Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Marketing

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-MBAMAR120C
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: Magjistër i shkencave ekonomike - Drejtimi: Marketing
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra, po ashtu të reja, të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimi i sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe aplikimi i tyre në ekonominë kombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikimi i tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve dhe e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.

Aftësitë e komunikimit

- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe fitimi i aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët të angazhohen në mënyrë aktive në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillimi i konceptit i mendimit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [MCBA1018] [6 SETK] Financat për menaxherë
    Lënda ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe praktike në fushën e menaxhimit me financa të subjekteve afariste. Lënda ofron një afërsi të mjaftueshme të studentit (si menaxher potencial) me informacionet financiare me qëllim t’u mundësojë atyre analizimin dhe interpretimin e raporteve financiare si dhe marrjen vendimeve të mundshme investive dhe financiare. Gjithashtu kjo lëndë ka për qëllim edhe të zhvillojë shkathtësi të vlerësimit të subjekteve afariste, të menaxhimit me forma të ndryshme të financimit të veprimtarisë afariste si dhe parashikimin dhe vendimmarrjen investuese tani dhe në të ardhmen.
  • [MCBA1011] [6 SETK] Ekonomia e avancuar
    Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit në kuadër të ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmërisë, sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: në prodhimin bruto të vendit, në inflacion, papunësi, kursim, investime, kursin devizor e kështu me radhë. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrës e karakterit të politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
  • [6 SETK] Menaxhmеnti strategjik i avancuar
    Qëllimi i lëndës në studimet postdiplomike është që studentët t’i thellojnë njohuritë e tyre në fushën e menaxhmentit strategjik, nëpërmjet analizave konkrete të ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera të botës. Në këtë drejtim lënda ka për qëllim që t’i përpunojë në mënyrë më detajore të gjitha temat më relevante në drejtimin e menaxhmentit strategjik si dhe ato të plotësohen edhe me shembuj praktikë nga organizata të ndryshme të biznesit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1020] Promocioni
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EMBA05] Menaxhimi i çmimeve
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [EMAR0106] Sistemi i distribuimit dhe shitjet
    • [MCBA1015] Menaxhimi startegjik
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [EMBA01] [6 SETK] Menaxhimi i marketingut - niveli i avancuar
    Lënda ka për qëllim t`i përgatisë studentët që t’i aplikojnë dhe t’i zbatojnë strategjitë e marketingut në praktikat e kompanive, menaxhimin me mjedisin e marketingut, tregun dhe segmentimin e tregut, kërkimet e tregut, sjelljet e konsumatorëve, gjeo-marketingun, marketing guerilën, e-marketingun, si dhe menaxhimin me elementet e marketing miksit të një organizate apo kompanie, ashtu që ato do të jenë në gjendje të bëjnë dizajnimin optimal te elementeve të marketing miksit, si ato të produktit, çmimit, promocionit dhe metodave bashkëkohore të shpërndarjes dhe shitjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Si zgjidhje e rëndësishme të problemeve të marketingut dhe kompanive kyçet analiza e situatave, zbatimi i kujdesshëm i informatave nga hulumtimet si dhe parimet e marketingut. Qëllimi i lëndës është që të kuptohet ndërlikueshmëria e vendimeve të menaxhimit të marketingut, si dhe kufizimet e analizave të tregjeve, blerësve, konkurrencës si dhe integrimit të konceptit me planin origjinal të marketingut.
  • [EMBA02] [6 SETK] Marketing hulumtues
    Qëllimi i lëndës është: 1. Fitimi i njohurive dhe aftësive për kryerjen e pavarur të projekteve kërkimore të marketingut; 2. Njohja e fazave të ndryshme të procesit të hulumtimit-kërkimit të marketingut; 3. Njohja e metodave kualitative të hulumtimit në marketing; 4. Njohja e metodave sasiore të hulumtimit në marketing; 5. Njohja e metodave dhe instrumenteve të veçanta hulumtuese të marketingut miks;
  • [MCBA1022] [6 SETK] Sjellja konsumatore
    Sjellja konsumatore është një lëndë e avancuar që fokusohet në kuptimin dhe menaxhimin e marrëdhënies konsumator - marketer. Lënda shqyrton konceptet dhe teoritë e shkencave shoqërore dhe i përdor që t’i kuptojë konsumatorët dhe t’i zhvillojë, t’i vlerësojë dhe t’i zbatojë strategjitë efektive të marketingut. Materiali do të përfshijë mësimin mbi konsumatorin, perceptimin, kujtesën, motivimin, besimin dhe sjelljen, vendimmarrjen në konsum, kënaqësinë, grupet referabile dhe sjelljet konsumatore, sjelljen konsumatore të familjeve, klasën sociale dhe me të ardhura, sub-kulturën adulte, kulturën dhe sjelljen konsumatore, etikën dhe përgjegjësinë sociale në sjelljen konsumatore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1020] Promocioni
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EMBA05] Menaxhimi i çmimeve
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [EMAR0106] Sistemi i distribuimit dhe shitjet
    • [MCBA1015] Menaxhimi startegjik
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [BE0101] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre të cilëve kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
  • [BE0102] [6 SETK] Shërbimet e marketingut të avansuar
    Qëllimet e lëndës janë studentëve t’u ndihmohet të fitojnë njohuri të aspekteve unike dhe sfidat e natyrshme në marketingun dhe menaxhimin e ofrimit të shërbimeve apo ofertave të tjera të paprekshme. Gjithashtu, lënda u mundëson zhvillimin e aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe strategjike për mundësitë dhe problemet që lindin në industrinë e shërbimit dhe për t’i aplikuar ato koncepte në menaxhimin e marketingut për të formuluar zgjidhje të problemeve. Më pas analizën e procesit të shërbimeve rëndësinë e tij si dhe detektimin dhe gjetjen e faktorëve kritikë që ndikojnë në suksesin dhe përmisimin e kualitetit të shërbimeve, nga analizat dhe hulumtimet e ndryshme të tregut. Gjithashtu ta kuptojnë rëndësinë që ka klienti në këtë industri, të krijojnë marëdhënie të mira me klientët dhe gjithmonë të tentojnë t’i plotësojnë nevojat-dëshirat dhe kërkesat e klientëve si dhe t’i vlersojnë klientët luajalë.
  • [BE0103] [6 SETK] Marketingu ndërkombëtar i avansuar
    Përmes lëndës marketingu i avacuar ndërkombëtar studentët do të fitojne njohuri per marketingun ndërkombëtar. Nga kjo lëndë studentët do të fitojnë njohuri të avancuara në fushën e marketingut ndërkombëtar. Rëndësi e vecantë u kushtohet faktorëve ndikues siç janë: kultura, mjedisi social, mjedisi politik, burimet njerëzore dhe marketingu global, segmentimi i tregut, elementet e marketing miksit e të tjera.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1020] Promocioni
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EMBA05] Menaxhimi i çmimeve
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [EMAR0106] Sistemi i distribuimit dhe shitjet
    • [MCBA1015] Menaxhimi startegjik
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1020] Promocioni
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EMBA05] Menaxhimi i çmimeve
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [EMAR0106] Sistemi i distribuimit dhe shitjet
    • [MCBA1015] Menaxhimi startegjik

Semestri 4

  • [BE-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, përgatitjes së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli-mësimor- shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkecor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Marketing.
Google+