Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibilë, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe me dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Kandidatët do t’i fitojnë këto aftësi specifike: aftësi menaxhuese konceptuale, aftësi organizative, aftësi komunikimi, aftësi teknike (aftësi në TI), aftësi udhëheqëse, të menduarit kritik, aftësi inovative, zgjidhje problemi, aftësi për vendimmarrje, aftësi sipërmarrëse, shkathtësi për menaxhimin e reformave/ndryshimeve, të standardeve ndërkombëtare si dhe për etikën e biznesit. Të diplomuarit do të kenë njohuri të përgjithshme për mjedisin afarist dhe do të njoftohen me teoritë moderne të biznesit e menaxhmentit operativ. Kandidatët do të kenë njohuri nga lëmenjtë e menaxhmentit, të financave, kontabilitetit dhe marketingut, ekonomisë dhe informatikës afariste. Gjithashtu, do të jenë të vetëdijshëm për mjedisin e brendshëm afarist (aksionar, furnizues, blerës, teknologji, burime njerëzore) dhe për mjedisin e jashtëm afarist (klima makroekonomike, rregullativat, qeveria, faktorët politikë, demografikë, aspektet kulturore, institucionet ndërkombëtare (FMN), Banka Botërore, BE, OTB.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike е politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, për të parashikuar tendencat e këtyre zhvillimeve dhe për të analizuar efektet e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, të komunikimit, të hulumtimit dhe për të fituar aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe të ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe e përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Metodat sasiore dhe cilësore të studimit dhe aplikimi i tyre në studimet e ekonomisë dhe të biznesit, anketat dhe analiza e tyre, studimet e rastit, analizat regresive, shfrytëzimi i softuerit statik si SPSS dhe Mikrofiti.
-
[6 SETK]
Menaxhimi i marketingut
Qëllimi i lëndës është që studentët t’i pajisë me dijе në lidhje me udhëheqjen e aktiviteteve të marketingut, me rrethin e marketingut dhe rëndësinë që ka në procesin e punës në organizata, me elaborimin e politikës së produktit, të çmimeve, distribuimin, promovimin, si dhe vendimmarrjen, të cilën e bëjnë menaxherët në lidhje me këto politika. Gjithashtu, elaborohen strategjitë, të cilat i shfrytëzojnë menaxherët, si dhe pasojat nga ato strategji, planifikim – marketingu, marketing – taktikat dhe marketing – kontrollet.
-
[6 SETK]
Kërkimet e tregut
Studimi i nevojave të informacioneve të marketingut dhe burimeve përfshin grumbullimin dhe zgjerimin e të dhënave primare dhe sekondare. Përveç kësaj këtu bie edhe përkufizimi i problemit, dizajni i studimit, teknikat provuese, grumbullimi dhe analiza e të dhënave, pastaj pasqyra e përgjithshme e metodave për matjen e reagimeve të klientëve, për karakteristikat e projektit, efektivitetin e reklamimit dhe devizat tjera promovuese.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Маrketingu i shërbimeve
Qëllimi i lëndës është të prezantohen aspektet teorike dhe aplikative të marketingut, si p.sh përkufizimet e marketingut, të shërbimeve, karakteristikat të cilat ndikojnë në shërbime, strategjitë e marketingut për kompanitë shërbyese të orientuara në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve etj.
-
Dizajni dhe menaxhimi i produktit
Qëllimi i lëndës është t’i përgatisë studentët të përdorin dhe t’i menaxhojnë teknikat e metodat për hartimin dhe kontrollin e produkteve dhe të shërbimeve dhe të jenë në gjendje t’i aplikojnë ato në kompanitë e biznesit.
Si objektiv i këtij kursi do të jetë analizimi i:
* Kapacitetit prodhues, vetë-përcaktimit të qendrës së prodhimit dhe sistemit të njësive të produkteve dhe të shërbimeve;
* Planifikimit agregat të prodhimit dhe orari i tyre;
* Monitorimit dhe kontrollit të procesit të prodhimit;
* Parashikimit të nevojave;
* Menaxhimit të inventarit;
* Programit të prodhimit.
* Kualitetit të prodhimit;
* Menaxhimit të efikasitetit të ndërmarrjes;
* Menaxhimit të ekonomisë;
-
Menaxhmenti operativ
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe të jenë në gjendje të:
* Përgatisin dhe të marrin vendime për prodhimet dhe shërbimet.
* Përgatisin dhe të marrin vendime lidhur me kontrollimin e prodhimeve dhe të shërbimeve.
* Gjejnë një qëndrim të përshtatshëm për zgjidhjen e çdo situate lidhur me çështjen komplekse të prodhimit dhe të shërbimeve.
* Përgatisin dhe të marrin vendime në mënyrë që të krijojnë kushte për prodhim dhe për shërbime.
-
Menaxhimi i sistemeve të informacionit
Në kuadër të kësaj lënde do të jenë të përfshira tema nga fusha e profitit, përpunimit dhe shfrytëzimit të informacioneve nga ana e organizatave. Qëllimi do te jetë i vendosur në vetë rëndësinë e informacionit për menaxhim në organizatat bashkëkohore. Teknologjitë e informacionit do të jenë të përfshira, por megjithatë vetëm nga aspekti i rolit të tyre për përpunimin e informacioneve të organizatës, respektivisht për mbështetjen e procesit gjithëpërfshirës në udhëheqjen e informacionit. Në këtë kuadër, do t’u kushtohet kujdes aspekteve vijuese: hyrjes në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, tipave bazikë në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, teknologjisë së informacioneve, sistemit të informacioneve të menaxhmentit dhe ndërtimit të sistemit të informacioneve në organizata.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimoro-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: marketing.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Menaxhimi total i cilësisë
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët që ta kuptojnë thelbin e menaxhimit total të cilësisë, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, por edhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Lëndë e mësimit do të jenë elementet e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme. Do të analizohen teknikat më të rëndësishme të lidhura me menaxhmentin e cilësisë së përgjithshme dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.
-
Sistemi i distribuimit dhe shitjet
Determinimi i sistemit bashkëkohor të shpërndarjes si instrument i marketingut, bartësit dhe format organizuese në shpërndarje, marrëdhëniet midis pjesëmarrësve në shpërndarje, faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e shpërndarjes, rregullimi i sistemit të shpërndarjes dhe shitja, metodat dhe mënyrat bashkëkohore të shitjes. Do të jenë këtu, gjithashtu, edhe prezantimi i elementeve të tregut dhe institucionet e tij nga aspekti i ndikimit të tyre në realizimin e qarkullimit. Me rëndësi është edhe zgjedhja e lokacionit përkatës si faktor i realizimit të aktiviteteve të qarkullimit, por edhe shitja me shumicë dhe shitja me pakicë me të gjitha aspektet e rëndësishme të realizimit të aktiviteteve të tyre. Veç këtyre këtu janë edhe çështjet lidhur me harxhimet, marzhat – rabatin dhe formimin e çmimit të shitjes me pakicë, pastaj formulimi dhe zhvillimi i politikës tregtare, njohja praktike e teknikave të punës tregtare: puna furnizuese, depozituese, puna transportuese e të tjera.
-
Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’u tregojë studentëve elementet teknike, strukturën e tekstit dhe dizajnin e një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI, që do t’u duhen për hartimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë hartimit të punimit individual shkencor.
-
Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, zbatimi përmes analizave dhe publikimit të të dhënave.
* T’u mundësohet studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
* Të zbatojnë në praktikë objektivat në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, raportet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.