Programi studime të diplomacisë është dizajnuar që ta zhvillojë kuptimin konceptual të studentëve për praktikat dhe procedurat e diplomacisë moderne dhe t’u ndihmojë që në mënyrë efektive të punojnë në bashkësinë diplomatike. Programi është dizajnuar për: diplomatë, nëpunës të lartë në përfaqësi të ndryshme ministrore jashtë vendit, anëtarë të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe nëpunës të organizatave joqeveritare dhe korporatave multinacionale. Ky program, gjithashtu, u dedikohet atyre të cilët në të ardhmen duan ta zhvillojnë karrierën e tyre diplomatike, të punojnë në sektorë tjerë qeveritarë ose në kompani multinacionale. Ky program është kombinim i studimeve akademike dhe trajnimeve profesionale. Sfera e komunikimeve ndërkombëtare dhe kulturore, e drejta ndërkombëtare dhe ekonomia ndërkombëtare plotësohen me disiplinat akademike të cilat studiohen. Aspektet profesionale ligjërohen nga ana e diplomatëve, politikanëve dhe nga nëpunës të lartë qeveritarë, të cilët do të ligjërojnë si profesorë të jashtëm. Programi përmban 60 kredi dhe do të realizohet përmes studimeve të rregullta në kohëzgjatje prej 2 semestrave.
Studentët të cilët do ta ndjekin këtë program, do të mund të punojnë në Ministrinë e jashtme, sektorin qeveritar dhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare. Të tjerët mund të punojnë në: sektorin e biznesit, sektorin juridik, polici, në bankë, në gazetari, si konsultues menaxhimi, në biblioteka dhe të jenëligjërues
Njohuritë dhe të kuptuarit
• Ka njohuri të thella dhe të kuptuar kompetent të teorive në sferën e diplomacisë.
• Ka njohuri specifike mbi negociatat, ndërmjetësimet dhe format tjera të zgjidhjes së konflikteve.
• Ka njohuri të caktuara mbi rolin e organizatave ndërkombëtare në diplomaci.
• Ka njohuri dhe kuptim të qartë mbi politikën e jashtme dhe aktorët kryesorë (shtetërore dhe jo-shtetëror) që përbëjnë rrjetin dinamik të ministrisë së jashtme.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
• Mund të angazhohen me sukses në detyra të vogla diplomatike, për të punuar në misionet diplomatike ose në departamentet e punëve të jashtme, në ministritë e ndryshme si dhe mund të jenë anëtarë të organizatave të tregtisë ndërkombëtare dhe të institucioneve të tjera.
• Mund të punojnë si anëtarë të ekipit për zhvillimin e negociatave; të angazhohen për formulimin e qëndrimeve për çështjet ligjore ndërkombëtare.
• Mund të interpretojnë perspektiva teorike në marrëdhëniet ndërkombëtare në disa raste.
• E përshkruajnë rolin e diplomacisë në politikën botërore.
Aftësitë për të vlerësuar
• Gjykon për diplomacinë aktuale dhe proceset në nivel ndërkombëtar.
• Vlerëson qëndrime të diplomacisë nga tema të ndryshme të ndërlikuara ndërkombëtare.
• Ka aftësi të interpretojë të dhëna relevante për gjykim, të cilat janë pasojë e çështjeve relevante diplomatike.
• Mund të japë mendim kritik dhe të ketë qëndrime kritike për punën e organizatave diplomatike, siç është puna e ministrisë së jashtme dhe misionet diplomatike.
Aftësitë e komunikimit
• Mund të shkruajnë letra në kuadër të komunikimit të caktuar diplomatik.
• Mund të prezantojnë dhe të shkruajnë punime shkencore dhe të përgatitin projekte hulumtuese në lëmin e diplomacisë.
• Mund t’i drejtohen auditorit me forma të caktuara për zgjidhjen e problemeve specifike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
• Mund të zhvillojnë komunikim diplomatik dhe të shfrytëzojnë terminologji diplomatike me përfaqësues diplomatikë me misione në Maqedoni.
Aftësitë e të mësuarit
• Mund t’i zgjerojë njohuritë profesionale duke punuar në përfaqësitë diplomatike.
• Është i aftë t’i identifikojë nevojat e veta për punë të mëtejme dhe të zgjerojë njohuritë e veta për ta vazhduar mësimin individual lidhur me problemet globale.
• Mund të ndërmarrë dhe të zbatojë një mënyrë të re transparente në diplomacinë maqedonase me qëllim që ta realizojë perspektivën euro-atlantike në vend.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Lënda metodologjia e hulumtimit ka për qëllim t’i aftësojë studentët e studimeve pasdiplomike në fakultetin e administratës publike dhe të shkencave politike të bëjnë veprimtari hulumtuese e shkencore duke filluar nga elaborimi i idesë së punës për hulumtim shkencor e deri tek përfitimi i njohurive më të thella nga lënda, si në aspektin sasior ashtu edhe në aspektin cilësor për mbledhjen e të dhënave dhe për përpunimin e tyre.
-
[6 SETK]
E drejta ndërkombëtare publike
Përmbajtja e lëndës është e përgatitur në atë mënyrë që cilën studentët të njihen me konceptet bazike të së drejtës ndërkombëtare publike, shpesh herë e identifikuar si e drejta ndërkombëtare, e cila bazat e veta i ka aty kah shek. XVII, si e drejtë e popujve, ku sot edhe dëshmon qartë ekzistimi i organizatës universale, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Do të njihen gjithashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare publike bashkëkohore e cila i rregullon marrëdhëniet midis shteteve, mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet në mes vetë organizatave ndërkombëtare të shteteve, sjelljet e personave fizikë dhe juridikë për të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se janë të rëndësishme për to dhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.
-
[6 SETK]
Marrëdhëniet ndërkombëtare
Kjo lëndë i njofton studentët me komponentët teorikë në marrëdhëniet ndërkombëtare, me idetë kyçe dhe me debatet në lëmin e këtyre marrëdhënieve, sidomos në konceptet bazike, pjesëmarrësit në marrëdhëniet ndërkombëtare, në politikën e jashtme dhe në fuqinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ligjëratat përparësi do t’u japin, siç u tha, politikës ndërkombëtare, ekonomisë dhe politikës e gjendjes globale, projekteve dhe problemeve të ardhshme në sistemin ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe konfliktet e armatosura, ekonominë, demografinë dhe mjedisin jetësor. Kjo lëndë ka për qëllim, po ashtu, t’i njoftojë studentët edhe me historikun e politikës ndërkombëtare, t’i informojë ata edhe me realizmin, idealizmin dhe liberalizmin si dhe ndërveprimin e tyre në trajtimin e dallimeve të problemeve ndërkombëtare, t’i informojë edhe për ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në rrethinën në të cilën jetojnë, ta ngrejë vetëdijen e studentëve për të gjykuar për ngjarjet politike që ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Qëllimi kryesor është të ndërtojë tek studentët aftësi kritike dhe analitike.
-
[6 SETK]
Lende zgjedhore 1
-
Analiza e politikës së jashtme
Në këtë lëndë, përmes analizës së punimeve në lidhje me politikën e jashtme, studentët do të aftësohen se si dhe çfarë mjetesh diplomatike mund të përdoren për situata konkrete. Pritet që studentët në mënyrë kritike të mendojnë në raport me metodat politike të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare i ndërmarrin si dhe për ndërlidhjen e tyre me metodat diplomatike.
-
Zgjidhja paqësore e konflikteve
Lënda trajton procedurat gjyqësore dhe jogjyqësore për zgjidhjen e konflikteve në mes shteteve. Në të flitet edhe për rolin e bisedimeve, ndërmjetësimin, vendosjen e paqes si dhe për rolin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Kjo lëndë po ashtu trajton edhe sistemin e arbitrazhit ndërkombëtar, atë ad hoc dhe atë në suazat e tribunaleve ekzistuese siç janë Irani dhe SHBA-të, Tribunali Klejms dhe ICSID. Do të mësohen edhe procedurat dhe praktikat e konflikteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të drejtën tregtare dhe të drejtën e ujërave.
-
Institucionet ndërkombëtare
Në kuadër të kësaj lënde përfshihen çështjet teorike në lidhje me institucionet ndërkombëtare të nivelit universal dhe rajonal, me zhvillimin e tyre historik, rolin, funksionet dhe përgjegjësitë. Vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të tyre në zgjidhjen e problemeve kolektive dhe çështjeve në politikën globale. Fokusi është në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu fokusohet edhe në organet kryesore të përcaktuara në kuadër të institucioneve përgjegjëse për arritjen e qëllimeve të caktuara.
-
Historia e diplomacisë
Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë aftësi teorike dhe metodologjike për të kuptuar diplomacinë dhe marrëdhëniet diplomatike nga perspektiva historike dhe ajo e tanishme. Studentët do të kualifikohen për një punë më të thellë dhe të pavarur hulumtuese në një kuptim më të gjerë i cili do t’u mundësojë një transmision të gjetjeve teorike, hulumtuese dhe shkencore dhe njohuri në praktikën shoqërore.
-
Globalizimi si fenomen në shoqërinë bashkëkohore
• Studentët do të kenë një kuptim më të thellë rreth konceptit të globalizimit si fenomen i cili bashkon botën (Fridman).
• Do të kenë vizion për veten dhe shoqërinë në kushte të globalizimit.
• Do të aftësohen për të debatuar në mënyrë inteligjente rreth globalizimit në dimensione të ndryshme, ekonomike, politike, kulturore, sociale dhe të mjedisit.
• Do të aftësohen për të identifikuar pasojat e globalizimit dhe refleksionet problematike (për shembull, antiglobalizimi).
• Do të aftësohen për të krahasuar perspektiva të ndryshme të globalizimit dhe për ndikimin e globalizimit në rrafshin nacional, rajonal dhe ndërkombëtar.
• Do të kenë mundësi për të zhvilluar studim të strukturuar në "prodhim" apo (epi) fenomen të globalizimit.
-
Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
Kjo lëndë ka për qëllim që të njohë studentët me kompleksitetin dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian, dhe me këtë edhe me zhvillimin e institucioneve (politikat dhe të drejtën), natyrën e tyre dhe veçoritë, legjislacionin dhe politikat. Njëkohësisht, qëllimi kryesor është njohja e studentëve me konceptet kryesore teorike dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian, si dhe të jep pëlqim të mundësive aktuale dhe sfidave të së ardhmes, me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, para së gjithash, në raport me institucionet e tij, me politikat dhe të drejtën.
-
[6 SETK]
Lende zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
-
Etika politike: kombëtare, ndërkombëtare dhe diplomatike
• Ka njohuri dhe kupton semantikën e koncepteve dhe moralin etik, standardet e sjelljes, paragjykimet morale dhe filozofinë morale.
• Zhvillon qëndrim për pozicionin e moralit dhe jetën profesionale.
• Formon qëndrime të qarta për të drejtat dhe përgjegjësitë për të punësuarin në punën publike të administratës shtetërore.
• Aftësim për t’u përballur me situata problematike të etikës.
• Ka ndjenjën e karakterit e cila kërkohet në profesionin e administratorit.
• Është i informuar për etikën dhe literaturën në sferën e administrimit publik.
• I përgatitur të përdorë mjetet e komunikimit dhe respektin e standardeve etike gjatë punës në institucionet shtetërore dhe punonjësit publikë.
-
Diplomacia dhe metodat diplomatike
Në kuadër të kësaj lënde të avancuar trajtohen: funksionet e diplomacisë, ndërtimi dhe parandalimi i marrëdhënieve diplomatike, relacionet në mes politikave të diplomacisë ndërkombëtare, shërbimet sekrete diplomatike, spiunimi, por edhe parimet, praktikat dhe problemet e imunitetit diplomatik. Po ashtu, lënda trajton organizimin e misioneve diplomatike jashtë, rolin e ambasadorëve dhe të shërbimeve të tjera diplomatike, përfshirë edhe përgjegjësinë që kanë ndaj qeverive të tyre si dhe raporti i tyre me qeveritë e vendeve në të cilat ato janë emëruar. Bëhet analizë se sa Qeveria është e lidhur me komunikimin, konfliktin, menaxhimin, bisedimet, si dhe diskutohet diplomacia e specializuar dhe ndikimi i teknologjisë në diplomaci. Gjithashtu, lënda ofron trajnim të specializuar për strukturat dhe mekanizmat e diplomacisë me shfrytëzimin e teknikave simulative. Zhvillon, aftësitë e përcaktuara për shkrimin dhe fjalimin, etikën profesionale, teknikat e bisedimeve, si dhe mëson organizimin burokratik. Studentët aftësohen edhe për raporte analitike dhe faktike, memorandume, propozime për korrespondencë formale diplomatike dhe për aspekte të raporteve me publikun, raporte publike dhe konferenca për shtyp.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
• Për t’ju treguar studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimit, përpunimit, zbatimit përmes analizave dhe publikimit të të dhënave.
• Për t’u mundësuar studentëve që të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Për të zbatuar në praktikë objektivat në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, raportet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
• T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.