Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta civile

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Magjistër i shkencave juridike / Drejtimi: E drejta civile
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Programi studimor e drejta civile synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike civile me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës civile në R. të Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe  BE-ja.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RM. Titujt profesionalë të avokatëve dhe noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje relevante në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore dhe të drejtësisë si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RM. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës).

Njohuritë dhe të kuptuarit

•    Ka dituri të hollësishme nga e drejta civile, si ajo materiale ashtu edhe nga ajo procedurale, si dhe nga normat themelore në lëmenjtë kryesorë të së drejtës civile;
•    Ka njohuri të hollësishme të parimeve dhe instituteve të së drejtës civile, përfshirë edhe origjinën dhe përmbajtjen e tyre;
•    Vlerëson lëmin e së drejtës civile në mënyrë kritike, nga këndvështrimi shkencor dhe praktik.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

•    I zhvillon dhe avancon shkathtësitë e hulumtimit analitik dhe të zgjidhjes së problemeve në teori dhe praktikë nëpërmjet përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore;
•    Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil (përfshirë punën si gjykatës, avokat, noter) pasi të ketë fituar kualifikimet e duhura sipas legjislacionit të RM-së.

Aftësitë për të vlerësuar

•    Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
•    Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.

Aftësitë e komunikimit

•    Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-civile.
•    Sjell vendime më të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore civile.
•    Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor.
•    I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.

Aftësitë e të mësuarit

•    Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
•    Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e  kriminalitetit.

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: • T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. • Të mbledhin në mënyrë kritike materialin kërkimor që është relevant dhe që citohet në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. • Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje t’i kritikojnë ato. • Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. • T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [6 SETK] E drejta civile materiale
    Koncepti i planprogramit synon që studentët të fitojnë aftësinë për të aplikuar në praktikë njohuritë e tyre të së drejtës civile, një aftësi që duhet ta ketë secili jurist. Nga studenti pritet ta zotërojë teknikën e aplikimit të duhur të rregullave juridike (leximi dhe interpretimi i normave juridike civile). Gjithashtu, studenti pritet ta zotërojë teknikën normative: punët juridike (kontratat, testamentet), përgatitjen e llojeve të ndryshme të parashtresave (padive, ankesave, kundërshtimeve, kërkesave), dhe përgatitjen e akteve të organeve gjyqësore (aktgjykimet, vendimet) si dhe aktet e tjera të organeve administrative (vendimet, kontratat) që nxisin, ndryshojnë dhe pushojnë marrëdhëniet juridike civile.
  • [6 SETK] E drejta pronësore
    Koncepti i planprogramit synon që studentët ta fitojnë aftësinë që në praktikë t’i aplikojnë njohuritë e tyre të së drejtës pronësore. Nga studenti pritet ta zotërojë teknikën e aplikimit të duhur të rregullave juridike sendore si dhe zotërimin e teknikës juridike në lëmin pronësor juridik.
  • [6 SETK] E drejta e pronësisë intelektuale
    Me studimin e programit të lëndës studentët do të fitojnë dituri për bazat t e të drejtës së pronësisë intelektuale, llojet e të drejtave dhe të drejtave titullare. Njëherësh do të stërviten t’i njohin dhe t’i dallojnë të drejtat e pronësisë intelektuale në gjërat të cilat i rrethojnë në përditshmëri. Te të drejtat që duhet të regjistrohen, studentët do të aftësohen si të plotësojnë fletëparaqitje për patent, për markë tregtare, dizajn industrial etj. Studentët përmes arsimimit do të duhet të fitojnë njohuri se si t’i dallojnë krijuesit (autor, shpikës, kreator) nga bartësit e të drejtave (persona fizikë dhe juridikë, por edhe ta mësojnë se cilat të drejta u takojnë (morale, materiale etj.) Duke fituar njohuri për të drejtat të cilat u takojnë bartësve, studentët do të fitojnë njohuri praktike për të drejtat të cilat u takojnë bartësve, studentët do të fitojnë njohuri me njohuri praktike se si bëhet qarkullimi i të drejtave nga pronësia intelektuale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar të aplikacioneve TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunim statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 2

  • [6 SETK] E drejta е detyrimeve
    Duke studiuar lëndën studentët e kurrikulit do të fitojnë njohuri të veçanta dhe specifike në lidhje me bazat e të drejtës së detyrimeve dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve detyrimore.
  • [6 SETK] E drejta ndërkombëtare private
    Përmes këtij moduli studentët do të fitojnë njohuri të avancuara për burimet e së drejtës që do të duhet të zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve civile – juridike me element të huaj (nacionale dhe ndërkombëtare) dhe mënyrën e rr të marrëdhënieve me element të huaj, mënyrë e rregullimit (të drejtpërdrejtë dhe të zhdrejtë (koliziv) që është karakteristike vetëm për këtë modul) si dhe elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe zbatimit të së DNC, faktet përmes të cilave paraqitet elementi i huaj (faktet e identifikimit), pikat e ndërlidhjes si dhe institutet përmes të cilave evitohet zbatimi i të drejtës meritore në të DNC.
  • [6 SETK] E drejta familjare
    Lënda studion marrëdhëniet juridike familjare, të drejtën martesore dhe të drejtën prindërore. Pas një pasqyre të shkurtër historike të llojeve të familjeve, lënda fokusohet në tema bashkëkohore, d.m.th. situatën në RM. Studentët pritet të fitojnë njohuri në lidhje me: konceptin dhe qëllimin e të drejtës familjare në nivel vendor dhe perspektivat ndërkombëtare, burimet e saj dhe të marrëdhënieve martesore; kushtet për martesë dhe format e tyre në rastin kur bashkëshortët janë shtetas të vendit ose në rastin kur njëri nga bashkëshortët ka një shtetësi të huaj; adoptimi dhe kujdestaria në aspektin vendor dhe ndërkombëtar.
  • [6 SETK] E drejta tregtare
    Studentët njihen me rregullat ligjore për ushtrimin e ndonjë veprimtarie të biznesit, mënyrën e organizimit të subjekteve afariste, kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe tregtinë individuale, mënyrat e ndërprerjes së subjektit të biznesit, metodat e krijimit të një biznesi dhe kushtet ligjore, kushtet e marrëdhënieve të tilla, efektet dhe pasojat, punën me letrat me vlerë: mbrojtjen e të drejtave pronësore intelektuale, mënyrat e mbrojtjes së bizneseve nga konkurrenca e pandershme dhe mënyrat për të mbrojtur konsumatorët.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar të aplikacioneve TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunim statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 3

  • [6 SETK] E drejta procedurale civile
    Objektivat specifike të këtij programi përbëhen nga aftësimi i studentëve të identifikojnë dhe të analizojnë në mënyrë kritike institucionet themelore të procedurës kontestimore, jashtëkontestimore, atë përmbaruese si t’i zhvillojnë shkathtësitë e aplikimit të njohurive të fituara në praktikë lidhur me udhëheqjen e këtyre procedurave.
  • [6 SETK] E drejta trashëgimore
    Lënda studion rregullimin ligjor të kalimit të pasurisë së individit mbi të tjerët në rastin e vdekjes së tij. Në veçanti studion bazën ligjore për trashëgimi, rendet trashëgimore sipas ligjit të RM-së, pjesën e domosdoshme të trashëgimisë dhe trashëgimtarët e nevojshëm, trashëgiminë testamentale, mundësinë e përpilimit të testamentit dhe llojet e tij, kushtet e vlefshmërisë së testamentit, momentin i transferimit të pasurisë nga dekujusi te trashëgimtarët si dhe legu.
  • [6 SETK] E drejta ndërkombëtare ekonomike
    Është një disiplinë që studion tendencat juridike ndërkombëtare dhe zhvillimet në ekonominë ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare ekonomike, operacionet dhe aktivitetet e tyre. Lënda ka për qëllim t’i njoftojë studentët me mënyrën e aktivitetit ekonomik në nivel ndërkombëtar dhe pagesat ndërkombëtare, në mënyrë që të fitojnë njohuri specifike në lidhje me përfshirjen në aktivitete ndërkombëtare ekonomike të subjekteve vendore.
  • [6 SETK] E drejta civile krahasimtare
    Lënda i shqyrton sistemet civile të vendeve të ndryshme, përmes analizës sistematike të zgjidhjeve të ligjeve civile në kontekstin e kushteve dhe faktorëve ekzistues socialë, të tendencave zhvillimore të ligjeve civile si dhe në kontekst të harmonizimit të tyre me legjislacionin civil në suaza të BE-së.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • E drejta e falimentimit
    • E drejta e sigurimeve
    • Dhuna në familje

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe njohuritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të ndërlikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë të jetë plotësisht praktike dhe studentët t’i fitojnë njohuritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t'i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të magjistraturës, duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjete të palejueshme, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+