COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Punë dhe Politikë Sociale (2021/2022)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Kodi i programit: SWSP60
Viti akademik: 2021 / 2022
Titulli: Magjistër për punë dhe politikë sociale
SETK: 60 (1 vit)
Vendimi:

Qëllimet e programit studimor janë:
- Përvetësimi i njohurive për punën sociale me individë, familje, grupe dhe komunitete lokale që janë në rrezik shoqëror ose përballen me probleme sociale.
- Përvetësimi i njohurive për tejkalimin e pabarazive shoqërore dhe kontributin ndaj grupeve sociale të ndjeshme. 
- Përvetësimi i njohurive për dhënie të shërbimeve pa diskriminim në bazë të racës, gjinisë, etnisë, përkatësisë religjioze, statusit ekonomik, moshës, etj.
- Përvetësimi i njohurive për krijimin e politikave sociale në fushat e mbrojtjes sociale, sigurimit social, punësimit, arsimimit, strehimit, etj.

Programi studimor do të ketë kontribut të rëndësishëm në aftësimin e studentëve për të zhvilluar njohuri inovative, aftësi, shkathtësi dhe kompetenca nga fusha e punës sociale dhe politikës sociale. Si e tillë do të ketë kontribut të rëndësishëm në aftësimin e studentëve të ndërtojnë karrierë profesionale duke fituar kualifikime të arsimit të lartë në përputhje me nevojat e tregut të punës. Për këtë qëllim, ky program krijon kuadro të cilat do të menaxhojnë me shërbimet sociale, me shkathtësitë e duhura për dhënie të shërbimeve të përshtatura për ti përmbushur problemet bashkëkohore shoqërore të individëve dhe shoqërisë. Në përputhje me strategjitë dhe programet në nivel qendor dhe lokal, në drejtim të përforcimit të rolit të qendrave sociale dhe de- institucionalizimit, të diplomuarit nga ky program do tu përgjigjen nevojave për kapacitete njerëzore në këto struktura dhe sisteme. 

Njohuritë dhe të kuptuarit

Tregon aftësi dhe kupton fushën shkencore të studimit e cila rritet mbi arsimin e mëparshëm duke përfshirë edhe njohuritë nga fusha teorike, praktike, perspektivat konceptuale krahasuese dhe kritike në fushën e studimit të punës sociale dhe politikës sociale dhe sipas metodologjisë së duhur. Kuptimi i një fushe specifike dhe njohja e çështjeve aktuale në lidhje me hulumtimet shkencore dhe burimet e reja të njohurive në sferën sociale. Demonstron njohuri dhe kupton teori të ndryshme, metodologji në punën sociale dhe politikën sociale.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Mund të zbatojë njohurinë dhe kuptimin në mënyrë që tregon qasje profesionale në punën apo profesionin. Tregon kompetenca për identifikim, analizë dhe zgjidhje të problemeve me të cilat përballen individët, familjet, grupet, bashkësitë lokale dhe fenomenet e tjera në fushën sociale. Ka aftësi për të gjetur dhe vërtetuar argumentet në korniza të fushës së studimit. 

Aftësitë për të vlerësuar

Aftësi të mbledhë, analizojë, vlerësojë dhe prezantojë informacionet, idetë, konceptet nga të dhënat relevante brenda kompetencave të sistemit për mbrotje sociale. Sjell vlerësim të duhur duke marrë parasysh aspektet personale, shoqërore, shkencore dhe praktike që duhet ti ketë punonjësi social. Aftësi për të vlerësuar çështje teorike dhe praktike, të jep sqarime për shkaqet dhe të zgjedhë zgjidhjen e duhur. 

Aftësitë e komunikimit

Aftësi të komunikojë dhe diskutojë me publikun profesional dhe jo professional për informata, ide, probleme dhe zgjidhje. Aftësi për pjesëmarrje të pavarur, me qasje profesionale në diskutime specifike shkencore dhe ndërdisiplinore. 

Aftësitë e të mësuarit

Merr iniciativën për të identifikuar nevojat për njohuri dhe mësim të mëtutjeshëm me një nivel të lartë të pavarësisë. 

Semestri 1

  • [MCDP1040] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësitë shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull studentët do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
  • [CM153] [6 SETK] Metodika e punës sociale
    Të fitohen njohuri të thelluara shkencore që paraqesin hyrje në të gjitha sferat që lidhen me punën sociale dhe metodikën e punës me grupet e rrezikuara.
  • [CM152] [6 SETK] Teoria e punës sociale
    Të fitohen njohuri të thelluara shkencore të cilat paraqesin hyrje në të gjitha fushat shkencore që kanë lidhje me punën sociale.
  • [CM147] [6 SETK] Politika sociale e Bashkimit evropian
    Të fitojë njohuri të thella të politikës së sovranitetit social të praktikuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe të fitojë aftësi për të aplikuar programet specifike sociale të BE-së në një kontekst kombëtar.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [EM495] Puna sociale dhe mbrojtja shëndetësore
    • [CM141] E drejta e punës dhe marrëdhëniet e punës
    • [EM496] Puna sociale në arsim
    • [EM498] Puna preventive dhe sociale
    • [EM499] Mbrojtja e fëmijëve
    • [EM500] Zgjidhja e konflikteve
    • [EM501] Ekonomia e politikës sociale
    • [EM502] Intervenimet emergjente në punën sociale
    • [EM503] Puna sociale në organizimin e komunitetit
    • [EM504] Punë sociale me njerëz me nevoja të veçanta
    • [EM505] Varfëria dhe puna sociale
    • [EM506] Analiza dhe dizajnimi i pyetësorëve
    • [EFIN0104] Financat publike
    • [EM507] Strategjitë për kërkim të punës
    • [EM508] Udhëheqja dhe të mësuarit
    • [CM144] Planifikimi i Zhvillimit Social

Semestri 2

  • [MCPA4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+