Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrimi i biznesit (MBA)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-MBA120C
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: Magjistër i administrimit të biznesit
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

MBA programi i UEJL-së është menduar si një program elitar për MBA të cilin e drejtojnë njerëzit me përvojë pune në rajon që kërkojnë një kualifikim më të mirë dhe një karrierë më të mirë. Një student tipik i programit MBA do të duhej të ketë përvojë të mjaftueshme pune dhe një kualifikim solid universitar. Meqë ky program kryesisht u drejtohet studentëve vendas dhe atyre nga jashtë do të zhvillohet tërësisht në gjuhën angleze. Kur të diplomojnë, studentët do të kenë një kompetencë profesionale dhe specializim nga UEJL.
Pra komponentët kryesorë të programit MBA do të jenë:
- Kompetencat themelore:  studentët do të fitojnë njohuri të cilat do t'i bëjnë ata kompetentë në punët e tyre (analiza kuantitative, modelimi spreadsheet, menaxhimi financiar, menaxhimi strategjik, menaxhimi i projekteve, menaxhimi i operacioneve, menaxhimi i sistemeve të informacionit, etj)
- Specializimi: studentët do ta marrin specializimin me ndihmën e lëndëve zgjedhore.
- Mësimi nga përvoja:  Projekt-Capston ose tezë magjistrature, hulumtime, punë në kompani, etj).

Studentët që do ta përfundojnë programin MBA, pritet që të bëhen menaxherë ose konsulentë nëpër kompani. Sigurisht, ky program u mundëson trajnim të mjaftueshëm për çfarëdo biznesi, por edhe specializim në njërin nga fakultetet më të fuqishme për biznes në SHBA. Specializimi dhe përvoja praktike do t’ua japin drejtimin që do të zgjedhin për karrierë.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të demonstrojnë kuptim të thellë të strukturave të brendshme dhe të operacioneve të biznesit, prej bizneseve të vogla e deri tek bizneset multinacionale. Ata do të jenë në gjendje t’i kuptojnë marrëdhëniet midis organizatës dhe tregjeve të jashtme dhe të rrethit ekonomik. Gjithashtu, studentët do të kuptojnë se si ndikojnë vendimet e menaxherëve  në stejkhollderët brenda dhe jashtë kompanisë.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Studentët që do të diplomojnë në programin MBA  do të jenë në gjendje t’i integrojnë mjetet dhe teknikat e biznesit, të cilat burojnë nga njohuritë e gjera të funksioneve kryesore (kontabilitet, ekonomi, financa, sisteme të informacionit, marketing, menaxhim të operacioneve, dhe strategji), të zgjidhin probleme komplekse të biznesit dhe të sjellin vendime të mira në biznes.

Aftësitë për të vlerësuar

- Studentët që do të diplomojnë në programin MBA  do të jenë në gjendje të gjykojnë duke u bazuar në njohuritë e tyre të thella rreth mjeteve analitike të përdorura në bizneset moderne dhe në mendimin kritik duke i shikuar problemet nga perspektiva të ndryshme.

Aftësitë e komunikimit

- Studentët që diplomojnë në programin MBA do të demonstrojnë aftësi mikro - shoqërore dhe të udhëheqjes, që janë vendimtare për sukses afatgjatë në karrierë. Këto aftësi reflektojnë vetëvlerësim, komunikim, dhe bashkëpunim efektiv përbrenda organizatës.    

Aftësitë e të mësuarit

Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të jenë në gjendje të mendojnë dhe t’i artikulojnë në mënyrë kritike refleksionet etike dhe juridike të rëndësishme për artin e menaxhimit dhe të ekzekutimit të një korporate.

Semestri 1

  • [MBA1010] [6 SETK] Analitika e biznesit
    Qëllimi i kësaj lënde është t’u sigurojë studentëve kuptim për disa teknika të shkencës së menaxhmentit dhe të japë një pasqyrë se si këto vegla mund të përdoren për të analizuar probleme komplekse të biznesit dhe për të arritur një zgjidhje racionale. Tekinkat që studijohen janë parashikimi, planifikimi linear, simulacionet, dhe modelimet. Shembuj dhe raste me kompleksitet rritës do të përdoren për të theksuar përshkrimin, definimin, dhe formulimin e problemit. Kompjuterët do të përdoren në mënyrë intensive gjatë tërë lëndës, kryesisht duke përdorur programe specifike për analiza që janë në dispozicion për të bërë kalkulime paqi problemet të definohen si duhet. Theksi do të vëndohet në interpretimin dhe implementimin e rezultateve. Përveç kësaj, do të diskutohet edhe ardhmëria e analitikës.
  • [MBA1020] [6 SETK] Strategjitë e marketingut
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde do të jetë t’u ndihnojë studentëve në zhvillimin e shkathtësive dhe fitimin e përvojës në analizën e situatave të biznesit dhe pastaj formulimin, implementimin, dhe monitorimin e strategjive të marketingut në ambientin konkurrues. Lënda dë të foksuohet specifikisht në çështjet si përzgjedhja e segmenteve ku të konkurrohet, në zhvillimin e pikave racionale të diferencimit dhe pozicionimit të produkteve, në alokacionin e burimeve, në vendosjen dhe menaxhimin e çmimeve, në zhvillimin dhe menaxhimin me strategjitë e distribuimit, dhe në zhvillimin dhe menaxhimin me strategjitë e promocionit.
  • [CMBA02] [6 SETK] Ekonomia për menaxherë
    Qëllimet e programit mësimor: t’i mësojë dhe t’i përgatisë studentët për teorinë ekonomike, parimet dhe rregullat e sektorit real ekonomik. Gjithashtu t’i përgatisë ata pët lokacion dhe optimizim të burimeve. Nëpërmjet praktikës dhe rasteve të studimit, t’i përgatisë studentët për sfidat në sektorin real ekonomik.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1050] Analiza strategjike konkurruese
    • [EMBA0101] Menaxhimi i riskut financiar
    • [PM-203] Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    • [EMBA0102] Menaxhimi komercial
    • [EPM-102] Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • [MCMG2021] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • [EMBA0104] Menaxhimi i biznesit elekronik
    • [EMBA0105] E drejta e biznesit dhe etika
    • [MCMG3010] Menaxhimi i biznesit dhe ndërmarrjeve të vogla
    • [EMBA0106] Menaxhimi i institucioneve publike
    • [EMBA0107] Ivestimi në patundshmëri
    • [CMBA19] Menaxhimi i projekteve
    • [EMBA0108] Paratë, bankat dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA0109] Dizajnimi dhe optimizimi i proceseve të biznesit
    • [EMBA0110] Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MBA02] [6 SETK] Kontabilitet menaxherial
    Lënda ka për qëllim t’u sigurojë studentëve njohuri të avancuara të kontabilitetit të kostos dhe menaxherial, në veçanti në raport me: kalkulimin, buxhetimin, monitorimin, dhe evaluimin e qendrave të përgjegjësisë në marrjen e vendimeve në favor të zhvillimit të kompanisë. Qëllimi specifik i kësaj lënde është përcaktimi i kostove dhe i të ardhurave në situata specifike duke u bazuar në konceptin e kostove oportune dhe të ardhurave kur vendimmarrja bazohet në informacionet relevante.
  • [EFIN0107] [6 SETK] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    Në kuadër të kësaj lënde do të jenë të përfshira tema të fushës së përfitimit, përpunimit dhe shfrytëzimit të informacioneve nga ana e organizatave. Qëllimi do te jetë i vendosur në vetë rëndësinë e informacionit për menaxhim në organizatat bashkëkohore. Teknologjitë e informacionit do të jenë të përfshira, por megjithatë vetëm në aspektin e rolit të tyre për përpunimin e informacioneve të organizatës, respektivisht në mbështetjen e procesit gjithëpërfshirës në udhëheqjen e informacionit. Në këtë kuadër, do t’u kushtohet kujdes aspekteve vijuese: hyrjes në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, tipave themelorë në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, teknologjisë së informacioneve e sistemit të informacioneve të menaxhmentit dhe ndërtimit të sistemit të informacioneve në organizata.
  • [MCMG3022] [6 SETK] Menaxhmenti operativ
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe të jenë në gjendje të: - Përgatisin dhe të marrin vendime për prodhimet dhe shërbimet. - Përgatisin dhe të marrin vendime lidhur me kontrollimin e prodhimeve dhe të shërbimeve. - Gjejnë një qëndrim të përshtatshëm për zgjidhjen e çdo situate lidhur me çështjen komplekse të prodhimit dhe të shërbimeve. - Përgatisin dhe të marrin vendime në mënyrë që të krijojnë kushte për prodhim dhe për shërbime.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1050] Analiza strategjike konkurruese
    • [EMBA0101] Menaxhimi i riskut financiar
    • [PM-203] Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    • [EMBA0102] Menaxhimi komercial
    • [EPM-102] Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • [MCMG2021] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • [EMBA0104] Menaxhimi i biznesit elekronik
    • [EMBA0105] E drejta e biznesit dhe etika
    • [MCMG3010] Menaxhimi i biznesit dhe ndërmarrjeve të vogla
    • [EMBA0106] Menaxhimi i institucioneve publike
    • [EMBA0107] Ivestimi në patundshmëri
    • [CMBA19] Menaxhimi i projekteve
    • [EMBA0108] Paratë, bankat dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA0109] Dizajnimi dhe optimizimi i proceseve të biznesit
    • [EMBA0110] Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MBA03] [6 SETK] Qeverisja korporative në kontekst global
    Studentët përmes programit të lëndës biznesi ndërkombëtar do të furnizohen me dijeni nga lëmia e biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare. Kjo lëndë do t’u mundësojë studentëve të marrin njohuri themelore nga lëmia e biznesit ndërkombëtar. Theks i veçantë do të vëndohet në ndikimin e faktorëve si kultura, ambienti, ambienti politik, burimet njerëzore dhe në ndikimet e tjera në biznesin ndërkombëtar. Kjo lëndë jep njohuri për parimet e importit dhe eksportit dhe strategjitë e biznesit ndërkombëtar. Lënda gjithashtu jep njohuri relevante për menaxhmentin në biznesin ndërkombëtar.
  • [MBA04] [6 SETK] Strategjitë e menaxhimit
    Qëllimet e programit studimor • Mundësim që studentët t’i shfrytëzojnë veglat analitike të teoriës së lojës dhe ekonomisë industrial për të mësuar problemet kyçe strategjike në vendimmarrjen korporative. • Kuptimi më i gjerë i konkurrencës së oligopolit, konkurrencës perfekte dhe monopolet, si dhe vendosja e çmimeve në konkurrencë dhe paradoksi i Bertranit. • Fokusimi në analizat e strukturave të tregut si raporti C4, indeksi Herfidal. Indeksi i Lernerit, dhe forcat e tregut. • Njohtimi me kuptimin e konspiracionit, aleancat strategjike dhe realizimin e sinergjive në kuadër të kompanive.
  • [MCFA2012] [6 SETK] Financat e korporatave
    Lënda paraqet mundësi që studentët t’i thellojnë njohuritë e tyre nga kjo sferë. Me këtë rast, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet këtyre sferave: burimeve të financimit të firmave, strukturës së kapitalit, financimit të punës rrjedhëse, financimit të investimeve, politikës financiare, analizës financiare.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1050] Analiza strategjike konkurruese
    • [EMBA0101] Menaxhimi i riskut financiar
    • [PM-203] Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    • [EMBA0102] Menaxhimi komercial
    • [EPM-102] Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • [MCMG2021] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • [EMBA0104] Menaxhimi i biznesit elekronik
    • [EMBA0105] E drejta e biznesit dhe etika
    • [MCMG3010] Menaxhimi i biznesit dhe ndërmarrjeve të vogla
    • [EMBA0106] Menaxhimi i institucioneve publike
    • [EMBA0107] Ivestimi në patundshmëri
    • [CMBA19] Menaxhimi i projekteve
    • [EMBA0108] Paratë, bankat dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA0109] Dizajnimi dhe optimizimi i proceseve të biznesit
    • [EMBA0110] Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1050] Analiza strategjike konkurruese
    • [EMBA0101] Menaxhimi i riskut financiar
    • [PM-203] Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    • [EMBA0102] Menaxhimi komercial
    • [EPM-102] Menaxhimi i cilësisë dhe sigurisë
    • [MCMG2021] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    • [EMBA0104] Menaxhimi i biznesit elekronik
    • [EMBA0105] E drejta e biznesit dhe etika
    • [MCMG3010] Menaxhimi i biznesit dhe ndërmarrjeve të vogla
    • [EMBA0106] Menaxhimi i institucioneve publike
    • [EMBA0107] Ivestimi në patundshmëri
    • [CMBA19] Menaxhimi i projekteve
    • [EMBA0108] Paratë, bankat dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA0109] Dizajnimi dhe optimizimi i proceseve të biznesit
    • [EMBA0110] Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët

Semestri 4

  • [BE-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli-mësimor- shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkeconr formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkecor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – magjistër i administrimit të biznesit.
Google+