Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrim Biznesi - MBA

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Magjistër i administrimit të biznesit
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

MBA programi i UEJL -së është parashikuar si një program elitar MBA që e drejtojnë njerëzit me përvojë pune në rajon që kërkojnë një kualifikim më të mirë dhe një karrierë më të mirë. Një student tipik i programit MBA ka përvojë të mjaftueshme pune dhe një kualifikim solid universitar. Ky program kryesisht u drejtohet studentëve vendas dhe atyre nga jashtë. Program do të ligjërohet në gjuhën angleze. Komponentët kryesorë të programit MBA do të jenë:

  • Kompetencat themelore:  studentët do të fitojnë njohuri të cilat do t'i bëjnë ata kompetent në punët e tyre (analiza kuantitative, modelimi spreadsheet, menaxhimi financiar, menaxhimi strategjik, menaxhimi i projekteve, menaxhimi i operacioneve, menaxhimi i sistemeve të informacionit, etj);
  • Mësimi nga përvoja:  Projekt-Capston ose tezë të disertacionit, hulumtime, punë në kompani, etj);

Studentët që do ta përfundojnë programin MBA, kanë qëllim të bëhen menaxherë ose konsulentë nëpër kompani. 

Njohuritë dhe të kuptuarit

Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të demonstrojnë kuptim të thellë të strukturave të brendshme dhe të operacioneve të biznesit, prej bizneseve të vogla e deri tek bizneset multinacionale. Ata do të jenë në gjendje t’i kuptojnë marrëdhëniet midis organizatës dhe tregjeve të jashtme dhe të rrethit ekonomik. Gjithashtu, studentët do të kuptojnë se si ndikojnë vendimet e menaxherëve  në stejkhollderët brenda dhe jashtë kompanisë.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Studentët që do të diplomojnë në programin MBA  do të jenë në gjendje t’i integrojnë mjetet dhe teknikat e biznesit, të cilat burojnë nga njohuritë e gjera të funksioneve kryesore (kontabilitet, ekonomi, financa, sisteme të informacionit, marketing, menaxhim të operacioneve, dhe strategji), të zgjidhin probleme komplekse të biznesit dhe të sjellin vendime të mira në biznes.

Aftësitë për të vlerësuar

Studentët që do të diplomojnë në programin MBA  do të jenë në gjendje të gjykojnë duke u bazuar në njohuritë e tyre të thella rreth mjeteve analitike të përdorura në bizneset moderne dhe në mendimin kritik duke i shikuar problemet nga perspektiva të ndryshme.

Aftësitë e komunikimit

Studentët që diplomojnë në programin MBA do të demonstrojnë aftësi mikro - shoqërore dhe të udhëheqjes, që janë vendimtare për sukses afatgjatë në karrierë. Këto aftësi reflektojnë vetëvlerësim, komunikim, dhe bashkëpunim efektiv përbrenda organizatës.   

Aftësitë e të mësuarit

Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të jenë në gjendje të mendojnë dhe artikulojnë në mënyrë kritike lidhur me refleksionet etike dhe juridike të rëndësishme për artin e menaxhimit dhe të ekzekutimit të një korporate.

Semestri 1

  • [6 SETK] Analitika e biznesit
    Termi biznes analitikë përdoret për përshkrimin e grupeve të metodave analitike dhe kuantitative për studim metodologjik të të dhënave të organizatës dhe për përdorimin e konkluzioneve për përkrahje në marrjen e vendimeve. Kjo lëndë ofron hyrje në veglat bazike që përdoren në analitikën e biznesit. Gjithashtu, në këtë lëndë mësohen edhe teknikat për optimizim, të cilat mundësojnë gjetjen e zgjidhjeve optimale për probleme komplekse biznesore. Qasja ndaj kësaj lënde është në përgjithësi praktike dhe eI bazuar në shembuj konkret. Objektivi I kësaj lënde është t’u japë studentëve njohuri solide mbi veglat për analitikë kuantitative të biznesit dhe për mënyrën se si përdoren këto vegla në softuer tabelar.
  • [6 SETK] Strategjitë e marketingut
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me strategjitë të cilat përdoren nga kompanitë për të përfituar konkurrencë strategjike. Brenda kësaj lënde studentët gjithashtu do të përfitojnë përvojë lidhur me strategjitë e zhvillimit të produktit, të komunikimit efektiv, duke përdorur inovacionet dhe orientimin ndaj tregut. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do ta kuptojnë më mirë se si përdoren teknikat e marketingut për të arritur qëllimet strategjike.
  • [6 SETK] Kontabilitet
    Qëllimi i lëndës është t’u ndihmojë studentëve t’i kuptojnë themelet e kontabilitetit dhe të krijojnë kuptim të thellë për përgatitjen dhe analizën e pasqyrave financiare. Gjithashtu ta kuptojnë kontekstin ekonomik në të cilin përdoren këto pasqyra. Lënda i njofton studentët me fushat siç janë: hyrje në kontabilitet, llogarimbajtje, pasqyrat financiare, kalkulimi i kostove dhe i të hyrave të produkteve dhe shërbimeve, analiza e kostove, kostot direkte dhe indirekte, analizën e profitit nga aspekti i volumit dhe kostove, buxhetimin, kontrollin e kostove, evaluimin e biznes informatave në bazë të informatave në dispozicion (kostot dhe të ardhurat relevante).
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Etika dhe të menduarit kritik
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Metodologjia e mësimdhënies
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 2

  • [6 SETK] Financat
    Kjo lëndë synon t’i përgatisë studentët me shkathtësitë dhe njohuritë themelore në fushën e financave. Kjo lëndë, gjithashtu, mbulon shkathtësitë kryesore që përdoren në organizatat moderne, si vlera kohore e parasë, vlerësimi i investimeve, vlerësimi i letrave me vlerë dhe planifikimi financiar. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësime të mundësive të reja për investime. Vlerësimi është shkathtësi e detyrueshme për çdo menaxher në çdo disiplinë. Çdo menaxher duhet t’i kuptojë implikimet në vlerë të vendimeve të tij dhe të propozimeve të tij. Prandaj, çdo student do të inkurajohet jo vetëm të marrë vendime që do të krijojnë vlera (që është synimi i këtij programi), por edhe të përcaktojë se sa vlerë krijojnë vendimet e tij (qëllim specifik i financave të korporatës).
  • [6 SETK] Ekonomia
    Qëllimi i lëndës është t’i ndihmojë studentët të krijojnë kuptim themelor të koncepteve dhe teorive kryesore të cilat përdoren në analizën e çështjeve ekonomike. Kjo lëndë synon që në njëfarë mënyre t’u mundësojë studentëve të bëjnë analiza ekonomike duke përdorur parimet, konceptet dhe teknikat kryesore. Në përfundim të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të “mendojnë si ekonomistë”. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me parimet e mikroekonomisë dhe makroekonomisë, duke u fokusuar në vendimet menaxheriale në një ambient global. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë aktive të marrin pjesë në debate që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike.
  • [6 SETK] Menaxhmenti operativ
    Qëllimi i lëndës është që t’i sigurojë konceptet analitike/mjetet për menaxhimin e operacioneve dhe procesin e vendimmarrjes në kuadër të zinxhirit të furnizimit. Avantazhi konkurrues i nxitur nga strategjia e zinxhirit të furnizimit ka qenë një praktikë e zakonshme në mjedisin e biznesit në viteve të fundit. Shumica e strategjive përfshijnë përmirësimin e efikasitetit operacional, qoftë përmes reduktimit të kostove të kapitalit, qoftë përmes rritjes së efikasitetit. Vendimmarrja për çështjet operative është një nga detyrat më të rëndomta në kuadër të organizatave. Kjo lëndë do ta përmirësojë aftësinë e studentëve për të kryer analiza të nevojshme kuantitative dhe për të kuptuar çështjet e menaxhimit, në mënyrë që të marrin vendime të mira operacionale brenda zinxhirit të furnizimit. Ajo që përfshihet në këtë lëndë është aktuale dhe mbulon çështje të zinxhirit të furnizimit dhe të strategjisë, korniza të menaxhimit të operacioneve, qasjen Six Sigma, menaxhimin e cilësisë, planifikimin e kërkesës dhe ofertës, vendosjen dhe kontrollin e inventarit, dhe optimizimin e rrjeteve të transportit. Tema të tjera do të shtohen me zhvillimin e lëndës. Paraqitja e koncepteve nëpërmjet rasteve studimore preferohet aty ku mendohet të jetë e përshtatshme.
  • [6 SETK] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    Kjo lëndë ofron një hyrje në menaxhimin е sistemeve të informacionit dhe shqyrton rolin e sistemeve të informacionit duke mbështetur një gamë të gjerë të funksioneve organizative. Do të shqyrtohet përdorimi i sistemeve të informacionit në mbështetjen e operacioneve administrative, të vendimmarrjes, dhe iniciativat e përgjithshme strategjike, por edhe filozofinë e organizatave. Lënda është e orientuar për studentët e MBA - së në përgjithësi – jo për specialistët teknikë. Kjo do të sigurojë një perspektivë menaxheriale në përdorimin, dizajnin dhe vlerësimin e sistemeve të informacionit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    • Retorika
    • Metodologjia e mësimdhënies
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional

Semestri 3

  • [7 SETK] Lëndë zgjedhore 3/1
    • Teknologjitë e informacionit
    • Arkitektura e korporatave
    • Analiza strategjike konkurruese
    • Menaxhimi i pronës intelektuale në mjedisin global
    • Menaxhimi i riskut në kompanitë e mëdha
    • Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
  • [7 SETK] Lëndë zgjedhore 3/2
    • Teknologjitë e informacionit
    • Arkitektura e korporatave
    • Analiza strategjike konkurruese
    • Menaxhimi i pronës intelektuale në mjedisin global
    • Menaxhimi i riskut në kompanitë e mëdha
    • Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
  • [7 SETK] Lëndë zgjedhore 3/3
    • Teknologjitë e informacionit
    • Arkitektura e korporatave
    • Analiza strategjike konkurruese
    • Menaxhimi i pronës intelektuale në mjedisin global
    • Menaxhimi i riskut në kompanitë e mëdha
    • Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
  • [7 SETK] Lëndë zgjedhore 3/4
    • Teknologjitë e informacionit
    • Arkitektura e korporatave
    • Analiza strategjike konkurruese
    • Menaxhimi i pronës intelektuale në mjedisin global
    • Menaxhimi i riskut në kompanitë e mëdha
    • Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe të mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor - shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh i cili përgatit raport me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i administrimit të biznesit (MBA).
Google+