Ky program paraqet një shkallë të avancuar të përmirësimit në fushat shkencore, hulumtuese e profesionale dhe në veprimtaritë e pavarura hulumtuese në karrierën akademike dhe profesionale. Me këtë proces të studimit fitohen kompetenca akademike, intelektuale, teknike dhe shkathtësi të komunikimit përmes formave të ndryshme për përgatitjen për punë kërkimore-shkencore.
Programi studimor do t’i përgatisë bashkëpunëtorët shkencorë dhe profesionistët me dije dhe shkathtësi bashkëkohore për ligjërim dhe hulumtim. Ata, gjithashtu, do të përfitojnë edhe shkathtësi drejtuese dhe strategjike për punë në institucionet e administratës publike. Kandidatët do të përfitojnë përvojë dhe shkathtësi me qëllim që të jenë të përgatitur si ekspertë nga fusha e administratës publike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon njohje sistematike në fushën e hulumtimit dhe njohje të përkryer të metodave dhe shkathtësive për hulumtim në kuadër të asaj fushe në përputhshmëri me standardet më të larta ndërkombëtare.
- Ka njohuri të avancuara për teoritë e administratës publike, për hulumtimet dhe praktikën.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Tregon aftësi të interpretojë, të dizajnojë, të aplikojë dhe të adaptojë objektin thelbësor në hulumtim me integritet shkencor.
- Jep kontribut përmes hulumtimeve origjinale të cilat i tejkalojnë kufijtë ekzistues të dijeve, duke zhvilluar dije të reja, të vlerësuara në nivel të publikimeve të recensuara kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Identifikon lidhjen në mes të proceseve administrative dhe veprimtarisë analitike për nevojat e krijimit të politikave në sektorin publik.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë të ideve të reja dhe të ndërlikuara, duka pasur kompetencë për vlerësim.
- Aftësi për inicim të pavarur dhe pjesëmarrje në rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare të hulumtimit dhe ngjarje me integritet shkencor.
- Aftësi për inicim të pavarur të projekteve hulumtuese dhe zhvillimore përmes të cilave do të gjenerohet dije e re dhe shkathtësi për zhvillim në fushën e hulumtimit.
- Planifikon dhe vepron me efikasitet në udhëheqjen dhe organizimin e shërbimeve publike
Aftësitë e komunikimit
- Mund të komunikojë me kolegët e tij, me bashkësinë më të gjerë akademike dhe me shoqërinë në tërësi në kuadër të fushës dhe ekspertizës së tij.
- Merr pjesë në debate publike dhe media duke shfrytëzuar fjalor të përshtatshëm me nivelin akademik.
- Shkruan, propozon dhe udhëheq projektet hulumtuese në sferën e administratës publike.
Aftësitë e të mësuarit
- Pritet të bëhet i aftë të promovohet në suaza akademike, profesionale dhe në zhvillimin teknologjik, shoqëror ose kulturor në shoqërinë që bazohet në dije.
- Mund të ndihmojë në trajnimin e individëve për pozita politike dhe administrative në sektorin publik.
- Ka aftësi për planifikim dhe organizim në funksionimin e administratës publike dhe të institucioneve në përputhshmëri me sistemet demokratike bashkëkohore.
Semestri 1
-
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimi
Kjo lëndë është e dizajnuar për student të cilët përgatiten për punim të tezës dhe projektit të doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptimin e tezës së tyre në raport të gjetjes së pyetjes hulumtuese dhe krijimit të metodave për grumbullimin e të dhënave për analizë kualitative. Lënda është e fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave kuantitative, siç janë analiza statistikore, tekstet e lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Pastaj, me rëndësi janë temat e inferencës kauzale dhe deskriptive, hulumtimet longitudinale, krahasuese dhe studimet e rastit. Informata të avancuara do të ofrohen për grumbullimin e të dhënave duke punuar me tekst. Qëllimi është analizimi i të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në funksion të dizajnimit dhe shkrimit të tezës.
-
[10 SETK]
Shkrimi i disertacionit të doktoratës
Kjo lëndë është plotësim i lëndës metodologjia e hulumtimit dhe e përgatit studentin me njohuri të avancuara, me shkathtësi për përgatitjen dhe rrumbullakimin e disertacionit të doktoratës. Studentët njihen me teknikat metodologjike të një situate reale të hulumtimit, përpilimin e pyetësorëve, anketave dhe shembujve të tjerë. Gjatë temave, çka është hulumtim dhe çka është punë individuale studentët do të njihen me mostrat e punës kërkimore-shkencore, analizat organizative e të shkencave shoqërore dhe me qasjet e ndryshme të cilat i shfrytëzojnë shkencëtarët gjatë analizës së dukurive shoqërore. Konfigurimet teorike dhe praktike në fillim të shkrimit, përparësitë e fillimit më të shpejtë të pjesëve, përkufizimi i qartë i qëllimeve dhe fenomeneve me tema që do t’i inkurajojnë studentët. Rrjedhimisht me të edhe mbledhja, shkrimi dhe ruajtja e të dhënave për idetë si dizajnohet punimi, projekti i doktoratës.
-
[10 SETK]
Analiza e politikave publike
Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve ta përkufizojnë dhe ta ilustrojnë analizën e politikave dhe rolin e tyre në krijimin dhe transformimin e informatave relevante për politikat. Nuk ka pajtueshmëri rreth asaj se si përkufizohet saktësisht politika publike. Studentët do të kenë mundësi të njihen me këtë fushë dhe në mënyrë kritike të analizojnë zhvillimin dhe dukuritë nga sfera e politikave publike. Analiza e disiplinave publike është disiplinë për zgjidhjen e problemeve e cila nxjerr dije nga metodologjitë dhe teoritë themelore të shkencave shoqërore, të profesioneve shoqërore dhe të filozofisë së politikave.
Semestri 2
-
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e pare publik.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Institucionet publike dhe menaxhmenti
Lënda i përmban konceptet e menaxhimit publik dhe qeverisjen e mirë, duke përfshirë këtu traditën e menaxhmentit në sferën e administratës publike, evoluimin e karakterit bashkëkohor të menaxhimit publik. Gjithashtu, lënda përfshin elemente si: çka është menaxhmenti i realizimit, i marrëveshjes, privatizimit dhe menaxhimi i rrjeteve. Gjithashtu, kjo lëndë i përmban edhe teoritë e marrjes së vendimeve, proceset organizative, motivimin dhe liderizmin, shkathtësitë komunikative dhe aplikimin e tyre në institucionet publike.
-
Politikat dhe sundimi në Bashkimin Evropian
Lënda është e dizajnuar t’i pajisë studentët njohuri të avancuara teorike dhe empirike për sistemet e qeverisjes në BE dhe për politikat e BE. Thelbi i kësaj lënde paraqet mënyrën e funksionimit të BE-së sot, cilat janë politikat dhe çfarë është sistemi i qeverisjes në BE. Me përvetësimin e kësaj lënde studentët do të furnizohen me njohuri për funksionimin politik dhe institucional të BE-së, kush janë aktorët e vendimmarrjes në BE, cilat janë procedurat përmes të cilave qeveris BE-ja dhe cilat janë politikat kryesore të saj.
-
Politikat krahasuese
Lënda politikat krahasuese u mundëson studentëve të fitojnë njohuri nga sfera e funksionimit të institucioneve dhe sistemit politik krahasuar me institucionet në sisteme të ndryshme politike. Si qëllime të kësaj lënde mund të theksohen:
- Kuptimi i esencës së funksionimit të sistemeve politike në përgjithësi,
- Inicimi i mendimit kritik në kuadër të grupit
- Aftësimi i dijeve të fituara për t’i shfrytëzuar që të japin vlerësime të argumentuara për mënyrën e funksionimit të sistemeve politike të vendeve përkatëse,
- Zhvillimi i aftësive komunikative të studentëve,
- Marrja e dijeve adekuate rreth mënyrës së funksionimit të sistemeve politike,
- Aftësim për njohje të përparësive dhe mangësive të sistemeve politike të vendeve të ndryshme nga e gjithë bota, por ngjashmëritë dhe dallimet në mes sistemeve të ndryshme politike etj.
-
Evaluimi i programeve publike
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njihen me teknikat e analizës se efektivitetit të organizatave në sektorin publik. Studentët do të fitojnë shkathtësi për formulimin e pyetjeve për evaluim, për selektim të ekzemplarëve, për planifikim dhe grumbullim të të dhënave, për analizat e rezultateve të evaluimit, të dizajnimit të buxhetit për evaluim, për informim dhe komunikim të rezultateve nga evaluimi i palëve të ndryshme, për zhvillim të kompetencave për pyetje politike dhe etike të ndërlidhura me evaluimin.
-
Politikat publike në arsimin sipëror
Kjo lëndë do të mundësojë analizën thelbësore dhe kuptimin e arsimit të lartë përmes prizmit të politikave publike. Procesi i krijimit të politikave ndikon shumë në arsimin e lartë në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Lënda do të fokusohet në politikat publike, si gjenerohen ato, te udhëheqja dhe poltika e arsimit të lartë, format institucionale të veprimit dhe bashkpunimit etj. Lënda ofron shkathtësi teorike dhe praktike për studentët të cilët përgatiten për karrierë në administratë, politika publike, qeveritare jo qeveritare etj.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 3/4
| Drejtimi: |
Semestri 3 / Semestri 4 |
-
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
-
[15 SETK]
Publikime I
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit të miratuar individual. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
-
[5 SETK]
Mobiliteti i studentëve
Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e
tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit
të tyre.
Semestri 5
-
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht.
-
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës së relevancës për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset botuese të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6