demonstrojnë aftësi efektive komunikimi në takime, prezantime dhe negociata. 5. Përdorin mjetet e komunikimit dixhital në mënyrë të përshtatshme në mjedise profesionale. 6. Komunikojnë ide qartë dhe profesionalisht në mjedise multikulturore dhe organizative.
-
[C2640]
[6 SETK]
Parimet e menaxhmentit
Lënda ka për synim njohtimin e studentëve me esencën e menaxhmentit dhe krijimin e një baze e cila do të plotësohet nga lëndët tjera menaxheriale dhe organizative që studentët do ti dëgjojnë gjatë studimit të tyre. Kjo lëndë ka disa qëllime kryesore, edhe atë: Studentët ti kuptojnë dhe sqarojnë konceptet dhe teoritë kryesore të menaxhmentit. - Të inicohet mendimi kritik në klasë. - Të aftësohen studentët që informatat e fituara ti shfrytëzojnë për të dhënë vlerësime dhe për të konstruktuar argumente. - Të zhvillohen aftësitë komunikuese të studentëve. - Të informohen studentët me procesin e menaxhmetit dhe detyrat e menaxherit. - Të informohen studentët me procesin e planifikimit. - Të informohen studentët me proceset dhe modelet e vendim marjes. - Të njohtohen studentët me organizimin, përfshirë këtu edhe ndarjen e punës dhe gjerësinë dhe thellësinë e menaxhmentit. - Studentët të jenë në gjendje që në praktikë të zbatojnë njohuri mbi relacionet individ-organizatë dhe elementet e ndryshme që kanë të bëjnë me sjelljen organizative, duke përfshirë këtu personalitetin,sjelljet dhe percepcionet. - Studentët të fitojnë njohuri mbi motivimin dhe teoritë e motivimit.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 2
-
[C2120]
[6 SETK]
Parimet e kontabilitetit
Qëllimi i lëndës është që të ndihmojë studentët të kuptojnë thelbin e kontabilitetit; të mësojnë konceptet dhe parimet bazë të kontabilitetit. Në këtë drejtim, lënda synon që studentët të marrin dije dhe kuptim për pasqyrat financiare, zërat bilancor të tyre, rregullat bazë të regjistrimit të dhënave kontabël, parimet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit, etj.
-
[C2641]
[6 SETK]
Parimet e marketingut
Kjo lëndë u ofron studentëve një pasqyrë të funksioneve të marketingut, me theks në krijimin e vlerës përmes marketingut, kërkimin e tregut, sjelljen e konsumatorëve, strategjitë e çmimeve, kanalet e marketingut dhe shpërndarjen, si dhe metodat e promovimit. Studentët do të jenë në gjendje të: kuptojnë rolin e marketingut brenda shoqërisë dhe brenda sistemit ekonomik. mësojnë rolin jetik të marketingut brenda një firme dhe marrëdhëniet e nevojshme midis marketingut dhe fushave të tjera funksionale të biznesit. marrin në konsideratë fushat e ndryshme të vendimmarrjes brenda marketingut dhe mjetet e metodat që përdoren nga menaxherët e marketingut për marrjen e vendimeve. mësojnë parimet kryesore të marketingut, terminologjinë dhe konceptet. vlerësojnë se si aspekti i marketingut është i rëndësishëm për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
-
[CBE-203]
[6 SETK]
Mikroekonomia
Lënda ka për qëllim që të njoftojë studentët me principet dhe konceptet e Mikroekonomisë, e cila do t’ju mundësojë dhe aftësojë studentët e Biznesit dhe të Ekonomisë me mjete dhe teknika analitike të domosdoshme që të analizojnë dhe të japin zgjedhje çështjeve relevante dhe aktuale në sferën e Mikroekonomisë. Kjo lëndë do t’i aftësojë studentët me njohuri teorike dhe praktike si vijon: 1. Analiza e kërkesës dhe ofertës dhe ekulibri i tregut; 2. Elasticiteti dhe aplikimi i tij, 3. Analiza e kostove dhe aplikimi i tyre; 4. Analiza e maksimalizimit të profitit në të gjitha llojet e konkurencës; 5. Konkurenca e plotë dhe jo e plotë; dhe 6. Qeveria dhe mikroekonomia.
-
[CBE-302]
[6 SETK]
Каlkulus biznesi
Lënda është hartuar për t'u ofruar studentëve një kuptim të koncepteve themelore dhe zbatimeve të tyre praktike në fushën e biznesit, ekonomisë dhe financës. Studentët duhet të jenë në gjendje të aplikojnë teknikat e kalkulusit për të zgjidhur probleme të botës reale që përfshijnë optimizimin, analizën marxhinale dhe modelimin ekonomik. Rezultatet e të nxënit: - Studentët do të kuptojnë konceptet kryesore të kalkulusit duke përfshirë limitet, derivatet dhe integralet si dhe teknikat e vazhdimësisë, diferencueshmërisë dhe optimizimit. - Do të jenë në gjendje të zbatojnë teknikat matematikore në modelet ekonomike për të analizuar funksionet e kostos, modelet e të ardhurave dhe maksimizimin e fitimit. Të kuptojnë marrëdhëniet midis kostos marxhinale, të ardhurave marxhinale dhe fitimit marxhinal. - Të zgjidhin problemet e optimizimit si dhe interpretimin e rezultateve matematikore në kontekstin e vendimeve biznesore dhe ekonomike.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 3
-
[EBE-410]
[6 SETK]
E drejta tregtare
Studentët duhet të zotërojnë njohuri dhe aftësi për të: • Kuptuar dhe interpretuar konceptet themelore të së drejtës tregtare, duke përfshirë kontratat dhe marrëdhëniet juridike ndërmjet subjekteve tregtare; • Aplikuar njohuritë e të drejtës civile dhe të personave juridikë në kontekstin tregtar; • Analizuar dhe vlerësuar marrëdhëniet dhe detyrimet juridike në aktivitetin tregtar dhe biznesin e përditshëm; • Zgjidhur probleme konkrete juridike që lidhen me aktivitetin tregtar dhe sundimin e ligjit në këtë fushë.
-
[C2864]
[6 SETK]
Statistika për Biznes
Objektivat e lëndës : • Të kuptojnë dhe të aplikojnë metodat statistikore në analizën e treguesve ekonomikë, konsumit të energjisë dhe parametrave mjedisorë. • Të përdorin statistikat për parashikime dhe vendimmarrje në sektorë të ndryshëm. • Të zotërojnë përdorimin e softuerëve statistikorë si SPSS, R, Python dhe Excel. Rezultatet e të nxënit: • Nxënësi do të jetë në gjendje të analizojë tregues ekonomikë (PBB, papunësia, inflacioni) dhe të interpretojë të dhëna për energjinë dhe mjedisin. • Nxënësi do të përdorë metoda statistikore për parashikimin e konsumit të energjisë dhe ndikimit mjedisor. • Nxënësi do të prodhojë raporte të strukturuara dhe interpretime të bazuara në të dhëna statistikore.
-
[CBE-303]
[6 SETK]
Makroekonomia
Studentët do të fitojnë njohuri për: - konceptet dhe kategoritë makroekonomike, të cilat janë një parakusht për funksionimin e një ekonomie kombëtare që është pjesë e një sistemi më të gjerë ekonomik global; - rëndësinë e treguesve kryesorë makroekonomik siç janë: prodhimi kombëtar bruto, të ardhurat kombëtare, rritja ekonomike, cikli ekonomik, investimet dhe konsumi publik, inflacioni, papunësia, paratë dhe bankat, buxheti, bilanci i pagesave, etj; - instrumentet bazë të analizës makroekonomike (oferta dhe kërkesa agregate) dhe politikat makroekonomike (politika monetare dhe fiskale), etj; - funksionimin efikas të një ekonomie kombëtare, duke e krahasuar atë me ekonomitë moderne të tregut, duke shënuar në atë drejtim ndryshime, ngjashmëri dhe mundësi për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse; - njohuri në fushën e makroekonomisë, e cila do të mundësojë qasje më të lehtë për lëndët e tjera të përparuara makroekonomike.
-
[CBE-402]
[6 SETK]
Kontabiliteti financiar
Qëllimi i kësaj lënde është të ofrojë njohuri dhe aftësi mbi procesin e regjistrimit, përmbledhjes dhe raportimit të transaksioneve afariste të shoqërive tregtare, në përputhje me Ligjin për kontabilitet në RMV dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK). Një theks i veçantë i kushtohet hartimit dhe interpretimit të pasqyrave financiare, përfshirë: Bilancin e Gjendjes dhe të Suksesit, Bilancin tatimor –Tatimi në fitim dhe në të ardhura të përgjithshme si dhe raporteve të tjera konform ligjit për udhëheqje kontabël në RMV.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
- [3 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
Semestri 4
-
[C2124]
[6 SETK]
Sistemet informative të biznesit
Objektivat: • Të kuptojnë konceptet themelore të sistemeve informative të biznesit. • Të shpjegojnë rolin e IS në strategji, menaxhim dhe vendimmarrje. • Të analizojnë çështje të etikës, privatësisë dhe sigurisë. • Të zhvillojnë aftësi praktike për përdorimin e sistemeve digjitale në biznes. Rezultatet e të nxënit: Studentët do të jenë në gjendje të: • Definojnë IS dhe të shpjegojnë funksionet e tyre kryesore. • Identifikojnë mundësitë e avantazhit konkurrues me IS. • Zbatojnë njohuritë për bazat e të dhënave, rrjetet dhe aplikacionet e biznesit. • Vlerësojnë ndikimin e IS në shoqëri, organizata dhe individë.
-
[CBEM-603]
[3 SETK]
Sjellja organizative
Qëllimi i lëndës kursi është t'u ofrojë studentëve njohuri themelore mbi sjelljen organizative, duke u përqendruar në mënyrën se si sillen individët dhe grupet brenda organizatave. Kursi shqyrton koncepte kyçe si motivimi, lidershipi, komunikimi, dinamika e grupit dhe kultura organizative, duke i mundësuar studentëve të kuptojnë dhe analizojnë sjelljen në mjediset organizative. Rezultatet e të nxënit: • shpjegojnë konceptet dhe teoritë themelore të sjelljes organizative • analizojnë sjelljen individuale në organizata, duke përfshirë personalitetin, perceptimin dhe motivimin • kuptojnë dinamikën e grupit dhe punën në grup në mjediset organizative • vlerësojnë stilet e lidershipit dhe ndikimin e tyre në performancën organizative • analizojnë proceset e komunikimit brenda organizatave • kuptojnë ndikimin e kulturës organizative dhe strukturës organizative në sjelljen e punonjësve • zbatojnë konceptet e sjelljes organizative në situata reale organizative
-
[CBM-502]
[6 SETK]
Financat e korporatës
Objektivat e kësaj lënde konsistojnë në pajisjen e studentëve me njohuri bazike dhe në zgjerimin e kompetencave ekzistuese drejt kuptimit të aspekteve bashkëkohore teorike dhe praktike të menaxhimit financiar dhe financave të korporatës. Theksi vendoset në analizën e gjendjes dhe performancës së bizneseve/korporatave afariste përmes pasqyrave financiare dhe burimeve të tjera relevante, si dhe në aplikimin e teknikave moderne të vendimmarrjes investive.
-
[CBE-401]
[6 SETK]
Menaxhimi i operacioneve
Studentët njihen me çështjet komplekse të menaxhimit të prodhimit të kuptuara si një proces i planifikimit dhe organizimit të prodhimit, por edhe si kontroll i funksionimit të prodhimit si një sistem, për të arritur qëllimet e prodhimit me mënyra më efektive dhe më efikase. Brenda kësaj kornize, vëmendje e veçantë u kushtohet aspekteve të mëposhtme të menaxhimit të prodhimit: prodhimi si sistem, planifikimi i sistemit të prodhimit, produkti- dizajnimi i produktit, produkti- cilësia e produktit, programi i prodhimit të produktit, vendndodhja e prodhimit, kapaciteti i prodhimit, pajisjet e prodhimit, ndërtesat e fabrikës, planifikimi i hapësirës së fabrikës, proceset e prodhimit, planifikimi dhe monitorimi i prodhimit në kohë, kontrolli i inventarit, sistemi i magazinimit dhe transportit të brendshëm, mirëmbajtja e pajisjeve dhe ndërtesave dhe sigurimi i prodhimit të energjisë, kontrolli i kostos dhe struktura organizative e prodhimit.
-
[C2130]
[3 SETK]
Biznesi ndërkombëtar
Lënda synon t’u ofrojë studentëve një kuptim të thellë të mjedisit global të biznesit dhe forcave komplekse që nxisin globalizimin, përfshirë ndryshimet teknologjike, liberalizimin e tregtisë dhe zhvillimin e preferencave të konsumatorëve. Vëmendje e veçantë i kushtohet eksplorimit të strategjive të ndryshme që firmat përdorin kur hyjnë në tregjet ndërkombëtare, si eksporti, ndërmarrjet e përbashkëta, françiza dhe investimet e huaja direkte, duke theksuar përparësitë dhe kufizimet e secilës qasje. Për më tepër, studentët do të analizojnë në mënyrë kritike rreziqet dhe mundësitë politike, ekonomike dhe kulturore që ndikojnë në aktivitetet e biznesit ndërkombëtar, duke i aftësuar ata të njohin si sfidat ashtu edhe përfitimet e operacioneve ndërkufitare. Kursi gjithashtu synon të pajisë studentët me aftësitë thelbësore për të marrë vendime të informuara në lidhje me tregtinë ndërkombëtare, investimet dhe financat, duke ndërthurur njohuritë teorike me studime praktike të rasteve. Së fundi, theksi vendoset mbi kuptimin e ndikimit më të gjerë të biznesit ndërkombëtar në ekonomitë dhe kulturat lokale, duke i inkurajuar studentët të vlerësojnë se si praktikat e biznesit global ndikojnë në zhvillimin, punësimin, qëndrueshmërinë dhe shkëmbimin kulturor në rajone të ndryshme të botës.
- [3 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 5
-
[C2868]
[6 SETK]
Tregjet, financiare dhe menaxhimi i investimeve
Qëllimi i kësaj lënde është t'u ofrojë studentëve një kuptim gjithëpërfshirës të tregjeve financiare, instrumenteve të investimit dhe parimeve të menaxhimit të portofolit. Lënda ndërthur teorinë financiare me praktikën analitike, duke i pajisur studentët me aftësi për të vlerësuar mundësitë e investimit në tregjet e aksioneve, obligacioneve dhe instrumenteve derivative. Rezultatet e të nxënit: Pas përfundimit të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të: • Shpjegojnë strukturën dhe funksionet e tregjeve financiare dhe rolin e institucioneve kryesore financiare • Analizojnë marrëdhënien ndërmjet rrezikut dhe kthimit dhe të zbatojnë teknikat e analizës së portofolit • Zbatojnë Modelin e Çmimit të Aktiveve Kapitale (CAPM) për vlerësimin e kthimeve të pritshme të aktiveve financiare • Vlerësojnë letrat me vlerë të kapitalit duke përdorur modele themelore të vlerësimit, përfshirë DDM, DCF dhe shumëfishësat relative • Analizojnë letrat me vlerë me të ardhura fikse, të llogarisin çmimet dhe rendimentet e obligacioneve dhe të vlerësojnë rrezikun e normës së interesit • Përshkruajnë karakteristikat dhe çmimin e instrumenteve derivative, përfshirë kontratat e së ardhmes dhe opsionet, dhe përdorimin e tyre në menaxhimin e rrezikut • Interpretojnë konceptet e efikasitetit të tregut dhe të identifikojnë paragjykimet njohëse që ndikojnë në vendimet e investimit • Ndërtojnë dhe vlerësojnë një portofol investimi të diversifikuar duke përdorur kuadrot teorike
-
[C2126]
[3 SETK]
Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
Objektivat: Të kuptojë konceptet themelore të zinxhirit të furnizimit. Të zhvillojë aftësi për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e proceseve logjistike. Të aftësojë studentët në përdorimin e strategjive dhe mjeteve për optimizimin e furnizimit dhe shpërndarjes. Rezultatet e të nxënit: Shpjegon konceptet dhe modelet e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit. Analizon rolin e logjistikës në performancën organizative. Aplikon metoda për menaxhimin e burimeve, stoqeve dhe transportit. Propozon strategji për përmirësimin e efikasitetit të zinxhirit të furnizimit.
-
[EBE-04]
[3 SETK]
Ekonomia për menaxher
Qëllimi i lëndës është t’u japë studentëve aftësinë për të zbatuar konceptet ekonomike në vendimmarrjen menaxheriale. Studentët do të fitojnë kompetenca në analizën e kërkesës dhe ofertës, strukturave të tregut, çmimit optimal, kostove dhe strategjive konkurruese. Në fund të kursit, ata do të jenë në gjendje të përdorin modelet ekonomike për të zgjidhur probleme reale të biznesit dhe të marrin vendime efikase.
-
[C2127]
[6 SETK]
Kontabiliteti menaxherial
Objektivi i lëndës është identifikimi praktik, matja, analiza, interpretimi dhe komunikimi i informacionit financiar dhe jofinanciar përbëjnë elemente kyçe të kontabilitetit menaxherial. Këto procese realizohen përmes buxhetimit, matjes së kostove dhe të ardhurave, si dhe monitorimit të vazhdueshëm të performancës së punonjësve dhe menaxherëve. Qëllimi kryesor është mbështetja e marrjes së vendimeve efektive dhe të bazuara në të dhëna, për arritjen e objektivave strategjikë të ndërmarrjes.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
- [E2739] Etika në institucionet publike
- [ECS3060] Etika Profesionale e TI
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [E2698] Kontrolli i infeksioneve spitalore
- [C2527] Bazat e Dizajn Studios
- [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
- [E2996] Teknologjitë e reja riprodhuese dhe e drejta
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
- [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
- [EFB-03] Financat personale
- [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [E2997] Ekonomiksi i mendimit praktik
- [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
- [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e biznesit
- [E3079] Etika e biznesit dhe përgjegjësia korporative
- [E3080] Këshillim Biznesi dhe Zgjidhje Problemesh
- [CBEE-803] Tregu i punës
- [EBEE-605] Ekonomia e mjedisit jetësor
- [EBA034] Zhvillimi ekonomik lokal
- [C2132] E-tregtia
- [E2750] Analiza e të dhënave me Python/R
- [EBEF-801] Modelimi financiar
- [E3085] Financat e Ndërmarrësisë
- [E3086] Negocimi dhe Menaxhimi i Konflikteve
- [E3084] Menaxhimi i shitjes dhe marrëdhëniet me klientët
- [CEM-503] Menaxhimi i burimeve njerëzore
Semestri 6
-
[C2128]
[6 SETK]
Strategjia dhe organizimi
Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri mbi konceptet dhe proceset e menaxhimit strategjik dhe organizimit të ndërmarrjeve. Lënda fokusohet në analizën e mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm të organizatave, formulimin dhe implementimin e strategjive konkurruese, si dhe rolin e strukturës organizative në realizimin e strategjisë. Rezultatet e të nxënit: • kuptojnë konceptet kryesore të menaxhimit strategjik • analizojnë mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm të organizatave • identifikojnë dhe vlerësojnë strategjitë konkurruese të ndërmarrjeve • kuptojnë lidhjen ndërmjet strategjisë dhe strukturës organizative • zhvillojnë aftësi analitike për marrjen e vendimeve strategjike
-
[C2138]
[6 SETK]
Raportimi financiar dhe vendimmarrja
Objektivat e lëndës janë që studentët të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e pasqyrave financiare për menaxhimin e biznesit, dhe si këto informacione ndihmojnë në marrjen e vendimeve të menaxhimit. Lënda synon që studentët të fitojnë aftësi në vlerësimin dhe interpretimin e informacionit financiar përmes pasqyrave financiare kryesore, të tilla si Bilanci i Pozitës, Bilanci i Fitimit, Pasqyra Tatimore dhe Pasqyra e Fluksit të Parasë. Këto pasqyra, të cilat janë të auditura, do të mundësojnë që menaxhmenti të marrë vendime të informuara dhe të sakta dhe do të ofrojnë besueshmëri për investitorët aktualë dhe të ardhshëm, duke u mundësuar atyre të vlerësojnë mundësitë e investimit dhe të konfirmojnë vlerën e tregut të kompanisë përmes letrave me vlerë.
-
[C2869]
[6 SETK]
Menaxhimi i bankave dhe institucioneve financiare
Kjo lëndë synon t’u ofrojë studentëve një kuptim gjithëpërfshirës mbi menaxhimin e bankave dhe institucioneve financiare. Ajo fokusohet në strukturën, funksionet dhe operacionet e ndërmjetësve financiarë, si dhe në rolin e tyre në sistemin financiar dhe në ekonominë në përgjithësi. Gjithashtu, lënda synon të zhvillojë njohuritë e studentëve mbi aktivitetet kryesore bankare si menaxhimi i depozitave dhe kredive, menaxhimi i likuiditetit dhe rrezikut, mjaftueshmëria e kapitalit dhe përputhshmëria me rregulloret. Për më tepër, studentët do të fitojnë njohuri mbi praktikat moderne të menaxhimit financiar dhe proceset e vendimmarrjes në institucionet bankare.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
- [E2739] Etika në institucionet publike
- [ECS3060] Etika Profesionale e TI
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [E2698] Kontrolli i infeksioneve spitalore
- [C2527] Bazat e Dizajn Studios
- [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
- [E2996] Teknologjitë e reja riprodhuese dhe e drejta
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
- [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
- [EFB-03] Financat personale
- [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [E2997] Ekonomiksi i mendimit praktik
- [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
- [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e biznesit
- [E3079] Etika e biznesit dhe përgjegjësia korporative
- [E3080] Këshillim Biznesi dhe Zgjidhje Problemesh
- [CBEE-803] Tregu i punës
- [EBEE-605] Ekonomia e mjedisit jetësor
- [EBA034] Zhvillimi ekonomik lokal
- [C2132] E-tregtia
- [E2750] Analiza e të dhënave me Python/R
- [EBEF-801] Modelimi financiar
- [E3085] Financat e Ndërmarrësisë
- [E3086] Negocimi dhe Menaxhimi i Konflikteve
- [E3084] Menaxhimi i shitjes dhe marrëdhëniet me klientët
- [CEM-503] Menaxhimi i burimeve njerëzore
Semestri 7
-
[E3000]
[6 SETK]
Menaxhimi i riskut
Kjo lëndë synon t’u ofrojë studentëve një kuptim të plotë të parimeve, koncepteve dhe praktikave të menaxhimit të rrezikut në mjediset financiare dhe të biznesit. Ajo fokusohet në identifikimin, matjen, analizimin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të rrezikut, përfshirë rrezikun e tregut, të kredisë, të likuiditetit dhe atë operacional. Gjithashtu, lënda synon të zhvillojë aftësitë analitike dhe vendimmarrëse të studentëve përmes përdorimit të mjeteve dhe teknikave moderne për vlerësimin dhe kontrollin e rrezikut. Përmes shembujve praktikë dhe studimeve të rasteve, studentët do të mësojnë të hartojnë dhe zbatojnë strategji efektive të menaxhimit të rrezikut që mbështesin stabilitetin dhe performancën e qëndrueshme të organizatave.
-
[C2631]
[6 SETK]
Ekonomia monetare
Kjo lëndë synon t’u ofrojë studentëve një kuptim të thelluar të teorisë dhe politikës monetare, duke u fokusuar në rolin e parasë, sistemit bankar dhe bankave qendrore në ekonomi. Ajo trajton mënyrën se si politika monetare ndikon në inflacion, normat e interesit, prodhimin dhe stabilitetin ekonomik në përgjithësi. Gjithashtu, lënda analizon funksionimin e tregjeve financiare, mekanizmat e transmetimit të politikës monetare dhe ndërveprimin midis politikës monetare dhe asaj fiskale. Studentët do të zhvillojnë aftësi analitike për të vlerësuar zhvillimet makroekonomike dhe efektivitetin e politikave monetare në kontekste të ndryshme ekonomike.
-
[C2134]
[6 SETK]
Analitikë biznesi dhe modelim
Lënda përqendrohet në procesin e transformimit të të dhënave në informacione për zgjidhjen e problemeve të biznesit në botën reale. Lënda ka një qasje fazore në gjenerimin e njohurive: së pari, mësohet analitika përshkruese ku përdoret analitika vizuale për të karakterizuar të dhënat; së dyti, mësohet analitika rekomanduese që përqëndrohet në strategjitë optimale që "duhet" të ndërmerren në të ardhmen; së treti, mësohet analitika parashikuese që përqëndrohet në përdorimin e algoritmeve për parashikimin e të ardhmes në bazë të dhënave historike. Temat përfshijnë: eksplorimin e të dhënave, përgatitjen e të dhënave, optimizimin jolinear, etj.
-
[E2591]
[6 SETK]
Biznesi digjital
Objektivat e programit të lëndës: - Kuptimi i përkufizimit bazë dhe hierarkisë së njohurive për biznesin dixhital dhe kuptimi i proceseve që lidhen me funksionimin, teknikat e marketingut dhe çështjet teknologjike të sistemeve dixhitale; - Analizimi i të dhënave për aktivitetin e përdoruesve në mënyrë që të merren vendime të informuara në lidhje me marketingun dhe menaxhimin e biznesit në organizatë dhe zhvillimin e produktit / shërbimit; - Zbatimi i teknikave themelore të pozicionimit në internet (SEO) në krijimin e imazhit të marketingut të organizatës, si dhe markës së produktit (brendim); - Njohja dhe kuptimi i rëndësisë së internetit si mjedis për krijimin e proceseve shoqërore dhe të biznesit; - Demonstrimi i tendencës për përdorimin aktiv të internetit në aktivitetet ekonomike dhe sociale dhe krijimin e karrierës tuaj.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e avancuar
- [E3092] Ekonomia e sjelljes
- [E3081] FinTech dhe Financat Digjitale
- [EACS-19] Vizuelizimi i të dhënave
- [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [E2589] Udhëheqja me proceset e biznesit
- [E3082] Tema në zhvillim në Biznes dhe Inteligjencë Artificiale
- [E2588] Analitiza e të dhënave financiare
- [E3083] Kontabiliteti i aplikuar
- [EBEM-504] Marketingu ndërkombëtar
- [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investime
- [E3087] Analiza e të Dhënave Mjedisore dhe Llogaritja e Karbonit
- [E3032] Logjistika dhe Automatizimi
- [EBA-075] Auditimi
Semestri 8
-
[CBEE-603]
[6 SETK]
Ekonometria
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi për të zbatuar metoda statistikore dhe matematikore në analizën e të dhënave ekonomike. Lënda zhvillon kompetenca për të ndërtuar dhe interpretuar modele ekonometrike, për të testuar hipoteza dhe për të bërë parashikime. Rezultatet e të nxënit: Studentët do të kuptojnë bazat teorike të ekonometrisë dhe lidhjen e saj me ekonominë. Do të jenë në gjendje të ndërtojnë dhe të interpretojnë modele të regresionit linear. Do të fitojnë aftësi praktike për të përdorur programe statistikore në analizën ekonometrike. Do të jenë të aftë të aplikojnë metoda ekonometrike për analiza dhe vendimmarrje në ekonomi dhe financa.
-
[CBEF-01]
[6 SETK]
Financat ndërkombëtare
Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve njohuri mbi funksionimin e sistemit financiar ndërkombëtar, tregjet valutore dhe flukset financiare globale. Lënda fokusohet në kurset e këmbimit, investimet ndërkombëtare, menaxhimin e rrezikut dhe vendimmarrjen financiare në një kontekst global. Pas përfundimit të lëndës studentët do të jenë në gjendje të: • Shpjegojnë strukturën dhe funksionimin e sistemit financiar ndërkombëtar dhe tregjeve globale të kapitalit • Analizojnë dinamikën e kursit të këmbimit duke përdorur modele teorike dhe të dhëna të botës reale • Vlerësojnë mundësitë ndërkombëtare të investimeve duke marrë parasysh rrezikun, kthimin dhe kushtet makroekonomike • Zbatojnë teknikat mbrojtëse dhe instrumentet financiare për të menaxhuar rreziqet valutore dhe financiare • Interpretojnë ndikimin e treguesve makroekonomikë (inflacioni, normat e interesit, politika monetare) në vendimet financiare ndërkombëtare • Vlerësojnë krizat financiare globale dhe implikimet e tyre për biznesin dhe politikën ndërkombëtare • Formulojnë vendime financiare të bazuara në të dhëna në një mjedis biznesi ndërkombëtar
-
[CBEF-602]
[6 SETK]
Financat publike
Objektivat e lëndës: 1. Analiza e politikave fiskale dhe efekteve të tyre makroekonomike dhe mikroekonomike, si dhe krahasimi me praktikat fiskale të vendeve tjera. 2. Kuptimi i rolit të tatimeve dhe financave publike si instrumente themelore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien shoqërore. 3. Njohuri mbi të mirat publike, eksternalitetet, rishpërndarjen e të ardhurave dhe sistemin tatimor në nivele krahasuese dhe kombëtare. 4. Përvetësimi i njohurive praktike mbi buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore, proceset e përgatitjes, zbatimit dhe kontrollit të tyre. 5. Krijimi i një perspektive kritike mbi funksionimin e sistemeve fiskale dhe trendet afatgjata të politikës fiskale në Maqedoni.
-
[C2867]
[6 SETK]
Punim diplome
Punimi i diplomës paraqet një formë të pavarur të hulumtimit akademik dhe aplikativ, përmes së cilës studenti demonstron njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë studimeve. Punimi fokusohet në analizimin e çështjeve bashkëkohore nga fusha e financave, bankave dhe kontabilitetit, duke përdorur metoda adekuate kërkimore dhe burime relevante shkencore. Përmes punimit të diplomës, studentët zhvillojnë aftësi analitike, kritike dhe profesionale në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve reale në mjedisin biznesor dhe ekonomik. Gjithashtu, puna kontribuon në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe për vazhdimin e studimeve në ciklet më të larta akademike.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e avancuar
- [E3092] Ekonomia e sjelljes
- [E3081] FinTech dhe Financat Digjitale
- [EACS-19] Vizuelizimi i të dhënave
- [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [E2589] Udhëheqja me proceset e biznesit
- [E3082] Tema në zhvillim në Biznes dhe Inteligjencë Artificiale
- [E2588] Analitiza e të dhënave financiare
- [E3083] Kontabiliteti i aplikuar
- [EBEM-504] Marketingu ndërkombëtar
- [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investime
- [E3087] Analiza e të Dhënave Mjedisore dhe Llogaritja e Karbonit
- [E3032] Logjistika dhe Automatizimi
- [EBA-075] Auditimi