Programi: |
Menaxhimi dhe udhëheqja në arsim (2026/2027) |
| Cikli i studimeve: | Cikli i tretë (doktoratë) |
| Fakulteti: | Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi |
| Kodi i programit: | PhD-ELM |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | Doktor i shkencave nga menaxhimi dhe udhëheqja në arsim |
| SETK: | 180 (3 vite) |
| Vendimi: |
Programi studimor menaxhimi dhe udhëheqja në arsim synon të ofrojë një gamë të moduleve që përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi rritjen e nivelit akademik të procesit të transformimit të arsimimit në mjedis, por edhe më gjerë në rajon.
Kuadër me njohuri të reja në arsim.
Aftësi që të bëjë hulumtime në sferën e arsimit.
Të bëjë krijimin e politikave të arsimit dhe të shkollimit.
Aftësi për menaxhimin rezultativ me institucionet arsimore.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të kuptuarit e ndryshimeve vendore, rajonale dhe globale në arsim.
- Studentët do të jenë liderë në inovacionet arsimore.
Studentët do të jenë të udhëzuar drejt për reformat në procesin arsimor të Maqedonisë dhe të rajonit, kështu ata do të posedojnë shkathtësi për implementimin e planeve aksionare dhe për programet për reformë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Studentët do të jenë në gjendje t’i këshillojnë politikanët qeveritarë dhe joqeveritarë për arsimin. Përveç kësaj do t’i planifikojnë nevojat vendore dhe rajonale të kuadrit duke i përshtatur ato me ofertat e burimeve ekonomike të vendit, por, gjithashtu edhe duke i theksuar shkathtësitë e udhëheqjes strategjike.
Studentët do të mund t’i marrin rolet udhëheqëse në institucionet arsimorë në Maqedoni e më gjerë.
Aftësitë për të vlerësuar
- Studentët do të ballafaqohen me riskun dhe me sfidat e ndryshimeve prej sistemit tradicional në atë modern të arsimit.
Do të jenë gjendje ta bëjnë vlerësimin e programeve, planeve mësimore, të kuadrit dhe të politikave arsimore.
Aftësitë e komunikimit
- Do të fitojnë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit
Do të fitojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë në klasë dhe në administratë, me qëllim të funksionimit të suksesshëm në shoqëri dhe në institucionet e diturisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Do të fitojnë shkathtësi për t’i udhëhequr shkollat në RMV dhe për implementim të hulumtimeve në institucionet arsimore;
- Do të fitojnë shkathtësi për menaxhim me resurset njerëzore, ekonomike dhe teknologjike;
Do të ushtrohen dhe do të bëhen kompetentë për marrjen e përgjegjësive lidhur me avancimin e arsimit. Përmes trajnimit në mënyre efikase do të mund të ndikojnë në mjedise multikulturore dhe multigjuhësore.
Semestri 1
-
[C2464]
[10 SETK]
Metodologjia e Hulumtimit
Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike etj. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
-
[C2018]
[10 SETK]
Çështjet Kyçe në Mësimdhënien e Udhëheqjes në Arsim
Lënda është krijuar për të ndihmuar studentët të kuptojnë dinamikën organizative të shkollave. Njohuritë e fituara duhet të ndihmojnë studentët në identifikimin dhe propozimin e alternativave për programet dhe rregullsinë e sjelljes që mund të hasen në shkolla ose në organizata të shërbimit njerëzor. Lënda do të trajtojë çështje që lidhen me kulturën organizative dhe zhvillimin profesional të stafit, si dhe zhvillimin e planifikimit shkollor. Në këtë modul studentët do të zhvillojnë kompetencat në vijim: • do të mësojnë dhe do të kenë njohuri të përparuara në lidhje me perspektivat historike, filozofike, sociologjike të arsimit në shoqëri; • do të thellojnë njohuritë mbi tendencat shoqërore dhe arsimore, teorinë dhe praktikën; • do të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë për perceptimin, identifikimin dhe hulumtimin e aspekteve multikulturore të arsimit dhe ndërveprimit me fenomenet sociale; • do të mësojnë teknikat dhe do të përmirësojnë aftësitë për punën kërkimore shkencore, jetën dhe komunikimin me komunitetin; • do të mësojnë për përgjegjësitë profesionale të mësuesve, profilin dhe misionin e tyre në shoqëri;
-
[C2463]
[10 SETK]
Shkrimi i Disertacionit të Doktoratës
Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë në mënyrë të pavarur hulumtime shkencore gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës . Është paraparë që ky kurs të jetë praktik dhe t’ju japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye lënda më shumë është bashkëpunim se sa një lëndë që bazohen në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.
Semestri 2
-
[C2616]
[10 SETK]
Propozim-Projekt Doktorate
Ky aktivitet nënkupton përgatitjen e një projekti të pavarur kërkimor nën mentorim, i cili përbën bazën e disertacionit të doktoratës. Studenti fillon procesin e hartimit të planit kërkimor për disertacionin, duke zhvilluar në mënyrë sistematike komponentët kryesorë të tij. Aktivitetet përfshijnë identifikimin dhe shqyrtimin e literaturës relevante, përcaktimin e kornizës teorike dhe hipotezave kërkimore, përzgjedhjen dhe definimin e metodologjisë së punës, si dhe hartimin e planit individual të kërkimit. Procesi përmbyllet me një prezantim të parë publik të projektit kërkimor.
- [10 SETK] Lëndë zgjedhore
- [10 SETK] Lëndë zgjedhore
Semestri 3
-
[C2665]
[30 SETK]
Punë Kërkimore-Shkencore
Në vitin e dytë kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
Semestri 4
-
[C2666]
[20 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe rëndësisë së hulumtimit.
-
[C2667]
[10 SETK]
Mobiliteti i Studentëve
Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre.
Semestri 5
-
[DLCC0105]
[20 SETK]
Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[EML-PHD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i Doktoratës
“Disertacioni i Doktoratës” është aktivitet akademik i cili përfshin realizimin e një hulumtimi origjinal shkencor në një fushë specifike të studimit. Aktiviteti përfshin identifikimin e një problemi kërkimor të rëndësishëm, zhvillimin e metodologjisë së kërkimit, mbledhjen dhe analizën e të dhënave, si dhe interpretimin dhe prezantimin e rezultateve në mënyrë sistematike dhe shkencore. Qëllimi është që studenti të demonstrojë aftësi për kërkim të pavarur dhe krijimin e njohurive të reja ose qasjeve të reja në fushën përkatëse. Aktiviteti synon zhvillimin e aftësive për analizë kritike dhe sintetike, për përdorim të metodologjive kërkimore të avancuara, për prezantim shkencor të rezultateve dhe për respektimin e parimeve të integritetit akademik. Gjithashtu, disertacioni përgatit studentin për kontribut profesional dhe akademik në fushën e tij/saj dhe për pjesëmarrje aktive në komunitetin shkencor ndërkombëtar. Pas përfundimit të disertacionit të doktoratës, nën mentorim, i njëjti dorëzohet në Këshillin mësimor-shkencor të fakultetit përkatës, shqyrtohet/pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.