Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Menaxhimi dhe udhëheqja në arsim

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Magjistër nga menaxhimi dhe udhëheqja në arsim
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Programi studimor menaxhimi dhe udhëheqja në arsim synon të ofrojë një gamë të moduleve që përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi rritjen e nivelit akademik të procesit të transformimit të arsimimit në mjedis, por edhe më gjerë në rajon.

Kuadër me njohuri të reja në arsim.

Aftësi që të bëjë hulumtime  në sferën e arsimit.

Të bëjë krijimin e politikave të arsimit dhe të shkollimit.

Aftësi për menaxhimin rezultativ me institucionet arsimore.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të kuptuarit e ndryshimeve vendore, rajonale dhe globale në arsim.
  • Studentët do të jenë liderë në inovacionet arsimore.
  • Studentët do të jenë të udhëzuar drejt për reformat në procesin arsimor të Maqedonisë dhe të rajonit, kështu ata do të posedojnë shkathtësi për implementimin e planeve aksionare dhe  për programet për reformë.
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Studentët do të jenë në gjendje t’i këshillojnë politikanët qeveritarë dhe joqeveritarë për arsimin. Përveç kësaj do t’i planifikojnë  nevojat vendore dhe rajonale të kuadrit duke i përshtatur ato me ofertat e burimeve ekonomike të vendit, por, gjithashtu edhe duke i theksuar shkathtësitë e udhëheqjes strategjike.
  • Studentët do të mund t’i marrin rolet udhëheqëse në institucionet arsimorë në Maqedoni e më gjerë.
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Studentët do të ballafaqohen me riskun dhe me sfidat  e ndryshimeve prej sistemit tradicional në atë modern të arsimit.
  • Do të jenë gjendje ta bëjnë vlerësimin e programeve, planeve mësimore, të kuadrit dhe të politikave arsimore.
 
Aftësitë e komunikimit
  • Do të fitojnë shkathtësi të  shkëlqyeshme të komunikimit
  • Do të fitojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë në klasë dhe në administratë, me qëllim të funksionimit të suksesshëm në shoqëri dhe në institucionet e diturisë.
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Do të fitojnë shkathtësi për t’i udhëhequr shkollat në Maqedoni dhe për implementim të hulumtimeve në institucionet arsimore;
  • Do të fitojnë shkathtësi për menaxhim me resurset njerëzore, ekonomike dhe teknologjike;
  • Do të ushtrohen dhe do të bëhen kompetentë për marrjen e përgjegjësive lidhur me avancimin e arsimit. Përmes trajnimit në mënyre efikase do të mund të ndikojnë në mjedise multikulturore dhe multigjuhësore.
 

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Objektivat kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrojë instrumente që kanë të bëjnë me përcaktimin e problemit studimor dhe me krijimin e metodave kërkimore të mbledhjes së të dhënave me studim dhe hulumtim në shkencat shoqërore. Seleksionimi i materialeve të mbledhura, analiza dhe interpretimi shkencor i tyre janë një komponent i rëndësishëm i shqyrtimit të relacioneve kauzale. Lënda është fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave sasiore dhe cilësore të hulumtimit.
  • [6 SETK] Hyrje në udhëheqjen e arsimit
    Lënda ka përmbajtje të pasur stilesh, cilësish dhe mundësish për menaxhimin e shkollës. Temat kryesore janë: * Stilet e të mësuarit * Cilësia në shkolla * Ekipet dhe puna ekipore * Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë * Teoria e organizatës * Klima dhe kultura * Udhëheqja * Përcaktimi i takimeve shkollore
  • [6 SETK] Psikologjia e arsimit
    Karakteristikat, lënda dhe detyrat e psikologjisë pedagogjike: * zhvillimi historik dhe disiplina, * lënda e disiplinës * karakteristikat dhe detyrat e disiplinës, * metodat e psikologjisë pedagogjike * llojet dhe teoritë e të mësuarit * të mësuarit dhe transferi i të mësuarit, * motivimi dhe vlerësimi i të mësuarit * aspektet psikike-pedagogjike të të menduarit * aspektet psikologjike të mësimdhënies
  • [6 SETK] Planifikimi strategjik
    Përmbajtja e lëndës: * Planifikimi strategjik për zhvillimin e shkollës; * Misioni i shkollës; * Vizioni i shkollës; * Fushat e ndryshimit dhe të prioriteteve; * Qëllimet e shkollës; * Detyrat dhe aktivitetet; * Plani i evaluimit;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 2

  • [6 SETK] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    Lënda paraqet një hyrje në elaborimin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe përfshin disa aspekte: rëndësinë dhe përmbajtjen e burimeve njerëzore; nocionin dhe konceptin e BNJ-së, planifikimin e fuqisë punëtore; rekrutimin, supozimet themelore të seleksionimit cilësor dhe profesional, trajnimin si proces; monitorimin e performancës në punë; motivimin për punë, edukimin dhe zhvillimin në ndërmarrjet bashkëkohore, zhvillimin dhe menaxhimin e karrierës - me theks të veçantë për tema të menaxhimit të burimeve njerëzore, stresin dhe menaxhimin e stresit, Mobbing-un, luhatjen dhe mungesën nga puna.
  • [6 SETK] Evaluimi i institucioneve arsimore
    Në këtë lëndë studentët do të udhëhiqen nga teoritë dhe vlerësimet praktike të organizatave përmes një procesi vlerësues të raporteve të ekspertëve mbi institucionet. Do të trajtohen të gjitha aspektet e hartimit dhe zbatimit të vlerësimit arsimor, rezultatet e vlerësimit, instrumentet dhe qasjet.
  • [6 SETK] Sociologjia e arsimit
    Lënda synon kërkimin dhe përpunimin e kushteve sociale në institucionet arsimore të cilat edukojnë gjenerata të reja. Temat që do të diskutohen janë: literatura shkencore dhe arsimi, shoqëria dhe arsimi, arsimi dhe tejkalimi i barrierave tradicionale, arsimi në shoqëritë digjitale, puna në të ardhmen, profesionet e reja dhe shkollat, përvoja dhe roli i shkollave si institucione shoqërore, probabiliteti i suksesit të gjeneratave të reja, roli ideologjik i edukimit, shkollat e tanishme dhe roli shoqëror i tyre në BE dhe SHBA.
  • [6 SETK] Arsimi multikulturor
    Qëllimi i lëndës është që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri sistematike në fushën e arsimit multikulturor, të disiplinës që merret me studimin e sjelljes së individëve në vendin e punës: organizimin në nivel individual, nivel grupor dhe në nivel të organizatës si një tërësi, në aspektin e arsimit multikulturor.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 3

  • [6 SETK] Çështjet juridike në arsim
    Qëllimi i lëndës është aplikimi i metodave themelore hulumtuese, qasja kritike dhe krijuese në mbledhjen e materialeve kërkimore nga e drejta - në fushën e arsimit; të kuptohet qëllimi i procesit të hulumtimit dhe qasja në metodat e ndryshme të hulumtimit; të qenit të përgatitur për të dhënë vështrim kritik; organizimi i debateve shkencore në temën e përkatëse, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e koncepteve kryesore, të koncepteve epistemologjike dhe të kërkimeve shoqërore nga e drejta në fushën e arsimit.
  • [6 SETK] Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në arsim (ТIКA)
    Qëllimi i lëndës është: * T’i paraqesë konceptet dhe teknologjitë më të avancuara në fushën e TIK. * Të tregohet aplikimi i tyre në procesin e mësimdhënies. * T’u mundësohet studentëve që të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të avancuara në kapitujt e IT aplikacioneve. * Zbatimi praktik i këtyre objektivave në procesin mësimor në kuadër të përpilimit të projektit individual nga ana e studentit.
  • [6 SETK] Mësimi dhe njohja në arsim
    Në këtë lëndë përpunohen disa koncepte kyçe të përfshira në marrjen e vendimeve në lidhje me formën e kurrikulit, të teorive të kurrikulit dhe aspektet praktike të planifikimit, zbatimit, vlerësimit dhe hulumtimit. Përveç kësaj, shqyrtohen stilet e të mësuarit dhe inteligjencat e shumëfishta, gjithashtu do të mendohet për mënyrën si këto ide mund të ndikojnë në qasjen e mësimit të shkencës në arsim.
  • [6 SETK] Cilësia në mësim
    Përmbajtja e kësaj lënde fokusohet në aftësimin e studentëve për t’i udhëhequr shkollat, për krijimin e një klime të punës në klasë për arsim racional, efektiv dhe pragmatik. Në fakt kalimi i arsimimit të tanishëm tradicional nga të mësuarit për diplomë në të mësuarit për shkathtësi dhe kompetenca për prodhimtari materiale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Strategjitë e zhvillimit të mendimit në mësim
    • Hulumtimi në shkollë

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Studentët futen në lëndën e studimit dhe përqendrohen në zgjidhjen e problemit hulumtues për tezën; mbledhin material për tezën, e bëjnë përzgjedhjen dhe interpretimin e tij teorik dhe empirik nëpërmjet të metodave të përparuara cilësore dhe sasiore.
Google+