Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregateve themelore makroekonomike dhe analizë kritike të politikave aktuale makroekonomike.
Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. U kushtohet vëmendje metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre të cilëve kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
-
[6 SETK]
Ekonomia e avancuar
Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit në kuadër të ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmërisë dhe sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare , por edhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre, pastaj edhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: në prodhimin bruto, në inflacionin, papunësinë, kursimin, investimet, kursin devizor të vendit etj.. Vëmendje të posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrën e karakterin e politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti strategjik
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët ta kuptojnë procesin e sjelljes së vendimeve, përkatësisht si menaxherë të ardhshëm, në mënyrë efektive të sjellin vendime të mira afariste. Kjo materie mësimore mundëson që studentët të afrohen me qasjen themelore sistematike, analizën sistematike, teoria e informacionit dhe teoria e i sistemit të informacionit, të cilat gjerësisht studiohen në vitet e ardhshme studimore. Sjellja e vendimeve është pjesë qenësore e profesionit të menaxherit. Gjatë realizimit të ushtrimeve, studentët praktikojnë punë individuale dhe ekipore. Në këtë mënyrë i afrohen organizimit real dhe aftësimit për zgjidhjen e drejtë të problemeve afariste.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Statistika Aplikative
Përmes kësaj lënde studentët do t’i kuptojnë dhe do t’i zbatojnë elementet e statistikës deskriptive, teorinë e gjasës, të ndjekur me gjasën dhe shpërndarjen e kopjeve, llogaritjen e parametrave shpërndarëse, llogaritjen dhe kontrollimin e hipotezave statistike, testimin e hipotezave, analizën e variantit, analiza lineare dhe analiza e serive kohore, regresioni dhe korrelacioni i thjeshtë linear.
-
Zhvillimi i qëndrueshëm
Lënda mbështetet në aplikimin e analizave standarde ekonomike. Përbëhet nga studimi i teorive, modelet, politikat ndërkombëtare dhe përvojat ndërkombëtare. Qëllimi është aftësimi për t’i kuptuar dhe analizuar proceset e rritjes dhe zhvillimit. Kërkesat e mëparshme janë kurset e kryera nga makroekonomia dhe mikroekonomia, matematika dhe analiza sasiore. Njohja më e thelluar e disa disiplinave dhe subdisiplinave, siç janë: ekonomia aplikative, financat ndërkombëtare, ekonomia monetare, tregtia ndërkombëtare, financat kombëtare, investimet etj. Të gjitha këto janë të kompletuara dhe janë shumë të dobishme për përvetësimin e përmbajtjes së kësaj lënde.
-
Menaxhimi total i cilësisë
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët që ta kuptojnë thelbin e menaxhmentit të cilësisë së tërësishme, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, por edhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë së tërësishme, duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Lëndë e mësimit do të jenë edhe elementet e menaxhmentit të cilësisë së tërësishme. Do të analizohen, gjithashtu, edhe teknikat më të rëndësishme të lidhura me menaxhmentin e cilësisë së përgjithshme dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
Semestri 2
-
[6 SETK]
Ekonomia ndërkombëtare
Qëllimi kryesor i lëndës është të prezantohen tendencat moderne në ekonominë ndërkombëtare dhe ndikimi i saj në ekonomitë kombëtare. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: Hyrje në ekonominë ndërkombëtare. Tendencat bashkëkohore të globalizmit dhe rrjedhës bashkëkohore ndërkombëtare, zhvillimi teknologjik dhe ndryshimet strukturore në ekonominë botërore, politika makroekonomike në kushte të ekonomisë së hapur, problemet ekonomike ndërkombëtare të vendeve në tranzicion, vendi i Republikës së Maqedonisë në ekonominë ndërkombëtare.
-
[6 SETK]
Ekonomia publike
Intenca kryesore e lëndës është t’u ndihmojë studentëve në kuptimin e dallimeve midis sektorit publik dhe privat. Në këto suaza, gjithashtu, duhet të sqarohet logjika, organizimi dhe mënyra e funksionimit të sektorit publik në botë dhe në Republikën e Maqedonisë.
-
[6 SETK]
Ekonomia monetare
Lënda përfshin konceptet dhe politikat themelore monetare, zhvillimin e kornizës monetare, analizës makroekonomike dhe monetare dhe shfrytëzimin e analizës regresive, analizën e tregjeve dhe institucioneve financiare. Ky kurs duhet t’u ndihmojë studentëve (në aspektin konceptual dhe metodologjik) t’i analizojnë politikat e ndryshme monetare, lidhjen midis agregateve monetare dhe variabileve makroekonomike dhe rolin e institucioneve të ndryshme monetare dhe financiare në procesin e ofertës së parasë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2
-
Statistika Aplikative
Përmes kësaj lënde studentët do t’i kuptojnë dhe do t’i zbatojnë elementet e statistikës deskriptive, teorinë e gjasës, të ndjekur me gjasën dhe shpërndarjen e kopjeve, llogaritjen e parametrave shpërndarëse, llogaritjen dhe kontrollimin e hipotezave statistike, testimin e hipotezave, analizën e variantit, analiza lineare dhe analiza e serive kohore, regresioni dhe korrelacioni i thjeshtë linear.
-
Zhvillimi i qëndrueshëm
Lënda mbështetet në aplikimin e analizave standarde ekonomike. Përbëhet nga studimi i teorive, modelet, politikat ndërkombëtare dhe përvojat ndërkombëtare. Qëllimi është aftësimi për t’i kuptuar dhe analizuar proceset e rritjes dhe zhvillimit. Kërkesat e mëparshme janë kurset e kryera nga makroekonomia dhe mikroekonomia, matematika dhe analiza sasiore. Njohja më e thelluar e disa disiplinave dhe subdisiplinave, siç janë: ekonomia aplikative, financat ndërkombëtare, ekonomia monetare, tregtia ndërkombëtare, financat kombëtare, investimet etj. Të gjitha këto janë të kompletuara dhe janë shumë të dobishme për përvetësimin e përmbajtjes së kësaj lënde.
-
Menaxhimi total i cilësisë
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët që ta kuptojnë thelbin e menaxhmentit të cilësisë së tërësishme, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, por edhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë së tërësishme, duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Lëndë e mësimit do të jenë edhe elementet e menaxhmentit të cilësisë së tërësishme. Do të analizohen, gjithashtu, edhe teknikat më të rëndësishme të lidhura me menaxhmentin e cilësisë së përgjithshme dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 2
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
Semestri 3
-
[6 SETK]
Financat publike
Në këtë lëndë prezantohen dhe analizohen aspektet praktike dhe teorike të financave publike dhe rëndësia e tyre në ofertën e të mirave publike, aspektet e rregullimit të sistemit efikas tatimor, roli i politikës fiskale në stabilizimin ekonomik, efektet e deficitit buxhetor e huaja publike dhe rregullimi i federalizmit fiskal. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: sektorin publik, alokimi, shpërndarja dhe burimi publik; tatimi dhe shpërndarja e të ardhurave; efektet mikroekonomike të tatimit; politika fiskale dhe stabilizimi ekonomik; deficiti buxhetor dhe huaja publike; federalizmi fiskal; sistemi fiskal dhe politika fiskale në Republikën e Maqedonisë.
-
[6 SETK]
Tregjet dhe institucionet financiare
Studimi i kësaj lënde u mundëson studentëve t’i njohin parimet themelore të funksionimit të tregjeve financiare (tregun e parave, të kapitalit, tregjet revizore etj.) dhe institucionet financiare (bankat, kompanitë e sigurimit, fondet e pensionistëve, fondet e investimit), të cilat paraqesin pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të çdo ekonomie kombëtare dhe të ekonomisë botërore në tërësi. Tregjet dhe institucionet financiare jo vetëm që ndikojnë në jetën tonë të përditshme, por gjithashtu, merren me transferimin e shumave të mëdha të mjeteve, të cilat pastaj ndikojnë në profitin e firmave, prodhimin e mallrave dhe të shërbimeve, si dhe të mirëqenies ekonomike në vend dhe ekonomisë së huaj. Në dhjetëvjetëshin e fundit kanë ndodhur ndryshime fondamentale, ndryshime revolucionare të tregjeve dhe institucioneve financiare në korniza botërore. Kjo lëndë do t’i njohë studentët me drejtimet kryesore dhe përmbajtjet e këtyre ndryshimeve. Por duke pasur parasysh, atë që është e sigurt, se intensiteti i ndryshimeve nuk do të zvogëlohet në të ardhmen, kjo lëndë fokusohet që studentëve t’u sigurojë njohuri të atilla analitike, të cilat do të jenë të nevojshme t’i kuptojnë inovacionet financiare që me siguri do t’u nevojiten, kur ata profesionalisht do të merren me biznesin financiar. Përvetësimi i njohurive nga kjo lëndë paraqet bazë për përsosje të mëtejshme të studentëve, të cilët presin dhe dëshirojnë të zënë ndonjë vend pune në grupin e gjerë atraktiv të sferave siç janë: bankat, institucionet financiare në përgjithësi, financimi i korporatave, institucionet shtetërore, aktivitetet afariste multinacionale, tregjet devizore dhe kreditore ndërkombëtare.
-
[6 SETK]
Ekonomia e fuqisë punëtore
Ekonomia e fuqisë punëtore është sferë që po bëhet komponent kritik i bërthamës së ekonomisë analitike. Efikasiteti i punës si burim në kuptimin më të gjerë drejtpërdrejtë e përcakton produktivitetin dhe konkurrencën e disa industrive ose ekonomive kombëtare në tregjet ndërkombëtare. Papunësia bëhet një ndër problemet ekonomike dhe sociale të ekonomive bashkëkohore. Kursi i ekonomisë së punës bazohet në aplikimin e standardeve të analizës ekonomike. Ekonomia e punës është sferë e ekonomisë që studion organizimin, funksionimin, pastaj rezultatet e tregut të punës, vendimet e pjesëmarrësve potencialë dhe të tanishëm në tregun e punës dhe masat e ndërmarra në lidhje me punësimin dhe pagimin e burimeve të punës.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 3
-
Teoria e lojës
Lënda synon ta përmirësojë aftësinë strategjike vendim-marrëse të studentëve në situata konkurruese në të cilën vlerësimi i tyre për rezultatin e një veprimi varet jo vetëm nga zgjedhjet që bëjnë ata, por edhe nga zgjedhjet e bëra nga të tjerët. Ne përqendrohemi në një metodë analitike e cila rrjedh nga teoria e lojës dhe e cila ofron një kornizë rigoroze analitike për strukturimin e situatave konkurruese, identifikimin e alternativave, duke zgjedhur mes tyre. Qasja themelore do të jetë thyerja e kompleksitetit në copa, përdorimi i mjeteve lojëra teorike për të analizuar pjesët dhe pastaj grumbullimi i pjesëve në një kuptim logjik koherent. Qëllimi ynë është që studentët të bëhen krijues më të mirë strategjikë vendim-marrës kur të përballen me sfidat konkurruese. Objektivat tona kryesore do të jenë përdorimi i koncepteve të teorisë së lojës dhe i mjeteve për identifikimin, diagnostifikimin dhe analizimin e sfidave konkurruese me të cilat përballen firmat në industri dinamike dhe zbatojnë konceptet e teorisë së lojës dhe mjetet e zhvillimit të strategjive për përparësinë konkurruese. E gjithë kjo do të bëhet duke analizuar lojëra të ndryshme.
-
Ekonomia urbane
Kjo lëndë i njofton studentët me fuqitë ekonomike, të cilat e formësojnë zhvillimin e mjediseve urbane dhe të metropoleve. Lënda trajton çështjen pse qytetet ekzistojnë dhe pse të gjitha qytetet zhvillohen me ritëm të njëjtë. Përveç kësaj analizohen edhe aspekte, si p.sh. varfëria, segregacioni, kriminaliteti dhe ndotja e mjedisit jetësor.
-
Konceptet dhe politikat bashkëkohore makroekonomike
Studenti do të fitojë njohuri në lidhje me:
* Teknikat dhe metodat moderne makroekonomike, të cilat janë parakusht për funksionimin e një ekonomie kombëtare që është pjesë e një sistemi më të gjerë global ekonomik.
* Rëndësinë e treguesve makroekonomik modern.
* Instrumentet kryesore të analizës makroekonomike (të furnizimit dhe kërkesës agregate) dhe politikat makroekonomike (politikat monetare dhe fiskale) e të tjera.
* Analizën e funksionimit efektiv të një ekonomie kombëtare, duke e krahasuar atë me ekonomitë e tregut bashkëkohor, duke i vënë në dukje dallimet, ngjashmëritë dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse.
-
Menaxhimi i korporatave
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri rreth rrjedhave të gjithmbarshme të administrimit të korporatave bashkëkohore, me tendencë që njohuritë teorike botërore të ndërlidhen me realitetin e funksionimit të shoqatave aksionare në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të kësaj lënde do të përfshihen aspektet siç janë: korniza e përgjithshme teorike për korporatat dhe llojet e korporatave, pronësia ndaj korporatave dhe ndarja e tyre, mënyra e funksionimit të bordit të drejtorëve, roli dhe detyrimet e bordit të drejtorëve në procesin e sjelljes së vendimeve kryesore në kuadër të korporatës, mënyra e funksionimit të bordit të drejtorëve në kuadër të sistemit të administrimit korporativ në Republikën e Maqedonisë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 4

Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor shkencor formon komision tre anëtarësh që përgatit raportin, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Ekonomi.